Kulturë
Elida Buçpapaj: Fëmijëve u premtuam lirinë!
E shtune, 22.06.2013, 06:51 PM
FËMIJËVE
U PREMTUAM LIRINË!
Poemë nga
ELIDA BUÇPAPAJ
shokëve
të armëve të lirisë
që sot
heshtin
dhe e
qajnë heshtjen
me vajet
e kujet e
shpirtit
që ulëret
e u
kërkon
të dalin
nga kulla
e ngujimit
kryqëzuar
nga
dyshimi
për farën
shqiptare
udhëtare
e
përhershme
në
kërkimin e vetes
larg
klishesë
marionetë
të
të
diktatit
shokëve
të armëve të lirisë
që sot
nuk e njohin veten
kur
merrnim me sy rrezikun
sepse po
ndërtonin
qytetin e
lirisë
për
fëmijët e posalindur
të cilëve
u kishim
mësuar
si fjalët
bukë
nënë
baba
emrat
e
liderëve
marrëzi e
madhe
kjo jona
sepse
liria
na
kthehej në delir
dhe
besonim tek lideri
ashtu si
fëmijët
tanë na
besonin ne
sot
fëmijët na shohin me dyshim
sepse
dolëm që i rrejtëm
i rrejtëm
fëmijët tanë
si na
rrejti lideri
duke
ricikluar shëmtimin
e
fytyrave të censorëve
që i
çrrënjos liria
si kusht
sine qua non
shokëve
të armëve të lirisë
si bekim
i Zotit
që deri
më sot
po e
mbajnë përbrënda
zemrimin
e tyre
sepse ia
kanë tutën
zemrimit
të tyre
dhe
marrin ikën
sepse
kanë frikë
nga vetja
e tyre
se do t’i
tradhëtojë
sepse e
vërteta
është
konstelacion
që i
shkojmë prapa
pa kthim
shokëve
të armëve të lirisë
me të
cilët
përshkruam
me mijra
kilometra vuajtje
me
shpresë se arritëm
finishin
e kepit të së mirës
ku e mira
nuk
përjashton
as edhe
një fije bari
dhe
krijon
mrekullinë
çudibërese
prej
barit
të
dashurisë
por
xhuxhët
i kanë
uzurpuar
hapësirat
e lirisë
xhuxhët
as për cirk nuk bëjnë
të kallin
krupën
prej
jargëve
të
makutërisë
mesjetare
xhuxhët
presin
vetëm t’i
futësh
në parkun
e zoopolitikës
e
popullit
t’i
thuash si fëmijëve
kujdes sa
më larg gogolit
sepse u
mbushën 21 vjet
që i
ndajnë shqiptarët
në
parcela e pako
të
zoolandit të tyre
kur ata
në tregun
e vjetërsirave
nuk do të
kushtonin
asnjë
cent
shokëve
të lirisë të bekuar
me të
cilët kalojmë
si në
film
vitet e
jetës rebeluar
prej
padrejtësisë
që besuam
se e
shporrëm nga vendi
që t’i
prehnim
në paqe
viktimat
e
diktaturës
por ata
që meritojnë të shahen
me të
gjithë laryshinë
e
zhargonit
pa patur
kujdes
se ke
prishur gjuhën
desh na
kthyen në viktima
të
tranzicionit
sepse na
ngopën me lugën bosh
por ne
tani jemi më të uritur
se kurrë
për të
arritur
në
destinacionin
prej nga
ku u nisëm
21 vjet
më parë
kur
fëmijët sapo i kishim lindur
apo
prisnin që t’i lindim
kur liria
na kishte armatosur
deri në
grykë
me jetën
e shpresës
ndërsa
tani
zoopolitika
i ka
kthyer njerëzit
në copa
letrash
letra
të kuqe,
blu, rozë,
blu të
irnosur
blu mavi
në copa
letrash
që rrasen
në kuti
votimi
legenësh
plastikë
që pastaj
xhuxhët
i
trafikojnë si të jenë
tregëtarë
skllevërish
e ne pré
e gjahut të tyre
primitiv
dhe
vulgar
shokëve
të lirisë të çliruar
nga
labirintet e frikës
ne që
besuam se
do ta
bënim botën e bukur
prej
dashurisë
me të
cilën i sollëm
fëmijët
tanë në këtë jetë
që bashkë
me qumështin e gjirit
u mësuam
alfabetin e lirisë
shokëve
të lirisë
me të
cilët përmbysëm diktaturën
jo si
filxhanin e kafesë
kur
projektimin e të ardhmes
e
vendosin fallxhoret
dhe
konfiguracionet
e
absurditetit
të
zoopolitikës…
ne jemi
vetë projektuesit
e fatit
tonë
fati jonë
nuk mund të griset
ashtu si
grisen ato letrat e kuqe,
blu,
rozë,
blu e
irnosur,
blu në
mavi
një ditë
pasi janë hedhur
nëpër
kutitë
e
legenëve plastikë…
sepse
rruga e lirisë
na mban
gjithnjë bashkë
qofshim
kudo qofshim
megjithë
rrugëtimin
prej
eksodusit
nga njëri
kontinent tek tjetri
kemi
përshkruar me mijëra
kilometra
jete
por jemi
prapë këtu
kthehemi
tek
fillimi jonë
sepse
rruga e lirisë
na bën
të marrim
frymë
me një
mushkëri
pa marrë
parasysh
distancat
që tani i
ka fshirë
revolucioni
informatik
që i kall
frikën
zoopolitikës
pa i
marrë parasysh
zigzaget
e jetës
por vjen
një kohë
kur
zoopolitika
ka
destinacion të kthehet
në
zoopark
ndërsa
destinacioni ynë
është
atje
kur u
nisëm
21 vjet
më parë
kur
fëmijët sapo i kishim lindur
apo
prisnin që t’i lindim
të cilëve
që në barkun e nënës
që kur i
ngjiznim
u
premtonim
jetën
si
dhuratën më të bukur
të Zotit
dhe ne do
t’i çojmë fëmijët tanë
në Tokën
e Premtuar
të lirisë
me ne
është Zoti
dhe Zoti është i pakorruptushëm !