Kulturë
Xhevahir Cirongu: Këndi i librit
E diele, 23.06.2013, 07:09 PM
Këndi
i librit: Xhevahir Cirongu
Bota
shpirtërore e poetëve dhe e shkrimtarëve
është sa vetë gjithësia yjnore..!
@Poetin Hyqmet Hasko e kam njohur nëpër
rrugëtimin e vargut poetik. Duke
lexuar poezitë e tija ,të cilat kanë ngjyra të ndezura shumëplanshe të veshura me petale lulesh, thyerje midis
vargut e që lëshojnë llavë dashurie, përcjellin
te lexuesi emocione e tingull muzike me nota të spërkatura me ujë
kristali gjer në thellësinë e qënies sonë shpirtërore. Në gjithë poezitë
e tija,Hyqmeti rrok tematika të
ndryshme; shoqërore e sociale,
shpirtërore të ndërthurura me gërshetin e gëzimeve, por edhe me tragjiken
njerëzore, si një fenomen i pa shmangshëm
i jetës sonë. Ai zbërthen filozofikisht edhe etikën njerëzore kur merr
penën e shkruan varg poetik.Kohët e fundit
@Skënder Sadri Kapiti boton librin me titull ’’Triumfi i Kombit’’. Që në fillim autori në
libër shkruan këtë citat: ‘’Realiteti,
faktet,argumentet dhe pasojat duhen studiuar,gjykuar e vlerësuar ose të paktën
të peshohen në mënyrë që të gabojmë sa më pak, të mos i përsërisim gabimet tona
pot ë korrigjohemi e përmirësohemi për më të mirën si individualisht dhe
kombëtarisht.’’
Librin lexuesi e gjen në libraritë e
Shqipërisë, në Kosovë etj.
@ Botuesi Alfred Ziu ka hedhur në
qarkullim midis shumë librave të tjerë, edhe librin me poezi ‘’Lirika
e këngëve’’ të autorit Ndoc
Gjetaj. Midis të tjerave A. Ziu për poezinë e Ndoc Gjetaj bën këtë vlerësim: ’’….liria e poezisë së Ndocit mund të konsiderohet si një revolucion
poetik, sepse ai jetoi në poezi fushën njerëzore, si kujtim i njeriut të
vërtet, jo si shumë poetë që arrin të flasin për njerëzit dhe aspak për
njeriun.Në të njëjtën kohë, fusha njerëzore si kujtim i njeriut të vërtetë, nuk
duron të zvogëlohet në përmasat e një lexuesi të vogël!...’’.
‘’…Poezia
e Ndocit qëndron në shprehitë e një predikimi, jo thjesht për të predikuar,por
duke vënë në pah prioritetet e mendimit.’’ Në këtë vëllim janë përfshirë gjithësej
62 poezi.
Një tjetër libër interesant që ka për autor Alfred Ziun është libri me
titull: ‘’Gjithë sa kemi lexuar’’. Thelbi i këtij procesi na shpie te përceptimi i
realitetit që lëviz në botën e të lexuarit…
@ Agim Bajrami na paraqitet me botimin e librit ‘’Kthimi i gjeneralit’’ ,( Ese dhe publiçistikë).
Tematikat e ngjarjet janë
shoqëruar edhe me foto, të cilat ia shtojnë kuriozitetin
librit për ta lexuar. Informacionet janë të shumta e përfshihen nga gjithë trojet shqiptare.
@ Monografia
‘’Mançellarët’’ me autor E. Cakaj e redaktor Xh. Cirongu, ka ngjallur
interes te lexuesi, sepse aty
përshkruhet me hollësi shumë
ngjarje historike të trevës së Skraparit dhe të fshatit Vlushë. Aty flitet për patriotët e dëshmorët
, që ky fshat heroik i fali 26
dëshmorë Atdheut në luftën e Dytë
Botërore. Por , edhe për patriotin Nuri Vlusha (Mançe), ka qënë anëtar i
Shoqërisë ‘’Vatra’’, merr pjesë në luftën e Vlorës në vitin 1920, me 200 djemë nga Skrapari. Në
vitin 1905 emigron në Turqi e mban lidhje me shumë atdhetarë, saqë në vitin
1908-1910 krijon shoqërinë e ‘’Stambollit’’
që kryesohej nga Meleq Staravecka. Shtëpia e ‘’Mançellarëve’’ u bë baza
kryesore e LANÇ,dhe spital partizan.
Merr pjesë në Revolucionin Demokratiko-borgjez, qërshor 1924. Këshilli i Qarkut
Berat i jep titullin ‘’Qytetar Nderi’’(pas vdekjes) z. Nuri Vlusha (Mançe) me
këtë motivacion: ‘’Për veprimtari patriotike brenda dhe
jashtë vendit në mbrijtje të interesave kombëtare’’.(Vendimi Nr.41 datë 14.07.
2003.)
@ Edhe poeti nga Prishtina Adem Zaplluzha, para
disa kohësh
@ Të flasësh për shkrimtarin Bedri Tahiri të
duhet siç thotë një shprehje popullore ’’Një natë dimri’’, sepse
aktiviteti i këtij njeriu sa të thjeshtë
e patriot , është i mbushur me ngjarje e episode trimërie dhe krijuese letrare.
Ai ka lindur në Galicë të Drenicës më 1956. Arsimimin e parë e merr në
gjimnazin e Skënderajt.Studimet në degën Letërsi -gjuhë shqipe i mbaron në
Universitetin e Prishtinës. Me artin letrar është marrë qysh herët.Shkrimet
letrare e historike zënë vendin kryesor në krijmtarinë e këtij autori.Merr
pjesë në formacionin luftarak të UÇK-së,
dhe gëzon statusin e veteranit.Për nga
gjeografia publicistike ka një shtrirje në gjithë Trojet Etnike Shqiptare.Ky
libër është i 22-ti numerik që boton
autori Bedri Tahiri. Edhe titulli është mjaftë i goditur ‘’Flakadanët e lirisë’’ (4).
Ju urojmë autorëve suksese edhe me vepra të tjera në të ardhmen sepse kështu i shërbejmë atdheut tonë e kulturës Kombëtare.