Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Kur Daci-ç bëhet të flasi për Shqipërinë... që mos mbettë njeri mbi faqen e dheut!
E shtune, 04.05.2013, 12:00 PM
Kur
Daci-ç bëhet të flasi për Shqipërinë... që mos mbettë njeri mbi faqen e dheut !
Nga Elvi Sidheri
Diku
lexova këto ditë pasazhe nga një intervistë e zotit “mjaullimë”. . . pra
kryeministrit Daci-ç, i cili mesa dukeshin bathët, për të shpjeguar para
popullit të tij kryeneç detyrimin për të nënshkruar poshtë shikimeve
kontrolluese të zyrtarëve të BE-së, me palën kosovare, kishte gjetur si
arsyetim futjen në valle të Shqipërisë.
-“Kur të
na bëhet Shqipëria perëndim, atëherë duhet të ketë ardhur fundi i
Serbisë”!-citohej të kishte thënë ky turi-kungulli serb i cili për habi të
Zotit është edhe kryeministër pale!
-“Në
qoftë se Serbinë e kalon ekonomikisht edhe Shqipëria, të gjithë serbët do të
duhet të bëjnë vetëvrasje kolektive”!-qe shprehur ai më tej.
E një
grumbull dëng sa një pirg kashte, kishin vazhduar më pas fjalët e tij, të cilat
mua nuk është se më interesojnë gjithësesi.
Përfundimet
e menjëherëshme që nxora unë tak-fak, nga ky fjalim i z. Daci-ç, ishin vërtetë
impresionuese.
Së pari, që
neve shqiptarëve të Shqipërisë të na ofrohet në tabaka argjendi mundësia për
t’i induktuar serbët drejt një harakiri kolektiv, është jashtëzakonisht
ndjellëse.
Këtë më
nevojitet t’a pranoj dhe nuk mund të bëj sikur diçka e tillë më është
asnjëanëse.
Prandaj
edhe do t’i përgjunjesha thellësisht Perëndisë, Zotit, Nënës Natyrë, Budës, Krishnës,
zotërave të popujve animistë, Jehovait, atij burrit që ka shpikur fenë Mormone
në Amerikë, perëndive të Inkave, Aztekëve dhe Majave të asimiluar nga
spanjollët në Botën e Re. . . që vërtetë shteti im Shqipëria, së pari mos bjerë
në recension për të mirën e banorëve të saj, pra bashkatdhetarëve të mi e së
dyti që në një të ardhme, t’ia kalojmë edhe Serbisë dhe kështu ata (po e
mbajtën rrjedhimisht fjalën siç pretendon Daci-ç “mjaullima”), të vrasin veten
bashkërisht!
Që
Sesi venë
punët “çorap” ekonomikisht në Serbi e dinë mirë zyrtarët e atyshëm, FMN-ja dhe
shteti i Federatës Ruse ku ata ikin me dorën shtrirë herë pas here për të
kërkuar ndonjë copë euro ose rubël që më pas e kthejnë në dinarin e tyre të
zhvlerësuar.
Por një
palë “pordhë” të tilla nuk kanë vend në kohën në të cilën jetojmë sepse Serbia
nuk është Jugosllavia e dikurshme “bashkim-vëllazëruese” dhe mjaullima klithëse
Daci-ç, sado të ngrefet si dac epshor, sërish me marshallin Tito, nuk të ngjan
fare, as më ndonjë roje nderi përballë vilës së Josip Brozit nuk krahasohet ai
e jo më tepër!
Prandaj
serbët sot këmbëngulin që të mos iu shkëputet shumë Europa aspak e dashur për
ta, duke parë se edhe Rusia është cazë larg Ballkanit (pa kufinj direkt me
rajonin tonë mbi të gjitha) dhe ka edhe të tjera kruajtje koke përveç Serbisë
(Sirinë, Kaukazin, punët e veta të brendshme, garën
ekonomiko-ushtarako-politike me amerikanë, kinezë e indianë etj).
Por
serbët kanë një të mirë (për ta), që kur duan të bëjnë shantazh, këtë gjë e
thajnë fare!
“Bam”
ndonjë barrikadë në Veri të Kosovës dhe e tërë diplomacia ngrihet në këmbë
sikur të thuash ti se çfarë ka ndodhur.
Ja ca
serbë lokalë, ca kokrra katundarësh kontrabandistë që kanë vite që vjedhin e
shesin ilegalisht ç’t’u zërë dora ditën për diell, kanë vënë ndonjë gur mbi
asfalt, kanë hedhur rërë, baltë apo kushedi se çfarë dhe me raste edhe kanë
keqpërdorur ndonjë kryq që s’e ka sigurisht vendin në mes të rrugës, por në
kishë (ndryshe quhet përdhosje në mos blasfemi kjo).
E çë
pastaj?
Kujt iu
bë vonë për këtë gjë?
Përveç
banorëve shqiptarë (atyre të mbeturve në veri se të tjerët e dimë sesi janë
përzënë me dhunë edhe pas çlirimit në 99-ën) që u pengohet komunikimi me jugun,
të vetmit që e pësojnë në këtë rast janë vetë serbët e tjerë të veriut dhe aq.
Mirëpo në
kancelaritë e larta të Brukselit, kjo gjë duket si Lufta e Tretë Botërore dhe
alarmi merr dhenë!
Doli në
rrugë kontrabandisti i naftës. . . t’a zemë Nebojsha nga t’a zëmë Zveçani i
vogël që mezi e gjen në hartë dy shtëpi e një pus siç është. . . dhe u ngrit i
veshur me flamurin serb përmbi një barrikadë.
Diku më
tutje t’a zëmë Mihajllo i cili t’a zëmë është nga Leposaviçi dhe prej 14 vitesh
shërben si “korrier” ushqimesh, kafeje dhe qumështi pa doganë për veriun dhe
jugun e Kosovës, edhe ai ka vendosur shumë “patriotikisht” që të protestojë
kundër pushtetit dhe “çizmes” shqiptare në rajonin e tij.
Si këta
dy të parët do ketë bërë padyshim edhe të themi Dragomiri nga t’a zëmë
Mitrovica e veriut, i cili pasi ka vrarë ose spiunuar me dorën dhe gojën e tij
ndonjë shqiptar gjatë luftës, më tej prej kohësh merret me tregëti jo shumë të
ligjshme gjëje të gjallë (prostitutash) në lokalet e zonës së tij larg dorës së
ligjit kosovar ose serb.
Epo
pikërisht sepse këta tipa njerëzish dalin të zënë rrugët për të protestuar, një
diplomaci e tërë brof në këmbë sikur a thua ti çfarë të ketë ndodhur!
Serbët të
jemi të qartë, shantazh nuk bëjnë vetëm me veriun e Kosovës, por ca si më tepër
edhe me Bosnjen federative dhe Republikën Srpska aty në kuadër të asaj sajese
të Dejtonit.
Të kishin
mundur serbët do e kishin shantazhuar Europën (se Amerika nuk i pyet shumë nga
ky krah dhe ka treguar që kur ia çajnë shumë dërrasat iu lëshon ca bomba të
mira shumëtonëshe në majë të kokës në mes të Beogradit). . . edhe me rajonin e
Sllavonisë lindore të Kroacisë (Vukovarin), por ç’e do që atje nuk iu eci plani
dhe këtë shans e humbën që në vitet 90-të kur forcat kroate i morën prej të
pasmeve serbët irredentistë të Krajinas dhe disa zonave të tjera rebele.
Gjithësesi
shantazhin ata e kanë një art më vete dhe kjo u do njohur!
Neve nuk
e kemi ose të njëjtën gjë sido që të jetë nuk dimë t’a bëjmë si duhet ndërkohë
dhe me të tilla lojëra si dy shtete shqiptare, por edhe si komb nuk duhet të
ngatërrohemi sepse rezultatet nuk do të jenë të kënaqëshme aspak në një
eventualitet të atillë.
Problemi
i serbëve është se ata sidoqoftë kanë mbetur tek shantazhi dhe prej aty nuk
lëvizin dot.
Z. Daci-ç
mjaullima, kur thotë që largqoftë një ditë Shqipëria të bëhet perëndim për
Serbinë, me siguri që dëshiron që popullit të tij dhe botës, t’iu konfirmojë
njëherë e përgjithmonë dyshimin e mirëbazuar, se ai vetë si serb i vërtetë, është
një idiot me vulë!
Do të
kishte vetëm një arsyetim për këtë pohim gomaror dhe ai do të ishte që Ivica
Maçokiç Daci-ç, të jetë në realitet një ithtar i fshehtë i titizmës
jugosllaviste dhe prandaj ai të mendojë ende si në kohë të Jugosllavisë e cila
për të thënë të drejtën Shqipërisë sonë i vishej si “jarga kërmillit” rrotull
nga të tëra anët.
. . . M’a
lejoni metaforën në këtë rast, pasi sipas meje ne shqiptarët të tillë jemi, historikisht
të ngadaltë, në dukje përtacë, por që qoftë edhe me shpejtësinë milimetrike e
të pandjeshme të kërmillit përpara gjithësesi bëjmë, kurse përreth kemi ngahera
jargë të tilla, gëlboqe sllave, pështyma turke e pse jo, edhe rrufë helene!
Pra edhe
nga veriu të themi, por sido që të jetë, kurrësesi as atëherë sllavët nuk i
kishim në perëndim!
Në
Perëndim ne shqiptarët në lashtësi kemi pasur vëllezërit tanë ilirë të cepit të
gadishullit italik, mesapët e japigët, ndërsa më vonë e gjer më sot aty kemi
përherë diellin tonë që andej perëndon, në prehërin e kulturës perëndimore, qytetërimit
të së cilës gjithmonë i kemi përkitur, megjithë pretendimet e shumëkujt, që
shpirtin e ka nga Lindja, atje ku origjinojnë të tërë kundërshtarët tanë
historikë, sllavë e turq mbi të gjithë (stepa ruse e shkretëtira mongole) dhe
ku “lindin” të gjitha tezat antishqiptare historikisht.
Në
Perëndim për neve ka qenë dhe është e do të jetë kurdoherë deti, kufiri ynë i
fundit i tërheqjes përballë barbarëve ashtu si edhe malet mbi të cilat të parët
tanë janë ngjitur sa herë ka dalë nevoja, kur sllavë me zjarr e hekur (Ivicat
dhe Sllobodanët e dikurshëm) zunë fushat e luginat buzë lumenjve tanë apo kur
më vonë nisën të silleshin nga këto anë edhe ca aziatikë të shkurtër me këmbë
të hapura nga shalimi i përhershëm i kuajve dhe jataganë në duar e topa të
mëdhenj me vete, pra turqit.
Por
Ivicës do i kenë shpjeguar mendoj, qoftë edhe me shenja sikur të mos marri vesh
tjetri me shkrim ose fjalë, që ai është kryeministër i një shteti të quajtur
Serbi dhe jo i Jugosllavisë së shkrirë tashmë dhe të mbetur vetëm si një nocion
historik.
“Premijer
Srbije” pra jo “Jugoslavije”!
Z. Maçokiç.
Kthetriç. Daci-ç pra në idenë time e ka të qartë që Jugosllavia nuk është më
gjë reale e as ekzistuese.
Atëherë
si pasojë ai e di edhe që
Kështu
janë gjërat pra, do apo nuk do ky kungulli i Halloween-it të cilin qytetarët e
Serbisë e kanë votuar si kryeministër.
Tani
është gjë e njohur që serbët ashtu si edhe grekët, sllavët e Maqedonisë etj, veten
e shohin si qendrën e universit, normale kjo fundja se ndryshe nuk do ishin
serbë, sllavë Maqedonie ose grekë, por njerëz të kthjellët me fakultete të
plota mendore të cilët trutë i përdorin për gjëra të kuptimta dhe jo për
fantazira të tilla fëminoro-delirante.
Por
gjeografia është fakt dhe siç ka një pol veriu i cili ndodhet “rastësisht” në
veri të planetit tonë, ashtu ka edhe një pol jugu. . . në jug.
Ka edhe
një anë perëndimore të Europës dhe një tjetër lindore, si dhe një veriore e një
jugore.
Në gjithë
këtë lëmsh, neve jemi më në perëndim të Serbisë dhe ata më në lindje të tonën, pikë
dhe me kaq mbyllet ky kontest!
T’ia bësh
këtë të qartë z. Maçokiç. Kthetriç. Koteliç. Daci-ç, duhet punë serioze bindëse,
ashtu siç do të ishte një sipëmarrje gati biblike që t’i mësoje një gomari
shkrim e këndim, por sërish dikush duhet që të provojë t’a bëjë njëherë në
mënyrë që kryeministri serb së paku kohën në këtë post të lartë, t’a
shfrytëzojë për t’u përditësuar ca në lidhje me orientimin gjeografik, se
ndryshe as shtëpinë e vet në Beograd nuk do t’a gjejë dot kur koordinatat t’i
tregojnë se nevojitet të shkojë në lindje apo perëndim të kryeqytetit serb.
Serbët
siç janë përpjekur të zhbëjnë gjendjen faktike etnike të Ballkanit qysh në
çastin kur kanë ardhur (pa ftesë) në këto troje, duke fshirë nga kanë mundur
popullsinë vendase iliro-arbërore-shqiptare dhe zënë vendin e saj me kolonët e
gjakut të tyre, po në të njëjtën mënyrë tani mund të supozojnë se edhe
perëndimi, pra “zapad-i” i tyre nuk është në krahun që e njeh tërë bota, por
nga ndonjë anë tjetër sipas preferencës së serbëve, mundësisht andej nga nuk ka
shqiptarë pra!
Por kjo
nuk është e mundur.
Do të
kishte një mundësi hipotetike që neve dhe shteti ynë të mos gjendeshim më në
perëndim të Serbisë dhe kjo do të ndodhte atëherë kur serbët kolektivisht si
popull të zgjidhnin që harakirin për të cilin fliste kryeministri i tyre z. Maçokiç.
Kthetriç. Koteliç. Bishtpërdredhuriç. Daci-ç, t’a bënin duke u hedhur të
mbyteshin (ose thjeshtë të lanin së paku mëkatet e tyre të pafundme historike).
. . drejt e në thellësitë e detit Adriatik!
Me atë
rast, do të kishim vërtetë ca milionë serbë vetëvrasës në perëndim të vendit
tonë (ose “vetëmbytës” në ujët e kripur të detit, tek i cili më në fund do të
arrinin ndërsa për kaq shekuj nuk ia kanë dalë dot t’a kapin duke mbetur
gjithnjë pranë burimit pa pirë ujë, pra pa dalje detare), por edhe llogaritë me
ta do t’i kishim larë njëherë e mirë si në ëndrrën më të bukur të çdo populli
vendas të shtypur nga barbarë ardhacakë siç janë serbët pikërisht, i cili pra
vegimin më të artë e ka tek zbimi përfundimtar i uzurpuesve shekullorë jashtë
trojeve të tij.
Mënyrë
tjetër serbët për të mos qenë neve në perëndim të shtetit të tyre nuk kanë, këmbës
t’i bien po deshën!
Ose të
gjithë “me kuç e me maç” duhet të emigrojnë masivisht majë qerreve, karrocave, makinave,
trenave dhe kamionëve për diku në Europën Perëndimore.
Edhe
ashtu do të mund të vendoseshin gjeografikisht ata në perëndim kundrejt nesh, por
ndërkohë tokat që ua kanë pushtuar paraardhësve tanë mijëra vjet më parë, do
t’i zbraznin dhe pse jo, ndonjë shqiptar mund të merrte sërish rrugën mbrapsh
për në tokën e vjetër stërgjyshërore!
Në
secilin eventualitet tjetër, neve mbetemi në perëndim të serbëve dhe të Serbisë,
kjo gjë nuk ndryshon dot në asnjë mënyrë.
Nuk ka
nevojë që Shqipëria të bëhet zyrtarisht vend i Bashkimit Europian në mënyrë që
ajo të jetë në perëndim të shtetit serb dhe njëkohësisht edhe po ia doli Serbia
(ku i dihet, nuk vetëshqyhen ata si ne me njëri-tjetrin dhe për gjëra të
rëndësishme si integrimi dhe armiqësia kundër shqiptarëve përherë janë “NJË”). .
. që të futet para nesh në atë komunitet, sërish neve po në perëndim të tyre do
të jemi sepse gjeografia nuk është një shije apo fakt politik.
Këtu e 14
shekuj më parë, ilirët dhe sot shqiptarët, duke kaluar edhe nga arbërit, kanë
qenë dhe mbeten në perëndim të serbëve.
Kur ata e
morën me turravrap drejt tokave tona pjellore, duke lënë pas mëmëdhenë sllave
andej nga janë rusët dhe ukrainasit e sotëm, Iliria si dhe tashmë Shqipëria, ishin
simboli i Perëndimit për ta, kjo gjë në kaq kohë të gjata, pas vrasjesh, zjarri,
gjaku e tmerresh të papërshkrueshme që janë kryer prej tyre mbi ne, nuk ka
ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrën e kurrës.
Megjithë
praninë e farave të ndryshme budallenjsh filo-mongolë e filo-sllavë midis nesh,
neve shqiptarët jemi perëndimorë në bazën e ADN-së sonë, jemi gjeografikisht në
perëndim të sllavëve, ashtu siç edhe vetë Perëndimi për serbët për shembull, tek
ne e ka fillin dhe më pas vazhdon me Italinë nga krahu tjetër (ashtu si dhe
deti që është mbrapa nesh, ne e kemi mbrojtur atë nga ndotja prej prezencës
serbe në brigjet e tij).
Gjeografia
nuk është relative, as e ndryshueshme nga dëshira e dikujt (qoftë ky edhe një
“vizionar” i shquar si z. Maçokiç. Kthetriç. Koteliç. Bishtpërdredhuriç. Daci-ç)!
Sa për
pjesën tjetër të pohimeve të tij të sinqerta, pra që po ua kaluam neve atyre
ekonomikisht, të gjithë ata do të duhej të bënin vetëvrasje kolektive, unë të
qeshë kryeministër i Shqipërisë, do të bëja gjithçka të mundur që sikur edhe
për 0. 1% t’ua merrnim në kthesë serbëve për nga të dhënat e zhvillimit
ekonomik e më pas do prisja nëse fjalët “profetike” të kryeministrit serb do të
bëheshin realitet.
Se
kushedi kështu zgjidhnim edhe një rrugë e ca punë, pra nga një anë rregullonim
jetesën e shqiptarëve falë nivelit të përmirësuar ekonomik e nga krahu tjetër
hiqnim qafe një shushunjë jetëgjatë siç janë treguar të jenë serbët gjatë
gjithë këtyre shekujve bashkëjetesë të detyruar me ta në këtë gadishull.
Një
shqyerje “mes vedit” e jona dhe një vetëvrasje e serbëve, kurrë nuk ka përbërë
as sensacion e aq më pak habi në fund të fundit!
Ne jemi
përleshur mes nesh, po aq sa kemi luftuar me mish e me shpirt kundër çdo armiku,
ashtu siç edhe serbët janë vetëvrarë qysh nga 1389-a (humbja e kremtuar me gaz
e hare si askund tjetër në planetin tonë). . . në 1990-ën kur e shkatërruan me
duart e tyre Jugosllavinë ku bënin pikërisht serbët ligjin dhe “kokrrën e
pallës” e gjer më 1999-ën kur i hynë detit me këmbë (domosdo se nuk e njohin, s’kanë
qenë kurrë popull pranë detit ata). . . dhe u futën në luftë me tërë botën. . .
derisa “e hëngrën paq”!
Për t’a
mbyllur sa më këndshëm këtë shkrim, po i dedikoj kryeministrit z. Maçokiç. Kthetriç.
Koteliç. Bishtpërdredhuriç. Daci-ç. . . edhe një tip vjershe fëminore që se
ç’m’u kujtua nga vegjëlia.
“Na ishte kush na ishte. . . e një Daci-ç me bishte, që ecte e vraponte. . . dhe pordhat (mufkat, pallavrat, dokrrat) i lëshonte!I priste kush i priste. . . dhe Nikoliçi i priste, Vuçiçi i qëronte dhe Jeremiçi në OKB i kafshonte!