E shtune, 03.05.2025, 02:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Njerëz të pavdekshëm...

E premte, 21.06.2013, 08:02 PM


Luan Kalana

NJERES TE PAVDEKSHEM ...

prolog

"Parajsa"  e fëmijëve...

Këto që po shkruaj,nuk janë të dëgjuara,por të jetuara...

As me zbukurime,por me ca kripë e me thërrime...

.....E dielë.Ditë pazari.Ishte verë.

Ishim me pushime tek xhaxhai në fshat,pasi ne jetonim në Tiranë, nga  pallatet Agimi.

Thatësiren e gjatë,më në fund  e prishi një shi behari  me diell ..

Ne fëmijët mezi e prisni këtë ditë të shënuar,dolëm në mes të rrugës dhe kërcenin si të mundim,"evgjiçe",thoshte një djalkë,një dencin i çrregult a valle, e gëzuar,si  ato në  Afrikë.

Në shkretëritat e Saharasë,që kur bie shi,njerëzit hidhen e përdridhen lakuriq, me nga një gjethe fiku para "mysybetit",sa pa hiç,dhe  përsëritnin ca vargjeve rituale pagane që dëshmojnë për  origjinalitetin folklorik  dhe lashtësinë e gjuhës shipe në ketë trevë autoktone Ilire, duke iu  lutur perëndive , edhe ata ashtu  bënin sikur këndonim si pa kuptim,:

"Rona rona peperona,bjerë shi në arat tona,/

të na bëhet bereqeti,që të kenë bukë mileti,/...

e të tjera:

"-Em diell ,em shi,martohet një kallajxhi../

-em shi ,em diell ,martohet një i papjellë.." ..e të tjera.

Shtëpia ishte anës rrugës kryesore që vinte nga fshatrat e lindjes e shkonte për në Bilisht,plot pazarakë më këmbë e me kafshë që i nxirnin në pazr për shitje, ,kuaj gomere,lopë dele e dhi,si ditë karnavalesh në Korçë, se dhe atje i mbaj mend,apo si dita e "Rogeçëve" ( e palaçove) në fshat.

Më pëlqenin ato lodrat e fëmijve të fshatit,...si me cingël,jesir ( me ta lashe),me kokçkë,e të tjera..Tani që u burrëruam e kuptoj se ato lodrat tona fëminore në Tiranë, ishin te moderuara,qytetare,jo aq të bukura e origjinale, si ato të fshatit,apo s'bridhnim tërë ditën zbathur,nëpër rrugët e në lëndinat,nga luadhet....

Ajo e dielë,me gjithë gëzimin tonë që luanin  nëpër shi,(se të isha nëTiranë s'do na linin mamatë përjashta keshtu si ne fshat,pa le nëpër shi)) ,nuk ishte si ato të parat,sepse mungonin "komedianet",kushedi nga ishin duke kurdisur ndonjë lojë,shakatorët tanë të preferuar,aktorë  të pazëvendesueshëm të lagjes tonë,ata që bënin estradë,shfaqje,  në rrugë,lojna apo shakara ,si thoshin atëhere.

Në lemshin e kujtesës,munda të gjej perin e zgjidhur,si  një shirit magnetofoni.....

... "Pyka" e rëfimit ...

......Po i fut si pykë,ca reshta,në këtë ngjarje,pa ju mërzitur,sikur i jap humor, ca llustër rëfimit.

Komedianët i kishim komshinj,atëhere qenë meso burra,njeri më i vjetër,e thërrisnim xha Dajlan.Dajlan Hysi ishte,një mjeshtër bujk qe i kishte shokët e rallë,  një burë shakator i madh e pak me i vjetër.Duhanin e pinte me çibuk, sa s'e hiqte nga goja,por kur i binte ne femijët ia gjenin.Mbante një kapele,tipike te zeze,si ato  të kostumit kombëtar devolliut.

Partnerë i tij ishte,si Sulua me Beqon tek ai filmi,"Kapedani",Hajriu.Hajri Rusi,një burrë inteligjent e i qeshur,ishte kalemxhi i rallë,me vonë u bë llogaritar.Ne fëmijet i deshim shumë,se ishin banorë te lagjes tonë, por dhe i tërë fshati i mbante në gojë për mirë,të shkrinin së qeshuri kur piqeshin të dy,si guri me masatin qe marin zjarr,të gajasnin së qeshuri,me "shakarat"që demostrinin me këmbë e me duar,shfaqje në rruge, ne shikonin pa lekë,se tani i thonë theatër,estradë,dhe i venë i shohin me para,në ca salla luksoze..

Më e forta e tyre,për mua,ishte ajo loja e tyre,"zënka në rrugë" ,që mbyllej  me grushta e me shqelma, kacafyteshin sikur do të vrisnin njeri tjetrin për vdekje..Fashatarët  tanë dhe ne fëmijët e dinim sekretin e tyre.Këto shfaqje ata i bënin më shumë për ditë pazari,apo nëpër dasma kur kishte banore të huaj..Aq sa pazarakët ndërhynin megjithë mend  për t'i ndarë,...

Ndërsa ne,fëmijet shkuleshim se qeshuri ,se dhe ata(qe hynin ne mes) hanin shqelma prej tyre.

Ndizej loja e tyre,apo zënka gati sikur do të ngordhnin njeri tjetrin,...

Por ndërhynte për t'i ndarë,komediani,regjizori i tyre,xha Qemali.Qemal Bejleri,një burë i madh dhe i gjatë,sa koka i zinte në tavan kudo që shkonte,humorist i madh,talente ti lindur ishin keta komedianet tanë, nursës,apo serioz i thone tani,per vertet nuk  nuk i qeshte buza,i kishin lezet ato që bënte e tregonte.

Apo s'ishte dhe doktor popullor,mblidhte bimë mjekësore e me to shëronte të gjitha sëmundjet dhe të sëmurët e fshatit.

Bashkë me të,për të shuajtur "sherin" ndërhyni dhe pazarakët e shkretë që ndodheshin në rrugë e sipër, e që nuk dinin  gjë se ç'sillej,ilenë e lojës së tyre,pa le që hanin dhe ata,

urguseshin,fryheshin, me grushta e shqelma.Lajmi merte dhenë e bëhej xhonxhovë,aq sa merte dhene,pa te mblidheshin te gjithe ne femjet e fshatit dhe ata te lagjeve lart si me alarm.

"Sheri" ndalonte gjithnjë,kur vinte një fshatar,pushkatar,roje i fshatit,një burrë serbes, xhuxh,me një pushkë të gjatë gati  sa dyfish i vetes,dyfek nga ato të kohës,Carit të Rusisë,dhe zbraste dy herë me belxhikun e tij,dhe ,kallamidhet,gëzhojat i merte i futte në xhep,...jo tre herë se bëhej alarm,ishim zone kufitare,e vinin ushtarët.

Ai,i gjori pushkatar, s'e besoj ta kete marë vesh deri sa vdiq ,sekretin e zënkës se tyre,nuk i hante pykat kollaj, shakatë.

Menjehë, si prej plumbit , me vrap  shpërndaheshim të gjithë ne fëmijet, neper derushakat e shtepive tona,të frikur si zogjtë e thëllazave të fushës të trembura kur korej gruri,nëpër stërnishta.

Pazarakët  atëhere vazhdonin rrugën të qetë e të çliruar nga ankthi i saj zënke vdekjeprurëse. Mbeteshin të habitur,gojë hapur,nga zenkae sherxhinjve qe nu e mernin vesh pse kacafyteshin, nga bëmat e "komedianëve" të rrugës...

Nuk kishte kënaqësi me të madhe nga ato lojna  të shakaxhinjëve të fshatit,qeshnim me shume se në Estradën e e Shtetit  ne Tiranë, nga numurat e aktorit  humorist, Skënder Sallaku.S'janë asgjë,ato sportet "wrestling" të këtyre amerikanëve ,para atyre lojrave të artistëve popullore humoriste te fshatit , sa dhe sot kur i kujtoj me qeshet më të madhe si ndonjë budalla.

Nejse mos e zgjasim....

..Kulmi i "tragjedisë"...

...Në kulmin e gëzimit,kur qemë bëre dordolec nga shiu e balta ,e pëlhurit të rrugës,i cili  qe mbledhur tere veres si rere e lumit,u degjuan te thirurra që na shurdhuan..

-Pushoni !,pushoni....

Një heshtje qe s'mund ta mendoni, plakosi zemrat tona fëminore,

fjalët me buzeqeshjen  na ngrinë ne buzë ,...

Grumbull i madh njerëzish,u duken ne krye të rrugës,...

Xhenaze,-vdekje njeriu,turma mbrapa  e shoqeronte ne heshtje ...

Xhenaze të tille s'kishim pare e degjura ne fshatin tonë.

Përpara turmes te burave,ishte një qere( si karocë e tëra dhe rrotat prej druri,s'besoj te gjendet ndonjë per relike tani)),që tërhiqej nga dy qe,dema meshkuj te medhenj,..dhe mbi qere ,një gjë e mbuluar me nje rrobë,si ndonjë njeri  i shtrire,tëpkë si arkivol,....

Pas vazhdonte një kollonë e gjatë njerzish,me ta  ishin bashkuar edhe pazarakët,e ngjante si  ato kolonat e kuadrove të filmave greke-romako,pasi shumica ishin me vegla bujqësore në krahë e në supe,bela lopata,hunj,kazma,qyqsi,siç punonin në fushë ne arat e tyre...

Të ngjante si ndonje tubim popollor sklleverish, apo si ato kryengritjet e mesjetes,por asnjehere kjo nuk te ngjasonte  ... xhenaze....

-Kush te kishte vdekur?!..Kjo frikë na pushtoi ne ato çaste,sa fillumam te dridheshim,se nuk kishim degjuar te kish vdekur njeri ne fshat ate dite.....Dikush pëshepritei prane veshve tone,si ajo loja fjalë  me telefon ne vesh,"vdekje Makabre",por me thëne te drejten atehere s'ja dinim kuptimin.

Pa hyre brenda nëper shtepiat u degjua nje ze i zgjatur si terkuze,i llahtarshem ,gruaje si zeri i ndojnje tellalli.

-Berihaj ,o fshat,ka vdekur Musa beu !......kaq u desh....

dhe si ndonjë kor, filluan britmat e te qarat me kuje te grave,qe sa vinin shtoheshin se shtepia e Musa beut ishte afer nesh.

-Bo ,bo!- thirri gjyshja,duke ndukur faqet,-C'hata e madhe që i gjeti,?!-

..Musa beu, ishte i ri dhe kishte nje stan me femije,vajza e  ca djem azgane.

Kujet  e te qarave te grave,aq u shtuan e degjoheshin, sa ne femijeve na hyri  frika ne barkut dhe i zume veshet me gishta  e me pellmbe qe mos degjonim keto tinguj ankthi..

Në ato monente me theret, Agimi, djali i xhaxhait ,qe ishte me  i shkathet se mua, se qe ritur në fshat, jo si ne qytetaret te perkedhelur e qulluca,...se fshehurazi qe te dilnim pak jashtë.

Por pa pritur qe te sqarohesha ai me terhoqi per dore,megjithese ishte me i vogel se mua,dhe u mbajtem direkt e  ne shtepia e Musa Beut,ku ishim mbledhur mizeri njerezish.

Mua me ngrine kokolaka nga frika,s'kisha pare te vdekur me sy,gjer ateher...U kacavaren maje nje avllije dhe hipen lart ne maje  te degeve te nje mane,...Agimi kuptoi gjendjen time qe dridheshe nga frika,e ma tha, qe te mbahesha fort pas degeve,mos bija, e mos ndjehesha,mos nxirja zë.

Nga frika ne vend qe t'i mbyllja sytë,ato me mbeten hapur...Hajde te shihje te vdekurin tani,ç'hall i madh qe me gjeti,do mos me zinte gjumi e do tremebsha natën...

Në kohen qe prisnin çastin e padeshiruar tragjik,ndodhi nje e papritur,ne mes të asja hataje,

gjëmë të padëgjuar...

"kiçua",..tersi  i fshatit

"kiçua",-ishte llagap i ngjitur i emrit te tij, se ne femijet ne fshat i kishim vene njeri tjetrit nga një nofkë,keshtu  e theriste i gjithe fshati.Ishte nje femije zemer njeriu shume i dashur,aq sa dhe qentë më te eger i afroheshin e nuk e ngacmonin..

Ai ishte i pranishen ne çdo gezim e hidherim.E kishte si shenje fshati.E therisnin e i jepni ushqim,nga gostite,mishra,bakallava dhe revani qe benin per vdekje.

Ishte ca fukara nga mendte i shkreti ,se sa nga skamja.Me shume ndjente kenaqesi se sa i hanten gjerat,femijeve te tjere ia shperndante ose ia hidhte qeneve, se ata i deshte shume.

Sikur mbiu nga dheu ,Kiçua, ei doli qeres se xhenazesë përpara, qe u fut ne obor te kullës,nje shtepi me tre kate me gure te zgdhendur qene agallare me pare, te Musa beut,sa i nxuri tere atëgrumbull  burrsht te fshatit.

Në mes atij kjameti qe e kish gjetur familjen e fshatin,se Musa beu ishte dhe trim dhe gjithmonë e mbronte fshatin kur ziheshin me prazhda me fshatrat e tjere,...

Kiçua fillon këndon dhe hedh valle ca fjalë pakuptim,nga gezimi qe do ti jepnin mish e hallvë nga dreka e madhe,gostia qe do t'i benin te vdekurit.

Kercente si Carli Caplini,me ato filmat e tij pa zë.

Atëhere ndjeva sikur me iken ca te dridhurat,por per pak sa nuk rashe nga pema, qe e kisha mbërthyer pas trupit.

Me njeherë u dëgjua një britmë,si krismë nga jashtë oborit.Një kalorës me nje kalë balash me shalë, e trup madh,terhqte frerin e kalit,dhe ai i nguli kembet perdhe si kanxha.

Me nje dore lart  mbante nje kobure me mull te fildishte,dhe thirri nga maja e kalit.

-Kiço,-e urdheroi te shkretin si ushtar te indur, ia preu kengen e e vallen, sikur do ta pushkatonte,..

-Hip,ne qere,dhe ngrije atë roben,zbuloje të vdekurin...!..- qe kishin mbuluar xhenazenë..,

Kiçua ,kërceu me shpejtesi maje qeres si karkalec,dhe zbuloi...... "të vdekurin..."

...Shkrepi si vetëtime nje zë a britmë e fortë, nga turma e madhe qe ishte grumbulluar,

si nje pasthirme dhe na ra si rufe, sa i çapluam syte, desh ramë nga pema,:

- AHHHHH,-të gjithë mbeten gojë hapur e me sy te çelur,e te paparë nga ajo pamje dramatike.,

...dhe pas asaj britme,ashtu siç ishin syte me lot,u kurdis një e qeshur qe hajde te pushonte...

ndërsa Musa beu,si ndonje ftimar maje kalit qe hitdhe kembet perpjetë ne ajer,leshoi nje frazë bombë,me inat:

-Qesh ai që qesh i fundit !,..

epilog

"Komikja".....

C'të shihje e ë'te trergoj,ku refehen këto gjera,duhen natë dimri,po do t'i bie shkurt,

për të qarë e për te qeshur...turp e gjynah..,cene or cene...

Kalorsi ,Musa beu tani i gjallë,nxori nga xhepi,nje çibuk,se me doren tjeter mbante koburen me gishtin në këmbëz,

dhe thirri :

-Degjoni o burra,ja kush e ka bërë kete maskarallëk,-e tunde çibukun sikur e kish kapur vrasësin dhe ngrinte per lëkure,si leckë..

-Këta do t'i paguajnë të gjitha(duke tundur çibukun qe mbante ne dore,i gdhendur me ca figura e fjalë,ishte i çibuku i xha Daljanit,se gjithnjë i humbte dhe ne ia dallonim e gjenim),ja ata "komedianet" tanë qe ju i quani artista,ata do t'i paguajne kusuret....

...Ndërsa Kiçua që zbuloi gjoja te "vdekurin" mbeti me gisht ne gojë,i doli huq gezimi qe ndjeu.....

C'të shihte i gjori ?!....një kërcu lisi ne qere mbuluar me nje robe te vjeter,u zhgenjye por dhe u deshperua,sikur ia bene enkas atij ate shaka....

"Ku i kishte pjellë mendja komedianeve,për kete shaka të fortë?!"-thoshin te gjithë..

..Nje kercu,trung nga ata te lisave te medhenj te ormanit ,buzë lumit Devoll..kish aq trungje te medhenj sa s'kish burre nene t'i ngrinte,kishin rembere e nje qere,dhe e mbuluan te "vdekurin", burrinqe shetiste ne pazar,pa ditur gjë...

Kalorsi,Musa beu,qe kthye nga pazari e qe mbajtur direkt ne shtepi i alarmuar se i kishin thenë ca femije rruges se ka ndodhur nje vdekje ne shtepine tuaj..

-Më varoset per se gjalli,por do ta shihni,-vazhdonte theriste ai tere duf e inat...te gjitheve i ngrini kokolkat,por me shume ne femijve,cdo të benete Musa beu pas kesaj kushedi se ëdo te sillej,do na i vriste "komedianet?!

Në ato çaste dolen ca plaka nga ashefkat,ato i therrisin ne dasma e gezime per te gatuar,ishin mjesher niqire qe s'kishin te share ne fshatin tonë dhe thiren Kiçon qe rinte i deshperuar e i ngrire, siper qeres si ndonje femije i zene ne faj, prane kercuri siur i benet roje nderi,si nje statujë...

- Hajde,hajde brenda,-se po e bëjmë hallvën,ti nuk do te mbetesh pa të,- e moren Kiçon per dore e futën nga ashefkat,duke i thene:

-Eshtë hallva, që gatuan "komedianet"....

P.s

Gjithnje niperit e mbesat kureshtarë nuk më lenë pa pyetur,se çfarë ndodhi më pas.

I them se autori nuk mund t'i tregojë të gjitha ,se ju duhet ta vrisni ca mendjen e ta gjeni vetë fundin e tregimit..

Por nuk nuk dua t'i lodh, se i duan shumë,të tillë janë  te gjithë gjyshërit...

...Komedianët,kështu i thonë në sot   ne gjuhën qytetare shakatorëve të dikurshëm, shpëtuan mirë e mirë nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë pas asaj gjurulldije  që kurdisen. Ishte nje proçkë me zarar, se mund të pëlciste sher i madh,e mund  të dodhnin vrasje,po mos ishin ulur gjakrat,...le qe komedianet do kishin ikur per lesh,me ate qe mbroçklitën..leqe ku do ishin fshehur nga frika si minjtë.

Më pas komedianet u bënë bërthama e grupit amator të teatrit famos të Vishocicës me shakatë e lojnat e tyre.

...Musa beut ,i rane nervat, ishte zotni burrë e i mençur,gjithe fshati e kishte zili,...

Me mishrat që u thërren për "vdekjen",ai  bëri nje gosti të madhe ,një darkë ku e ftoi tërë fshatin ,..edhe komedianët ,u pajtua me ta,se i premtuan se nuk do të bënin më, jo gomarka pe balta,por as dhe si këto gomarllëqe të tilla me zarar....

..."kiçua" i shkretë,pas ca vitesh e shtypi makina,aksident,se i kacavirej atyre gjithmonë..

Edhe tani që po i hedh këto rëfime te  përmbledhura në internet,  më qahet por edhe më qeshet,..se të pavdekshëm do të mbeten ata,komedianët me bëmat e tyre,

që na  dhuruan të qeshurën,"ilaçin" shërues të jetës...

Besoj që fëmijet do të kenaqen,do te qeshin pak,megjithese ka ca gjëra qe tani kanë ndyshuar, e nuk e kanë idenë,përfytyrimet e asaj kohe,te me falin per ketë, se keto  janë si përralla nga e kauara.....

....Më mirë me këto shakara ,e jo me thashethme e plotikë,

që po na  e hanë shpirtin për së gjalli e na bënë "armiq" me njeri tjetrin,

se pa shpresën dhe të qeshurën nuk shtyhet Jeta....

Le te na shikojnë fëmijet ,niperit e mbesat tanë , jo të ngrysur,...por duke qeshur ,..

Kjo është më shumë se drita e gëzimi i  jetës...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx