| E merkure, 26.06.2013, 08:19 PM |
Xhavit
Gasa
ANI
Ani,
se u vonova,
e në
kohën,
e duhur
nuk arrita.
Ani
se u
lodha,
duke
luftuar,
rrugës me
prita.
Ani,
se ti
ankohesh,
me pash e
pa kufi
e kishe
kohën.
Ani,
se
xhelozohesh,
se vrapi
im
sfidon
kohën...
Ani,
nuk zemrohem,
as merrem
me ty,
se humb
kohën përsëri....
GËZIM DHE
BUZËQESHJE
Britmën e
gëzmit,
mundohem
të mbledh,
si gurë
të çmuar,
si pika
vese që shkëlqejnë,
Dua
buzëqeshjen,
kudo ta
mbjell,
të rritet
e shëndetshme
me
dashuri zemre ta ushqej...
Britma e
gëzimit,
dhe
buzëqeshja,
vetëm nga
egoizmi
mbahen të
fshehura....
Mos e
vrisni,
buzëqeshjen
dhe gëzmin......
pa
mëshirë vrisni
xhelozinë
dhe egoizmin....
HIJA
Hijen,
nuk e
shoh,
as nuk e
prek
kurrë me
dorë,
sepse më
ndjek
nga pas
gjithmonë!!!
LËKURË
Lëkurë,
që
shkëlqen,
rrëngjethet,
Lëkurë,
e qepur,
e
shqepur,
e re, e
vjetër
Lëkurë,
që
pastrohet,
dhe
ndryshket,
ku
strehohen
larva
krimbash
Lëkurë,
që mbron,
nga i
ftohti,
nga i
nxehti,
Bimët,
kafshët,
dhe
njerzit.
**************
***************
Me lëkurë
dhe të
xhveshur.....
BARISHTET
Bimët,
e
mbjellura,
në arë
rriten.
**************
U rritën,
dhe
barishtet,
se arën,
nuk e
prashitëm....
XHAKETA
Lindëm,
të fortë,
si
shkëmbi,
në kohën,
kur lindi
njerzimi,
rrethuar,
nga toka,
qielli
dhe deti,
si gjithë
njerzit,
trupin e
veshëm,
me
këmishë,
me
xhaketë,
ishim të
hijshëm,
të gjatë
deri në ré....
Na u
sulën,
në
pabesi,
nuk i
bëmë,
keq
askujt,
na kishin
zili,
trupin na
xhveshën,
copë...copë,
na e bënë
xhaketën,
dikush
mori jakën,
të tjerë
mëngët,
kurrë nuk
u rrëzuam,
dhe
xhaketën,
prap e
veshëm,
paçka se
u zvogëlua,
kur e
qepëm dhe arnuan...
Mbetëm,
me
xhaketë,
të
sakatuar,
të
zvogëluar,
të keq
arnuar,
xhaketë
të re
a do të
kemi
ndonjëherë?