Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Apartejd në Shkup!
E hene, 04.03.2013, 09:10 PM
Apartejd në Shkup!
Nga Elvi Sidheri
Të
shtunën me 2 mars, siç mendoj se e dini, në Shkup pati protesta masive nga ana
e të rinjve shqiptarë.
Të cilat
erdhën si shkak i pamjeve horrifike të një ditë më parë, kur të rinjtë e
nacionalitetit sllav, sulmuan me shkopinj në dorë, fëmijët shqiptarë nëpër
brigjet e lumit
Po t’u
hedhësh një sy gazetave sllave, qoftë edhe tek me e “moderuara” mes tyre, pra
të themi tek ???????? ??????-Utrinski Vesnik, organ shtypi që qëndron në anën e
opozitës sllave, aty pra sidoqoftë, për fat nuk gjen demonizimet tradicionale
ndaj shqiptarëve, por arsyet e demonstratës sërish manipulohen.
Siç
lexova unë të paktën, dilte se sipas sllavëve...të rinjtë shqiptarë kishin
protestuar për të mbrojtur emërimin e Talat Xhaferit si ministër të mbrojtjes
dhe kaq!
Imagjinoni
se çfarë bëhet nëpër faqet e ndryshme të internetit ku vlon si një pulë e rrjepur
brenda kusisë mbi zjarr, nacionalzimi i ethshëm maqedonas!
Faqe të
modelit United Macedonian Diaspora apo World Macedonian Congress, MacedonianTruth
e ku di unë çfarë më tepër!
Po ashtu
tek TV Sitel në Shkup tashmë do t’a kenë filluar gjyqin final kundër
shqiptarëve që guxuan të ngrenë zërin ndaj “zotërve” sllavë, apo kundër
fëmijëve shqiptarë që në stacione autobuzi apo anëve të Vardarit, hëngrën pak
dru, se sigurisht sipas idesë sllave të Maqedonisë, atyre që në moshë të mitur,
normalisht që u duhet zbutur ca kurrizi se shumë të fortë e kanë si rracë!
Kam
shkruar edhe më parë për këtë temë.
Ndryshimin
e metodave të VMRO-së dhe frymës së saj nacionalisto-antiko-humoristike në
Maqedoni, e kam vënë re prej kohësh.
Kjo sepse
ndërsa më në fund dhe do Zoti nuk m’a hedhin poshtë faktet këtë që
pohoj...sllavët pra nuk po vrasin më dot shqiptarë aty.
Ata
ndërkohë pasi vranë 5 bashkëkombas të tyre si ca pakistanezë të ngratë dikur e
më pas tentuan që me këtë akt të nxirrnin shqiptarët si terroristë e kriminelë,
tani kulmi që falangat e nacinalizmit sllav vmro-ist bëjnë, është të godasin me
precizion sa herë e do nevoja, fëmijët e adoleshentët shqiptarë.
Ekzakt si
orë zviceriane është ky precizion.
Kishte
muaj që IRJ Maqedonia ishte pllakosur nga një krizë papreçedent mes vetë
sllavëve, kur në fund të dhjetorit, brenda në parlament, ishin rrahur e nxjerrë
si thasë plehërash jashtë nga godina sovrane e të zgjedhurve të popullit, deputetët
e opozitës sllave dhe po ashtu me të njëjtin “respekt” qenë trajtuar edhe
gazetarët prezentë në sallë, të cilëve u ishte pamundësuar ndjekja e ngjarjeve
e ishin keqtrajtuar nga sigurimi i parlamentit po njëlloj si opozitarët.
Se si, sa
e kur zihen sllavët mes vete, sigurisht që s’është ndonjë çështje që shqiptarët
e atyshëm apo neve të tjerëve të të njëjtit gjak, duhet të na interesojë shumë,
e di!
Por e
vërteta është që gjithë këto muaj protestash të opozitës sllave, bojkotit të
paralajmëruar të LSDM-së së Cërvenkovskit në zgjedhjet e afërta lokale etj, fërkime
të urdhëruara etnike në Shkup apo tjetërkund mesa di unë nuk është se pati.
Kurse
tani, pa ikur akoma i gjori komisioner Fule nga Shkupi, pasi sapo kishte
arritur një marrëveshje paqëtimi mes sllavëve në pushtet e atyre në
opozitë...fiks në këtë moment plasin prapë si me llogaritje të mirëparamenduar
incidentet etnike.
Cili
është leksioni numër një për shqiptarët e Maqedonisë pra nga kjo gjë?
Për mua
gjëja më e rëndësishme është, që kur sllavët kapen për leshërash, rrihen e
sabotohen mes njëri-tjetrit, ajo kohë është e paqtë për shqiptarët e domethënë
që ndërsa sllavët shqyhen mes tyre, fëmijët shqiptarë nuk rrihen barbarisht në
vajtje apo kthim nga shkolla, anash Vardarit apo diku tjetër!
Pra kjo
domethënë se shqiptarëve të Maqedonisë, u intereson mjaft një përplasje e
vazhdueshme mes sllavëve të atjeshëm, në pushtet apo opozitë qofshin ata.
E u pa
qartazi, që menjëherë kur vojvoda që qeveris prej 7 vitesh IRJ Maqedoninë, arriti
paqen momentale me opozitarët e llojit të tij sllav, ai pa një, pa dy nisi
tifozët huliganë sllavë që të rrahin e gjakosin fëmijët shqiptarë.
Sepse
ndërkohë, këto muaj që nga dhjetori, sllavët normalë, ekstremistë, huliganë apo
çfarëdo qofshin, mendjen e kishin tek njëri-tjetri.
Pra para
se ata të drejtoheshin tek armiku i zakonshëm shqiptar...mërinë do ia nxirrnin
tradhëtarëve brenda llojit, si opozitarët e majtë të shitur tek armiqtë e
Maqedonisë, të cilët bëjnë gabimin e pafalshëm që të mos ndihen antikë, por
sllavë, apo të cilëve nuk u shkon shumë përshtat që financat tejet të dobëta të
shtetit të brishtë të shkrihen 100% për ndërtime megallomane nga të cilat
banorët e atij vendi nuk fitojnë as edhe një gjë konkretisht!
Opozita
sllave, tashmë e ka kuptuar që vendi po rrënohet dita-ditës.
Që
ekonomia nuk ecën prej shekujsh, që niveli i jetesës bie, që qeveria e
filozofia vmro-iste që udhëheq trutë e shumicës së sllavëve të Maqedonisë, e ka
çuar vendin drejt bllokimit dhe armiqësisë me të gjitha vendet fqinje pa
përjashtim.
Që vetë
pala opozitare sllave ndodhet nën një presion antiligjor, ku e zhdëpin në dru
brenda në parlament, ku i mbyllin televizonet dhe gazetat pro saj pa e çarë
kokën, njëlloj siç bën autoritari Putin në Rusi me rivalët e tij.
Por
sërish unë përsëris se këto janë punët e sllavëve e jo të tonat.
Ajo që ka
rëndësi është se konflikti dhe hendeku gjithmonë e më i thellë brenda
komunitetit sllav në IRJM, është një avantazh i madh për shqiptarët atje!
Kjo gjë
sepse çarjet, ndasitë e lufta e pakompromis mes sllavëve, iu krijojnë
automatikisht lehtësira e mundësi shqiptarëve për të gjetur hapsirën e duhur në
rrugën e vështirë të realizimit të qëllimeve të tyre.
Dhe sado
të mos vihet re, për shkak të një realiteti të tillë, ku akoma tani, 12 vite
nga lufta e fituar në terren nga shqiptarët, në mes të kryeqytetit fëmijët
shqiptarë bien viktima të keqtrajtimeve barbare, goditen me shkopinj e ndiqen
si të ishin kafshë të egra...sidoqoftë shumë gjëra do pranuar se kanë
ndryshuar.
Së fundi
vendosja e zotit Xhaferi si ministër i mbrojtjes së IRJM-së, ishte një fakt
besoj unë, për t’u festuar nga çdo shqiptar, megjithëse këtij veprimi nuk iu bë
jehona e duhur mediatike.
Të
detyrosh VMRO-në, t’ia ulësh kokën dhe krifën luanit komit që ajo parti ka si
simbol dhe t’i detyrosh këta nacionalistë të një populli e atdheu që ekziston
vetëm ne fantazinë e tyre të sëmurë, t’u imponosh atyre një ish komandant të
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare për ministër mbrojtje të vendit që ata e quajnë
të tyre, kjo për mua është një gjë thjesht FANTASTIKE!
S’po i
bëj fushatë BDI-së këtu e po ashtu i ftoj shqiptarët e IRJM-së që në qytetet e
tyre të zgjedhin kë të kenë dëshirë për të menaxhuar jetën e vendeve ku banojnë
e po aq edhe mundësisht të qëndrojnë të bashkuar në qytete si Kërçova ku me
çfarë di, lufta zgjedhore mes dy etniteteve këtë vit do të jetë veçanërisht e
ndezur.
Por siç
po thoja, shenjat e një tërheqje edhe të krahut më ekstremist nga ana
sllave...duken dhe ato nuk mund të mbulohen nga incidentet e shpeshta në vend.
Kjo e emërimit
si ministër të përfaqësuesit ushtarak të UÇK-së është vetëm e fundit e një varg
tërheqjesh të fundit nga ana e vojvodës kryeministër dhe e partisë së tij.
Edhe
fakti tjetër që vendi nuk po shkon kurrësesi në zgjedhje të parakohëshme siç ka
ndodhur dy herë gjatë kohëve të fundit, është një e dhënë në këtë drejtim.
Domethënë
që vojvoda i VMRO-së s’e posedon forcën për të fituar më i vetëm zgjedhjet.
Nuk fiton
dot edhe duke bërë ndonjë monument tjetër, as duke ndërtuar muze e panteone
helenistike në mes të Shkupit.
Nuk fiton
dot as duke dërguar tifozët huliganë të gjuajnë fëmijët shqiptarë e t’i godasin
e rrahin.
Nuk fiton
dot as duke ftuar biznesmenë indianë e duke deklamuar projekte gjigande me të
cilat do të shkatërrojë ambientin dhe origjinalitetin e resursit të vetëm
turistik të vendit të tij, pra rivierës së liqenit të Ohrit.
E si
pasojë e kësaj pamundësie të tij, ai detyrohet që të bëjë konçesione të tilla
në qeverisje, si kjo e fundit me ministrin e mbrojtjes, apo edhe vetë lëshimin
kohë më parë në dorë të shqiptarëve të kësaj ministrie kyçe.
Pastaj
këto “zbythje” të detyruara, vojvoda e kolegët e tij në VMRO, i mbulojnë me
ngjarje si ajo e vjetshmja ku vetë hoqën qafe 5 sllavë të një gjaku me ta, apo
si këto ngjarjet e këtyre ditëve me sulmet ndaj adoleshentëve e të miturve
shqiptarë nëpër Shkup.
Pra
metodat e VMRO-së dhe maqedonizmës në përgjithësi në IRJM, në vite kanë pësuar
një reduktim të dukshëm e kanë kaluar nga vrasja apo burgosja direkte e
shqiptarëvë dikur, qoftë edhe pse donin të mësonin në gjuhën e tyre apo se
ngrinin flamurin shqiptar...në këto sulme huliganeske që po shohim këto ditë.
Këto që
po ndodhin me shqiptarët në IRJM janë akoma akte të papranueshme, por sidoqoftë
përparimi është më shumë se i prekshëm.
Fuqia
goditëse e sllavëve aty...ka rënë dhe po ashtu dhëmbët e tyre tashmë janë
shëndrruar në proteza të dobëta pleqsh, që nuk kafshojnë dot më askënd.
Shqiptarët,
të shtypur prej një shekulli gati nga sllavët, në këto vite kanë fituar mjaft, gjuhën
e tyre, përfaqësimin, flamurin, shumë të drejta dhe po ashtu ata kanë arritur
që po qe se fitojnë edhe në Kërçovë sidomos, të kenë realizuar “de facto”
rajonalizimin e IRJM-së.
Sepse
kështu pas Tetovës, Dibrës, Gostivarit, Strugës, ndoshta në bashkëpunim me
torbeshët edhe Mavrovë-Rostushës, po u mor edhe Kërçova, gjithë qytetet e
rëndësishme të perëndimit të IRJM-së bien në duar shqiptare.
Punë ka
ende, por nuk do mohuar që shumë është bërë nga të gjithë sidoqoftë.
Ajo që u
fitua me luftë, po vazhdohet edhe me mjete politike.
Ja
ç’thoshte një shkrim i një analisti të majtë maqedonas para disa kohësh.
Kjo vlen
dhe si një tip përshkrimi i situatës edhe nga këndvështrimi sllav i gjërave.
Ishte
koha e vizitës së bujshme të dy kryeministrave shqiptarë në Shkup.
Në
mitingun e madh që u zhvillua aty, e dimë që u lëshuan thirrje të mëdha e që po
ashtu mbretëroi një entuziazëm i padëgjuar.
Ajo që
nuk u tha në mediat shqiptare ndërkohë, ishte se vojvoda kryeministër
ndërkohë...ia kishte mbathur me të katërta jashtë shtetit, në mos gabohem në
SHBA.
Pra luani
vojvodë i VMRO-së së pamposhtur, u ter e u bë erë, ndërsa në Shkup erdhën së
bashku dy copë kryeministra të fqinjve të urryer shqiptarë.
Ky njeri
i “madh” që ktheu mes Shkupit Aleksandrin, që ndërtoi nga themelet shtëpinë e
skopjankës Majka Tereza, që bëri Porta Makedonian e një mori statujash të tjera,
pa pyetur fare se me ato fonde mund të kishte modernizuar rrugët e vendit që
s’janë shtruar që kur marshalli Tito ishte gjallë e komandonte në Dedinje, apo
për të ngritur rrogat e shtetasve të tij etj...ky pra që ia “flakërin” sa
grekërve, aq dhe bullgarëve tartarë e shqiptarëve të prapambetur...ky burrë
shteti të cilit vetë Goce Dellçevi do i ishte përulur në gjunjë po t’a
njihte...ky njeri u zhduk pa lënë gjurmë nga kryeqyteti i tij, ditën që
kryeministrat shqiptarë erdhën aty!
E zuri
gjë tartakuti (frika), i hyri lepurushi në bark, apo i dogji miza që s’i ndali
dot të vinin këta shqiptarët kryeministra, apo që më keq s’kishte fare ç’të
bënte që t’ua pamundësonte ardhjen atyre dhe festimin e 100 vjetorit të shtetit
amë e flamurit të tyre shqiptarëve të shtetit të tij artificial?!
Sido që
të jetë, fakti është që vojvoda ynë ia mbathi nga sytë këmbët dhe atë ditë e la
kryeqytetin e tij nën buçimat e thirrjeve triumfale të shqiptarëve, të skuqur
nga flamuj kuq e zi dhe nën një tis shqiptarie që në Shkup nuk shihej prej
çlirimit të këtij qyteti të lashtë dardan nga shqiptarët në vitin e largët
1912-ë.
Ndërkohë,
siç shkruante ky editorialisti e analisti, vetë presidenti po vmro-ist, komit e
nacionalist luan i pamposhtur sllav maqedonie po ashtu...Ivanov-i pra, ia
mallari pa e kthyer kokën mbrapa fare, direkt e në malin Vodno mbi Shkup tek
rezidenca e tij e sigurtë presidenciale.
Aty siç
thotë ky analist, presidenti mbylli mirë dritaret dhe po ashtu perdet, në
mënyrë që të mos i vinin deri aty lart oshëtimat nacionaliste e triumfale të
shqiptarëve poshtë në qytet.
Kështu ai
ndoshta ishte i sigurtë edhe që shqiponja armike dykrenare shqiptare, nuk do të
mund t’i shfaqej para dritares duke e trembur e ia çuar gjakun në fund të
këmbëve të shkretit pretsedatel sllav të Maqedonisë!
Por siç
vinte në dukje analisti, sidoqoftë vojvoda trim dhe i paepur i VMRO-së dhe
kryeministër vizinoar i IRJM-së, përpara asaj ditë të zymtë e të trishtë për
maqedonizmën e sllavët e vendit, ai pra edhe një vizitë të detyruar në Tiranë e
bëri e po ashtu me ca vezë të prishura
pas një atentati të mirëfilltë ndaj figurës e pozicionit të tij të lartë
shtetëror u godit.
Mua ai
artikull në shtypin sllav të Maqedonisë, më bëri sinqerisht të qesh e të
gajasem, por njëkohësisht ai më dha indikacione të qarta të gjendjes brenda
faktorit sllav në vend dhe të kapitullimit të tyre para situatës në terren.
Është e
vërtetë që sllavët aty, pa përjashtim krahu politik, shohin gogolin e
rrezikshëm shqiptar nga të tëra anët.
Por po aq
është e vërtetë, që këtij gogoli tashmë, ata s’kanë se çfarë t’i bëjnë e si
valvul të vetme të shfryrjes së dufit të tyre, ata gjejnë ndonjë fëmijë të
pafajshëm e të pambrojtur shqiptar, ndonjë flamur të tonin kombëtar që e
përdhosin ose vetëm faqet e tyre nacionaliste në internet, ku më në fund ndihen
të lirë të shfaqin tërë injorancën dhe paditurinë e tyre legjendare e ku shajnë
me rradhë shqiptarët uzurpatorë të shtetit të tyre, grekët që s’u falin një
copë emër për atdheun e tyre sllav, bullgarët që janë tartarë e s’kanë sesi të
jenë gjaku i tyre, apo pse jo edhe serbët që kanë guxuar të mos u njohin kishën
e tyre.
Pra me
ngadalë, nacionalzimi sllav në Maqedoni, po kufizohet tek të sharat banale në
stadiume apo internet e tek sulmet e pabesa ndaj kalamajve shqiptarë.
Ndërkohë
që përveçse sllavët në qeveri, me frymën e tyre prej vojvodash e luanësh
VMRO-je, po zihen e skërmiten me çdo vend fqinj si qen pekinezë që as lehin
dot si duhet...ata po ashtu po grihen
mes tyre ditë për ditë!
Sllavët
tashmë kanë armiqësi të pariparueshme mes njëri-tjetrit, po aq sa ata kanë
urrejtje ndaj shqiptarëve e gërricje me grekët apo bullgarët.
Nga ana
vmro-iste, kushdo sllav i vendit që nuk e mendon si ata, që nuk e konsideron
veten maqedonas antik, që ka turpin të mos ndiejë gjakun e Aleksandrit në vena,
apo që pretendon se gjuha e tij sllave, nuk është folur edhe nga Filipi dhe i
biri i tij, të gjithë këta vulosen si të shitur tek shqiptarët apo bullgarët e
grekët!
Nga ana
tjetër, ajo opozitare pra, ka nga ata që mendojnë se fare mirë, përderisa
sllavisht flasin, ata mund të mos jenë bullgarë, por sllavë e jo maqedonas
antikë janë sidoqoftë.
Ndërkohë
pala opozitare sllave, po lodhet nga konsumimi i pandalshëm që po i bëhet
resurseve dhe vetë vendit nga qeveria e vojvodës së palodhur për budallëqe të
çdo lloji dhe partisë së tij komite VMRO-së.
Pra
sllavët sidoqoftë janë ndarë thellësisht!
Nuk ka
moment më të përshtatshëm, që të shfrytëzohet dobësimi i përgjithshëm i shtetit,
ndasitë mes vetë sllavëve dhe pozicioni tejet i menderosur i vojvodës e
pasuesve të tij, për të nxjerrë sa më tepër përfitime për shqiptarët.
Sllavët e
Maqedonisë, ashtu si edhe serbët etj, vetëm në një pikë janë bashkuar e kjo ka
qenë kur u nevojitej të bëheshin tok kundër shqiptarëve.
Por
konditat e tyre tani, janë në një pikë të mjerueshme.
Vendi i
tyre është prej vitesh në rënie dhe pre e krizës ekonomike.
Nuk kanë
asnjë aleat të denjë për t’u quajtur i tillë.
Përveç
shqiptarëve me të cilët ata janë të detyruar të ndajnë shtetin e tashmë dhe
pushtetin e me të cilët kufizohen në disa anë me dy shtete, ata po ashtu i lidh
një armiqësi e pashërueshme me grekët e së fundi edhe me vëllezërit e tyre
bullgarë.
Tashmë po
flitet mjaft në korridoret diplomatike, se përveç kontestit lidhur me emrin, Greqia
ka filluar në terren të implementojë punën për kërkesat lidhur me ndonjë
minoritet helen në IRJM së shpejti.
Ja ku i
çon vojvodën e politikën e tij ky drejtim që kanë marrë prej kohësh!
Për
grekët, minoriteti që do kërkojnë në IRJM natyralisht që në të ardhmen do të
përbëhet nga vllehët a atij vendi, kjo sipas teorisë unikale greke, se edhe pse
vllehët gjuhë nëne kanë vllahishten, ata sërish helenë mbeten.
Në IRJM
vllehë ka, shumica janë të sllavizuar ose në rrugë për t’u asimiluar, por ende
ka shumë anëtarë të këtij komuniteti të lashtë, që flasin gjuhën e tyre.
Televizonet
greke kanë kohë që bëjnë inkursione në zonën e Manastirit për shembull, ku
intervistojnë vllehë të ndryshëm për këtë qëllim.
Aq sa
shpejt në Greqi të fillojë edhe fushata e grekërve të harruar të IRJM-së.
“Kur luan
me zjarrin...digjesh vetë”-thotë populli dhe politika sllave në Maqedoni këtë i
ka bërë vetes.
Bullgarët
nga ana e tyre, të cilët këtë pseudo-vend e njohën pa e bërë fjalën dysh pas
pavarësisë së IRJM-së nga Jugosllavia, që sllavëve të këtij vendi nuk ua morën
për keq as pallavrat historike, as sharjet si mongolë e tartarë etj, që në
konfliktin e 2001-shit u dhanë dhe armë e tanke këtyre mosmirënjohësve të Shkupit..,
tani ata pra, nuk po lëshojnë më dhe Veton e parë kundër IRJM-së para ca kohe e
vunë!
Në Sofie
nuk po u durohet më arroganca e kalamajve bukëshkalë të IRJM-së.
Këtyre
sllavëve bullgarë, që mohojnë origjinën e gjuhën e tyre e që mbi të gjitha prej
kaq vitesh vjedhin e shajnë pafre vëllezërit e tyre në Bullgari.
Me serbët
vazhdon pa zgjidhje konflikti lidhur me kishën e panjohur nga askush maqedonase
po ashtu.
Prandaj
them me plot bindje se sllavët e IRJM-së nuk kanë asnjë aleat.
Kjo është
arsyeja që ata rrahin fëmijët e shqiptarëve, se s’u ka mbetur më gjë tjetër që
të mund të bëjnë dot!
Nuk kanë
më sesi t’a shprehin e nxjerrin në pah urrejtjen e tyre patologjike ndaj kujtdo
dhe në veçanti ndaj shqiptarëve e cila e ka
burimin në skizofreninë e idesë haluçinante të maqedonizmës së tyre.
Tani për
fat kanë nisur të përleshen sllavë me
sllavë e po ashtu edhe të krijojnë teori konspirative ku të këqinjtë nuk janë
më vetëm shqiptarët apo grekët e bullgarët, por edhe vllehët dhe dominimi i
tyre në ekonominë e financat e IRJM-së.
Një
“?????? ??????” pra një “konspiracion vlleh” po lind tashmë si një ide e fortë
mes ithtarëve të maqedonizmës vmro-iste, të cilët e shohin kapitullimin në çdo
fushë të IRJM-së, si një pasojë e vllehëve në krye të posteve kyç në ekonominë
maqedonase, ashtu si edhe në shtabin qëndror të LSDM-së opozitare, e cila sipas
kësaj ideje drejtohet nga vllehët filo-shqiptarë apo filo-helenë sipas rastit
dhe afria e tyre me kushurinjtë e shqiptarizuar apo helenizuar në dy vendet
fqinjë.
Pra
maqedonistët që rrahin fëmijët shqiptarë në Shkup, trimërinë e tyre fizike e
tregojnë në këtë mënyrë, ndërsa ndërkohë vazhdojnë punën e pandalshmë për
rrënimin e zhbërjen ditë pas dite të vendit të tyre, duke gjetur përherë armiq
të rinj.
Por me
gjueti armiqsh përreth, me prishje edhe të ndonjë ure të mbetur bashkëpunimi me
fqinjët e etnitetet e tjera brenda vendit e deri tek sulmet vandale ndaj
adoleshentëve të pambrojtur, maqedonistët e vojvodës, shumë larg nuk do të
shkojnë dot!
Kështu do
të humbin pjesë gjithmonë e më tepër dhe rastet e torbeshëve të shumtë që
sadoqë vetë shqip nuk dinë, sërish fëmijët duan t’i fusin në shkolla shqipe, apo
partia e tyre që në disa rajone ka kaluar në aleancë me shqiptarët, apo disa
personazhe me origjinë shqiptare ortodokse si z.Manojlovski, akademiku Matevski
apo diplomati Sinadinovski së fundi, të gjitha këto raste tregojnë se etniteti
i sforcuar sllav maqedonas po shpërbëhet.
Prandaj
ndodhin akoma ato skenat e tmerrshme të apartejdit modern në Shkup!
Por nuk
besoj se do të ndodhin më edhe për shumë kohë, sepse edhe fuqia goditëse e
maqedonistëve sllavë do të bjerë gjithmonë e më shumë si pasojë natyrore e
kësaj sjellje së tyre arrogante e të papërgjegjshme.
Udha e
maqedonizmës është pakrye, si korridoret ujore nga Danubi, nëpërmjet Vardarit
deri në Egje të cilat vojvoda kryeministër i fantazon netëve, kur në ëndërra
sheh Maqedoninë sipas filozofisë së tij personale!