E shtune, 27.04.2024, 11:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E merkure, 26.06.2013, 08:19 PM


Xhavit Gasa

 

 

ANI

 

Ani,

se  u vonova,

e në kohën,

e duhur nuk arrita.

 

Ani

se u lodha,

duke luftuar,

rrugës me prita.

 

Ani,

se ti ankohesh,

me pash e pa kufi

e kishe kohën.

 

Ani,

se xhelozohesh,

se vrapi im

sfidon kohën...

 

Ani,

nuk  zemrohem,

as merrem me ty,

se humb kohën përsëri....

 

 

GËZIM DHE BUZËQESHJE

 

Britmën e gëzmit,

mundohem të mbledh,

si gurë të çmuar,

si pika vese që shkëlqejnë,

 

Dua buzëqeshjen,

kudo ta mbjell,

të rritet e shëndetshme

me dashuri zemre ta ushqej...

 

Britma e gëzimit,

dhe buzëqeshja,

vetëm nga egoizmi

mbahen të fshehura....

 

Mos e vrisni,

buzëqeshjen dhe gëzmin......

pa mëshirë vrisni

xhelozinë dhe egoizmin....

 

 

HIJA

 

Hijen,

nuk e shoh,

as nuk e prek

kurrë me dorë,

sepse më ndjek

nga pas gjithmonë!!!

 

 

LËKURË

 

Lëkurë,

që shkëlqen,

rrëngjethet,

Lëkurë,

e qepur,

e shqepur,

e re, e vjetër

Lëkurë,

që pastrohet,

dhe ndryshket,

ku strehohen

larva krimbash

Lëkurë,

që mbron,

nga i ftohti,

nga i nxehti,

Bimët, kafshët,

dhe njerzit.

**************

***************

Me lëkurë

dhe të xhveshur.....

 

 

BARISHTET

 

Bimët,

e mbjellura,

në arë rriten.

**************

U rritën,

dhe barishtet,

se arën,

nuk e prashitëm....

 

 

XHAKETA

 

Lindëm,

të fortë,

si shkëmbi,

në kohën,

kur lindi njerzimi,

rrethuar,

nga toka,

qielli dhe deti,

si gjithë njerzit,

trupin e veshëm,

me këmishë,

me xhaketë,

ishim të hijshëm,

të gjatë deri në ré....

 

Na u sulën,

në pabesi,

nuk i bëmë,

keq askujt,

na kishin zili,

trupin na xhveshën,

copë...copë,

na e bënë xhaketën,

dikush mori jakën,

të tjerë mëngët,

kurrë nuk u rrëzuam,

dhe xhaketën,

prap e veshëm,

paçka se u zvogëlua,

kur e qepëm dhe arnuan...

 

Mbetëm,

me xhaketë,

të sakatuar,

të zvogëluar,

të keq arnuar,

xhaketë të re

a do të kemi

ndonjëherë?



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora