Kulturë
Bajram Qerimi: Frazat fjalësore dhe stilistikore
E diele, 23.06.2013, 07:55 PM
FRAZAT
FJALËSORE (LEKSIKORE) DHE FRAZAT
STILISTIKORE
Nga Bajram QERIMI
Ligjëruesi shqiptar ashtu si edhe ligjëruesi i huaj në përgjithësi frazat i përdor si në
ligjërim ashtu edhe në shkrim me kuptim dhe funksion dyjar: me kuptim dhe
funksion të rëndomtë, të drejtpërdrejtë,
objektiv, nga njëra anë, dhe, me kuptim
dhe funksion të tërthortë, të
parëndomtë, subjektiv, me kuptim dhe funksion
fytyror, figurativ, me kuptim dhe funksion stilistikor.
Po të marrim në përqasje dhe përimtim frazat: bëj fjalë-flas, bëj mend-mendoj, bëj zë-bëzaj, vë
në rrezik-rrezikoj, marr udhë-udhëtoj, marr rrugë-rrugëtoj, marr
në shqyrtim-shqyrtoj, marr guxim-guxoj, marr vendim-vendos, marr
vrull-vrullem, marr turr-turrem, bëj gaxhi- gaxhitem, hiqem
mënjanë- mënjanohem, kam kujdes-kujdesem, bëj not-notoj, marr
(zë) vrapin- vrapoj; heq zvarrë-zvarris, i jap ndihmë-e
ndihmoj, i jap përgjigje-i përgjigjem, bëj pyetje-pyes, dal në
fotografi-fotografohem, i vë fre-e frenoj, i bie shqelm-e
shqelmoj, vë firmë-firmos, nënshkruaj, bëhem theror-therorizohem,
bëhem fli-flijohem, kam dyshim-dyshoj, kam shpresë-shpresoj,
hedh vështrimin-vështroj, hedh
shikimin-shikoj, kam besim-besoj,
marr hua-huaj, huazoj, bie ngushtë-ngushtohem, bëj punë-punoj,
ha darkë-darkoj, ha drekë-drekoj, e qes në harresë-e
harroj, e lë në heshtje-e hesht, bëj
gabim-gaboj,bëj sulm-sulmoj, marr në mbrojtje-mbroj, më
merr etja- etem, etohem, më merr uria-uritem, më vjen neveri-neveritem
etj.etj., do të vëmë re, do të hetojmë dhe do të konstatojmë se te shumësia e frazave të sipërzëna në gojë kuptimi kryesor del nga
kuptimi i pavarur i gjymtyrëve përbërëse kyçe a kryesore. Te këto fraza kuptimi
njësor e i vetëm del nga vetë përmbajtja fjalësore (leksikore) e gjymtyrëve përbërëse, nga tërësia e tyre, e
sidomos nga gjymtyra kryesore, gjymtyra bosht, strumbullar, gjymtyra
përfaqësuese, e cila njëherazi është gjymtyrë kyçe, kryesore kuptimbarëse, si
bie fjala: fjalë, mend, zë, rrezik, udhë, rrugë, shqyrtim, guxim, vendim,
vrull, turr, gaxhi, mënjanë, kujdes, not, vrap, zvarrë, ndihmë, përgjigje,
pyetje, fotografi, fre, shqelm, firmë, theror, fli, dyshim, shpresë, vështrim,
shikim, besim, hua, ngushtë, punë, darkë, drekë, harresë, heshtje, gabim, sulm,
mbrojtje, etje, uri, neveri etj. etj.
Nga e gjithë kjo që u mor në përimtim e përqasje, del se, te frazat
e sipërzëna në gojë e të vëna në
pasqyrim më sipër, gjymtyrët kryesore, kyçe kuptimbarëse, kanë kuptim fjalësor,
leksikor, që njëherazi nënkupton kuptimin e tyre kryesor, themelor, parësor,
kuptimin e tyre të mirëfilltë, të drejtpërdrejtë e konkret. Te frazat fjalësore,
vëmë re veçorinë kryesore: se gjymtyra e tyre kryesore, kyçe
kuptimbarëse, gjymtyra bosht, strumbullar mbarë frazës i përcakton, i jep
kuptim të drejtpërdrejtë, të mirëfilltë, konkret, objektiv, parësor, sepse ajo
vetë ka kuptim të këtillë. Frazat te të cilat kuptimi tërësor, kuptimi kryesor
del, kushtëzohet, përcaktohet nga kuptimi i drejtpërdrejtë, i mirëfilltë, i
parë, themelor, kryesor i gjymtyrëve kryesore, i gjymtyrëve bosht, strumbullar,
i gjymtyrëve kryesore kuptimbarëse, i gjymtyrëve përfaqësuese, quhen fraza
fjalësore (leksikore). Kuptimi mbizotërues, kuptimi tërësor i frazave fjalësore
qëndron në raportin e mëvetësisë, pavarësisë kuptimore të gjymtyrës kryesore,
gjymtyrës kyçe, gjymtyrës bosht, strumbullar, gjymtyrës kryesore kuptimbartëse.
Frazat fjalësore e ruajnë komponentën kuptimore, e ruajnë kuptimin e
tyre kryesor fjalësor sipas kuptimit
përmbajtësor të gjymtyrës kryesore, kyçe, gjymtyrës kuptimbartëse, kuptim, i
cili lidhet , qëndron në marrëdhënie, në
raport me gjymtyrët e tjera përbërëse vetanake.
Frazat fjalësore janë mjete shprehëse gjuhësore, që i përkasin
mënyrës objektive, retorike të ligjërimit letrar. Me anën e tyre sendërtohet
ligjërimi i rëndomtë, i mirëfilltë, konkret, i drejtpërdrejtë, objektiv e
retorik letrar, gazetar-publicistik e dijesor. Pra, këto fraza gjejnë përdorim,
përdoren në të gjitha stilet e ligjërimit letrar, e sidomos në stilin letrar
dijesor. Në konktekstin ligjërimor, nuk kanë vetëm vlerë, efekt, funksion të
rëndomtë, të mirëfilltë, të drejtpërdrejtë përmbajtësor kuptimor, logjik, por
edhe funksion të drejtpërdrejtë retorik
ligjërimor. Sikundër vëmë re, frazat fjalësore janë kryesisht mjete shprehëse të ligjërimit letrar
objektiv e retorik: gazetar-publicistik
e dijesor në përgjithësi.
Në vijim po sjellim një burde,
një mbushulli shembujsh kontekstualë, ku
do të kemi fraza me vlerë, efekt dhe funksion të kundërt kuptimor, përmbajtësor
në krahasim me frazat fjalësore.Shembujt kontekstualë,do të merren në analizë a
përimtim krahasimor në raport me frazat fjalësore. Ja shembujt
kontekstualë:
a)
Ne nxehemi e bëhemi si prush. (DA-P). Donim t’ i zhduknim, t’ i fshinim nga faqja e dheut.
Ishim lagur e bërë qull ... (AC-DF f. 56). U pikëllua e u bë vrer nga ajo që i
ngjau në shtëpi. (FGJ-T f. 59). I hëngri zemra te dorë e ndonjë të ligu dhe
fytyra iu err e iu bë pus. (JX-N f. 47). Eni në vete, o milet i egër e i mallkuar, para se të digjeni e të bëheni
shkrumb. (RZ te: JR nr. 4/
b)
T’ i tregoj plagët në trup. Këmbët e ndrydhura e të bëra vred. (BS te:
JR nr. 6/
c)
Aborigjinët janë shumë të mobilizuar dhe sikur nuk duan të lëshojnë
pe asnjë çikë. (p.a. te: R, 30.VII.1989
f. 11). Venediku gjendet te pragu i derës, tha Skënderbeu. (SG-S f. 45). I
kilikosnin këngëtarët të këndonin
përmallshëm e me shkul të zemrës. (HS-KS f. 75). Gjithë si burra të
qëndroni, /Këtu në Milot ndër
hundë të gjermanit. (KJ te: HLSH f. 360). Ushtria e uritur i shihte këto
karvane t’ i kalonin nën hundë. (SG-S f.
156). Aristoteli vuri në pah një mal provash për palëvizshmërinë e Tokës. (HMY
te: F nr. 1-2/90 f. 4).E plisat në kokë dukeshin si maje të mbuluara me borë-/ Në flakë të
armëve një këngë e re si shigjetë duke ardhur. (HH-DL f. 103).Gruaja e
dëgjoi dhe, në flakë të pushkës, e
sulmoi me një pyetje tjetër : sa e bleve ? (T.H.-B f. 65). I thashë
kështu e dola nga oborri i tij
tym e mjegull. (BRSAD te: BR nr. 2, 15 janar
Frazat pjesëbërëse në shembujt e sipërm kontekstualë të vjelë kryesisht nga
veprat letrare-artistike dhe nga një
numër i vogël i punimeve gazetare-publicistike
e dijesore nën a, b dhe c,
po të merren në krahasim, po
të krahasohen me frazat fjalësore, do të
vëmë re se ndryshojnë fare shumë. Te këto fraza
kuptimi kryesor, kuptimi njësor,
kuptimi i vetëm ,nuk del , nuk kushtëzohet, nuk përcaktohet nga kuptimi i pavarur përmbajtësor fjalësor i
gjymtyrëve përbërëse, e sidomos nga gjymtyrët
kryesore kuptimbartëse, gjymtyrët bosht, strumbullar, po nga tërësia
përmbajtësore kuptimore e gjymtyrëve
përbërëse, nga tërësia e tyre
përfytyrimore, fytyrore, figurative.
Frazat, te të cilat kuptimi kryesor, kuptimi tërësor del, kushtëzohet,
përcaktohet nga përmbajtja tërësore kuptimore e gjymtyrëve përbërëse, e sidomos
nga tërësia e tyre përfytyrimore, fytyrore, figurative, quhen fraza
stilistikore.
Kuptimi kryesor, tërësor, njësor i frazave stilistikore është kuptim
kushtëzimor, përcaktimor tërësor i gjymtyrëve përbërëse, është kuptim me
karakter përmbajtësor përfytyrimor:
shëmbëllimor-krahasimor. Pra, kuptimi i frazave stilistikore është i
kushtëzuar, i përcaktuar përfytyrisht, figurativisht.
Te shembujt kontekstualë nën a)
frazat: bëhemi si prush,
ishim bërë qull, u bë vrer,
iu bë pus (fytyra), bëheni shkrumb ,e bënte shkrumb, për t’ ua bërë futë, akull isha bërë,
katran t’ u bëftë, do të bëheni shpuzë, i kanë bërë hi, u
bë dyllë, morën hamull, bëhej çelik, nën b) të bëra vred, të ftohta
akull, i bërë bërryl, të bardhë si
biluri, i kthjellët porsi bilur, i bërë bishë, të bardhë
si bora, të bardhë borë, të ngrirë akull, i mbërthyer si bufi,
i
bërë derr,
të forta çelik, e fortë si çeliku, i mbushur ding, të
verdhë si dylli , i verdhë dyllë, e bërë eshkë, e bërë flakë (nga fytyra), e skuqur flakë, futë e zezë dhe nën
c) asnjë çikë, te pragu i derës, me shkul të zemrës, ndër hundë (të gjermanit),
nën hundë, një mal
(provash), si
gjymtyrë kryesore përbërëse, si gjymtyrë
kuptimbartëse kryesore, si gjymtyrë
kryesore fytyrore, përfytyrimore përmbajtësore kanë gjymtyrët bosht, strumbullar, gjymtyrët kyçe: , nën a): prush, faqe e dheut, qull, vrer,
pus, shkrumb, futë, akull, katran, ethet, gjumë, shpuzë, hi, dele, peshk,
dyllë, gjilpërë, hamull, çelik, nën
b): vred, akull, asht, bërryl, bilur, bishë,
borë, buf, derr, çelik, cep, ding, dyllë, eshkë,
flakë, futë dhe nën c): çikë, derë, zemër, hundë, mal, të
cilat, mbarë, tërë frazave u përcaktojnë, u kushtëzojnë kuptim të tërthortë,
fytyror, figurativ, sepse, vetë kuptimi i tyre është i tërthortë, fytyror,
subjektiv, kuptim dytësor, kuptim përfytyrimor (shëmbëllimor-krahasimor)
cilësor kryesor, do të thotë, cilësish
të tyre kryesore, qenësore, karakteristike, specifike.
Frazat tjera, që nuk bëjnë pjesë në këtë tip të frazave stilistikore me
veçoritë e përmendura specifike kushtëzimore, përcaktimore, përfytyrimore
kuptimore, siç janë ,bie fjala nën a)
t’ i fshinim nga faqja e dheut, t’ i shtie ethet në bark, bënte gjumë pashai,
kemi vuajtur si vuan delja në hell e
peshku më të thatë, ishte mbushur, s’ kish ku të hidhje gjilpërë, nën
b): të bërë asht e lëkurë, e mbetur asht e lëkurë, e mbushur cep më
cep dhe
nën c) : në flakë të armëve, në flakë të pushkës, tym e mjegull, tym e flakë, tym
e vrer, me thonjtë e duarve, me thonj e me dhëmbë, si duke shkelur nëpër ve, me zjarr e
gjak, me zjarr e me hekur, me hekur dhe zjarr, me qindra e mijëra,
qindra e mijëra, qindra e qindra, mijëra dhe mijëra, copë mish
me dy sy, mish për top, me qip e me thonj, derisa të rrahë damari
në trupin tim, deri në frymën e
fundit, si kuptim njësor, kryesor përmbajtësor përfytyrimor, fytyror kanë
tërësinë përmbajtësore kuptimore të gjymtyrëve përbërëse. Pra, kuptimi i vetëm,
kuptimi kryesor i këtij tipi të frazave nuk del, nuk kushtëzohet, nuk
përcaktohet nga një gjymtyrë kryesore
kuptimbartëse, gjymtyrë kryesore
fytyrore, figurative e mbarë frazës, po nga tërësia
përmbajtësore kuptimore fytyrore,
figurative e gjithë gjymtyrëve përbërëse.Pra, te ky tip i frazave stilistikore kuptimi njësor,
kryesor, kuptimi kushtëzimor, përcaktimor fytyror, përfytyrimor është kuptimi
tërësor përmbajtësor fytyror, përfytyrimor i gjymtyrëve përbërëse.
Frazat stilistikore te shembujt kontekstualë nën a)
shënojnë, shprehin kuptime intensive të veprimeve, veprime intensive,
veprime të shkallës intensive, sipërore, veprime të shkallës më të lartë,
veprime shumë të larta të frymorëve, jofrymorëve (njerëzve, sendeve etj.), që mund të shprehen
me ndajfoljet e sasisë: shumë, së tepërmi, pa masë, fare, krejt, tepër, fort,
jashtëzakonisht, si bie fjala: nxehet si prush- nxehet shumë, së
tepërmi, e fshin nga faqja e dheut- e zhduk fare, krejt, bëhet
qull- laget shumë, pa masë, bëhet vrer-pikëllohet shumë, së tepërmi,
i bëhet pus (fytyra)-i erret, i errësohet, shumë, së tepërmi, bëhet
shkrumb-digjet krejt, fare, e djeg shkrumb-e djeg krejt, fare, ia
bën futë-ia nxin krejt, fare, ia nxin shumë, së tepërmi, bëhet akull-ftohet
shumë, së tepërmi, i bëhet katran- i sterrohet, i nxihet shumë, së
tepërmi, ia shtie ethet në bark-e frikëson shumë, tej mase, bën gjumë
pashai-fle shumë mirë, shumë rehat, bëhet shpuzë-digjet krejt, fare,
e bën hi-e djeg fare, krejt, vuan si vuan delja në hell e peshku në të
thatë-vuan shumë, së tepërmi, vuan jashtëzakonisht shumë, bëhet dyllë-verdhet,
zverdhet shumë, së tepërmi, mbushet (një vend) sa s’ ke ku të hedhësh
gjilpërë- mbushet jashtëzakonisht shumë (me njerëz, me rrëmet) një vend, merr
hamull-ndizet shpejt e shpejt, fare shpejt, shumë shpejt, bëhet çelik- forcohet
së tepërmi, pa masë, forcohet jashtëzakonisht shumë. Poeti, shkrimtari ,
të shumtën e herës, për të arritur
raport shkallëzor intensiv, të lartë të veprimit, përdor fraza
stilistikore, fytyrore, metaforike, që shprehjen letrare-artistike e bëjnë të
fuqishme dhe me vlerë të dukshme e të theksuar. Kështu, bie fjala, në vend që
ta përsërisë dy herë të njëjtën fjalë, e, sidomos atë të dytën të shoqëruar me
ndajfoljen e shkallës sipërore të sasisë: shumë, së tepërmi, fare, krejt etj. me ç’ rast shprehja do të dilte banale, pleonastike, tautologjike,
jotërheqëse, shtie në përdorim frazat
stilistikore, frazat metaforike, fytyrore, që e shprehin plotësisht, tërësisht
fytyrisht, figurativisht kuptimin e rëndomtë. Në vend që të shprehet
rëndom: ne nxehemi e nxehemi shumë (me raport të rëndomtë intensiv shkallëzor) poeti, shkrimtari shprehet: ne
nxehemi e bëhemi si prush (me raport shkallëzor intensiv fytyror, figurativ),
që sendërtohet, arrihet me shtënien në punë, me përdorimin e frazës
stilistikore (metaforike): bëhemi si prush. Kështu në vend të shprehjeve
banale, tautologjike, pleonastike, të rëndomta, pa gjallëri, bajate: ishim
lagur e ishim lagur shumë, para se të digjeni e të digjeni fare, etja kishte nisur ta digjte, ta digjte krejt, isha ftohur, isha ftohur shumë,
forcohej e forcohej së tepërmi, u pikëllua e u pikëllua shumë, fytyra iu err e
iu err së tepërmi (me raport të rëndomtë shkallëzor intensiv), poetët,
shkrimtarët tanë shprehen, duke i shtënë në punë, duke i përdorur frazat
fytyrore, metaforike (me raport shkallëzor intensiv fytyror, metaforik: ishim
lagur e bërë qull, para se të digjeni e të bëheni shkrumb, etja kishte nisur ta
digjte, ta bënte shkrumb, isha ftohur, akull isha bërë, forcohej e bëhej çelik,
u pikëllua e u bë vrer, fytyra iu err e iu bë pus. Pra, sikundër shohim,
poetët, shkrimtarët tanë, me shtënien në punë, me vënien të përdorim të frazave
stilistikore, metaforike etj. i japin forcë e gjallëri shprehjes së tyre
letrare, poetike, i japin vlerë e kuptim
estetik.
Frazat stilistikore te shembujt kontekstualë nën b)
shënojnë, shprehin cilësi, tipare intensive, cilësi, tipare shumë të
larta, tipare, cilësi të shkallës intensive, të një shkalle shumë të lartë të
frymorëve, jofrymorëve (njerëzve, sendeve etj.) që rëndom mund të shprehen me ndajfoljet e sasisë: shumë, së tepërmi, pa
masë, fare, krejt, tepër, fort,
jashtëzakonisht, si bie fjala: të bëra vred-të irnosura shumë, së
tepërmi, të ftohta akull- të ftohta së tepërmi, tej mase, i bërë (i
mbetur) asht e lëkurë- i dobësuar shumë, së tepërmi,i bërë bërryl- i dehur pa masë, së tepërmi,
të bardhë si biluri- shumë, fare të bardhë, i kthjellët porsi bilur- fare
i kthjellët, shumë i kthjellët, i bërë bishë- i tërbuar shumë, pa masë, të
bardhë si bora,të bardhë borë-fare të bardhë, shumë, së tepërmi të bardhë, të ngrirë
akull- fare të ngrirë, të ngrirë
shumë, së tepërmi, të akulluar, i mbërthyer si bufi- i mbërthyer shumë
keq, i
bërë derr- i mërzitur pa masë, së tepërmi, i
fortë çelik, i fortë si çeliku- shumë, së tepërmi i fortë,
i mbushur cep më cep, i mbushur ding- i mbushur shumë, pa masë, i
mbushur plot e përplot, i verdhë si dyllë , i verdhë dyllë- i
verdhë pa masë, së tepërmi, i bërë eshkë- i tharë shumë, pa masë, i
bërë flakë (nga fytyra), i skuqur
flakë- i skuqur së tepërmi, pa masë, i sarrakuqur, i mbërdhezur, futë e
zezë-e zezë shumë, së tepërmi. Siç
vihet re, te këto fraza stilistikore, gjymtyrët kuptimbartëse fytyrore, emrat: akull,
bilur, bishë, borë, derr, ding, buf, çelik, dyllë, eshkë, flakë, futë, janë
gjymtyrë të intenzitetit, janë barasvlerëse me ndajfoljet e sasisë: shumë, së tepërmi, tepër, fare, fort, krejt,
pa masë, jashtëzakonisht. Këta emra nuk emërtojnë, nuk shënojnë më frymorë,
jofrymorë (lëndë, kafshë,
elemente,sende), por tipare,cilësi të tyre më kryesore, karakteristike, qenësore,specifike,
që hyjnë në punë, që shërbejnë për të vënë në pah, për të spikatur me
qartësi e konkretësi të veçantë e të
theksuar tipare, veti, cilësi intensive, sipërore të frymorëve, jofrymorëve
tjerë në raport fytyror, përfytyrimor:
shëmbëllimor-krahasimor, tipare, cilësi të një shkalle shumë të lartë, të
shkallës sipërore, intensive. Pra,
frazat e këtilla stilistikore me këta
emra krysorë kuptimbartës fytyrorë shprehin, shënojnë kuptime mbizotëruese, kuptime të një shkalle
shumë të lartë, kuptime intensive, sipërore të cilësisë, shënojnë se cilësia,
vlera cilësore është e një shkalle shumë të lartë. Në frazat e këtilla
stilistikore dallojmë tre tipa kryesorë për
nga veçoritë dalluese:
frazat metaforike: i bërë vred, i bërë asht e
lëkurë, i bërë bërryl, i bërë bishë, i
bërë eshkë, i bërë flakë, i bërë derr.
frazat krahasimore: që në trajtë krahasimi të
përbëra, të ndërtuara me lidhëzën si
(sikur, posi, porsi) shprehin, shënojnë shkallë të lartë të cilësisë a
vlerës cilësore, si bie fjala: i bardhë si biluri, , i kthellët porsi biluri,
i bardhë si bora, i mbërthyer si bufi, i
fortë si çeliku, i verdhë si dyllë.
frazat ftillëzimore (ftillimore, shpjegimore): që ftillëzojnë, që
shpjegojnë, ftillojnë cilësi a vlerë cilësore të një shkalle të lartë si bie
fjala : i ftohtë akull, i mbetur asht e lëkurë, i bardhë borë, i ngrirë
akull, i fortë çelik, i mbushur cep më cep, i mbushur ding, i verdhë dyllë, i
skuqur flakë.
Frazat stilistikore te shembujt kontekstualë nën c)
shënojnë, shprehin rrethanë intenzive të veprimit, shkallë të fuqishme,
intensive të rrethanës, intensitet të veprimeve ose të rrethanave nën të cilat
kryhen ato veprime, që zakonisht mund të shprehen me ndajfoljet e sasisë: shumë, së tepërmi, pa masë, fare, krejt, tepër, fort, jashtëzakonisht, si
bie fjala: asnjë çikë-aspak, fare, me shkul të zemrës-
mallëngjyeshëm , përmallshëm pa masë, së tepërmi, ndër (nën) hundë shumë afër, fare afër,
një mal- shumë, së tepërmi, në
flakë të armëve (të pushkës)- shumë
shpejt, rrufeshëm, vetëtimthi, tym e mjegull, tym e flakë- shumë shpejt, shpejt e
shpejt, me thonjtë e duarve, me thonj e me dhëmbë, me qip e me thonj- me
mundim të madh, me vështirësi të madhe, si duke shkelur nëpër ve- me
shumë kujdes, me kujdes jashtëzakonisht të madh, me zjarr e gjak, me zjarr e
me hekur, me hekur dhe zjarr- me forcë, me dhunë lufte, me luftë, me
qindra e mijëra, qindra e qindra, qindra e mijëra, mijëra dhe mijëra-shumë,
jashtë mase, copë mishi me dy sy- njeri
fare pa gjykim dhe pa ndjenja, mish për top-sakrifica fare të padhembshme, të pakursyera të luftës,
ushtarët që i shtrohen vrasjes pa
mëshirë, ushtarët që vriten, flijohen pa mëshirë, sakrificat e luftës, derisa të rrah damari
në trupin tim- derisa të jetoj, deri në frymën e fundit- deri në vdekje.
Frazat e mësipërme që u morën në vështrim e ftillëzim në përgjithësi,
për nga veçoritë, tiparet e tyre dalluese, kryesore, qenësore, karakteristike,
specifike funksionale, bëjnë pjesë në këta tipa kryesore:
në fraza hiperbolike: një mal, me qindra e mijëra,
qindra e qindra, qindra e mijëra, mijëra
dhe mijëra
në fraza metaforike: me shkul të zemrës, ndër (nën) hundë, në
flakë të armëve (të pushkës), tym e mjegull, tym e flakë
në fraza perifrastike: asnjë çikëz, si duke shkelur nëpër ve,
derisa të rrahë damari në trupin tim, deri në frymën e fundit
në fraza metonimike: me thonjtë e duarve, me thonj e me dhëmbë,
me qip e me thonj, me zjarr e gjak, me zjarr e me hekur, me zjarr e plumb, me
hekur dhe zjarr, copë mishi me dy sy, mish për top etj.
Nga sa u mor në vështrim e trajtim, del se frazat stilistikore në
përgjithësi nën a, b dhe
c shënojnë,
shprehin, emërtojnë veprime, cilësi,
vlera cilësore, tipate e rrethana
veprimi intenzive, sipërore, të një shkalle shumë të lartë, të
fuqishme kuptimore, përfytyrimore,
fytyrore, figurative të frymorëve e jofrymorëve.
Derisa frazat fjalësore shënojnë, shprehin veprime, cilësi,
tipare, rrethana të rëndomta , të mirëfillta,
konkrete veprimi, frazat stilistikore shënojnë, shprehin veprime, cilësi, tipare e rrethana të larta,
të fuqishme veprimi, tipare e rrethana intenzive fytyrore, figurative.
Frazat stilistikore në ligjërim dhe shkrim letrar-artistik, gazetar-publicistik dhe
dijesor kanë karakter dhe funksion shumëvlerësh stilistikor dhe estetik. Me anë të tyre
gjen sendërtim, sendërtohet të shprehurit e bukur e të përsosur letrar,
të shprehurit e mendimeve, gjykimeve, ndnjenjave, përfytyrimeve e përjetimeve
të fuqishme e me ndjenjësi, konkretësi, tërheqësi, shprehësi e fytyrësi të
veçantë e të theksuar. Këto fraza kanë funksion të veçantë estetik, kanë vlerë
të veçantë shprehëse, vlerë fytyrore
estetike. Me anën e tyre, ligjërimi letrar-artistik e nganjëherë edhe ligjërimi
gazetar-publicistik e dijesor, bëhet i gjallë, i bukur, i lartë, i fuqishëm,
kumtimor, komunikativ, fluganor, dinamik, tërheqës, shprehës, ekspresiv dhe i
fytyrshëm, i figurshëm.
Me anën e frazave stilistikore , fytyrore sendërtohet ligjërimi
subjektiv letrar, ligjërimi estetik letrar. Po ashtu, me anën e këtyre frazave,
gjen sendërtim, sendërtohet vlera, efekti dhe funksioni estetik i ligjërimit
letrar-artistik në përgjithësi e
veçanti. Në veçanti, frazat stilistikore , hyjnë në punë, shërbejnë për
ta lartësuar, zbukuruar, përsosur, stolisur, fuqizuar, intenzifikuar shprehjen
letrare-artistike shqipe, për t’ i dhënë kësaj
karakter dhe shkallë të lartë, të
fuqishme, të gjallë, të bukur, fytyrore kumtimore, komunikative.
Nga marrja në hetim e vëzhgim e çështjeve të ndryshme e të gjithanshme
të frazave, mund të nxirret
përfundimi: frazat në përgjithësi lozin rol të rëndësishëm në artin e
ligjërimit letrar.Me anën e tyre sendërtohen vlera fjalësore, vlera kuptimore,
logjike, nga njëra anë, dhe, vlera stilistikore: vlera shprehëse, ekspresive,
impresive, nga ana tjetër. Vlerat fjalësore
të frazave gjejnë shprehje e sendërtim në ligjërimin objektiv, retorik letrar,
ndërsa vlerat stilistikore gjejnë shprehje e sendërtim në ligjërimin fytyror,
figurativ, subjektiv, estetik letrar.
Derisa frazat fjalësore mund të klasifikohen vetëm sipas funksionit
morfologjik, sipas funksionit gramatikor, frazat stilistikore klasifikohen
sipas funksionit të tyre dyjar: sipas
funksionit morfologjik (gramatikor) sikundër edhe frazat fjalësore dhe
sipas funksionit stilistikor.
Tipologjia e frazave stilistikore lidhet me çështjen se çfarë mjetesh të shprehjes letrare paraqesin me tiparet, veçoritë e tyre dalluese, të veçanta kryesore e qenësore funksionale. Këto fraza shprehin , shënojnë tipare, veçori të veçanta, të rëndësishme stilistikore. Këto fraza, sipas funksionit stilistikor, bëjnë pjesë në shumë tipa, lloje të veçanta, përkatëse stilistikore. Tipat më të përhapur, më kryesor të frazave stilistikore, që dallohen me denduri më të madhe përdorimore në ligjërimin letrar, në të gjitha stilet, sipas rendit alfabetik, janë: frazat alegorike, aluzive, antifrastike, antimetabolike, antitetike, barazmiore (njëjtësimore), eliptike, eufemistike, ftillimore, hiperbolike, idiomatike, inverzive, ironike, krahasimore, lakonike, mallkimore, metaforike, metonimike, onomatopeike, perifrastike, proverbiale, topotetike dhe urimore. Këto lloje frazash,pra, i përkasin tipologjisë së veçantë të klasifikimit, klasifikimit sipas funksionit stilistikor, klasifikimit stikistikor të frazave të gjuhës shqipe.