| E marte, 25.06.2013, 07:34 PM |
Shahin
Ibrahimi
Gur në
zemër
Gdhin
mëngjezi të kënaqet syri
Me përvojën
mbartur në vite
Shikon
hënën se ç`ditë hyri
Në supe
mban vetëm kujtime.
Stani i
vjetër lart i pa mbrojtur
Mbrënda
tij rrinë të mërzitur
Mendon
flaka,pse rrinë të ndrojtur
Ujkun
lodhja e ka djersitur.
Sytë e
saj sa më joshën
Me
blegërimë po më përkëdhel
Ish e re
dhe nuk kish moshën
Në varr
si foshnjën,de përsjell.
Gur në
zemër e kam rënkimin
Në agonin
e vdekjes ndihmë kërkoi
Syrin
dhimbja ma verboi
Shkrepa
armën zemra i pushoi.
Dhimbja
trupin ma biroi
Sa gjatë
më ngeli ai kujtim
Për to më
kujdes do tregojë
Se po i
rrit me gjakun tim.
Këngë e
mbytur
Toka
lëviz nga një cicërimë
Trumcaku
i vogël ankohet
Kënga e
tij duket si ulërimë
Shpreh
vuajtjet,zemra i coptohet.
Tek
lodrat e fëmijëve ngeli viktimë
Fati e
mëshiroi,dëmtoi vetëm krahun
Ndihmë
kërkoi ti hiqnin robërinë
Me kokën
lart,sikur njeh Allahun.
Cicërima
e tij u kthye në vaj
I harruar
mbeti në mëshirë
Era i tha
miut,sytë mos ja ndaj
Të
lajmëroj,që ti vijnë në ndihmë.
U kthyen
fëmijët viktimën panë
Robin e
liruan, na fal i thanë
E
mëshiruan bukë i dhanë
E
mjekuan,të lirë e lanë.
Rrugët e
lagjes
Gëzimin e
rinisë se gëzova
Kokë ulur
ishim gjithëmonë
Me valët
e kohës s`vrapova
Se kështu
ish rruga jonë.
Po sot në
këto ditë të bardha
Pse s`më
buzëqesh fytyra
Me votë
të ardhmen se zbardha
Rrugëve
prap nxinë ligësira
Nata bie
mbi pellgje uji
Fati ynë
na la të tillë
Me
premtime u mbush muaji
Nga
pushtetarët bandill.
Vetëm
hëna na ndriçon
Dhe mbi
ne lëshon ca lot
Me
mashtrim gjithçka mbuljon
Skanë
frikë as të madhin Zot.
Pritja
ime smbaron kurrë
Dhe do
mbesë përherë e tillë
Ky regjim
mashtrues,fodull
Do ketë
lindur me një Prillë
Do hanë
njëri tjetrin
Lotët e
dëshpërimit dua ti fshij
Se dhe
për ne do gdhijë ditë e bardhë
Mbas
kohës ngarkuar me kaq ligësi
Një ditë
drejtësia,pislliqet do zbardhë.
Si
shushunja po na thithin gjakun
Me lakmin
e tyre që thyen çdo tabu
Gangrena
e fitimit po ju`a ngre lakun
Po ju se
shikoni se jeni bërë dru.
Si ujqër
njëri tjetrin do hani një natë
Ajo do ju
shty përballë njëri-tjetrin
Ne hamë
djersën tonë me ballë përherë lart
Dy
fytyrësia atyre ju ul dinjitetin.
Këpucë të
rënda shkelën nja ditë
Dyert u
mbyllën me zinxhirë të rëndë
Falimenti
ju a kish shtërnguar yzengjitë
Ne lotët
e shfrytëzimit i kthyen në këngë.
Dita e
shumë pritur do vijë sdo`vonoi
Se vala e
hakmarrjes do flasë me guxim
Në se
legësitë ky shtet sua dënoi
Ta dini
në ferr,sdo gjeni shpëtim.
Lëkundet
durimi
Për vënd
lindjen më mori malli
Çdo dit
që shkon për të mendoj
Çna donte
shpirti ne na fali
Dhe çdo
çast ma zbukuroj.
Shpesh më
rreh valvola e zemrës
Heshtja
si një hesht më shpon
Më
mungojnë sytë e nënës
Zëri i
saj që smë harron.
Qiellin
mbytka lot i mallit
Dhe
parajsa më venitet
Dyllë e
verdhë faqja e djalit
Malli,ësht
një borë që s`shkrihet.
Bashkë në
çdo mbrëmje rrinim
Nën një
hënë me dritë hidhur
Nga
Atdheu mesazhe vinin
Me të
zemra m`u ka lidhur.
Do të
vdes në vndin tim
Ndaj në
sy kam lot vajtimi
Këtu ka
llavë dhe vetëtim
Këtu
gjithçka ka sy trishtimi.