E shtune, 27.04.2024, 01:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Mërgimtari plak

E marte, 11.06.2013, 07:50 PM


MERGIMTARI PLAK

 

Nga Pal Neçaj

 

Ne moshe të thyer mergimi vet-tërbim,

Kush "rrezohet ne dardhe", ai beson,

Nuk din cilin të fajsoi per kete hutim,

Por zemra e shkrete i digjet e pervelon.

 

Si delet drejt gjolles s' kripes vrapuan,

Ashtu kthyen shpinen nga Atdheu,

Kur u thye "rrethi" shteg, per t'u larguar,

Tera- moshat kjo mani i mertheu.

 

Keshtu, dhe pleqte, hutuar, ne agoni,

Ca pas femijeve e shume prej halli,

Kush siguroi "viza", disa me llotari,

Rrugeve të botes si "cjapi të kasapi"!

 

Jetes, plaku me veshtiresi i perballon,

Atij, dielli thuajse i ka perenduar,

Bene çdo lloj pune qe dikush ofron,

Vone eshte, zanat e gjuhe me mesuar

 

E del nga streha ku e solli fati,

I shkreti plak, i lodhur nga mundimi,

Duke iu dridhur kembet dhe shtati,

Ne syte e tij'  i lexohet pendimi.

 

Me djerse, me sakrifice, per t' mbijetuar,

Asaj pjese kohe qe i ka mbetur,

Si lypsar i mjere, n' azil mos me u shuar,

Sa deshiron, ne Atdhe të kishe vdekur!

 

Kthehet i kerrusur plaku, plot zemerim,

Pas disa dekadash, iku nga Atdheu,

Shpirti thote: mallkuar fjala "mergim"!

Si femija qan, kjo shprese e zhgenjeu?!

 

Ditet i kolon, dermuar shpirterisht,

Mendja ne vendin e tij, gjithnje i qendron

Rrugezgjidhje tjeter nuk gjeti, mjerisht'

Vdekjen pret, pa ditur varrin, ku pushon.

-------------------

(Nga libri me poezi “Enderren e lashë atje”)

 

 

-Zeqir Lushaj e Pal Neçaj, në Manhatan, NY, USA, 10 Qershor 2013- (Foto: Sokol Neçaj)



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora