E shtune, 27.04.2024, 09:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: ''Siç më the ti''

E merkure, 12.06.2013, 07:33 PM


Shefqet Sulmina

 

 

Kot

 

Kot u trembe dhe nuk fjete

Kot sa kot unë e di

Kot së koti prishe zemrën

Kot pa gjumë dhe unë si ti.

 

Kot pa gjumë një natë shkoi,

Kot dhe dita mund të zbres

Kot e qeshura si kalorëse

Kotë se koti do të hesht.

 

Kot sa kot që ty të pres

Kot sa kot që ti nuk vjen

Kot sa kot që mbaj shpresë,

Kot sa kot sikur të vdes.

 

Kot sa kot që bën këtë loje

Kot sa kot që kot ja vesh

Kot sa kot që bëhesh degë

Kot sa kot që bëhem rrënjë

 

Kot sa kot të dredhish lot

Kot sa kot të qeshësh kot

Kot sa kot,që qeshim tok,

Kot sa kote qe shkon kjo moshe.

 

 

Nën çadrën e hënës

 

Nuk ke varkë të më ndjeksh?

Do që të bëhem për ty varkë?

Apo do të vish në varkën time

Dhe pse me dallgë,dhe pse me natë.

 

Unë kam dhe hënën në varkën time.

Sa mirë në varkën time të jesh ti!

Në rëntë shi ti do të habitësh,

Me çadrën e hënës do të mbuloj ty.

 

Ti, hëna,unë dhe deti për ty blu.

Dhe yje,plot me yje qielli.

U trembe?Mos u tremb!Nuk do të bjerë shi

Se unë e bëj enkas që të trembësh ti.

 

Një erë e lehtë si një mërmërime nate,

Dhe ti nga frika do më vish në gji.

Një kitare që ndofta telat do t'i këputën

Nën çadrën e hënës me mua dhe ty.

 

 

Do ti

 

Do ti që ti flasë detit për ty?

Do që ti them se je e dashura e poetit?

Do që ti them valëve të të duan?

Do që në këmbët e tua ta bie bregun?

 

Do që të të vesh peneli i pranverës?

Do që të të marrë era të të mbaj në duar?

Do që të bëhesh një pulëbardhë e gëzuar?

Do që të puthesh me qiellin,diellin,mua?

 

Do që të bëjë për ty çfarë ti të duash?

Do që të bëj ty çfarë do që ti të jesh?

Do që të jesh poezia më e bukur që shkruaj?

Do që të më bësh mua vertetë poet?

 

 

Tërë ditën sot që fishkëllej

 

Mëqënse më ra rruga këtej,thashë,po fishkëllej,

Po ç''punë kam me ty kur fishkellëj?

Vetëm po eci kotësekoti këtej...

As e kam mendjen fare se po del ti a s'po del.

Po s'dole këtej,prapë do ti bie dhe andej.

Dhe kotë se koti për ty do të fishkëllej.

Tërë ditën sot andej dhe këtej.

Tërë ditën sot që fishkëllej.

 

 

Busulla

 

Të lutem kthema busullën që më vodhe

Atë ditë kur u kryqëzuam e folëm bashkë,

Qorr e nord tejet të brymëzuar më bëre,

Më bëre që me vete të flasë.

 

S'do ti dua më qytetet me dete dhe ullinj

Me plazhe,sirena anijesh,horizonte blu...

As për verë të vjetër baronësh nuk do pyes,

Dhe gjithashtu s'do pyes më për sytë e tu.

 

Kështu do të bëj ndërsa qëndroj një çast,

Pikërisht atje ku u kryqëzuam e folëm bashkë,

Pikërisht atje ku humba busullën time,

Dhe jam i bindur që ti ma ke marrë.

 

Të lutem kthema busullën që më vodhe

Se nuk po di nga të shkoj,as po di nga të marrë.

Se më vjen turp,aq turp që ti më vodhe,

Kur duhet të të vidhja unë se jam djalë.

 

S'do të vi më në qytetin tënd të bukur

Me ujë të ftohtë,me det dhe me valë,

Do më turpëronin me gisht të turpëruar,

E shikoni...Silvana e ka vjedhur më parë...

 

 

Siç do bëj po të them

 

Poetët nuk flenë gjatë,

Flenë pak dhe ëndërrojnë shumë.

Po ti qenke gjumashe,

Sa do të të shkund nga krevati dhe do të të lag në lumë.

Kur të zgjohesh do ti gjesh teshat e lagura,

Do ti lag unë për hakmarrje

Që nuk më vjen në ëndërr të flasësh.

Unë do të shkoj tek doktoresha,

Dhe tek berberja të pres flokët

Po më pyeten për ty,do tu them se nuk të njoh.

Do tu tregoj fotografinë tënde dhe do të të shaj.

Do të të shaj për kumbullat që nuk kan çelur...

Dhe për shumë e shumë gjëra të tjera do tu flasë.

Do të gënjejë p.sh.që ti nuk je e bukur,

Do të gënjej p.sh që ti nuk ke fokë të gjatë,

Do të them se ti nuk më ke lodhur

Do të them se ti nuk më ke lënë pa ngrënë.

Do të them se je e pabesë dhe prapë do të gënjej

Do përpiqem kështu si po të them,

Sa mundem keq të të bëj.

Që ti kur të zgjohesh të mbetesh pa mend,

Nga inati do ta bëjë,siç bën ti,

Në ëndërr dhe nga inati që ti s'më del...

 

 

Të fitoja e të më doje ti

 

Tani që jam pa ty po të shkruaj

Kështu më ndodh kur me mungon ti.

Dhe foton tuaj përkedhel me duar

Ç'do deshnit më,në ç'kuptim?

Kështu për të më shkatërruar

E të më grisni kotsëkoti në harrim!

 

Nuk jam letër ku ju të shkruani:

-Ah,i ziu vdiq papritur në harrim!

Të më mblidhni kurmin e tjetërsuar

Me pelena të bardh e me qefinë,

T'më mbuloni me lule e fjalë që s'duhen,

T'më mbuloni me lule e me qefinë.

 

Ti grua e bukur,për të cilën do bija,

Në njëqind përleshje pa ngurrim,

Mëgjithëse luftën kurrë nuk do ta doja,

Nuk do ta doja jo pse s'kish kuptim,

Por sepse në luftë i pari do të vritësha,

Do të vritësha për ty që më jep kuptim.

 

Për ty grua e heshtur që rri në pritje,

Me sytë e çuditur,në erë e në marrëzi,

Nuk jam unë që e shpalla luftën

Dhe nuk di si ta bëj luftën,kurrësesi,

Po për ty do të të futësha mes shpatash,

Me shpresë të fitoja të më doje ti.

 

 

Të të bëja një kafe

 

Sa dëshirë do të kisha të të bëja një kafe

dhe të ta sillja ty në shtrat.

Do të ishtë kulmi i marrëzisë

Dhe i mrekullisë njëkohesisht.

Si e do kafenë me pak apo më shumë?

Do ti vë pak mjalt luleshtrydhesh?

Mjaltë akaciesh ose mjaltë lëndinë?

Një lugë të vogël sa një shpirt!

Kujdes mos e derdh kafene,

Mos e derdh kafenë se do të bësh xhinset pis

Do të më bësh të ti xhvesh dhe të ti laj

Të ti laj moj dhe ti ndej

Për kafe dhe xhinse nga e para,prapë.

 

 

Ky është qielli

 

(në kujtim të babait tim)

 

Ky është qiellli që na merr një ditë

Me erë dhe me shi nga lulet dhe toka;

Nga deti i të qenurit,nga e qeshura ndriçuese

E ftohte dhimbja,e erret nata e qetësise.

 

Hapësira zvogëlohet bashke me njeriun.

Zmadhohet me deshirën për të prekur yjet.

Nuk ka perendim midis tokes dhe diellit

Në rrenjë e në gjethe që brofin plot etje,

Në nervat e detit që thyen shkëmbinjtë.

 

Në rërë dhe në rrenjë konsumohet njeriu.

Imazhi i tij rishfaqet në dritën e mëngjësit

Dhe rritet me ditën,me gjërat përreth,

Duke marrë fytyrën e tyre,sytë,erën

Hapave që shkrihen në lule,lule,lule...

Objekteve dhe fjalëve e prek serish.

 

 

Të fitoja e të më doje ti

 

Tani që jam pa ty po të shkruaj

Kështu më ndodh kur me mungon ti.

Dhe foton tuaj përkedhel me duar

Ç'do deshnit më,në ç'kuptim?

Kështu për të më shkatërruar

E të më grisni kotsëkoti harrim!

 

Nuk jam letër ku ju të shkruani:

-Ah,i ziu vdiq papritur në harrim!

Të më mblidhni kurmin e tjetërsuar

Me pelena të bardh e me qefinë,

Ta mbuloni me lule e fjalë që s'duhen,

Të mbuloni me lule e me qefinë.

 

Ti grua e bukur,për të cilën do bija,

Në njëqind përleshje pa ngurrim,

Mëgjithëse luftën kurrë nuk do ta doja,

Nuk do ta doja jo pse s'kish kuptim,

Por sepse në luftë i pari do të vritësha,

Do të vritësha për ty që më jep kuptim.

 

Për ty grua e heshtur që rri në pritje,

Me sytë e çuditur,në erë e në marrëzi,

Nuk jam unë që e shpalla luftën

Dhe nuk di si ta bëj luftën,kurrësesi,

Po për ty do të të futësha mes shpatash,

Me shpresë të fitoja të më doje ti.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora