E shtune, 27.04.2024, 01:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Lefter Duraj: Fshati im..., me lisa

E merkure, 12.06.2013, 07:23 PM


Fshati im..., me lisa

 

Nga Lefter Duraj

 

Moj Kalenja ime, ty ç’te ka ngjare,

Po te shoh me ndryshe, une kete rradhe,

Filluan,gjethojne pemet,e si me pare,

Malle…, që shmallin, mua kalenjar.

 

Mbaj mend kur ty, barbaria tu sul,

Me sharre e sopata, s’te lane kusur,

Shkulen e prene, ç’panë ata mbi dhe,

Si  t’mos kishin shpirt, athua perse?

 

Habitej pleqeria, c’beni more njerezi?!

Ç’fshat eshte ky, pa lis,shkoze e pemtari,

Rri more plak, - keto peme s’kane vlere,

Nuk e shikon ti, i kane mbjelle  te tjere.

 

Ç’tu bente plaku, tund koken e largohej,

Nje dite keta, do t’i shihte te pendohen,

S’kaloj shume kohe, ne gjithe ate pllaje,

Te shihje fshatin , te vinte per te qare.

 

Nuk di c’ndodhi, u shperndane anembane,

S’mbeti gje aty, i nxuaren dhene e bardhe,

Moren arratine, n’Europe,e tjeter ane,

Punojne c’te mundin,te nxjerrin parane.

 

Ata qe mbeten, per pemet, gjithe bashke,

Çfiliz i mbire, e rrethonin me kashte,

Te mos e demtonin, cdo bageti e kafshe,

Deri sa u bene, pemet rritur shtat pashe.

 

Ja dhe sot kur sheh, ato bere si pyll,

Te kenaqet syri, lisat t’lart si fyll,

Shtati i tyre rritet, hije kudo leshon,

Si dikur ai pyll, shpirtin ta freskon.

 

Kalenja ime e dashur!- Njerez aty kam,

Kusherinjte e mi, harruar ty s’te kam,

Shtepite e tyre ngritur, aty ne merane,

Vellezer te nje gjaku, fisi Duraj jane.

 

Nuk i dihet kurr-jo,as tash as me pare,

Si vijne tallazet,te dashur bashkefshatare,

Por,sidoqe te vijne,”kthesat” e kesaj jete,

Kalenjen,ne shpirt,e kam marre me vete !



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora