| E merkure, 12.06.2013, 08:16 PM |
ME RASTIN
E 135 VJETORIT TË KUVENDIT TË LIDHJES SË
PRIZRENIT
NË ARHIVIN E STAMBOLLIT GJETA DOKUMENTIN QË VËRTETON SE LIDHJA E PRIZRENIT KA PASUR DEGË EDHE NË KËRÇOVË, DHE KJO DERI ME TASH NUK ESHTE DITUR
Nga Dr.sc. Ilmi VELIU
Raport derguar Kryeministrisë në Stamboll mbi luftërat e shqiptarëve të Kërçovës gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit
Ju
informojmë se si rezultat i përfundimit të Kongresit të Berlinit, ndodhi vrasja e Mehmet Ali Pashë Magjarit në
Gjakovë, dhe kundër fajtorëve nuk u morën masa ndëshkimi, gjë që situata filloi
të përkeqësohet edhe më tepër, ku popullata shqiptare u ngrit që me luftë të mbrojë coptimin e
tokave të tyre. Për këtë shkak, organizata e quajtur “Lidhja e Prizrenit” ka
bërë organizim dhe bënë përpjekje
maksimale për moslejimin e coptimit të tokave të tyre.
Ne
mendojme se do të ishte e arsyeshme që përsëri të bashkpunohet me shqiptarët
dhe ti afrojmë ata, për të arritur qëllimet tona, dhe është mirë të fillojnë të
bëhen reformat e kërkuara nga ata, që edhe shqiptarët të marrin pjesë në
administrate, polici e gjygje.
Sot
erdhën në Gjykatën Civile të Kërçovës, njerëz nga Dega e Lidhjes të këtij
qyteti (Ittihadi Subesi), duke na e komunikuar Vendimin që ka marrë “Këshilli Qëndrorë i Lidhjes së Prizrenit”,
që patjetër, punët që ka popullit shqiptarë i këtij vendi me administratën
Osmane ti kryejnë vetëm nëpunës shqiptarë. Kërkuan me këmbëngulje që menjiherë të largohen nga detyra, të gjithë
zyrtarët turqë, gjykatësit, sekretarët dhe antarë tjerë të gjygjit që nuk e
flasin shqipen. Prandaj, të punësuarit në
Gjygjin e Kërçovës, domosdo u detyruan ti lëshonin detyrat e tyre, në të
vërtetë u larguan nga puna dhe ikën në shtëpitë e tyre.
E informojmë, Lartmadhërinë e tij Sulltanin
Famëlartë, e dhamë mendimin dhe propozimin tone për zgjidhjen e problemit dhe
presim urdhërin e Tij te mençur për veprimin e mëtutjeshëm.
15 shkurt 1880.
Gjygji i Shkallës së Parë i Kërçovës
( Mehkemei
Bidajeti Kerçova ) Nënshkrimi ,
Ahmed Arsllan
Faksimil i dokumentit te larteperkthyer; Ist.Ah.6725, ph-12, nr.dc.1297
Komenti jonë në lidhje me
dokumentin.
Ata që
janë të Historisë dhe e kanë pasur në dorë Historinë e Popullit Shqiptarë, kanë
vrejtur se aty Kërçova shumë pak ose
aspak nuk përmendet, edhepse ka qenë në qendër të ngjarjeve në të gjitha kohët,
qe nga koha kur Tit Livi e përmend me emrin ilir Uscana dhe pushtimi i sajë nga
romakët,(169 pe) pastaj dokumenti tjeter
që e permend në vitin 1054 si Kirçava (Kicaviss), koha e Kral
Millutinit, 1282 i cili kishte pushtuar Kumanovën, Shkupi me të dy Pollogët;
dhe për të shkuar drejt Prilepit është dashur të kalonte nëpër Zajaz e Kërçovë,
ku, sipas të dhenave serbe, zhvillon një betejë të ashpër me popullatën vendase
te mali Bukvik.
Pastaj
koha e Skënderbeut, i cili për të shkuar në Fushën e Pollogut ku bëni disa
beteja, u deshtë që nga Kruja të dilte në Rahovnik,(Dibër) pastaj në Jama-Ura e
Boshkut-Izvor e Kërçovë, dhe nëpër Zajaz e Bukovik të dilte në Fushë të
Pollogut.
Në
Lidhjen e Prizrenit, Kërçovën e prezentoi Jusuf Ali Beu ose Jusuf Albani, i cili, pas rënies së Turqëve
të Rinjë, iku dhe u vendos në Sofje ku botonte edhe gazetën e tij “
Gazeta
“Java” e botuar në Tiranë, më 1930, në artikullin e sajë të shkruar nga Sefedin
Kërçova, i përmend me emër e mbiemër antarët e kryesisë së organizatës “Shoqata Shqiptare Kërçovare” në Bukuresht,
të cilët në vitin 1912 e kanë pritur dhe
i kanë organizuar një tubim shumë madheshtor Ismail Qemalit, ku ai mbajti edhe
fjalimin e famshëm, pastaj i shtrojnë edhe darkë, te cilën darkë, tregon
Sefedin Kdercova në artikullin e tij, e ka paguar patrioti kërçovarë, Rexhep
Novosella.
Ismail
Qemali kishte ardhur nga Stambolli në Bukuresht,me qellim që para se të shkonte
në Vjenë e Vlorë për të ngritur Flamurin, të takohej me krerët e Rumanisë dhe
të kërkonte përkrahje prej tyre për shtetin që ai do ta shpallte të pavarur.
Dhe e gjithë kjo nuk përmendet në Historinë e popullit Shqiptar, bile si
informatë për gjeneratat që vine pas dhe si një larje borxhi ndaj atyre burrave
që ndanë edhe kafshatën e gojës në shërbim të çështjes kombëtare
Le të
jetë para ky shkrim në shenjë falënderimi për ata patriotë; dhe ky zbulim i këtij dokumenti një kontribut i
vogël i imi për Kërçovën, me rastin e 135 vjetorit të Lidhjes se Prizrenit
kushtuar ,,Degës së Lidhjes,, në Kërçovë, të kaluarës shumë të bujshme të këtij
vendbanimi me rrënjë ilire dhe burrave
të këtij trolli që derdhën gjakun e djersën e tyre për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Ps. Kumtesa
eshtë lexouar në tubimin e
organizuar me rastin e 135 vjetorit te
mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.