| E marte, 25.06.2013, 07:14 PM |
Pejsazhe nga “Kontinenti i zi”
(Kritike per librin “Memento mori?-mermeriti Eda Di”te shkrimtarit Remo Kociu)
Nga Fatmir Ceci, poet
Teksa hyn thelle dritehijeve te fjaleve
te kerleshura kupton se
ndodhesh ne nje pyll” amazone”
ndjenjash, ndjesish, emocionesh,asosacionesh ,idesh..E ke veshtire te udhetosh mes dendesise te kesaj krijese frymezimi dhe intelekti te Remo Kociut. E ke te veshtire te dallosh shkuret nga lulet,ndjesite nga
idete,fantazite nga faktet,pavetedijen nga vetedija,driten nga hijet Perjetimi
I leximit kalon permes pengesash eklipsesh apokalipsesh ,permbysjesh e paranojash spontane e te pershpejtuara.
Panteonet klasike
,traditcionalizmat,skematizmat
mumjezimet letrare te rrezohen
nen efektin sizmik te naracionit psiko-surealist qe vjen nga thellesi e “llaves” se ketij
libri
Lexon dhe
ndjehesh i qerthulluar prej
nje “bimesie” exsemocionale te pakontrolluar...E kupton se je nen efekte te nje opiumi
cudiberes e maramendes qe te
konvulon e elaston .Shtegeton fjale mbi fjale dhe gjendesh “ udhetar” pa
adrese ne udhekryqe rastesore
“tre Vijash” te Ndergjegjes dhe Atllasit.Kupton se bota eshte konfuze, nen ndikimin e forcave
te dukshme e te fshehta te
ndijimit e perjetimit Autori provokon
qellimisht nje anomali kompozicionale e stilistike .Libri eshte 555
faqe pa
konstruksion dhe strukture
arkitektureAi eshte ndertuar si shtepize ne formen e”lemshit te Arianes” ku nuk mund ta
gjesh fillimin dhe mbarimin e fillit.
E megjithate autori intersohet qe ne
cepat e ereta te trurit dhe kanione te
zemres te ndricojne yllesi
psiko –artistikeMateriali ne tersi I ngjan reres se lumenjve qe kur sitet
te feksin mbi pellembe
grimca vezulluse diamantesh
.Subjekti eshte histori njerezore, prej
skeletesh,hijesh,fantazmash,imazhesh,,vegimesh,endrash Gjithshka mer fryme me
te gjitha shqisat e lekuren e horizontit Gjithshka leviz
lirshem e kuturu neper
labirinthin e gjithesise.
Njerezit flasin me ze e nen ze me
psheretima,veshtrime,pasthirma,belbezime
Ata lindin, jetojne ,vdesin duke konsumuar kotesite e diteve por dhe
.rilindin , rikethehen, riperseriten duke rickliuar vazhdimesine e
perjetshme natyrore dhe hyjnore
Libri
te tregon se” amazona” njerezore e “kontinentit te zi “shtrihet pa skaje
mbi e nen lekure tone . Ne
“xhunglen “e saj gjendet gjithshka reale dhe ireale.Autori me
symendjeshpirt te ndritur , I
mikluar nga fryma platonike, e logjika
aristoteliane mundohet te eksploroje
dhe hulumtoje mikromakroboten Ai
me zjarr qiellor
te huazuar enkas prej Perendive te Drites mundohet te ndricoje ne siperfaqe dhe thellesi te qenies e
mosqenies.
Si nje imitues
i Ylberit veteautori shpaloset
mbi fjalet dhe ngjyros me kujdes perfytyrimet.endrat.
kujtimet, qe farfurisin ne “tablote “ e befta te autopersonazheve. Ndihesh me fat qe ke mundesine te
vizitosh ” ekspoziten-njeri” te R .Kociut.
Gjate parakalimit te duket sikur
tablote fotografojne tablote , lulet vete lulet “Uni” I tij vete”Unin” .
Per
tu theksuar eshte
se gjithshka vepron e lire si
natyra capkene ,automatike, pa autocensure
e racionalitet te percaktuar.Dhe
Stinet ngatrohen, ciftohen,perqafojne dhe kafshojne njera tjetren.
Neper
fjalet e dendura shfaqet dhe
zhbirohet spontane bota
jone plot gjallesa e vdekesira.
Lenda e perjetimit vullkanizohet dhe mer forme kllapie,endre ,fantazie
,,asosacioni te kuptimte dhe te
pakuptimte. Kur situata ftohet ajo abstragohet dhe performon stalagtite dhe stalagmite mendimi
apo ideje Intelekti te
vaditet nga re pllenuese plot shi
e debore asocuse, Nenlekure te buisin
vetiu ndjesi te kristalta e te
mjegullta ,te crregullta e harmonike
qe tjetersohen ne petale lulesh ,
fjolla bore,gureza te bardha ,floke meduze,etj Metamorfoza e perjetimit
I kaperxen kufijte fizike e
matafizike,organike dhe inorganike,reale dhe
areale.
Gjithshka
leviz ne unitet dhe opozite midis qenies
dhe mosqenies, midis gjese dhe asgjese,midis krijimit dhe hicit,midis zotit dhe
djallit ,midis ferit dhe parajses, midis jete dhe vdekjes
Gjithshka
qerthon si nje rreth, si nje gjarper
Oroboros qe ha bishtin e vet Njeriu brezan
riprodhon veten , riciklon
veten.”Hyn ne var per tu fshehur nga vdekja”.Por vdekja gjithsesi
triumfon……”Cdo fillim levizje shkon
domosdoshmerisht drejt nje fundi” –thote Aristoteli
Ne kete
rrethore luciferiane behet shendrimi,
takimi i vetvetes, behet rizbulimi I qenies
Psikografia e autorit eshte e mahnitshem e admirushme deri ne
pabesushmeri dyshuese .Per te ska rendesi trupi
I njeriut. ka rendesi shpirti ,psikika
dhe simbolika e tyre
Personazhet
jetojne ne apati, ne permbysje,ne amulli te afekteve dhe emocioneve perditesore
Mes shiut psikologjik buisin vrullshem ndjenjat, thirmat, pyetjet,dyshimet .Bota
leviz nen rregullsine masoniane
te Kaosit e jo te Ekuilibrit ,Gjithshka njerezore leviz nen kotesine e absurdit.Remo si deshifrues kodesh
zberthen te panjohurat e botes,
thyen levoren e tyre dhe hyn
skutave te ereta per te zbuluar shpjegimin ,pse-ne, magjine dhe alkimine e
tyre.
Autori
kureshtar cartur , thyen pengesat
kufizuse te horizontit te tij
optic Ate e shqetson ,
ngushtesia , dara e tij , ndaj
ja zmadhon permasat , me ndihmen e teleskopve
te kujteses dhe kraheve te endres.. Ai perdor nje erudicion
bashkekohor te psikoanalizes ,pa
lene menjane pervojat empirike
stergjyshore me bimesi,mite dhe okulte
Ai e stigmatizon kohen, e paralizon e ngrin por dhe e shpejton e drejton e vektorizon kah deshirave te tij
Interpretimi
Hegelian i kohes dhe i hapesires i jep atij alternativa te reja eksplorimi mbi qenien e mosqenien, mbi trupin dhe
shpirtin.Gjithshka eshte pa fillim dhe pa fund, gjithshka eshte nje kaos pa
skaje eshte kohe jashte kohes Gjithshka
I nenshtrohet ritualit sizifjan
te ringjallejes,rifillimit,rikethimit
te pafund e te pashprese. Ne funksion te kesaj ai shpesh mbeshtillet me te kaluaren per ta shpjeguar
te sotmen dhe per ti folur te ardhmes.
E kaluara
e tashmja dhe e ardhmja jane nje, jane
vecse nje pike ne horizont .Ato gjenden brenda njera- tjeteres Akrepat e ores dhe busulles per te nuk kane
me kuptim shpjegues.
Duke
udhetuar ne thellesi te ketij” kontinenti -liber “ zbulohet Arka e Noes.Eva, Adami ,Jezui,
Moisiu ,Apostujt ,Sokrati ,Aristoteli,Frojdi ,Jungu,Deli etj .Shpesh ndjehesh i entusiazmuar e I
eklzaltuar nga emfiteoza,asosacione, metafora
,ideograma te mrekullushme qe te
ndricojne mendimin.
Autori grafion, operon fjalen me bisturi te holle
deri ne berthame te saj. Ai te provokon si lexus shije
etiko- artistike plot befasi dhe
naracion . Nuk I kushton shume rendesi portretizimit dhe
dialogut fizik por prokupohet me
shume per fjalen , antropologjine
,alkimine,kuptimin,intrepretimin,elektricitetin,percjellien ,reaksionin,
nderveprimin e saj.
Remo i
algjebron fjalet , ju jep rrokjeve
,germave te tyre interpretim matricor,
Ai I pjeston,i shumefishon dhe I barazon
per te nxjere imazhe kuptimi e nenkuptimi.”germat I vertiten vetevetes duke formuar qerthull ndjenjash”- konstaton ai
Ai
studion natyren semantike ,shfaqjet e saj, domethenien,materialietin e misticizmin .Ai nderhyn deri tek tingulli e
timbri ,akustika e saj.
Vigjelenca
e kapjes se castit te veprimit ,ndodhise,perjetimit e ben ate gjahtar me shpejtesi
te madhe perceptimi
Reaktiviteti eshte tipari dallues
I talentit te tij.Formimi,
derdhja,thurja e fjaleve
pa fre rrallehere mer forme mesazhi, pentagrami,mozaiku,afresku dhe
shumehere percartje e hazdisur ,
pa lidhje , pa shenja pikesimi. , me
shtremberime e alogjizma
gjithekuptimore.
Disiplina
krijuese e fjaleve,fjalive,ligjeratave
shperfillet dhe qellimisht degjeneron ne anarki e orgji surealiste e impresionsite.Autori hyn
nen lekuren e fjaleve dhe
xhiron ate cka leviz,levrin,gjallon ne
ate bote.
Teleskopi I krijimit
arin te studjoje mes reve
eremite“fashot e drites “fotonet e saj, njesoj si qimet e maces se
shtepise Me talent te admirushem ai I
abstragon keto lloj afersi, lidheza, moterzimesh
natyrore duke I kethyer ne alegori,simbole, e matafora etiko- artistike.
Vrojton
kristalet e debores dhe i tjeterson
,metamorfizon, i pllenon e i shendron ne
figura njerezore ndjesish , perjetimesh , idesh e idogramash.
Ai fikson shiun qe qan dhe detin qe perlotet
,statujat qe flasin,deget qe ankohen, kohen qe vjell,qiellin qe vetvritet,
cigaren qe sflet,kujtesen qe grindet Ai
personifikon natyren me njeriun,
njeriun me natyren deri ne elektrone te perbashketa shpirterore
Per te dhe nje qelize eshte nje njeri dhe
nje atom eshte nje glob.
Shpesh ai
e shkruan , e thur castin perjetues me fjale
te zgjedhura njesoj si rrjeten nje
peshkatar plot pervoje deti.
Supersonika e tij gjuhesore, ne nje
sekonde pershkon mijra kilometra orbite hapesire dhe spirale kujtese. Optika e tij eshte dixhitalizuar
tej kufijve te syrit me skajpamje deri
ne bebezen e” syrit te mendjes”
Ai kerkon
rruget per te e vertetat thelbesore
te njeriut te sotem
Prokupohet dhe dyshon se njeriu
nuk eshte me origjinali,fillestari.”Ne vete nuk jemi origjinalet tane jemi
genjeshtra jone”-citon.Boten e udheheq
Djalli”Ne “sjemi “ne”ne trupin
tone !?-dyshon ai dhe pyet I shqetsuar-“ se cili dhe ku eshte trupi yne!?”. Ne jemi njeriu I permbysur , I gabuari, pa moralin
dhe fisnikerine e paster Mekati vazhdon, njeriu nuk eshte ai qe duket ne
siperfaqe ne brendesi te tij eshte e keqja, Njeriu duhet rindertuar ,fara e re
duhet te mbillet nga e para .Shkembi I
Sizifit rendon mbi njerzimin,Sizifi ende ngjitet –zbret mbi malin e kotesise
…Kaini dhe sot e kesaj dite ka mbetur pa u vrare
Remo mendon se ende Krijuesi krijon.Ai
zbulon ngjashmerite dhe kundershtite e dukurive dhe fenomeneve Mediton, ,filozofon gnosollogjine,perditesine
dhe ardhmerine e tyre.
Ai kerkon
njeriun qe mundohet te zbuloje dhe te
njohe vetveten. “Njeriu qendron ne nje pike te hapesires per te soditur veten”
Tharmi I
librit gersheton materien me shpirtin.Erudicioni I
autorit eshte spontan-naiv por dhe
I kultivuar -skolaresk.Ai
perjeton ,konstaton dhe shpjegon cka e
rrethon deri ne ligjesi e hamendesi
si Ngrirja-ndryshimi/
Koha-levizja/
Zoti- djalli/ Buzeqeshja- dhimbja /Drita -hija /Shpirtezimi I sendeve/ Floket e bores - kujtimet
/Metamorfoza-dyzimi/ Batice- zbatice ndjenjash/ Kaltersia persosmeri- Rete
ndryshim/ Krijimi-Vdekja-Rikthimi/
Etj, etj
Vlera e
librit ritet nga disa logjizma
befasuese me ndricim estetik dhe kuptim te larte ideo-artistik si psh
“Per ti
shpetuar vdekjes fshihet ne var/ Nuk digjet uji ne zjar/ Nje pike fsheh Brenda
nje trup /Ai qe dashuron driten ecen ne
eresire/ Dallga nuk eshte as det as ere/Hija nuk eshte as dite as nate”
Autori eshte
filozof-subjektiv .Ai nuk le
pa pare dhe evidentuar
“alice te bardhe”
aforizmash.maksimash dhate rrjedhes
kompozicionale Si p.sh -Ai qe dashuron
driten ecen ne eresire /Dallga nuk eshte as det as ere/
Hija nuk
eshte as dite as nate/ Nje pike fsheh
brenda nje trup /Vdekja eshte krijuesi I Universit etj, etj si keto.
Memento mori!? Mermeriti Eda Di
Vdekja
evokohet dhe perjetohet si cast ,si
ekuliber,si drite- eresire ,si hije,si
re , si meditim, si kujtese , si gjume, si pluhur, ,si puthje, si
cicerone, Vdekja le trashegimtar pavdekesine.casti mbart
perjetesine.Vdekja kete here eshte shpetimi…
ENDRRAT
…………kane gjeologjine dhe arkelogjine tyre “Endrat
skicojne jeten tone “citon ai Ai studjon
njeriun duke hyre brenda njeriut si Zhyl
Vern Zhytet thelle e studjon enderen brenda
enderes,studjon kujtimet brenda
kujtimeve.
Ai e
kethen njeriun ne akuarium te
tejdukshem duke e
kundruar nga te gjitha pikat e
Universit.Endrat shpesh kane krahe intuite dhe imagjinate Te treja se
bashku perdoren nga autori si trirruge
per te aritur tek
veteqellimi i se vertetes
ideo-artistike
PERSONAZHET
…………………..jane
trupa,hije,fantazma,vegime,mite.. .Forma e
tyre ka formen e hijes qe
flet,te imagjinates qe fantazon te ideve qe shprehin.
Personazhet jane ne moshen e kohes qe leviz ,Njerzit kane dhe jete dhe vdekje njesoj sikurse ka natyra dhe nate dhe dite
dhe drite dhe eresire.
Personazhet
jane elektrone reale dhe imagjinare Ata jane te huazuar e ngjizur nga germadhat e folklorizmit ,
mitologjise e bibeliologjise nderkombetare siKristina, Jakop, Ugo ,Tomaso ,
Bambolona, Eda DI, i,Madalena, Meduza, Sizifi,Sfinksi,Kaoni etj
Ata kane pashaporten e shtetit
te Vdekjes e te Jetes . Ata jetojne
te pandryshuar are,ne kufirin e
castit ndares dhe bashkues te tyre
Jeta dhe
vdekja ju leviz brenda trupit te tyre ne
kahe introspektive dhe retrospektive . Autori i flet shekullit te XXI me zerin e
Adamit , Eves,Zotit,Perendive,Hijeve,Fantazmave,Vegimeve ne menyre te
drejtperdrejte ,hiperbolike dhe parabolike
Ai flet
me portretet,fotografite,pikturat,buzeqeshjet,dhimbjet
Koha ska
skaje dhe personazhet skane moshe .Ata
jane te papercaktuar ,jane konvencione fizike
dhe spirtuale Ata flasin mendojne, ndjejne, perjetojne
,enderojne vecas dhe se bashku.
Me personalitetin e tyre te dyfishte
takohen bisedojne , meditojne
,levizin hyjne e dalin tekvetja dhe tek njeri- tjetri
Ata jane vecantia por dhe gjithesia, jane qenia dhe mosqenia ,jane endra
dhe realiteti.jane relativiteti dhe absolutiteti .Ata qendrojne ne nje
sypamje hapesire te mjegullt,konfuze , ku nuk shihen por cfaqen nga interprtimi , levizjet,
ndjesite, te folurit. Ata shkaterojne dhe krijojne , dekompozohen dhe
ringjallen , rikrijohen , nga
vetvetja Shkaterimi eshte levizje dhe
prespektive ..Psikoanaliza e autorit
mundohet ti zhbiroje ,ti beje
ata te kapshem ,identifikues,
ne amulline e ketij pylli” xhungel”.
Kufipamja
e hapesires dhe lekura njerezore jane
Kostume te unitet universal. “Kur perthyhet trupi perthyhet dhe hapesira”kostaton ai Kjo eshte nje paralelizem dhe simetri filozofiko -artistike qe pershkon pothuajse
gjithe librin
Personazhet
jane Fenomene,Shfaqje natyrore si Qielli ,Rete,Debora, Deti te idealizuar , te kompleksuar,te ameshuar te
personifikuar Patologjia neurore
e reve mbushur me shi,debore,vetetima simoterzohet
me kujtimet, perjetimet ,alucinacionet e vazhdushme te njeriut mesdhetar
e hipertropik
Per
autorin Buzeqeshja,Dhimbja.Pikellimi.Dashuria e te tjera ndjesi e afekte jane thelbi I egzistences dhe bukurise se realitetit njerezor .
Personazhet jane reale , mitike, simbolike,normale dhe
anormale te vdekur e te pavdekshem,te perditshem dhe memoriale,te zakonshem dhe
apostolike Ata jane dhe hije ,fantazma
kujtime ,vegime ,ide.Ata jane
hemofroide. Jane dyzimi seksual.Jane hibridi I Eves ,Adamit,Zeusit
,Sizifit, Meduzes, Jezuit,Magdalenes,Burrit , Gruas.
ArtPoezia
eshte flora e librit Ajo shfaqet befasuese
dhe brilante si aroma e fjaleve
por dhe si krijuese pikturash e pejsazhesh qe pershpejtohen ne fasadat e
fletve .
Poezia
eshte mjeshteria , ornamenti,zbukurimi
dritahija e subjektit .Ajo cfaqet here pas here si stoli e ketij akuarieli
imagjinar-liber
Burimet e saj ndodhen tek
endra,intuita,imagjinata,fantasia,perfytyrimi,logjika, realiteti, fizika
dhe metafizika
Nivelin
etiko-poetik te librit e risin
metaforat, simbolet ,asosacionet,eufemizmat,alogjizmat spontane qe
krijohen gjate vlimit
te amalgams se krijimit Spontaniteti i te shkruarit krijon gjate shtjellimit te intriges, perla vargjesh…..
Qielli
vetvritet nga vetetimat/Drita e ther e kuron eresiren/Statuja u zhvesh e foli/
Gjaku ndizet kur te shikon /Deget I ankohen qiellit/ Kap ulerima me duar/ Rete
si qytete qiellore//Zeri mbetet si vesa mbi
fije bari etj
. . .
“Deti lenton dallget per te pare vetveten”thekson R.Kociu, Une do ta perngjasoja thenien: Remo -dallgezon detin e njeriut per te pare njeriun.