Kulturë
Gjon Keka: Katër lojëra të rrezikshme brenda kombit
E merkure, 12.06.2013, 09:05 PM
Katër
lojëra të rrezikshme brenda kombit
Nga Gjon KEKA
Nëse një
popull kthehet përsëri në jetën e tij gjalluese, aktive të natyrshme nga një sëmundje e rëndë, atëherë ai do të duhej dyfish të rifitonte
shëndetin duke u përmbledhë fortë në veten e tij, duke u forcuar dhe mbajtur
veten mbi shkëmbin e kombit të tij, rrënjët e tij, pastaj me një shikim mirënjohës duke drejtuar
sytë lart drejt qiellit dhe falënderuar për shëndetin e tij si këtu në tokë
personalitetet mbikohore që sakrifikuan për lirinë dhe jetën e tyre, shëndetin
e tyre, të ardhmen e tyre, pra të
përulen dhe falenderojn ata që derdhen gjakun e tyre për lirinë dhe shëndetin e
tyre, nga kjo ata do të mund të merrnin
edhe vendime të mira e të sigurta për të ardhmen. Sepse vetëm popujt e mençur
mbesin besnikë ndaj këtyre vlerave themelore të popujve, ndaj personaliteteve
ndaj rrënjeve dhe punojnë shëndetshëm drejt të ardhmes së mirë si për ta ashtu
edhe për brezat që vijnë. Kështu duke rrespektuar, duke u gjunjëzuar përballë
personaliteteve mbikohore të kombit shqiptar europian si Gjergj Kastrioti
Skënderbeu ecja në vizionin e tij dhe rrugën e tij të natyrshme kombi ynë do të
ringjallet dhe do ta dëbonte sëmundjen e mbetur që nga koha e pushtimit të
perandorisë barbare otomane.
Megjithkëtë
tani në këtë kohë ne si komb po përballemi edhe me një shkëputje të brendshme, shkëputje
kjo e re helmuese dhe që ka dy natyra të përbindëve atë të mbetjeve sulltaniste
dhe atë që vjen nga jashtë por që është i njejti helm. Janë pikërisht këto që
po fusin në gjirin e kombit tonë shqiptar europian doktrina pa shpirt, helm ideologjik sulltanist-islamik dhe
përçarje në mes vëllezërve shqiptarë-arbëror të një gjaku të cilët për gjatë
gjithë historisë kanë qenë të bashkuar në qëllimin e tyre kombëtar dhe kanë
mbajtur vizionin dhe gjakun e Gjergj Kastriotit në jetën e tyre të brendshme
kombëtare në të gjitha lëvizjet e jetës së tij, shoqërore, kulturore e politike.
Janë
pikërisht këto që duan që pas gjithë përpjkejeve të përbashkëta të historisë të
derdhin gjak të pafajshëm duke u ndihmuar nga armiqtë e brendshëm dhe të
jashtëm, pra janë këta që duan që nga gjiri i kombit tonë të dalë një rrëke
gjaku shqiptar të pastër arbëror duke prish kohezionin, unitetin e brendshëm
dhe qëllimin e orinetimin e shqiptarëve drejtë rikthimit me dinjitet në
familjen e lashtë europiane.
Po këta
janë ata ndjellës të së keqes, ata
armiqë të tërbuar të arritjeve të kombit shqiptar europian, të lirisë, të
vlerave të përjetshme të tij, të historisë së ndritshme kombëtare, të
personaliteteve mbikohore që kanë pas ndikim të madh në historinë e
përgjithshme të europës, pastaj të
kushtetutës dhe të jetës demokratike të kombit tonë në përgjithësi. I gjithë ky
shpërthim i erës helmuese sulltaniste dhe mbetjeve të saj në hapësirën tonë
kombëtare europiane është i rrezikshëm për frymëmarrjen europiane, kulturën, politikën,
shtetet dhe jetën demokratike si dhe të
tërë qënjes sonë në këtë kontinent, prandaj shtrohet pyetja se si kjo po ndodh
para syve tanë, para syve të shqiptarëve të ndershëm, patriotë, me identitet, para politikanëve të
përgjegjshëm dhe vizionarë?
Eshtë pikërisht
kjo racë e huaj, kjo mbetje sulltaniste
që nga një paralele që i është ofruar panatyrshëm të jetë në trojet tona
autoktone godet qënjen dhe personalitetet mbikohore të kombit tonë shqiptar
arbëror.
Tani
shihen katër loëjra të rrezikshme brenda kombit tonë:
E para futja e doktrinave të huaja
diabolike sulltaniste dhe frymës së saj të errët e përçarëse brenda kombit tonë
shqiptar europian.
E dyta infektimi i rinisë duke i
futur ata në hipnozë dhe mësuar se si ta mohojnë atdheun e tyre, prejardhjen e
tyre dhe personalitetet mbikohore kombëtare të tyre dhe të kapen pas një atdheu
iluziv të doktrinave pa shpirt, të huaja dhe ideologëve të rremë,
E treta tendencat për ta vendosë
një çerdhe të sulltanizmi për t'i dhënë imazh oriental-islamiko-politik sipas
ideologjisë së tyre të errët e demoniake vendit, dhe
E katërta urrejtja e furishme ndaj
shtyllës më vitale apo zemrës së kombit shqiptar Gjergj Kastrioti, pa të cilën
kombi ynë mbetet përgjithmonë pa diellin dhe thesarin e tij të madh të
historisë së tij kombëtare, por edhe të historisë së përgjithshme europiane.
Si mund
të njolloset një personalitet mbikohore dhe lider vizionar si Gjergj Kastrioti
ku gjithmonë shqiptarët-arbërorë e kanë parë atë si të Shenjtin e të Shënjetëve
të arbërit.
Kështu që
këto mbetje sulltaniste, individë të ndryshëm me tendenca apo mercenarë duke
qenë në rrugën e tyre qorre mundohen të mbjellin frymën e verbërisë edhe tek popujt tjerë, individët dhe njerëzit, si dhe ofrojnë sajesa antihistorike, modele
mohuese të identitetit të popujve, janë
apo këta që me pasione të errëta janë bërë armiqë të kushtetutës, të paqes, të rendit shoqëror dhe
institucioneve demokratike sepse ata nuk njohin asnjë princip demokratik as
rymën e demokracisë dhe shtetit modern europian.
Fatmirësisht
shqiptaro-arbërorët i kanë lidhjet e tyre historikë të natyrshme, harmonike, të
dokumentuara, të provuara edhe në kohë
të ndryshme, pastaj edhe në kohë regjimesh, pushtimesh barbare ata kanë mbajtë
në vetëvten e tyre të brendshme shpirtërore këtë lidhje kohore vertikale e
horizontale të pandërprerë nga rrjedha e tyre e pastër e kohës që nga
zanafilla.
Shqiptarët
si komb gjithnjë kanë qenë të matur, vigjilentë, patriotë dhe të vlefshëm për të mbajtur kombin
në vijën e tij të natyrshme vertikale dhe horizontale, por ata asnjehërë nuk
kanë lejuar që individë apo mbetje të huaja të fusin lidhjet e tyre apo fijet e
barutit të doktrinave ideologjike pa shpirt brenda kombit tonë me prirje të
rrezikshme ideologjiko-politike dhe të mbrapshta, ata gjithnjë janë përballuar
me ligjin dhe rendin. Prandaj edhe sot në këtë shekull do të duhet që çekani i
ligjit të rrah fortë, që njerëzit që prishin rendin shoqëror, fusin zjarrin
brenda për të përçarë një popull të marrin dënimin e shtetit sipas ligjit dhe
vendi pastaj të ecën i sigurtë drejt të ardhmes. Ky është dhe ka qenë gjithmonë
parimi i secilit komb dhe shtet që të kryej detyrat e demokracisë, të mbrojë
vlerat, personalitetet mbikohore kombëtare, të kujdeset për rendin dhe të
zhvillojë të gjitha kapacitetet demokratike e institucionale duke ruajtur
themelet e fuqishme historike e kombëtare mbi të cilat qëndron shteti.
Ndërkaq
në anën tjetër ne si komb fatmirësisht nuk kemi nevojë për shtylla të kalbura
të cilat janë listuar sipas dorktrinave ideologjike pa shpirt, nga mbetjet
sulltaniste e bizantine që nga koha e pushtimeve te huaja barbare. Sepse ne
kemi shtyllat tona të përjetshme kombëtare mbi të cilat qëndron kombi ynë dhe
mbi të cilat ne marrim mesime të dobishme dhe ecim të sigurtë në rrugën e të
ardhmes me identitet si dhe i lëmë brezave shembullin e tyre të përjetshëm për
të ecur edhe ata në rrugën e paraardhësve tanë. Me pakë fjalë vetëm fryma e
natyrshme e dalë nga rrënja e kombit shqiptar-arbëror sjell lirinë, frymën e drejtësisë dhe unitetit që përshkon
një popull të tërë. Kjo frymë është pikërisht ajo që ne duam të zgjojmë dhe të
ushqehemi në kombin tonë.
Eshtë pikërisht fuqia e origjinës dhe përsosmërisë personale të personaliteteve mbikohore të admiruar, të përjetshme të kombit që janë bërë pjesë e barabartë e lartësisë nga fama e mirë ë tyre në kurorën e botës së civilizuar dhe demokratike.