| E merkure, 12.06.2013, 07:23 PM |
Fshati
im..., me lisa
Nga
Lefter Duraj
Moj
Kalenja ime, ty ç’te ka ngjare,
Po te
shoh me ndryshe, une kete rradhe,
Filluan,gjethojne
pemet,e si me pare,
Malle…,
që shmallin, mua kalenjar.
Mbaj mend
kur ty, barbaria tu sul,
Me sharre
e sopata, s’te lane kusur,
Shkulen e
prene, ç’panë ata mbi dhe,
Si t’mos kishin shpirt, athua perse?
Habitej
pleqeria, c’beni more njerezi?!
Ç’fshat
eshte ky, pa lis,shkoze e pemtari,
Rri more
plak, - keto peme s’kane vlere,
Nuk e
shikon ti, i kane mbjelle te tjere.
Ç’tu
bente plaku, tund koken e largohej,
Nje dite
keta, do t’i shihte te pendohen,
S’kaloj
shume kohe, ne gjithe ate pllaje,
Te shihje
fshatin , te vinte per te qare.
Nuk di
c’ndodhi, u shperndane anembane,
S’mbeti
gje aty, i nxuaren dhene e bardhe,
Moren
arratine, n’Europe,e tjeter ane,
Punojne
c’te mundin,te nxjerrin parane.
Ata qe
mbeten, per pemet, gjithe bashke,
Çfiliz i
mbire, e rrethonin me kashte,
Te mos e
demtonin, cdo bageti e kafshe,
Deri sa u
bene, pemet rritur shtat pashe.
Ja dhe
sot kur sheh, ato bere si pyll,
Te
kenaqet syri, lisat t’lart si fyll,
Shtati i
tyre rritet, hije kudo leshon,
Si dikur
ai pyll, shpirtin ta freskon.
Kalenja
ime e dashur!- Njerez aty kam,
Kusherinjte
e mi, harruar ty s’te kam,
Shtepite
e tyre ngritur, aty ne merane,
Vellezer
te nje gjaku, fisi Duraj jane.
Nuk i
dihet kurr-jo,as tash as me pare,
Si vijne
tallazet,te dashur bashkefshatare,
Por,sidoqe
te vijne,”kthesat” e kesaj jete,
Kalenjen,ne shpirt,e kam marre me vete !