E shtune, 03.05.2025, 03:09 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Përparim Hysi

E shtune, 22.06.2013, 03:35 PM


Tri poezi

 

Nga Përparim Hysi

 

1. Pleqëria

 

Pleqëria ka vënë llullën

Dhe tymos mbi jetën time

Do mbi "shkresa" të vejë vulën

Nëpër vargje edhe shkrime.

 

Se si qe fëmijëria

Me opinga apo zbathur

Më tej erdhi djalëria

Djalërisë, sa kam vuajtur !

 

Se m'u hapën ca shkresa

Made in biografi

Dhe më doli keq "licenca"

Qe me "rrudha" djalëri!

 

Dyzet vjet me përkushtim

Bëra punë e delipunë

Por më shihnin biografinë

Dhe më zinte mua me shkumë.

 

Ndaj u "rrita" parakohe

Nëpër vuajtje e mundime

E kujtoj. Nuk shpëtoj "ohe"

Ja, e tillë qe jeta ime.

 

Tash dhe "llulla" sosi tymin

Gjithçka shkoi për mos-harruar

Ju që s'njihni Përparimin

Tërë jetës është munduar.

 

 

2. Si duron ?

 

Ndryshe ndien ti përbrënda

Ndryshe hiqesh në mjedis

Unë të pyes:- Si duron zëmra

Që,papritur, s'pëson "krizë?!"

 

Hiqesh krejt indeferente

Brënda, mënd ndizesh zjarr

Si duron e fsheh nën vete

Si duron  që fsheh atë mall?!

 

Befas ja tek jemi vetëm

Dhe më hidhesh mu në grykë

Unë e lexoja mirë  të fshehtën

Se më kot nuk jam ashik.

 

 

3. Më zien gjaku

 

Më zien gjaku

Si SHën Andonit në shkretëtirë

Dhe dihet shkaku

Pse s'ndihem "mirë"

 

Kaloi një nga ato

E bërë si me dorë

Unë,opopo!

Sa s'mora horë!

 

Është "lodër" e rëndë

Për moshën time

Por mëndja pëndë

Prej një bjondine.

 

Me flokët ar

Më hëngri me sy

Dhe gjaku valë

Plaç, pleqëri!

 

Plaç pleqëri

Të veshë  në dreq!

Veç nga një sy

Të ndihem keq ?!!!

 

Pa filloi azma *

Me gërr e fërr

Pranon "Parajsa"

Si unë, një dërr ?!!!!

 

*Nga viti 1968 jam me azëm.

 

15-18  qershor 2013



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx