E shtune, 03.05.2025, 02:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Letër dashurie

E marte, 18.06.2013, 06:55 PM


Shefqet Sulmina

 

Ti je atje

 

Ti futesh kaq thelle ne boten time

Sa me rrethon me dashuri,

Dhe me me prekje.

Unë e kam mendjen se mos qielli Hutohet,

Hutohet dielli dhe yjet, dhe hëna dhe Rrezohet avioni

Qe do të më sjellë te ti siç të kam Premtuar se do të vi

Dhe ti do të më presësh.

Është avion i bukur si tërë ata që Ngrihen,

Çajnë erën

Dhe të lodhur pastaj prekin tokën.

Ky fluturim dhe mendimi qe ti po më Pret

Ma bënë ma të bukur

Mendjen, kokën edhe gotën

Unë do të shpërndaj në krahët e mi Dhe të verës.

Sepse ti je atje që do të më presësh.

 

 

Letër dashurie

 

Kam zemër të madhe dhe dua frymën tende.

Do të rritësh në zemrën time?

E di si lulëzon në zemrën time?

Ja, ti mbyll sytë e tu të bukur dhe unë filloj të të zhvesh.

Flokët do të ti varë mbi gjoks.

Dhe ti do të zgjohesh si nga një ëndërr,

Me diell dhe me vesë

Dhe kështu je e rritur.

Po ti nuk paske vdekur asnjëherë?!

Kur të vi unë do të bëj ta provosh.

Ti s'do dhe unë po shkoi tek Keti.

Haj vetë këngët dhe lulet

Unë dua të të puth ty.

 

Do iki të marrë kafe te Keti.

Do vish ti?

 

-Merri ne xhep Ketin dhe Sanijen!

Unë nuk mbaj mend enigmat,

Unë mbaj mend

Të kujtohet

Kur ishim buzë detit në Himarë?

Kur unë kisha turp të zhvishesha e të notoja.

Kur ishim për vizitë në kalanë e Rozafës,

Ti më thoshe që unë të zgjohesha.

Kur shkuam në Butrint për kërkime arkeologjike?

Ose kur më ngjitë në Tomorr

Për të parë Italinë?

Ku ti fillon e bëhesh përrua,më thoshe

Të kujtohet?

Për të parë Italinë

Dhe të rritesha ende me thoshe.

 

 

Më dridhet zemra ta mendoj

 

Po te kapa

do ta këput atë trëndafilin e kuq te buzëve.

E ke kot qe fshihesh.

Do bëhem breshër i bardhe dhe do te qëlloj

Nuk me intereson ku do te qëlloj

Me dridhet dora ta bëjë

Ne gushen e bardhe apo ne gjoks

Me dridhet dora ta mendojë

Ose ne shpirt

Pastaj do te këndoj

Te gjithë himnet për pranverën

Dhe pse me trishton kështu kot

Prapë do te te gjej ku je fshehur

Nen çarçafët e gjelbër te pranverës dhe ne rrugët

Ku bëj sikur nuk të njoh

As te kam pare dhe as te kam puthur

As te kam folur për brane verore

As te kam pare dhe as te kam puthur

Bëj sikur nuk të njoh.

Po te kapa

Më dridhet zemra ta mendoj.

 

 

Sonte

 

Sonte do te isha 15000 këmbe mbi qytetin e Tiranës,

Siç ta kam thëne doja te isha Anuan de Sent Exzyperi,

Doja te të tregoja përrallen e Princit të Vogël.

Toka natën dhe nata nën re

Dhe unë të kërkoj ty ku je.

Mirëpo ndodhi qe pata defekt në motor,

Ishte bllokuar karburatori i verës "Risling"

Në një restorant në Uji i ftohtë i Vlorës.

Gjithë faji, me thane mekaniket e Vlorës,

Është këmisha e holle e një gruaje qe ka bllokuar

Helikën dhe si pasoj,

Pasoja te tjera pa fund dhe krejt komike,

Ndodhin gjithmonë kur futesh ne ujëra dhe qiell te kaltër

Si ai me sfond nga deti i Vlorës dhe neper mbrëmje

Festive. Avioni ishte ngarkuar me poezi dhe letra

Dashurie për gra dhe kohë

Nga mendja e çdokujt qe ëndërron dhe

Kërkon.

Sa po të ve në lëvizje mortoret,

Them se do te ngrihem.

Po nuk di se ne ç'krah te Lanës te hedh poezi dhe letra

Jo politike.

Ne te djathtin a ne te majtin?

 

 

Ose asgjë

 

Ne tryezën ku thjesht u ulem për një kafe

Sa për të prekur duart dhe sytë

E për tu njohur

Pasi ajo shkoi

Unë u ktheva serish dhe po pres

Se mos ajo ndërron si unë mendje

Dhe po vjen,

Të më tregoj moshën për lule dhe për dreke.

 

Fryn pak erë dhe unë ndjej se ajo ka ftohtë,

Dua ta mbuloj me të puthura

Petale te qeshurash deri dy hapa me tej

Në pyll.

Pasi ajo shkoi dhe unë serish këtu i kthyer

Mendoj se ajo po vjen.

Ose asgjë.

Vetëm se kam dëshirë të shkruaj për te.

 

 

Po ti

 

Po ti nuk do te vish sonte deri te porta

Që të kuptosh këmbët e mia në aq milje

Duke u mbështetur ne një bastun

Autostrade të gjatë?

Apo do të rrish e heshtur dhe do të mendosh

Pyllin e zbrazur

Që s'pate mundësi ta dëgjosh?

A po lexon faqen e fundit të librit

Dhe të duket se është vone

Për drita dhe dritare

Jo aq vone

Ndërsa mbi liqen fillon e shfaqet

Ose ti në ardhjen e një dite tjetër

Hëna e vonë.

 

 

Në dorën e saj

 

Prapë e bukur dhe e freskët

Veshur me të zeza.

Veror trupi i saj i bardhë

Me ngrohtësinë e duarve të mia

Rashë si në një trapul fëmijësh

Në dorën e saj.

Kur prek dorezën e një porte

Më duket se dorën e saj hap

S'më shtynë me tej

S'më le të shkoj

Më duket sikur hap dorezën e një porte

Nga dora e saj.

Si në një trapul fëmijësh mbeta

Në dorën e saj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx