Kulturë
Kostaq Duka: Përjetësisht borxhli
E diele, 23.06.2013, 07:14 PM
Kostaq
Duka
Përjetësisht
borxhli
-Triptik-
-Gruas në
60-të vjetorin e ditëlindjes-
Edhe pse
hapat u bënë të ngadaltë
Të gjeta
unë
a më
gjete ti
kjo s’ka
rëndësi.
Di që
çasti i
takimit s’ish veçse magji.
Të gjeta
unë
a më
gjete ti
kjo s’ka
rëndësi.
Di që
asnjëherë s’e humbëm njëri tjetrin
në
udhëtimin e gjatë.
Kurrë
s’rreshtëm së zbuluari vlera
edhe pse
hapat u bënë të ngadaltë.
Hiret
Hiret e
bukurisë
vijnë e
ikin me rininë.
Sikur
vetëm ato të më falje
sot pa
hiret e shpirtit
mjerisht
do ndjeja vetminë.
Borxhli
Borxhin e
kam urryer
se borxhi
skllav të bën
e të
detyron përuljen.
Ndaj e
dashur
përpiqem
e përpiqem të shlyhem.
Por as
vetë nuk e di
si ndodh
nga fati të dënohem
të mbetem
para teje përjetësisht borxhli.
Qershor
2013.