E shtune, 27.04.2024, 06:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E marte, 25.06.2013, 07:34 PM


Shahin Ibrahimi

 

 

Gur në zemër

 

Gdhin mëngjezi të kënaqet syri

Me përvojën mbartur në vite

Shikon hënën se ç`ditë hyri

Në supe mban vetëm kujtime.

 

Stani i vjetër lart i pa mbrojtur

Mbrënda tij rrinë të mërzitur

Mendon flaka,pse rrinë të ndrojtur

Ujkun lodhja e ka djersitur.

 

Sytë e saj sa më joshën

Me blegërimë po më përkëdhel

Ish e re dhe nuk kish moshën

Në varr si foshnjën,de përsjell.

 

Gur në zemër e kam rënkimin

Në agonin e vdekjes ndihmë kërkoi

Syrin dhimbja ma verboi

Shkrepa armën zemra i pushoi.

 

Dhimbja trupin ma biroi

Sa gjatë më ngeli ai kujtim

Për to më kujdes do tregojë

Se po i rrit me gjakun tim.

 

 

Këngë e mbytur

 

Toka lëviz nga një cicërimë

Trumcaku i vogël ankohet

Kënga e tij duket si ulërimë

Shpreh vuajtjet,zemra i coptohet.

 

Tek lodrat e fëmijëve ngeli viktimë

Fati e mëshiroi,dëmtoi vetëm krahun

Ndihmë kërkoi ti hiqnin robërinë

Me kokën lart,sikur njeh Allahun.

 

Cicërima e tij u kthye në vaj

I harruar mbeti në mëshirë

Era i tha miut,sytë mos ja ndaj

Të lajmëroj,që ti vijnë në ndihmë.

 

U kthyen fëmijët viktimën panë

Robin e liruan, na fal i thanë

E mëshiruan bukë i dhanë

E mjekuan,të lirë e lanë.

 

 

Rrugët e lagjes

 

Gëzimin e rinisë se gëzova

Kokë ulur ishim gjithëmonë

Me valët e kohës s`vrapova

Se kështu ish rruga jonë.

 

Po sot në këto ditë të bardha

Pse s`më buzëqesh fytyra

Me votë të ardhmen se zbardha

Rrugëve prap nxinë ligësira

 

Nata bie mbi pellgje uji

Fati ynë na la të tillë

Me premtime u mbush muaji

Nga pushtetarët bandill.

 

Vetëm hëna na ndriçon

Dhe mbi ne lëshon ca lot

Me mashtrim gjithçka mbuljon

Skanë frikë as të madhin Zot.

 

Pritja ime smbaron kurrë

Dhe do mbesë përherë e tillë

Ky regjim mashtrues,fodull

Do ketë lindur me një Prillë

 

 

Do hanë njëri tjetrin

 

Lotët e dëshpërimit dua ti fshij

Se dhe për ne do gdhijë ditë e bardhë

Mbas kohës ngarkuar me kaq ligësi

Një ditë drejtësia,pislliqet do zbardhë.

 

Si shushunja po na thithin gjakun

Me lakmin e tyre që thyen çdo tabu

Gangrena e fitimit po ju`a ngre lakun

Po ju se shikoni se jeni bërë dru.

 

Si ujqër njëri tjetrin do hani një natë

Ajo do ju shty përballë njëri-tjetrin

Ne hamë djersën tonë me ballë përherë lart

Dy fytyrësia atyre ju ul dinjitetin.

 

Këpucë të rënda shkelën nja ditë

Dyert u mbyllën me zinxhirë të rëndë

Falimenti ju a kish shtërnguar yzengjitë

Ne lotët e shfrytëzimit i kthyen në këngë.

 

Dita e shumë pritur do vijë sdo`vonoi

Se vala e hakmarrjes do flasë me guxim

Në se legësitë ky shtet sua dënoi

Ta dini në ferr,sdo gjeni shpëtim.

 

 

Lëkundet durimi

 

Për vënd lindjen më mori malli

Çdo dit që shkon për të mendoj

Çna donte shpirti ne na fali

Dhe çdo çast ma zbukuroj.

 

Shpesh më rreh valvola e zemrës

Heshtja si një hesht më shpon

Më mungojnë sytë e nënës

Zëri i saj që smë harron.

 

Qiellin mbytka lot i mallit

Dhe parajsa më venitet

Dyllë e verdhë faqja e djalit

Malli,ësht një borë që s`shkrihet.

 

Bashkë në çdo mbrëmje rrinim

Nën një hënë me dritë hidhur

Nga Atdheu mesazhe vinin

Me të zemra m`u ka lidhur.

 

Do të vdes në vndin tim

Ndaj në sy kam lot vajtimi

Këtu ka llavë dhe vetëtim

Këtu gjithçka ka sy trishtimi.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora