E shtune, 27.04.2024, 12:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Ceci: Pejsazhe nga “Kontinenti i zi”

E marte, 25.06.2013, 07:14 PM


Pejsazhe nga “Kontinenti i zi”

(Kritike per librin “Memento mori?-mermeriti Eda Di”te shkrimtarit Remo Kociu)

Nga Fatmir Ceci, poet

Teksa  hyn thelle dritehijeve te  fjaleve  te kerleshura  kupton  se  ndodhesh  ne nje pyll” amazone” ndjenjash, ndjesish, emocionesh,asosacionesh ,idesh..E ke  veshtire te udhetosh mes dendesise    te kesaj krijese   frymezimi dhe intelekti te  Remo Kociut. E ke te veshtire te  dallosh shkuret nga lulet,ndjesite nga idete,fantazite nga faktet,pavetedijen nga vetedija,driten nga hijet Perjetimi I leximit   kalon permes pengesash  eklipsesh apokalipsesh ,permbysjesh  e paranojash spontane e te pershpejtuara. Panteonet  klasike ,traditcionalizmat,skematizmat  mumjezimet  letrare te rrezohen nen efektin  sizmik   te naracionit  psiko-surealist  qe vjen nga thellesi e “llaves” se ketij libri

Lexon  dhe  ndjehesh   i qerthulluar  prej  nje  “bimesie”   exsemocionale    te pakontrolluar...E kupton  se je nen efekte te nje  opiumi  cudiberes    e maramendes qe te konvulon e elaston  .Shtegeton  fjale mbi fjale dhe gjendesh “ udhetar”  pa  adrese  ne udhekryqe rastesore “tre Vijash” te Ndergjegjes dhe Atllasit.Kupton se  bota eshte konfuze, nen ndikimin  e forcave   te dukshme e te fshehta te  ndijimit e perjetimit Autori  provokon  qellimisht nje anomali kompozicionale e stilistike .Libri eshte 555 faqe  pa  konstruksion dhe strukture  arkitektureAi eshte ndertuar si shtepize ne  formen e”lemshit te Arianes” ku nuk mund ta gjesh  fillimin dhe mbarimin e fillit. E  megjithate autori intersohet qe ne cepat e ereta te trurit dhe kanione  te zemres  te ndricojne  yllesi  psiko –artistikeMateriali ne tersi I ngjan  reres se lumenjve qe kur  sitet  te feksin mbi pellembe   grimca  vezulluse  diamantesh

.Subjekti  eshte histori njerezore, prej skeletesh,hijesh,fantazmash,imazhesh,,vegimesh,endrash Gjithshka mer fryme me te gjitha shqisat e lekuren e horizontit Gjithshka  leviz  lirshem  e kuturu neper labirinthin   e  gjithesise.

Njerezit  flasin me ze e nen ze    me psheretima,veshtrime,pasthirma,belbezime  Ata lindin, jetojne ,vdesin duke konsumuar kotesite e diteve por dhe .rilindin , rikethehen, riperseriten duke rickliuar vazhdimesine e perjetshme  natyrore dhe hyjnore

Libri te  tregon se” amazona”  njerezore e “kontinentit te zi “shtrihet  pa skaje   mbi e nen  lekure tone . Ne “xhunglen “e saj  gjendet gjithshka   reale dhe ireale.Autori  me  symendjeshpirt te ndritur ,  I mikluar nga fryma platonike,  e logjika aristoteliane   mundohet te eksploroje dhe hulumtoje  mikromakroboten  Ai  me  zjarr  qiellor  te huazuar enkas  prej  Perendive te Drites  mundohet te ndricoje  ne siperfaqe dhe thellesi te qenies e mosqenies.

Si  nje imitues    i Ylberit  veteautori shpaloset mbi fjalet   dhe  ngjyros me kujdes perfytyrimet.endrat. kujtimet, qe farfurisin  ne  “tablote “ e befta te  autopersonazheve.  Ndihesh me fat qe ke mundesine te vizitosh  ” ekspoziten-njeri” te  R .Kociut.  Gjate parakalimit te duket sikur  tablote  fotografojne    tablote , lulet  vete lulet “Uni” I tij vete”Unin” .

Per tu  theksuar  eshte  se gjithshka vepron e lire  si natyra capkene  ,automatike, pa  autocensure  e  racionalitet te percaktuar.Dhe Stinet ngatrohen, ciftohen,perqafojne dhe kafshojne njera tjetren.

Neper fjalet e dendura   shfaqet dhe zhbirohet    spontane  bota   jone  plot   gjallesa e vdekesira.

Lenda   e perjetimit   vullkanizohet dhe  mer forme kllapie,endre ,fantazie ,,asosacioni  te kuptimte dhe te pakuptimte. Kur situata ftohet  ajo  abstragohet dhe performon   stalagtite dhe stalagmite  mendimi  apo ideje  Intelekti te vaditet   nga re pllenuese  plot shi  e debore asocuse, Nenlekure te buisin  vetiu  ndjesi te kristalta e te mjegullta   ,te crregullta e  harmonike  qe tjetersohen ne petale lulesh ,  fjolla bore,gureza te bardha ,floke meduze,etj Metamorfoza e perjetimit I kaperxen kufijte  fizike e matafizike,organike dhe inorganike,reale dhe  areale.

Gjithshka leviz ne unitet dhe  opozite midis qenies dhe mosqenies, midis gjese dhe asgjese,midis krijimit dhe hicit,midis zotit dhe djallit ,midis ferit dhe parajses, midis jete dhe vdekjes

Gjithshka qerthon si nje  rreth, si nje gjarper Oroboros qe ha bishtin e vet Njeriu brezan  riprodhon veten , riciklon  veten.”Hyn ne var per tu fshehur nga vdekja”.Por vdekja gjithsesi triumfon……”Cdo fillim  levizje shkon domosdoshmerisht drejt nje fundi” –thote Aristoteli

Ne kete rrethore  luciferiane behet shendrimi, takimi i vetvetes, behet rizbulimi I qenies

Psikografia  e autorit eshte  e mahnitshem e admirushme deri ne pabesushmeri dyshuese .Per te ska rendesi trupi  I njeriut. ka rendesi shpirti ,psikika  dhe simbolika  e  tyre

Personazhet jetojne ne apati, ne permbysje,ne amulli te afekteve dhe emocioneve perditesore Mes shiut  psikologjik  buisin vrullshem  ndjenjat, thirmat, pyetjet,dyshimet  .Bota   leviz  nen rregullsine masoniane te  Kaosit e  jo te Ekuilibrit ,Gjithshka njerezore  leviz nen kotesine  e absurdit.Remo si deshifrues  kodesh   zberthen  te panjohurat e botes, thyen  levoren e tyre  dhe hyn   skutave  te ereta    per te zbuluar  shpjegimin ,pse-ne, magjine dhe alkimine e tyre.

Autori kureshtar  cartur , thyen  pengesat   kufizuse te  horizontit  te tij  optic  Ate  e shqetson ,  ngushtesia , dara e tij , ndaj  ja  zmadhon  permasat , me ndihmen  e teleskopve  te kujteses dhe kraheve te endres.. Ai perdor nje  erudicion    bashkekohor  te psikoanalizes ,pa lene menjane  pervojat empirike stergjyshore me  bimesi,mite dhe okulte

Ai e  stigmatizon kohen, e paralizon  e ngrin por dhe e shpejton  e drejton e vektorizon kah deshirave te tij

Interpretimi Hegelian i  kohes dhe i hapesires  i jep atij alternativa te reja  eksplorimi mbi  qenien e mosqenien, mbi trupin dhe shpirtin.Gjithshka eshte pa fillim dhe pa fund, gjithshka eshte nje kaos pa skaje  eshte kohe jashte kohes Gjithshka I nenshtrohet  ritualit  sizifjan  te ringjallejes,rifillimit,rikethimit  te pafund e te pashprese. Ne funksion te kesaj ai shpesh  mbeshtillet me te kaluaren per ta shpjeguar te sotmen dhe per ti folur te ardhmes.

 

E kaluara e tashmja dhe e ardhmja jane nje, jane  vecse nje pike ne horizont .Ato gjenden brenda njera- tjeteres  Akrepat e ores dhe  busulles per te  nuk kane  me kuptim  shpjegues.

 

Duke udhetuar ne thellesi te ketij” kontinenti -liber  “ zbulohet Arka e Noes.Eva, Adami ,Jezui, Moisiu ,Apostujt ,Sokrati ,Aristoteli,Frojdi ,Jungu,Deli    etj .Shpesh ndjehesh i entusiazmuar  e  I eklzaltuar   nga  emfiteoza,asosacione, metafora ,ideograma  te mrekullushme qe te ndricojne mendimin.

Autori  grafion, operon fjalen me bisturi te holle deri ne berthame te saj. Ai te provokon si lexus  shije  etiko- artistike  plot befasi dhe naracion . Nuk I kushton shume rendesi portretizimit  dhe  dialogut fizik por   prokupohet me shume per fjalen ,   antropologjine ,alkimine,kuptimin,intrepretimin,elektricitetin,percjellien ,reaksionin, nderveprimin e saj.

Remo i algjebron  fjalet , ju jep rrokjeve ,germave  te tyre interpretim matricor, Ai  I pjeston,i shumefishon dhe I barazon per te nxjere imazhe  kuptimi  e nenkuptimi.”germat I  vertiten vetevetes duke formuar  qerthull ndjenjash”- konstaton ai

Ai studion natyren semantike ,shfaqjet e saj, domethenien,materialietin e  misticizmin .Ai nderhyn deri tek tingulli e timbri ,akustika e saj.

Vigjelenca e kapjes se castit te veprimit ,ndodhise,perjetimit e ben ate gjahtar me   shpejtesi  te madhe perceptimi  Reaktiviteti  eshte tipari dallues I  talentit te tij.Formimi, derdhja,thurja   e  fjaleve   pa fre  rrallehere mer forme   mesazhi, pentagrami,mozaiku,afresku   dhe  shumehere  percartje e hazdisur , pa lidhje , pa shenja  pikesimi. , me shtremberime e alogjizma  gjithekuptimore.

Disiplina krijuese  e fjaleve,fjalive,ligjeratave shperfillet dhe qellimisht degjeneron ne anarki e orgji   surealiste e impresionsite.Autori  hyn  nen lekuren e fjaleve  dhe xhiron  ate cka leviz,levrin,gjallon ne ate bote.

Teleskopi  I krijimit  arin te studjoje mes reve  eremite“fashot e drites “fotonet e saj, njesoj si qimet e maces se shtepise Me talent te admirushem ai  I abstragon  keto lloj  afersi, lidheza,  moterzimesh  natyrore duke I kethyer ne alegori,simbole, e matafora etiko- artistike.

Vrojton kristalet e debores dhe i  tjeterson ,metamorfizon,  i pllenon e i shendron ne figura njerezore ndjesish , perjetimesh , idesh e idogramash.

Ai  fikson shiun qe qan dhe detin qe perlotet ,statujat qe flasin,deget qe ankohen, kohen qe vjell,qiellin qe vetvritet, cigaren qe sflet,kujtesen  qe grindet Ai personifikon  natyren me njeriun, njeriun  me natyren  deri ne elektrone te perbashketa shpirterore Per te dhe nje qelize eshte nje njeri dhe  nje atom eshte nje glob.

Shpesh ai e shkruan , e thur castin perjetues me fjale  te zgjedhura njesoj si rrjeten nje  peshkatar  plot pervoje deti. Supersonika  e tij gjuhesore, ne nje sekonde pershkon mijra kilometra orbite hapesire dhe  spirale kujtese. Optika e tij eshte dixhitalizuar tej kufijve te syrit me  skajpamje  deri   ne  bebezen e” syrit te mendjes”

Ai kerkon rruget per te e vertetat thelbesore  te  njeriut te  sotem  Prokupohet dhe dyshon se njeriu  nuk eshte me origjinali,fillestari.”Ne vete nuk jemi origjinalet tane jemi genjeshtra jone”-citon.Boten e udheheq  Djalli”Ne “sjemi “ne”ne  trupin tone  !?-dyshon ai  dhe pyet I shqetsuar-“ se cili  dhe ku eshte trupi yne!?”. Ne jemi  njeriu I permbysur , I gabuari, pa moralin dhe fisnikerine   e paster Mekati  vazhdon, njeriu nuk eshte ai qe duket ne siperfaqe ne brendesi te tij  eshte  e keqja, Njeriu duhet rindertuar ,fara e re duhet te  mbillet nga e para .Shkembi I Sizifit  rendon mbi njerzimin,Sizifi  ende ngjitet –zbret mbi malin e kotesise …Kaini dhe sot e kesaj dite ka mbetur pa u vrare

Remo mendon se ende  Krijuesi  krijon.Ai  zbulon ngjashmerite dhe kundershtite e dukurive dhe fenomeneve  Mediton, ,filozofon gnosollogjine,perditesine dhe ardhmerine e  tyre.

Ai kerkon njeriun qe mundohet te  zbuloje dhe te njohe vetveten. “Njeriu qendron ne nje pike te hapesires per te soditur veten”

Tharmi I librit  gersheton  materien me shpirtin.Erudicioni I autorit   eshte  spontan-naiv por  dhe  I   kultivuar -skolaresk.Ai perjeton ,konstaton dhe shpjegon  cka e rrethon   deri ne ligjesi e hamendesi si  Ngrirja-ndryshimi/

Koha-levizja/ Zoti- djalli/ Buzeqeshja- dhimbja /Drita -hija /Shpirtezimi I sendeve/  Floket e bores - kujtimet /Metamorfoza-dyzimi/ Batice- zbatice ndjenjash/ Kaltersia persosmeri- Rete ndryshim/ Krijimi-Vdekja-Rikthimi/

Etj, etj

Vlera e librit  ritet nga disa  logjizma  befasuese   me ndricim   estetik dhe kuptim te larte  ideo-artistik si psh

 

“Per ti shpetuar vdekjes fshihet ne var/ Nuk digjet uji ne zjar/ Nje pike fsheh Brenda nje trup /Ai  qe dashuron driten ecen ne eresire/ Dallga nuk eshte as det as ere/Hija nuk eshte as dite as  nate”

Autori  eshte  filozof-subjektiv .Ai nuk le  pa  pare dhe  evidentuar  “alice  te bardhe” aforizmash.maksimash  dhate rrjedhes kompozicionale Si p.sh -Ai  qe dashuron driten ecen ne eresire /Dallga nuk eshte as det as ere/

Hija nuk eshte as dite as  nate/ Nje pike fsheh brenda nje trup /Vdekja eshte krijuesi I Universit etj, etj si keto.

Memento  mori!? Mermeriti Eda Di

Vdekja evokohet dhe perjetohet  si cast ,si ekuliber,si drite-  eresire ,si hije,si re , si meditim, si kujtese , si gjume, si pluhur, ,si puthje, si cicerone,  Vdekja le  trashegimtar pavdekesine.casti mbart perjetesine.Vdekja  kete  here eshte shpetimi…

 

ENDRRAT

…………kane   gjeologjine dhe arkelogjine tyre “Endrat skicojne jeten  tone “citon ai Ai studjon njeriun duke hyre brenda njeriut  si Zhyl Vern Zhytet thelle e studjon enderen brenda  enderes,studjon kujtimet  brenda kujtimeve.

Ai e kethen njeriun ne akuarium  te tejdukshem  duke  e    kundruar  nga te gjitha pikat e Universit.Endrat  shpesh kane  krahe intuite dhe imagjinate Te treja se bashku  perdoren nga autori si   trirruge  per te aritur tek  veteqellimi  i se vertetes ideo-artistike

PERSONAZHET

…………………..jane trupa,hije,fantazma,vegime,mite.. .Forma e  tyre ka formen   e hijes qe flet,te imagjinates qe fantazon te ideve qe shprehin.

Personazhet  jane ne moshen e kohes qe leviz  ,Njerzit kane dhe jete dhe vdekje  njesoj sikurse ka natyra dhe nate dhe dite dhe  drite dhe eresire.

Personazhet jane elektrone reale dhe imagjinare Ata jane te huazuar  e ngjizur nga germadhat e folklorizmit , mitologjise e bibeliologjise nderkombetare siKristina, Jakop, Ugo ,Tomaso , Bambolona, Eda DI, i,Madalena, Meduza, Sizifi,Sfinksi,Kaoni  etj  Ata kane pashaporten  e  shtetit  te Vdekjes e te Jetes . Ata jetojne  te pandryshuar are,ne kufirin e  castit ndares dhe bashkues te tyre

Jeta dhe vdekja  ju leviz brenda trupit te tyre ne kahe introspektive dhe retrospektive . Autori i flet  shekullit te XXI  me zerin e  Adamit , Eves,Zotit,Perendive,Hijeve,Fantazmave,Vegimeve ne menyre te drejtperdrejte ,hiperbolike dhe parabolike

Ai flet me portretet,fotografite,pikturat,buzeqeshjet,dhimbjet

Koha ska skaje dhe personazhet skane  moshe .Ata jane te papercaktuar ,jane konvencione fizike  dhe spirtuale  Ata   flasin mendojne, ndjejne, perjetojne ,enderojne vecas  dhe  se bashku.  Me personalitetin  e tyre  te dyfishte  takohen  bisedojne , meditojne ,levizin  hyjne  e dalin tekvetja dhe tek  njeri- tjetri  Ata jane vecantia por dhe gjithesia, jane qenia dhe mosqenia ,jane endra dhe realiteti.jane relativiteti dhe absolutiteti .Ata qendrojne ne nje sypamje  hapesire  te mjegullt,konfuze , ku nuk shihen   por cfaqen nga interprtimi , levizjet, ndjesite, te folurit. Ata shkaterojne dhe krijojne , dekompozohen  dhe   ringjallen , rikrijohen ,   nga vetvetja  Shkaterimi eshte levizje dhe prespektive ..Psikoanaliza e autorit  mundohet ti  zhbiroje ,ti  beje  ata   te kapshem ,identifikues, ne  amulline   e ketij pylli” xhungel”.

Kufipamja e hapesires  dhe lekura njerezore jane Kostume  te unitet universal.  “Kur perthyhet trupi  perthyhet dhe hapesira”kostaton ai  Kjo eshte nje paralelizem dhe simetri  filozofiko -artistike qe pershkon pothuajse gjithe librin

Personazhet jane  Fenomene,Shfaqje natyrore si  Qielli ,Rete,Debora, Deti  te idealizuar , te kompleksuar,te ameshuar te personifikuar  Patologjia  neurore  e  reve mbushur  me shi,debore,vetetima  simoterzohet  me kujtimet, perjetimet ,alucinacionet e vazhdushme te njeriut mesdhetar e hipertropik

Per autorin Buzeqeshja,Dhimbja.Pikellimi.Dashuria e te tjera  ndjesi e afekte  jane thelbi I egzistences dhe bukurise  se realitetit njerezor  .

Personazhet  jane   reale , mitike, simbolike,normale dhe anormale te vdekur e te pavdekshem,te perditshem dhe memoriale,te zakonshem dhe apostolike  Ata jane dhe hije  ,fantazma  kujtime ,vegime ,ide.Ata jane  hemofroide. Jane dyzimi seksual.Jane hibridi I Eves ,Adamit,Zeusit ,Sizifit, Meduzes, Jezuit,Magdalenes,Burrit , Gruas.

 

ArtPoezia eshte flora e librit Ajo shfaqet befasuese  dhe brilante  si aroma e  fjaleve  por dhe si krijuese pikturash e pejsazhesh qe pershpejtohen ne fasadat e fletve .

Poezia eshte  mjeshteria , ornamenti,zbukurimi dritahija   e  subjektit .Ajo cfaqet here pas here si  stoli e ketij   akuarieli  imagjinar-liber

Burimet  e saj ndodhen tek   endra,intuita,imagjinata,fantasia,perfytyrimi,logjika, realiteti, fizika dhe metafizika

Nivelin etiko-poetik te librit e risin  metaforat, simbolet ,asosacionet,eufemizmat,alogjizmat spontane qe krijohen  gjate  vlimit  te amalgams   se krijimit  Spontaniteti i te shkruarit  krijon gjate shtjellimit  te intriges, perla vargjesh…..

Qielli vetvritet nga vetetimat/Drita e ther e kuron eresiren/Statuja u zhvesh e foli/ Gjaku ndizet kur te shikon /Deget I ankohen qiellit/ Kap ulerima me duar/ Rete si qytete qiellore//Zeri mbetet si vesa mbi  fije bari etj

.     .   .

“Deti lenton dallget per te pare vetveten”thekson R.Kociu, Une do ta perngjasoja  thenien:  Remo  -dallgezon detin e njeriut per te pare njeriun.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora