| E merkure, 12.06.2013, 07:33 PM |
Shefqet
Sulmina
Kot
Kot u
trembe dhe nuk fjete
Kot sa
kot unë e di
Kot së
koti prishe zemrën
Kot pa
gjumë dhe unë si ti.
Kot pa
gjumë një natë shkoi,
Kot dhe
dita mund të zbres
Kot e
qeshura si kalorëse
Kotë se
koti do të hesht.
Kot sa
kot që ty të pres
Kot sa
kot që ti nuk vjen
Kot sa
kot që mbaj shpresë,
Kot sa
kot sikur të vdes.
Kot sa
kot që bën këtë loje
Kot sa
kot që kot ja vesh
Kot sa
kot që bëhesh degë
Kot sa
kot që bëhem rrënjë
Kot sa
kot të dredhish lot
Kot sa
kot të qeshësh kot
Kot sa
kot,që qeshim tok,
Kot sa
kote qe shkon kjo moshe.
Nën
çadrën e hënës
Nuk ke
varkë të më ndjeksh?
Do që të
bëhem për ty varkë?
Apo do të
vish në varkën time
Dhe pse
me dallgë,dhe pse me natë.
Unë kam
dhe hënën në varkën time.
Sa mirë
në varkën time të jesh ti!
Në rëntë
shi ti do të habitësh,
Me çadrën
e hënës do të mbuloj ty.
Ti,
hëna,unë dhe deti për ty blu.
Dhe
yje,plot me yje qielli.
U
trembe?Mos u tremb!Nuk do të bjerë shi
Se unë e
bëj enkas që të trembësh ti.
Një erë e
lehtë si një mërmërime nate,
Dhe ti
nga frika do më vish në gji.
Një
kitare që ndofta telat do t'i këputën
Nën
çadrën e hënës me mua dhe ty.
Do ti
Do ti që
ti flasë detit për ty?
Do që ti
them se je e dashura e poetit?
Do që ti
them valëve të të duan?
Do që në
këmbët e tua ta bie bregun?
Do që të
të vesh peneli i pranverës?
Do që të
të marrë era të të mbaj në duar?
Do që të
bëhesh një pulëbardhë e gëzuar?
Do që të
puthesh me qiellin,diellin,mua?
Do që të
bëjë për ty çfarë ti të duash?
Do që të
bëj ty çfarë do që ti të jesh?
Do që të
jesh poezia më e bukur që shkruaj?
Do që të
më bësh mua vertetë poet?
Tërë
ditën sot që fishkëllej
Mëqënse
më ra rruga këtej,thashë,po fishkëllej,
Po
ç''punë kam me ty kur fishkellëj?
Vetëm po
eci kotësekoti këtej...
As e kam
mendjen fare se po del ti a s'po del.
Po s'dole
këtej,prapë do ti bie dhe andej.
Dhe kotë
se koti për ty do të fishkëllej.
Tërë
ditën sot andej dhe këtej.
Tërë
ditën sot që fishkëllej.
Busulla
Të lutem
kthema busullën që më vodhe
Atë ditë
kur u kryqëzuam e folëm bashkë,
Qorr e
nord tejet të brymëzuar më bëre,
Më bëre
që me vete të flasë.
S'do ti
dua më qytetet me dete dhe ullinj
Me
plazhe,sirena anijesh,horizonte blu...
As për
verë të vjetër baronësh nuk do pyes,
Dhe
gjithashtu s'do pyes më për sytë e tu.
Kështu do
të bëj ndërsa qëndroj një çast,
Pikërisht
atje ku u kryqëzuam e folëm bashkë,
Pikërisht
atje ku humba busullën time,
Dhe jam i
bindur që ti ma ke marrë.
Të lutem
kthema busullën që më vodhe
Se nuk po
di nga të shkoj,as po di nga të marrë.
Se më
vjen turp,aq turp që ti më vodhe,
Kur duhet
të të vidhja unë se jam djalë.
S'do të
vi më në qytetin tënd të bukur
Me ujë të
ftohtë,me det dhe me valë,
Do më
turpëronin me gisht të turpëruar,
E shikoni...Silvana
e ka vjedhur më parë...
Siç do
bëj po të them
Poetët
nuk flenë gjatë,
Flenë pak
dhe ëndërrojnë shumë.
Po ti
qenke gjumashe,
Sa do të
të shkund nga krevati dhe do të të lag në lumë.
Kur të
zgjohesh do ti gjesh teshat e lagura,
Do ti lag
unë për hakmarrje
Që nuk më
vjen në ëndërr të flasësh.
Unë do të
shkoj tek doktoresha,
Dhe tek
berberja të pres flokët
Po më
pyeten për ty,do tu them se nuk të njoh.
Do tu
tregoj fotografinë tënde dhe do të të shaj.
Do të të
shaj për kumbullat që nuk kan çelur...
Dhe për
shumë e shumë gjëra të tjera do tu flasë.
Do të
gënjejë p.sh.që ti nuk je e bukur,
Do të
gënjej p.sh që ti nuk ke fokë të gjatë,
Do të
them se ti nuk më ke lodhur
Do të
them se ti nuk më ke lënë pa ngrënë.
Do të
them se je e pabesë dhe prapë do të gënjej
Do
përpiqem kështu si po të them,
Sa mundem
keq të të bëj.
Që ti kur
të zgjohesh të mbetesh pa mend,
Nga inati
do ta bëjë,siç bën ti,
Në ëndërr
dhe nga inati që ti s'më del...
Të fitoja
e të më doje ti
Tani që
jam pa ty po të shkruaj
Kështu më
ndodh kur me mungon ti.
Dhe foton
tuaj përkedhel me duar
Ç'do
deshnit më,në ç'kuptim?
Kështu
për të më shkatërruar
E të më
grisni kotsëkoti në harrim!
Nuk jam
letër ku ju të shkruani:
-Ah,i ziu
vdiq papritur në harrim!
Të më
mblidhni kurmin e tjetërsuar
Me pelena
të bardh e me qefinë,
T'më
mbuloni me lule e fjalë që s'duhen,
T'më
mbuloni me lule e me qefinë.
Ti grua e
bukur,për të cilën do bija,
Në
njëqind përleshje pa ngurrim,
Mëgjithëse
luftën kurrë nuk do ta doja,
Nuk do ta
doja jo pse s'kish kuptim,
Por sepse
në luftë i pari do të vritësha,
Do të
vritësha për ty që më jep kuptim.
Për ty
grua e heshtur që rri në pritje,
Me sytë e
çuditur,në erë e në marrëzi,
Nuk jam
unë që e shpalla luftën
Dhe nuk
di si ta bëj luftën,kurrësesi,
Po për ty
do të të futësha mes shpatash,
Me
shpresë të fitoja të më doje ti.
Të të
bëja një kafe
Sa
dëshirë do të kisha të të bëja një kafe
dhe të ta
sillja ty në shtrat.
Do të
ishtë kulmi i marrëzisë
Dhe i
mrekullisë njëkohesisht.
Si e do
kafenë me pak apo më shumë?
Do ti vë
pak mjalt luleshtrydhesh?
Mjaltë
akaciesh ose mjaltë lëndinë?
Një lugë
të vogël sa një shpirt!
Kujdes
mos e derdh kafene,
Mos e
derdh kafenë se do të bësh xhinset pis
Do të më
bësh të ti xhvesh dhe të ti laj
Të ti laj
moj dhe ti ndej
Për kafe
dhe xhinse nga e para,prapë.
Ky është
qielli
(në
kujtim të babait tim)
Ky është
qiellli që na merr një ditë
Me erë
dhe me shi nga lulet dhe toka;
Nga deti
i të qenurit,nga e qeshura ndriçuese
E ftohte
dhimbja,e erret nata e qetësise.
Hapësira
zvogëlohet bashke me njeriun.
Zmadhohet
me deshirën për të prekur yjet.
Nuk ka
perendim midis tokes dhe diellit
Në rrenjë
e në gjethe që brofin plot etje,
Në nervat
e detit që thyen shkëmbinjtë.
Në rërë dhe
në rrenjë konsumohet njeriu.
Imazhi i
tij rishfaqet në dritën e mëngjësit
Dhe
rritet me ditën,me gjërat përreth,
Duke
marrë fytyrën e tyre,sytë,erën
Hapave që
shkrihen në lule,lule,lule...
Objekteve
dhe fjalëve e prek serish.
Të fitoja
e të më doje ti
Tani që
jam pa ty po të shkruaj
Kështu më
ndodh kur me mungon ti.
Dhe foton
tuaj përkedhel me duar
Ç'do
deshnit më,në ç'kuptim?
Kështu
për të më shkatërruar
E të më
grisni kotsëkoti harrim!
Nuk jam
letër ku ju të shkruani:
-Ah,i ziu
vdiq papritur në harrim!
Të më
mblidhni kurmin e tjetërsuar
Me pelena
të bardh e me qefinë,
Ta
mbuloni me lule e fjalë që s'duhen,
Të
mbuloni me lule e me qefinë.
Ti grua e
bukur,për të cilën do bija,
Në
njëqind përleshje pa ngurrim,
Mëgjithëse
luftën kurrë nuk do ta doja,
Nuk do ta
doja jo pse s'kish kuptim,
Por sepse
në luftë i pari do të vritësha,
Do të
vritësha për ty që më jep kuptim.
Për ty
grua e heshtur që rri në pritje,
Me sytë e
çuditur,në erë e në marrëzi,
Nuk jam
unë që e shpalla luftën
Dhe nuk
di si ta bëj luftën,kurrësesi,
Po për ty
do të të futësha mes shpatash,
Me
shpresë të fitoja të më doje ti.