E shtune, 27.04.2024, 08:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mos mi impono simbolet kombëtare

E merkure, 12.06.2013, 07:10 PM


Demir KRASNIQI :

 

MOS MI IMPONO SIMBOLET KOMBËTARE

 

Pashë këtë tokë e pashë këta gurë ,

Ti , që i thua vetit burrë ,

Mos ma impono atë flamur ,

Që i yni s’ ka qenë kurrë !

 

Këtë flamur , unë nuk e dua ,

Se me te , nuk kem luftua !

Dua flamurin e Skënderbeut –

Është simbol i gjithë atdheut !

 

Dua shqipen dykrenore –

Të valojë n’ trojet arbërore !

Dua flamurin kuqezi –

Të valojë mbi një Shqipëri !

 

Pashë këtë tokë , more Larec ,

Mos ma impono atë himn memec !

Se atë himn s’ mund ta  kuptoj ,

Pasi shqip s’ mund ta këndoj !

 

Dua himnin e gjithë këtij veni ,

Që na e shkroi bukur Asdreni !

Porumbesku e kompozoi –

N’ luftë e n’ paqe , kudo jehoi !

 

Dua himnin mbarëkombëtarë –

T’ jehojë këndshëm n’ trungun shqiptarë !

Dua himnin që flet shqip –

Gjithë kah flitet bukë e krip !

 

Gjilan, më 11. 06. 2013.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora