Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Shqiptarët, hebrenjtë dhe njëçikë ''Wikipedia''!
E shtune, 22.09.2012, 02:30 PM
Shqiptarët,
hebrenjtë dhe njëçikë “WIKIPEDIA” !
Nga Elvi Sidheri
Çfarë
është dhe paraqet Wikipedia, këtë gjë mendoj se kushdo që “lundron” nëpër
internet, e di!
Pra, bëhet
fjalë për një tip enciklopedie dixhitale të lirë kryesisht, e cila është e
aksesueshme nga shumëkush dhe që si e tillë, është më e arritshme dhe e
frekuentueshme nga një publik tejet i gjerë botëror.
Dhe në
një audiencë sigurisht më të madhe planetare, padyshim që edhe neve shqiptarët
kemi dritarezën tonë të vogël, me anë të së cilës hyjmë në botën e pafund të
rrjetit global.
Interneti
në rajonet e shtetet ku banojnë njerëzit me kombësi shqiptare, është tejet i
përhapur.
Edhe në
Shqipëri, ku deri para ca vitesh, aksesi në këtë rrjet ishte deri diku i
kufizuar për shkak të mospërhapjes së tij, tashmë numri i përdoruesve është
rritur ndjeshëm.
Shqipëria
ndërkohë nga ana e saj, është një vend me popullsi relativisht jo të madhe dhe
që në këtë mënyrë qëndron në nivelin e fqinjëve të saj për nga numri i
banorëve.
Rrjedhimisht
edhe rrjetet e mëdhenj të internetit, tip Google apo Yahoo etj, me neve merren
dukshëm më pak se me popuj të tjerë më të spikatur për bëmat e tyre historike
dhe po ashtu edhe më influencues nëpër shekujt ku ka kaluar njerëzimi.
Pra nuk
do shumë mend të kuptohet, që në “site-t” e rrjetit të përgjithshëm global, për
neve shqiptarët, nuk është se gjen lehtë të dhëna, po aq sa ç’do të gjesh për
amerikanët, italianët, kinezët, grekët e tashëm dhe të lashtë, egjiptianët, romakët
e dikurshëm etj.
Këtë gjë
nuk mund t’a pretendojmë!
Do të
ishte shumë, që për një popull 3 milionësh në shtetin e vet nacional dhe nja 8
milionësh në rastin më të mirë të shpërndarjes rajonale dhe botërore të gjakut
tonë etnik, që për ne pra, të flitej dhe shkruhej, më tepër se ç’bëhet tashmë
në internet.
Ne
shqiptarët, jo vetëm në vetvete, por edhe në syrin dhe botëkuptimin e shumë të
huajve, qoftë edhe tejet dashamirës kundrejt nesh, neve sidoqoftë jemi një
mister i vërtetë!
Njerëz me
përcaktim të vështirë rajonal, tipologjik, historik, kulturor, fetar, politik, gjuhësor
etj!
Bota, Europa,
Perëndimi, të gjithë preferojnë gjërat që shpjegohen lehtë dhe të cilat nuk ua
mundojnë tepër trurin .
Kurse për
të shpjeguar shqiptarët, duhen netë të gjata dimri, apo ditë të tëra siç bënin
dikur murgjërit e katolikë nëpër manastiret anembanë Europës në Kohët e Errëta,
kur me një durim legjendar, rrinin mes territ dhe dritëzës së qirinjve tymues, duke
përkthyer e rishkruar me duart e tyre, kryeveprat e antikitetit të cilat
atëherë, për shkak të injorancës post-romake që kishte pllakosur Europën, rrezikonin
të zhdukeshin njëherë e përgjithmonë.
Prandaj, ata
studiues që janë marrë me shqiptarët, qofshin këta të huaj, si etërit e tezës
indoeuropiane të shqipes, pra gjermanët Franz Bopp e Gustav Meyer, apo
austriaku Norbert Jokl, danezi Holger Pedersen, Milan Shuflaj apo Aleksandër
Stipçeviç, Robert D’Angely, Mathieu Aref, Aristidh Kola etj, të gjithë këta
njerëz meritojnë një vend të veçantë dhe të nderuar në shtatoren e madhe, hijerëndë
të “shqiptarizmës”!
Por sido
që të jetë, koha e sotme, të paktën në syrin e pastërvitur kulturalisht dhe
shkencërisht, pra në atë të një të riu çfarëdo, ajo nuk vë re më ato që
shkruhen në libra, por pikërisht atë çfarë gjehet dhe lëvrohet me shumicë në
internet.
Libri, tashmë
është një objekt gati kulti, i cili na shërben të gjithëve për t’u prezantuar
me dijen nëpër bankat e shkollës, por me kalimin e kohës, edhe nxënësi apo
studenti më i zellshëm, vëmendjen e tij e sposton drejt kompjuterit, celularit
“touch screen” apo NoteBook-ut të vet.
Kështu që,
larg hapësirave specifike shkencore, aty ku debatojnë dhe e hedhin fjalën “të
rëndë”, akademikët, studiuesit e shkencëtarët e ndryshëm, lufta e re e vërtetë
nacionaliste, gjuhësore dhe pse jo edhe politike, ajo bëhet gati ekskluzivisht
në hapësirën virtuale të rrjetit global.
Në
internet lajmet vërshojnë dhe publikohen më lehtë dhe shpejtë.
Aty edhe
komentet vijnë gati menjëherë.
Në
internet kontaktet janë më të menjëhershme dhe efekti i një lajmi, zbulimi apo
pretendimi të shfaqur aty, është më i fortë dhe i dukshëm e i prekshëm nga një
masë shumë më e madhe audience shumëkombëshe dhe me një variacion të theksuar
moshe, shkollimi, edukate, origjine e kulture të përgjithshme.
Prandaj
edhe faqe si Wikipedia, të cilës kurrësesi nuk kam ndërmend t’i bëj sadopak
publicitet falas, sidoqoftë kjo është arsyeja pse kjo faqe ka kaq shumë sukses.
Gjë kjo
që ndodh, sepse jo vetëm rrjetet sociale, cicërimat e Twitter-it, apo fytyrat
dhe historitë e FaceBook-ut, mailet e Yahoo-së, qëmtimi i lirë pas
kurioziteteve në motorin e kërkimit të Google-s etj, por edhe faqe më specifike
dhe të mbushura me njohuri të ndryshme, si pikërisht Wikipedia pra, edhe ato
kanë frekuentuesit dhe lexuesit e tyre të shumtë.
Miliona
njerëz të apasionuar apo të shtyrë thjesht nga nevoja për të ditur diçka si
edhe nga kureshtja, vizitojnë orë e minutë këtë faqe.
Miliona
të tjerë, meqë faqja në fjalë është siç edhe e përcakton vetveten “një
enciklopedi e lirë”, ata pra kontribuojnë me dijenitë e tyre historike, artistike
e gjeografike, politike, kulturore, në pasurimin e mëtejshëm të informacioneve
që kjo faqe ofron për publikun e gjerë botëror shumëgjuhësh.
Pra ku
qëndron sipas meje dhe jo vetëm, sekreti i Wikipedias?
Për cilën
arsye në botë, neve si shqiptarë dhe si banorë të këtij planeti, do të na
interesonte që të ishim kontribues në evoluimin për të mirë (kundrejt nesh ) të
kësaj faqeje?
Sepse e
di, që të shumtë janë ata që do m’a bënin këtë pyetje deri diku legjitime!
Fundja e
di edhe unë, që ne shqiptarët kemi gjëra më të vlefshme për të bërë, se të
merremi me ndonjë copë enciklopedi interneti!
Neve si
popull jemi tejet të zënë duke vrarë njëri-tjetrin më keq se në 97-ën apo në
ndonjë luftë prej vërteti !
Kemi plot
500 e ca vjet, në mos më tepër, që vazhdojmë me një përpikmëri që edhe
zvicerianët do na e kishin zili për nga korrektësia në zbatimin e saj, kemi kaq
kohë pra, që i marrim gjakun njëri-tjetrit, aq shumë sa edhe parashikimet më
vizionare dhe optimiste të Lekë Dukagjinit kanunhartues dora vetë, nuk do i
kishin imagjinuar dot!
Jemi
gjeografikisht dhe historikisht në mes të asaj që me të vërtetë është quajtur
Europë, por nga zhvillimi kombëtar dhe mendor, shpesh tregojmë të dhëna
frikësuese lidhur më përkatësinë tonë europiane apo aziatike!
Ja pra, kemi
shumë çfarë të bëjmë dhe mendojmë, sa të na shkojë mendja t’i biem në qafë
trurit, syve dhe intelektit tonë dhe si pasojë të hyjmë “në linjë” në internet
dhe të shohim se ç’pillet, fryhet e fyhet ndaj nesh nëpër faqet e tij.
Mirë more
njerëz, more shqiptarë, bashkëkombas të dashur.
Po mirë
që para 100 e ca vitesh, kur serbët na shfarosnin, digjnin e piqnin, nxirrnin
me bajoneta fëmijët nga barqet e nënave shqiptare e rrafshonin fshatrat
tona...mirë që atëherë, për shkak të shtypjes osmane, jo më që nuk kishim
mundur të bënim ndonjë libër për neve, atë që jemi dhe historinë tonë, por as
kishim shkruar dot gjuhën tonë shqipe!
Kur
helenët gatuanin me gjakun tonë, ”megali idean” e tyre, ata shfrytëzonin
Homerin, Platonin dhe kulturën e tyre të lashtë, më pas greqishten antike e
përdornin për t’i hedhur hi syve Europës dhe kështu me ato gërma helene që të
kujtojnë demokracinë dhe paqen e Athinës së dikurshme, ata shkruanin dhe më pas
zbatonin spastrimin etnik dhe asimilimin ndaj shqiptarëve.
Në të
tillë mënyrë janë sjellë të gjithë fqinjët tanë me ne.
Sllavët, për
shkaqe të ditura, kanë pasur shkrim e këndim të gjuhës së tyre, që para nja 11
shekujsh.
Grekët
këtë gjë e kanë prej disa mijëvjeçarësh.
Prandaj
në Ballkan, historia është shkruar kryesisht sipas vullnetit dhe tekave të
helenëve dhe sllavëve të ndryshëm që neve na rrethojnë.
Por sot
ore popull, ç’kataklizmë na pengon ne, që në atë lidhje interneti të cilën edhe
shtresa e mesme, e disponon në shtëpi, aty të futemi dhe veçse të flirtojmë
virtualisht me partnerë/e të panjohur e që të humbim orët nëpër faqe porno, a
“site” të tjera pa vlera të veçanta, në të kundërt të këtyre gjërave, të
kalojmë ca kohë duke kqyrur atë që shkruhet e thuhet për ne dhe eventualisht
duke e dhënë kontributin tonë, aty ku mund t’a japim?
Dikur
meqë ra fjala, kam pas dëgjuar komentin e dikujt, lidhur me një lloj
ngjashmërie mes shqiptarëve dhe hebrenjve.
Mes të
tjerave, thuhej se si edhe ata, neve shqiptarët rrethohemi nga popuj dhe vende
armiq.
Neve nga
sllavë e grekë e ata nga shumë arabë.
Neve disa
milionë, ata po aq.
Ne të
rrethuar nga 10 milionë grekë, 7 milionë e ca bullgarë, 1 milionë e ca sllavë Maqedonie,
7-8 milionë serbë, ca qindmijë malësorë sllavë të Malit të Zi e miliona
boshnjakë.
Më tej, për
fat jo në kufi direkt me ne, sepse ashtu do ishin komplikuar edhe më tepër
punët, aty janë edhe mbi 75 milionë turq të ndërsyer si qen të tërbuar, me një
qeveri dhe inteligjencë komanduese, që synojnë pa asnjë ekuivok rikthimin në
ish-territoret e perandorisë së tyre, ku një pjesë të mirë e përbëjnë tokat
shqiptare.
Hebrenjtë
dhe shteti i tyre, rrethohen në kuptimin e vërtetë të fjalës, nga mbi njëqind
milionë arabë ndërkohë.
Të hyj
tani e të shpjegoj arsyet e armiqësisë arabo-izraelite, s’ka ndonjë lidhje me
këtë shkrim.
Për mua, ajo
tokë u përket të dyja palëve dhe pikë!
Është
toka e shenjtë së pari e hebrenjve, toka e tyre e premtuar, të cilën Perëndia, atij
populli shumë të zgjuar dhe punëtor, ia premtoi dhe për këtë arsye u dha edhe
10 Urdhëresat në malin Sinai, nëpërmjet Moisiut.
Pas
hebrenjve, ajo është toka e shenjtë e të krishterëve, sepse biri i Zotit, Jezusi,
pa hyrë në diskutime teologjike, për të cilat s’jam specialist, edhe ai pra
ishte hebre për nga familja tokësore dhe gjuha që fliste.
Më pas
ajo tokë është e shenjtë edhe për myslimanët dhe Xhamia Al Aqsa, me ç’di unë
është një nga vendet e tyre kryesore për nga rëndësia.
Gjithë ky
figurim, bëhet më real dhe i gjallë, në Jeruzalemin madhështor, prekës dhe
gjithmonë frymëzues, ku në një zonë shumë të ngushtë, ndodhen Muri i Vajit i
hebrenjve, me rrënojat e Tempullit të Dytë të Jeruzalemit, i quajtur në
hebraisht HaKotel HaMa’aravi, Xhamia Al Aqsa megjithë rëndësinë që ajo ka për
myslimanët dhe aty afër është edhe Kisha e Varrit të Shenjtë e cila ndodhet
pikërisht në vendin ku janë gjendur kodra e kryqëzimit e Jezusit, varri i tij
dhe vendi ku ai u ringjall.
Me pak
fjalë për t’a vazhduar këtë dalje të vogël nga tema, ajo tokë është e të treja
feve, sepse të njëjtën origjinë ato kanë.
Por ai
vend është domosdo kryesisht i hebrenjve, nga libri i shenjtë i të cilëve
marrin fill edhe fetë e krishtera dhe myslimane si dhe nga fiset e shkretëtirës
së të cilëve, rrjedhin hebrenjtë, myslimanët arabë dhe po ashtu edhe të
krishterët e parë, që nga gjaku ishin veçse hebrenj.
Por duke
u kapur përsëri me temën tonë, sidoqoftë, ka ndër të tjera një ndryshim
themelor mes situatës sonë shqiptare “nën rrethim” dhe asaj të hebrenjve me
arabët.
Pa
nënvlerësuar aspak vlerat civilizuese dhe kulturën e popujve arabë përreth
Izraelit, sërish nuk do mohuar që disniveli kulturor dhe zhvillimor mes
hebrenjve dhe shtetit izraelit me fqinjët arabë, shpesh analfabetë dhe të
mbyllur në botën e tyre të ngushtë, ai pra është i jashtëzakonshëm.
Kështu që
edhe propaganda arabe anti-izraelite, sado e ashpër dhe e formuar që të jetë, ajo
prapë përveçse në veshët e antisemitëve arabë apo perëndimorë, si edhe të
fondamentalistëve të ndryshëm fetarë e deri tak antiglobalistët, anarkistët e
BlackBlock-ët antikapitalistë (ata që dogjën Seattle-in e Genoa-n në 1999-ën
dhe 2001-shin), jashtë kësaj audience pra, propaganda araba antihebreje, nuk
ngjit tjetërkund.
Kurse ajo
që bëjnë fqinjët tanë me libra, shkolla.botime, konferenca specifike, filma, përralla
e së fundi me mundësitë e pakufizuara që u ofron interneti, ajo pra është një
fushatë në të cilën, do thënë e vërteta, që ne shqiptarët, jemi që në fillim, praktikisht
të humbur.
Sepse nuk
i dilet dot, me mijëra faqe interneti, sepse për to po flas tani, ku ndaj nesh
dhe qënies tonë, villen poshtërsitë më të padëgjuara, a thua ti të ishim ende
para 100 e ca vitesh, kur shtet akoma s’kishim e kur për shqiptarët, askush
s’dinte shumë gjëra konkretisht.
Nga ana
tjetër, ngjashmëritë mes nesh dhe hebrenjve, si për habi janë vërtetë më të
shumta se ç’do mund të mendohej!
Nga më ra
mua kjo mendje?-Do thoshte dikush.
Kryesisht
kjo gjë më rivjen rregullisht në tru, sa herë përballem me përbaltjen, urrejtjen,
përçmimin e përbuzjen që has ndaj nacionalitetit tim kudo.
Pa dallim
nëse jam në Perëndim, Lindje të Europës apo Ballkan e ndokund tjetër.
Ka një
lloj ideje të parafiksuar armiqësore ndaj shqiptarit, e cila na vë neve gati
njëtrajtësisht në të njëjtin nivel me hebrenjtë, për nga mosdashja që në forma
të ndryshme na rrethon.
Si dihet,
hebrenjtë nga të krishterët për rreth
2000 vjet, u akuzuan si vrasësit e Jezusit, sepse ata e goditën, poshtëruan e
lanë në kryq të vdiste, ndërsa kur Ponc Pilati u kërkoi dikë për të shpëtuar, ata
zgjodhën një hajdut ordiner, e jo atë, të birin e Zotit.
Mënjanë
këtu, që një mendje normale, do e dinte që biri i Zotit u vu në kryq nga
Romakët e po nga ata u dënua dhe u vra!
Ishin po
këta Romakët që kishin lënë mbretin Herod të qeveriste në mënyrë autonome
Judenë apo Palestinën për disa vjet dhe që më pas u desh të përballeshin ashpër
me disa kryengritje të shtypura të hebrenjve gjatë dhe pas të cilave nisën edhe
emigrimet e mëdha të diasporës së këtij populli.
Pati
atëherë 3 revolta hebreje ndaj romakëve, që nisën me atë të vitit 66 pas
Krishtit dhe që u mbyllën në vitin 135.
Gjatë
kësaj kohe, romakët shkatërruan Tempullin e Jeruzalemit dhe në fund rrafshuan
edhe vetë qytetin e shenjtë duke e zëvendësuar atë më një koloni romake.
Pra
europianët që më pas përqafuan fenë e re të krishterë, që kishte lindur pas martirizmit
të Jezusit dhe të pasuesve të tij, ata ishin nëpërmjet shpatave romake, edhe
arsyeja e kryqëzimit të Krishtit dhe më pas edhe e shtypjes e përzënies së
hebrenjve nga toka e tyre.
Por faji,
i cili rëndom mbetet jetim, edhe në këtë rast iu vesh të pafajshmëve, që ishin
hebrenjtë në këtë rast...dhe ata e mbajnë akoma këtë mëkat të pavërtetë mbi
shpatulla.
Pasojat
ishin gati 2000 vjet rrugëtime në një udhë pa krye.
Ndërkohë
që hebrenjtë të njohur për inteligjencën e tyre të rrallë si dhe për
“afrimitetin” e tyre me financat dhe burimet monetare, ata e shfrytëzuan për
mijëvjeçarë këtë aftësi të tyren por njëkohësisht edhe këtë dhuratë të Zotit, e
paguan me një xhelozi e urrejtje të shtuar ndaj tyre, që kulmoi me Holokaustin
dhe 6 milionë hebrenj në krematorët e Aushvicit, Birkenaut etj.
Pas
1945-ës dhe fundit të çmendurisë naziste të Rajhut të Tretë imagjinar, i cili
në vend që të vazhdonte në përjetësi siç thoshte truri haluçinant i Führer-it
Hitler, s’zgjati as 12 vjet, atëherë hebrenjtë europianë që dolën gjallë nga
ajo valë shfarosëse që kanosi në themele ekzistencën e tyre, ata me mbështetjen
amerikane, u nisën edhe njëherë si bijtë e Moisiut kohë më parë, drejt tokës së
premtuar të Izraelit.
Aty
ndërtuan nga e para një vend për ta dhe fëmijët e tyre, e bënë shkretëtirën të
lulëzuar dhe në një territor më të vogël se Shqipëria e sotme (rreth
Vend që u
rezistoi disa sulmeve grabitqare dhe me qëllime shkatërruese nga fqinjët e tij
arabë, të cilët të bashkuar e sulmuan Izraelin disa herë, në 1948-ën, në
1956-ën, në Luftën e Gjashtë Ditëve në 1967-ën dhe në fund në Luftën e Yom
Kippur-it në vitin 1974.
Të gjitha
këto luftëra u shkaktuan nga arabët të cilët që në fillim nuk e pranuan në
asnjë mënyrë ekzistencën e një shteti për hebrenjtë në tokën e tyre.
Ndarja e
parë e Palestinës, që do të lihej pas nga Mandati Britanik që kishte qeverisur
Tokën e Shenjtë pas largimit të osmanëve nga viti 1920-ë e deri në 1948-ën, dhe
që do të shoqërohej me krijimin e shteti të ri të Izraelit, në të vërtetë ishte
shumë më e favorshme për palestinezët, territorialisht se ç’është sot për
shembull territori që kontrollohet në Bregun Perëndimor nga Autoriteti Kombëtar
Palestinez dhe në Rripin e Gazës nga Hamas-i.
Por
arabët as që e kishin në mendje t’a pranonin atë zgjidhje që u jepte mundësi të
dy popujve të jetonin në një tokë që fondamentalisht ishte e të dyja palëve me
plotë të drejtë...dhe prandaj çdo vend arab, nga Egjipti, Siria, Jordania e
deri tek Iraku e Libani, sulmuan ushtarakisht shtetin e porsaformuar dhe aty u
zmbrapsën para forcës së papritur të treguar nga milicitë kokëforta hebreje
“Haganah” e “Palmach”, të cilat më pas u bënë bërthama e ushtrisë izraelite që
akoma sot, përbën pikën e forcës së shtetit hebre para kërcënimit arab e jo
vetëm.
Pra arsye
përse hebrenjtë të jenë aq shumë nën shtytjen negative të smirës dhe
pakënaqësisë së përgjithshme të të tjerëve, edhe ka !
Janë të
zgjuar, inteligjentë në nivele superiore, shpesh janë të pasur, mjafton të
shihen shkencëtarët, matematicienët, mjekët e shkrimtarët me origjinë hebreje
dhe gjërat sqarohen pa shumë përpjekje vetëvetiu.
Por ata, si
pasojë e emigrimit 2 mijëvjeçarësh, ishin detyruar që duke u gjendur përherë në
tokë të huaj, gjithmonë t’a linin veten nën mëshirën e dikujt, të ishin të
abuzueshëm verbalisht dhe fizikisht dhe në fund të përfundonin siç me ta ndodhi
jo vetëm në vitet e Holokaustit nazist, por edhe më parë si në Spanjë me
hebrenjtë sefarditë që u përzunë me dhunë nga mbretërit katolikë të atij vendi.
Në këtë
mes, ajo që gjithmonë më ka vënë jo vetëm mua në mendime, është se përse neve
shqiptarët, për nga dashakeqësia e të tjerëve kundrejt nesh, kemi qenë dhe
vazhdojmë të jemi në nivelin e hebrenjve, kurse për nga vuajtja shumëshekullore,
mund të krahasohemi, veçse me hebrenjtë e sipërpërmendur, edhe me armenët.
Ashtu si
edhe me hebrenjtë, shtetet tona të para nacionale, pra mbretëritë iliire, epirase
dhe dardane, ishin sulmuar dhe mundur ushtarakisht, pikërisht nga romakët.
Pra
embrioni i parë i shtetësisë tonë kombëtare, këtu e 2100 e ca vite më parë, kishte
marrë fund me ardhjen e romakëve dhe legjioneve të tyre.
Dhe si
hebrenjtë, edhe neve na u deshën rreth 2000 vjet që të bëjmë sërish një shtet
të vërtetë të tonin.
Marrëdhënia
jonë me romakët më pas, ishte e ndryshme nga ajo e hebrenjve me ta.
Roma në
Iliri solli rrugë, kulturë, ujësjellësa modernë, libra, shkolla, shkrimin e saj
latin, artin e stilin e saj të pakrahasueshëm të jetesës.
Ilirët në
Romë u bënë qytetarë të lirë, por ashtu si hebrenjtë shpesh e ngritën kokën, si
gjatë Revoltës së Madhe Ilire (Bellum Batonianum), e cila zgjati nga viti 6
deri në vitin 9 pas Krishtit dhe ku u ngritën fiset ilire të Desidiatëve dhe
Breukëve, me në krye dy Batot (Bato panoni dhe Bato dalmati).
Kjo
kryengritje i shkundi
Ilirët e
bashkuar nga shumë fise, atëherë arritën në deri 200.000 mijë kryengritës dhe
mezi u shtypën nga një ushtri romake që të dhënat e kohës e tregojnë si
“jashtëzakonisht të madhe”, pra me mbi 120.000 ushtarë, me 15 legjione, 70
regjimente ndihmëse, një kavaleri prej 8 mijë vetash, 10 mijë veteranë, shumë
vullnetarë dhe mbështetjen e kavalerisë së mbretit trakas Rhoimetalkes, i cili
ishte aleat i romakëve, plus një flote që ndihmonte transportet e logjistikës
dhe armatimeve e ushtarëve si dhe patrullonte brigjet ilire.
Më pas, fatet
tona dhe të hebrenjve u ndërthurën shpesh, pasi hebrenjtë e emigruar në Europë
pas shkatërrimit të Judesë nga romakët, erdhën edhe në trojet ilire e arbërore.
Në
shekullin e XII-të ka të dhëna për prezencë hebrenjsh kudo në qytetet e mëdha
arbërore, në Durrës, Berat, Elbasan e Vlorë si dhe në qytetet e Kosovës.
Këta
hebrej ishin në përgjithësi pasardhës së sefarditëve iberikë të ikur me dhunë
prej aty në fundshekullin e XV-të.
Në vitin
1520-ë në Vlorë, regjistroheshin jo pak, por 609 familje hebreje!
Marrëdhëniet
tona më pas u forcuan përjetësisht me mbrojtjen heroike dhe të pashoqe që
shteti, autoritetet dhe populli shqiptar, pa dallim feje e zone, u bëri
hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, kur asnjë hebre në territorin e shtetit
shqiptar, nuk u dorëzua apo ra në duart e nazistëve.
Edhe
albanologu i madh Norbert Jokl kërkoi nënshtetësinë shqiptare, ndërsa
konsullata shqiptare në Berlinin nazist, jepte akoma viza për hebrenjtë edhe në
vitin 1938-ë, kohë kur asnjë vend tjetër europian nuk e bënte më këtë gjë.
Joklit iu
akordua menjëherë nënshtetësia, por kjo nuk mjaftoi pasi ky njeri me aq vlera
për Albanologjinë dhe popullin tonë, përfundoi sidoqoftë në kampet e shfarosjes
naziste.
Ndërkohë
në Shqipërinë enveriste-marksiste-leniniste, e cila Izraelin e pati njohur në
1948-ën, por po aq edhe këtë shtet, sipas filozofisë komuniste
anti-imperialiste, e quante “kobure të Amerikës”, aty shkruante e përkthente me
dedikim e punë të palodhur, përkthyesi më i madh i letrave shqipe i
shtatëdhjetë viteve të fundit, kush tjetër veç hebreut me nënë shqiptare Robert
Shvarc !
Njeriu
nga dora e të cilit u shqipëruan kryeveprat botërore të Lion Fojhtvangerit, Erih
Maria Remarkut e Hajnrih Hajnes, Bertold Brehtit etj.
Me
përkthimet dhe shqipërimet e tij të kulluara, ne u njohëm me personazhet e
atyre librave, jetuam brenda ëndërrave të tyre, vuajtëm me ta e gëzuam për çdo
arritje të tyren.
Lexuam në
një shqipe si rrallë të bukur, të ëmbël e të pasur me fjalë që shpesh as vetë, ne
shqiptarë të lindur, nuk i njihnim siç i dinte ai hebre shqiptar, i dhënë
marrëzisht pas gjuhës sonë “të mirë, të ëmbël e të dlirë” !
Kështu
nga dora e tij shqipëruese, u njohëm me “Çifuten e
Por
miqësia jonë historike me hebrenjtë, për të thënë të drejtën, sidoqoftë rëndon
më tepër nga ana jonë si shqiptarë, pasi jemi ne që padyshim kemi bërë më tepër
për hebrenjtë se sa ata për ne, gjatë gjithë historisë së gjatë të të dy
popujve tanë.
Por nderi
bëhet dhe nuk kërkohet shpërblim për të !
Sidoqoftë,
kjo lidhje mes dy popujve, nuk justifikon ngjashmërinë për nga trajtimi, që ne
dhe hebrenjtë marrim nga bota rreth nesh.
Për më
tepër, neve shqiptarët, nuk jemi të pasur si hebrenjtë, nuk kemi prapa lobet e
tyre shumë të fuqishme, nuk xhirojmë në duart tona shkencën, mjekësinë dhe
financat e planetit !
Por ashtu
si hebrenjtë e persekutuar ngahera, si armenët etj, edhe ne jemi një popull
shumë i vjetër.
Krimi
jonë në sytë e botës ndoshta, është se neve prej disa mijëra vjetësh, kemi bërë
“gabimin e pafalshëm”, që të jetojmë në të njëjtën copë toke si paraardhësit
tanë më të largët ilirë e ndoshta edhe pellazgë.
“Mëkati
tjetër kapital” i yni, është natyrisht, ai që neve, flasim ende afërsisht të
njëjtën gjuhë si edhe ilirët, stërgjyshërit tanë, që banonin këto troje dy
mijëvjeçarë më parë !
Jo më
turqit, as helenët e sllavët që i kemi përreth e janë “zyrtarisht” armiqtë tanë
100%, por pse jo edhe Europa e më gjerë, nuk para i ka shumë përzemër popujt e
vegjël e të vjetër, që nuk janë nënshtruar e asimiluar me kalimin e
pamëshirshëm të shekujve përmbi ta.
Këtu ne
bëhemi si irlandezët, uellsianët, baskët e pakkush tjetër !
Popuj të
vegjël, të cilët sidomos baskët, megjithë valët e historisë shumë-mijëvjeçare, nuk
janë përfshirë me përdhunë apo jo, në një popull më të madh dhe gjuhën e
kulturën e tij.
Kështu
baskët akoma edhe pse prej dymijë vitesh nën peshën e dikur latinishtes e tani
spanjishtes, sërish ata ende përdorin gjuhën, emrat e traditat e tyre aspak
latine e spanjolle.
Kjo
normalisht për pjesën tjetër të vendit ku ata banojnë, i bën baskët të veçantë,
por të jesh i veçantë, në një botë ku “e veçanta” bëhet e rrezikshme, më e
vërtetë, më fisnike, më e lashtë se e përgjithshmja e njëtrajtshme dhe uniforme,
kjo gjë pra do të thotë të jesh pre e zilisë, i dyshuar dhe shpesh edhe i
përçmuar e i sulmuar.
Irlandezët
kanë qenë prej kësaj arsyeje të rrezikuar.
Prej
gjuhës së tyre keltike që ende flitej në Irlandë me shumicë deri para 200
vitesh dhe prej dallimit mes tyre dhe anglezëve ardhacakë saksonë gjermanikë
dhe normanë skandinavo-francezë që pushtuan dhunshëm vendin e tyre të bukur e
të lirë.
Iralanda
në shekullin e XVIII-të llogaritet të ketë pasur rreth 8 milionë banorë dhe pas
Krizës së Madhe të Urisë në vitet 1845-ë-1849-ë, 1 milionë irlandezë vdiqën nga
uria dhe 1 milionë e gjysëm të tjerë u detyruan të emigrojnë në Amerikë
kryesisht.
Sot
Republika e Irlandës ka 4 milionë e 500 mijë banorë.
Pra pas 2
shekujsh, 3 milionë e gjysëm më pak !
Irlandezët
të pushtuar nga britanikët, nga një perandori e kulturuar, e cila njihet
botërisht të ketë përhapur anembanë botës në posedimet e saj, qytetërimin dhe
ligjet anglo-saksone që bota ende admiron dhe zbaton me ëndje, sidoqoftë pra, irlandezët
rrezikuan shfarosjen sepse nuk e ulën kokën para pushtuesve anglezë dhe nuk
harruan kurrë se ishin
Këtë gjë
as anglezët e askush që është i ardhur, nuk ia fal vendasit !
Turqit në
gadishullin e Azisë së Vogël, këtë gjë nuk ua falën armenëve punëtorë, të cilët
aty ishin vendas, e që bashkëjetuan për shekuj të tërë me shtypjen osmane, derisa
turqit vendosën një ditë, që nga ajo tokë duhet të shfarosnin gjithëkënd që
ishte vërtetë “vendas”, pra që aty banonte përpara tyre !
Kështu
nisi “Genocidi Armen”.
Kështu
kanë nisur dhe vazhdojnë edhe shumë genocide të tjera.
Kështu
është kryer genocid i gjithëanshëm prej 1500 vjetësh mbi ne shqiptarët, na kanë
rënë e vërshuar përsipër sllavët e gjithëllojshëm, e më pas të dobësuar siç ishim
nga përballja me ta, na janë hedhur në fyt turqit e helenët, grekët që u çuan
nga ishujt e tyre egjeas dhe nisën të ngjiten lart e më lart, thellë në
territor arbëror, derisa arritën kufinjtë e sotëm mes shtetit tonë dhe atij
grek.
Pra, ne
nuk jemi të ngjashëm me hebrenjtë për nga lidhja e tyre me Zotin, gjenialiteti
i tyre i lindur apo librat e tyre të shenjtë, por ngjajmë me ata, për nga
veçantia jonë, e të qënit vendas në tokën tonë, e të folurit të së njëjtës
gjuhë prej mijëra vitesh dhe për nga trashëgimia e pandërprerë e riteve dhe
traditave tona të lashta.
Hebrenjtë
megjithë emigrimin e stërzgjatur, ishin dhe mbeteshin,
Kjo e
bënte një hebre çfarëdo të Gjermanisë, Francës apo Rusisë, që ai të shihej
minimalisht vëngër nga sytë e injorantëve të shumtë, që fenë tonë të krishterë,
e shihnin me sytë e tyre të verbuar nga idiotësia dhe padituria, që i bënin ata
të besonin se këta bashkëqytetarë të tyre hebrenj, ishin vrasës të birit të
Zotit, e jo në të vërtetë “Popull i Zotit” !
Pra në
njëfarë mënyre, shumëkujt në anën e krishterë të botës, hebrenjtë i kanë mbetur
për shumë kohë “halë në sy”, pikërisht për këtë veçanti prej “populli të
zgjedhur”, banorë me të drejtë hyjnore të Tokës së Shenjtë.
Dhe kjo
tek shumëkush shkaktonte dhe shkakton ende pështjellim, xhelozi e në fund
urrejtje të mirëfilltë vrasëse !
Në
përmasa po aq vrastare dhe rrënuese, e kemi pësuar edhe neve si shqiptarë, si
Prezenca
jonë në këtë tokë tonën, i bën pa asnjë hije dyshimi, të ndihen të huaj në këtë
rajon sllavët përreth dhe po ashtu i bën të ndihen më pak të lashtë dhe më të
pakulturuar grekët, të cilët e dinë mirë
se shumë prej krekosjeve të tyre i kanë të vjedhura nga e shkuara jonë
historike.
Por duke
shkuar më tej se kaq, një nga arsyet pse në Perëndim, ka aq përçmim e mospranim
ndaj shqiptarëve, është se thellë-thellë, edhe atyre nuk u bie për mirë, ekzistenca
e një populli të vjetër, që jeton ende në tokën e tij.
Kështu në
një Europë, pasojë e dyndjeve të shumta barbare, gjermane e sllave, pak popuj
modernë janë vërtetë
Francezët
e kanë origjinën e shtetit të tyre tek Frankët gjermanikë që më pas latinizuan
të folurën e tyre dhe të cilët iu mbivendosën me dhunë galëve
Spanjollët
e gjejnë nisjen e shtetit të tyre, tek Visigotët skandinavë më tej të kristianizuar
dhe latinizuar në gjuhë, të cilët pushtuan gadishullin Iberik, bashkë me
Vandalët gjermanikë e Suevët...dhe aty sunduan mbi iberët dhe romakët latinë.
Kështu
pak a shumë ka ndodhur edhe me Italinë, ku kemi njolla të forta, Longobardësh
gjermanë e Ostrogotësh e Normanësh skandinavë si dhe Biznatinësh, Arbëreshësh e
Arabësh.
Popujt e
vërtetë
Prandaj
baskët në Spanjë deri vonë janë përpjekur për liritë e tyre, prandaj Irlanda
kishte trazira deri në 1998-ën, prandaj ndoshta Skocia ndahet nga Anglia pas ca
kohësh, prandaj në Uellsin keltik të anglizuar gjuhësisht, prindërit u mësojnë
fëmijëve të tyre keltishten në shkolla, sadoqë vetë nuk njohin asnjë fjalë të
asaj gjuhe të paraardhësve të tyre.
Ky fat i
bashkon popujt e vegjël si ne, hebrenjtë, irlandezët, baskët, uellsianët, vendet
balltike etj.
Por
veçantia jonë shqiptare, bëhet shumë e madhe, kur dihet që ne banojmë në një
fraksion toke, që korrespondon plotësisht me një territor ku banonin edhe
stërgjyshërit tanë ilirë e arbër.
Dhe si
plus kundrejt disa popujve të tjerë autoktonë në Europë, neve ende flasim
gjuhën tonë.
Kurse
baskët në gati 60%, gjuhë të parë kanë spanjishten, irlandezët vetëm 10% kanë
gjuhë të parë keltishten e lashtë dhe në Uells ky numër është edhe më i vogël.
Në Francë,
një gjurmë autoktone kelte-gale.mbetet vetëm në rajonin e Bretanjës, ku
vendasit akoma ruajnë të folurën kelte, por janë thellësisht frëngjisht-folës
sidoqoftë.
Edhe vetë
hebrenjtë e Europës, para krijimit të Izraelit, ishin totalisht të asmiluar
gjuhësisht, sipas vendit ku jetonin, dhe kjo bëri që shumë prej tyre, duke u
ndjerë më francezë se francezët, apo më gjermanë se gjermanët, të mos e prisnin
atë që u ndodhi gjatë Holokaustit !
Meqë u
rikthyem tek hebrenjtë, po gjej një pikëtakim tjetër mes nesh dhe tyre:
-Lidhjen
e tyre me librat e shenjtë dhe me 3 fetë e mëdha monoteiste, deri në njëfarë
pike, e posedojmë jo pak edhe ne !
Dhe këtë
e bëjmë jo vetëm falë provave të krishtërimit të herët mes paraardhësve tanë
ilirë, të shenjtëve ilirë, të martirëve të krishterë ilirë etj, por , mbi të
gjitha për shkak të prezencës shumë të fuqishme historike të Perandorit ilir
Kostandini i Madh.
Sepse
ishte ky njeri që së pari dhe mbi të gjitha, ligjëroi këtë fe dhe ndali
persekutimet ndaj besimtarëve të krishterë.
Ishte ai
që nën vizionin e kryqit të shenjtë dhe të emrit të Krishtit që i ishte shfaqur
në ëndërr një natë para betejës vendimtare të Urës Milvio në vitin 312-ë, kundër
rivalit të tij për fronin Maxentius-it, ngriti në këmbë kishën dhe
institucionet e krishtera siç edhe sot i njohim.
Ishte ai
që thirri koncilet e krishtera, si atë të Nikesë të vitit 325-ë, i cili është
edhe i pari Koncil i Krishterë i historisë.
Këto
koncile si edhe jetën e kishës, ai e drejtonte vetë.
Aty me
insistimin e tij, jeta fetare, shumë këndvështrime dhe rregulla që ekzistojnë
edhe sot në ditët tona në fenë e krishterë, morën jetë.
Nën
shtysën e tij, u vendos që për të afruar popullin me fenë e krishterë, të
vendosej që dita e Diellit dhe Zotit Mitra, pra 25 dhjetori, të bëhej edhe dita
e Krishtlindjeve !
Kështu
statujat pagane të zotit Diell, u shtuan edhe me shenjën e “Kryqit”.
Më pas në
vitin 321 pas Krishtit, u vendos java me 7 ditë siç e kemi edhe sot dhe më pas
u dekretua e Diela si ditë pushimi, ose si “Dies Solis”, pra Dita e Diellit, ashtu
si i themi ne shqiptarët akoma edhe sot, siç e quante edhe perandori ynë ilir
Kostandin, pra thjesht “E dielë” !
Ishte
Kostandini dhe e ëma e tij e shenjtë për të gjitha kishat e krishtera, Shën
Elena, të cilët ndërtuan në vendin e kryqëzimit dhe varrimit e ringjalljes së
Krishtit, edhe Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem.
E sa e sa
më tepër mund të thuhet për këtë figurë të gjithëanshme, e cila e nderon
krishtërimin të cilit i dha formë dhe jetë ligjore, Europën të cilës nëpërmjet
fesë së re unitare dhe spostimit të Perandorisë në Kostandinopojë, i dha
vazhdimësi të kulturës romake dhe në fund ai na jep prestigj ne shqiptarëve, sepse
na ka lënë krenarinë që me këtë njeri ndajmë sikur asgjë tjetër, jo pak, por të
njëjtin “Gjak” !
Tani për
t’a mbyllur, po dal sërish tek pjesa e tretë e titullit.
Dhe këtu
nuk do zgjatem shumë !
Gjithçka
ne shkruajmë, flasim apo lexojmë nëpër gazetat, librat, forumet mediatike, adresat
apo faqet shqiptare në internet, këto janë gjëra me rëndësi, por ato sidoqoftë
veç bashkëbisedimit dhe shkëmbimit të ideve tona si shqiptarë mes njëri-tjetrit,
nuk shkojnë më tej.
Kurse
nëpër forume ndërkombëtare të lira, si Wikipedia ose sa e sa faqe të tjera që i
dedikohen historisë ose arkeologjisë etj, aty fqinjët tanë por jo vetëm ata, gjejnë
rregullisht rastin të botojnë çfarë të duan, pa gjetur asnjë rezistencë nga ana
jonë.
Një TURP
i vërtetë është ndërkohë, versioni shqip i Wikipedias.
Kjo ndodh
sepse Wikipedia është siç thashë, një enciklopedi e lirë, ku gati secili mund
të kontribuojë me njohuritë e tij dhe po ashtu edhe dëshirën e mirë për t’a
bërë këtë gjë !
Kështu
për mendimin tim, mes popujve europianë, me aq sa kam parë, faqet shqip të
Wikipedias janë në absolut më të varfërat në informacione.
Ato janë
edhe më të dobëtat në cilësinë e shkrimeve dhe janë të mbushura përgjithësisht
me përkthime të vakëta të “google translate” me gjëra të cekëta sa për të
kaluar rradhën dhe kështu veç se janë gjithë gabime fëminore gramatikore, këto
faqe s’kanë asnjë vlerë tjetër fare.
Të paktën,
do ftoja këtu ata që ia kanë ngenë kësaj pune pa shpërblim “financiar”, por
sigurisht moral, që në mos të kontribuojnë me dijenitë e tyre ose të
historianëve shqiptarë e të huaj në faqet e Wikipedias që merren me Shqipërinë,
Kosovën e shqiptarët, ata të paktën të marrin mundimin e të kopjojnë fjalë më
fjalë atë që thotë Akademia jonë e Shkencave apo librat tanë të historisë !
Kjo do
ishte shumë më mirë se ato bastardime fjalësh pa kuptim që mbushin faqet shqipe
të kësaj enciklopedie të madhe “online”.
Lëre
pastaj që vetë Wikipedia, e rënë në duar të shumë antishqiptarëve dhe duke parë
edhe mosveprimin kronik të shqiptarëve në faqet e saja, kur i bie të flitet për
neve, gjithmonë dukshëm i lë më tepër vend teorive dyshuese e armiqësore ndaj
nesh, se atyre me këndëvshtrim më realist dhe pro-shqiptar.
Një rast
më ra në sy vetë, kur këto ditë po shikoja përciptazi se ç’thuhej në shqip tek
kjo enciklopedi, për ilirët.
Faqja për
këtë temë, e cila për habi.ndryshe nga shumë faqe të tjera shqipe të Wikipedias,
ishte shumë e plotë dhe normale, ndërkohë ishte hapur me një sërë “hakërrimesh”
nga vetë bordi i enciklopedisë.
“Ky
artikull nuk është i saktë se nuk ka asnjë referim”-“Ky artikull duhet
përmirësuar”-“Ky artikull bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedias” !
Thashë me
vete:”Zot i modh, ça
Por ajo
që më poshtë lexova, ishte një përmbledhje të dhënash, datash, personazhesh, emrash,
fisesh e mbretërishë, luftërash e qytetesh ilire.
Sigurisht,
këto të dhëna dhe fakte, nuk do ishte bërë keq të ishin mbështetur me citime, autorë,
historianë e gjeografë antikë.
Historia
jonë këta i njeh dhe ka të tillë me shumicë.
Por unë
dhe shumë të tjerë që kemi lexuar edhe versionin anglisht, frëngjisht, italisht,
spanjisht etj, të faqeve të kësaj enciklopedie që flasin mbi shqiptarët, e dimë mirë që edhe aty ka
mungesë të theksuar citimesh, por kjo gjë
sërish nuk e pengon Wikipedian që t’i lejojë ato faqe të mbushura me të
pavërteta për shqiptarët.
Faqe plot
me dokrra për Vorio Epirin që zënë më shumë vend se sa vetë të dhënat për
shtetin shqiptar, me shpifje për Betejën e Fushë Kosovës, që kanë më shumë
jehonë Wikipediase se gjithë të vrarët shqiptarë të Luftës së Kosovës në
1999-ën.
Pra për
mendimin tim edhe Wikipedia vetë, ka pjesën e saj të fajit në këtë mes.
Por pjesa
tjetër është totalisht e jona si shqiptarë !
Jemi ne
që së pari, në këtë luftë rrjeti global, që do jetë fushëbeteja e madhe e të
ardhmes së afërt, nevojitet të mprehim shpatat e intelektit tonë dhe t’i hyjmë
mbushjes me të vërtetat tona, si fillim të versionit shqip të kësaj
enciklopedie dhe më pas të bëjmë atë që bëjnë edhe grekët e sllavët, t’iu
sulemi faqeve të tjera të Wikipedias, që janë pa mbrojtje, pra ku mund të
kontribuohet nga burime të lira.
Bëj fjalë
për faqet në gjuhë të huaja, të cilat flasin për shqiptarët ose për çështje të
cilat neve na interesojnë ose ku mund të shtojmë edhe këndvështrimin tonë ose
qëndrime të favorshme ndaj nesh, të cilët janë bërë nga historianë ose dijetarë
të ndryshëm.
Shqiptarë
që dijnë anglisht, frëngjisht, spanjisht e italisht ka mjaft.
Historianë,
gjeografë, gjuhëtarë e arkeologë shqiptarë e të huaj që kanë folur mirë e kanë
të treguar të vërtetën për ne, edhe të tillë ka dhe ka pasur sa të duash.
Mjafton
që neve t’i vihemi kësaj pune e të publikojmë faktet e dhëna prej tyre dhe
mendimin e tyre për neve si shqiptarë dhe trojet tona.
Unë vetë
kur kam hasur gënjeshtra ose mashtrime të tilla, pa shumë problem kam arritur
t’i zëvendësoj me disa fakte reale.
Kam
bindjen që edhe të tjerë shqiptarë e kanë bërë këtë gjë.
Kushdo
tjetër që do vendosë të impenjohet në këtë drejtim, do të jetë i mirëpritur
edhe ai ose ajo !
Mos kini
turp o njerëz, hyni në Wikipedia dhe provojeni, do të shikoni se kështu edhe ju
mund të kontribuoni pak për vendin dhe gjakun tuaj shqiptar.