Kulturë
Vladimir Muça: Lirizmi atdhetar
E merkure, 26.06.2013, 07:59 PM
LIRIZMI
ATDHETAR NE SINOPTIKEN E NJE POETI
(Rreth dukurive të reja lirike të poetit Agim Mato )
Nga Vladimir Muça
Në produktet librare të hedhura sot në tregun e
të shkruarit poetik, lirizmi erotik është dominant , rrallë gjejmë libra të një lirizmi natyror, atdhetar,
shoqëror, e aq më pak patriotik. Shumë më pak një lirizëm të konverguar
patriotik- epikobalaidik. Një risi që e kërkon si domosdoshmëri zhvillimet e reja të poetekës shqiptare, në
kuadrin e një moderniteti, globalizmi kulturor, ku krijuesit , studjuesit,
kritikët duhet t’a vënë në planet e para krijuese, në perceptimin e estetikave
të reja lirike.
Nga
librat poetikë botuar pas viteve ’90 , në rrëmimtarinë për të gjetur në to risi
, më tërhoqën vëmendjen nocionet e
reja lirike të Agim Matos, veçantitë që
ato perceptojnë.
Si kurrë
më parë, në këto vite të pos
soc-realizmit uni lirik është bërë një imperative në proçesin e krijimit poetik. Mirpo në
kuadër të hapjes ndaj letërsisë gjithë- botërore, të rrymave që penetruan,
lirizmi në tërësinë e tij e pasuroi shumëllojshmërinë , por njëkohësisht u bë
pjesë e një poezie , të një lirizmi më universal. Lirizmi u shkëput nga ato
elokuencat e salloneve, nga kishëzat e vogla, tempujt vetiak, nimfat, duke u
larguar sa më shumë nga një fragmentarizim shpirtëror momental, nga të cilët me
shumi, më parë është mbingarkuar.
Të gjithë
poetët, në sensin përgjithësues,
lundrojnë në një varkë; ndjejnë secili një farë peshe sugjestioni, trandjeje
shpirtërore, angazhim drejt një prirje për të hulumtuar çfarë fshihet
nën dallgëzime valësh poshtë
kësaj varke. Secili krijon sinoptikën e vet në bazë të një kaleidoskopi
shpirtëror , ndaj dhe vështrimi estetik bëhet i larmishëm , i vëmëndshëm ndaj
përjetimeve shpirtërore e dramaticiteteve sociale; ndaj dhe në këtë aspekt
lirik , si në gjithë vendet që tashmë e
kanë kaluar me kohë këtë traumatikë të lirizmit, poetët tanë jetojnë , punojnë,
krijojnë në një botë dytësie. Ata qëndrojnë mes dy rrymave krijuese; një rrymë
që ecën me konseguencën e traditave ( hera herës në të shumtën të bërë tabu’) ;
kjo rrymë mundohet të gjejë forca e t’a transfigurojë atë duke duke mos dalë nga
klishetë; ndërsa rryma tjetër lidhet me ngopjen nga risitë e zhvillimeve
kohore, hapjen e shtigjeve drejt horizonteve të reja të cilat nuk janë aspak
ato shpirtërore të përvëluara, liqeneve kaltërosh, nemitës , apo maleve me
borë.
Mjafton
të sjellim në evidencë prurjet surrealiste të ekzistencializmit ,
antikonfrontizmit, të vullnetit që spikat sot në poezinë e re, në ligjërimin e
çliruar nga caqet e vendosura si në
vrapimin me pengesa, aftësinë poetike të shumëllojshmërisë lirike për t’ iu përgjigjur me anë të imazheve të
reja , shkaktuar nga ankthet shoqërore e
i dilemave që shtron fati i vazhdimësisë jetësore???
Këto
dilema bëhen më drithëruese se kurrë sidomos sot, në stadin e domosdoshmërisë
të zhvillimit të një revolucioni lirik, krahas vënies në pikëpyetje të misionit
e fuqisë të poezisë lirike , e cila po vetëkatarsohet që prej fillimit të shekullit të 21- të në vendin tonë, po aq sa dhe
formatet e tjera shkrimore.
Çfarë
është poezia lirike? Lojë ndjenjësore ,
ushtrim shpirtëror, reflekse subkoshience, letërlakmues për njohje,
angazhim në zhvillimin shoqëror , diçka
hyjnore që zbret nga qielli si suret në mendjen e “Muhametit” ,apo ar vese që
“pikon yjet” , apo është diçka që buron nga mendja njerëzore si aftësi për të
kontrolluar gjithçka e mundësi prefernciale në interpretimin e tyre!?
Me
flakjen tutje, “ arratisjen” nga klishetë e soc- realizmit, mbas viteve ’90 ,
çdo poet është i lirë t’u përgjigjet sipas mënyrës , mundësisë e aftësive
personale këtyre pyetjeve që aktualisht
në vendin tonë janë eminente. Kjo do të thotë se poezia lirike sot po
merr pjesë në kërkimin e shumëllojshmërisë së saj, në veshjen e kostumit të një
moderniteti të ri, sfilimin e shumë lloj stileve.
***
Si shumë
të tjerë, edhe poeti Agim Mato, me këtë udhëtim lirik përpiqet të çajë murin e
fjalëve tabu’, të bëjë qilizmën e një një ligjërimi dhe ta shtrojë atë me një
vreshtari lirike, me lloje rrushi lirik për raki, për verëra, per trapeze, por
dhe për uthull , që të thartojë turinjtë e atyre që akoma këndojnë “babaqemon”.
Për këtë
poeti shpik esencat lirike me anë të mjeteve shprehëse, metaforat, simbolet,
krahasimet, similitudat, tropet, me qëllimin e vetëm që lirizmi i tij të jetë i
kudondodhur në aventurën e jetës njerëzore.
Në
tërësinë e vet, materiale librare e
krijuar me ngjyra realiste, me patose sociale, e ka jetësinë e gjatë, sepse ajo
përkon me shpirtin e popullit, se në këtë materie librare, populli sheh
vetveten.
Kur lexon
produktet poetike të Agim Matos, të duket sikur lundron në një oqean kohor, ku
hera herës tsunamet shoqërore ngrejnë dallga marramendëse e arka e “Noes”
mendimtare tretet horizonteve për ankorimin e shpresave.
Kjo kohë,
tek poeti, identifikohet si një
iracionalitet , si kapje e çasteve ëndërrimtare të brigjeve, nëpërmjet
kujtimeve të fëmijërisë nëpër ckërkat
dhe fundot, dhiaretë e vendlindjes, Shpellës së Pëllumbave, nëpërmjet imazheve
të pashlyera nga kujtesa fëminore, si
një kohë e kapshme e një dashurie të përjetshme mëmëdhetare; si një
kërkim i vazhdueshëm i dashurisë dhe
nëpërmjet një dhëmbjeje e nostalgjie , duke u mëkuar qoftë dhe me jehonën e
saj.
Dashuria
universale, hera herës, tek Agim Mato vjen dhe si një ndjenjë misterioze,
konceptuale , e vështirë me ashpërsitë e saj, por e ngrohtë . Kjo vjen nga që
autori përfshihet nga një rezonancë me kumtet e tij patriotike, sociale e
etnike, por gjithnjë pa iu larguar thelbit të lirizmit: që është manifestimi i
të bukurës në artin e të shkruarit.
Lirizmi i
Agim Matos ka gjakun dhe shpirtin e mbarë popullit, gjak që i vlon nëpër damarë. Në të gjejmë
rruaza të kuqe të patrazuara nga
leuçemia e soc –realizmit , gjejmë plazmën që mund t’a shërojë përfundimisht
këtë leuçemi, e të ecë si kadëne në pasarelat poetike të botës letrare. Ajo
vjen e demokratizuar , ku me epikën, dramacitetin, balaidikën, depërton thellë
e më thellë në artin poetik të kohës. Kaleidoskopi i këtij lirizmi,
njëherazi
Por Agimi
, stoik në subkoshiencën e vet , si murgu Atos, për 35 vite luftoi në radhë të parë me vetveten ,
për të shprehur e derdhur në një materie librare, atë ç’ka ia diktonte shija e
tij estetike. Besoj se në këtë rrugëtim ai u udhëhoq nga bashkëudhëtarë si
Frederik Reshpja, Moikom Zeqo, Skënder Rusi, Koçi Petriti, Vangjush Ziko,
Petraq Risto, Mujo Buçpapaj, të cilët të rrëmbyer nga ky sharm lirik edhe sot
luftojnë jo më pak se para viteve ’90 me “ poetët e oborreve” të partive
politike. Falë zotit , këta “ poetë oborresh” janë të paaftë , janë si ajo
egjëra në grurë, e triori i kohës do t’i veçojë për në kaden e plehrave si të
panevojshëm për të brumuar bukën e re poetike, që kërkon sot koha dhe intelekti
i lexuesit të sotëm .
Në
sinoptikën lirike sot po shfaqet një sistem i ri, i cili jep e merr me heronjtë
lirikë, mishëron portrete shpirtërore të gjyshërve, prindërve e të bashkohësve.
Kjo mënyrë e proçesit të përgjithësimit ideatik, konkretizimi i kapjes fort pas
atdhetares, për nga mesazhi dhe niveli artistik që përmban , kap jo vetëm
lirikën e virgjër, por dhe nocionet balaidike e epikën në një kuadër të ri historik.
Me
poezitë “ Shishja “ , “ Dashuri e vdekur” , “ Gjaku i luleve”, “ Bunaca” , “
Saranda” ,” Varrimi i kapidanit”, “ Gjimnazi
zbrazej nga vajzat e bukura”, poemën “ Qafë bota” , bindesh se frut i
një konvergjimi artistik të stileve e estetikave është atdheatrizma, qëndrimi
patriotik, por që gjithnjë ka qenë një qënie “ problematike” për kohën në një
botë që degradohej , binte në humbella, por që merrte me vete dhe këto qënie
poetike të brishta.
Agim Mato
këtyre qënieve ”problematike”, të
”pabindur” u fut në gji pathosin e së
vërtetës, ëndërrën për ngadhënjimin e pozitives, nëpërmjet një iluzioni që ai e
përjeton dita ditës, për 30 vjet, e cila në rrethana të caktuara që aludon
poeti, mund të shndrrohen në diçka të vërtetë, reale e shumë e dëshirueshme.
Ky është
fondamenti i lirizmit patriotik që shpërvjel
korracat shabllonike të një lirizmi qaraman. Përmes vargjeve poetike, në
to rrjedh një lirizëm i kulluar dhe një meditim mbi ngjarjet, fenomenet, sendet
e njerëzit që rrethojnë poetin, natyrën me tërë qenësinë e saj. Poeti me një
botë të gjërë shpirtërore, i përcëlluar
nga dielli i saçtë i jugut , çapitur rrugëve të vështira të jetës ,
ekzistencial, aspak i përkëledhur dhe i lajkatuar, por i përbuzur ndoshta po!
Ndaj në
lirizmin tepër konceptual , nisur nga këto përvoja të jetës, nëpër shkallaret e
strofave, si karakoll qëndron përvoja e jetës, ku në dialogimet ndër karakolle,
here pas here ndihet një polemikë e
egër, por e përmbajtur, larg moçaleve mbytëse, agjitative, larg tendencave
fetishizuese.
Do të
përmendja poezitë : “ Në muzeun e vogël i mësuam të gjitha”, “ Kënga e Ceno
Hajdinit”, ku autori me një nderim të thellë shpreh dufin e tij
liriko-patriotik, në një kohë kur ka poetë me shumi, edhe të nderuar me tituj “
Mjeshtri i madh” që druhen të shkruajnë qoftë dhe një fjalë për
“dëshmorët”. E çfarë është me keqja edhe fjala “ atdhe” është hequr nga fjalori i
tyre poetik , e i kanë mbushur lirizmat me “ eros” e “ pubitqeros”, gjoja se po ecin me kohën.
Harrojnë mjeranët se kanë mbetur mbi njëqind vjet mbrapa në trajtimin e artit
lirik.
Duke
analizuar produktet letrare të kohës, kritiku i madh V. G. Bjelinski , dilte në
konkludime të qarta ideore dhe stilistike:
”
të një
legjende. Rroftë arsyeja , poshtë errësira.” ( V.G. Bjelinski . – Artikuj
kritikë—Sh . B. Naim Frashëri, Tiranë, 1977.)
Siç duket
në përcaktimin e kodit lirik , të vetin, Agimi e ka mbajtur si një proklamatë
ndriçimtare në tavolinën e krijimit poetik këtë diskurs ndërshekullor të
kritikut të madh rus. Ndaj në stacionimin
lirik, në krijimtarinë poetike , Agim Mato , është tepër racional . Ai tregon
nevojshmërinë e një produkti poetik të një : “ Lirizmi si shprehje e
përjetimeve të brendëshme të njeriut, është i domosdoshëm në çdo lloj vepre.” ( Dalan Shapllo,
--Parathënie e” Artikuj Kritikë” tëV.G. Bjelinskit, Tiranë 1977).
Në këtë
kontekst krijimet poetike tek vëllimet “ Jashtë eklipsit” dhe “ Fundo” janë aq
shumë vegjetative , gjelbërake , plot ndjeshmëri, ndjehet një interference,
ndërlidhje e një epizmi ku lirizmi është multivalent, me ngarkesa shoqërore aq
të domosdoshme për një civilizim të ri të epikës së trashëguar ndër breza.
Heroi
lirik në to rri pezull, si agu mëngjezit që sapo ka shkrepëtitur në mugun e
natës, mes të shkuarës dhe të ardhmes. Ky vezullim agimor, me tonet më të pastërta të kujtimeve,
dritëson në poemën “ Qafa e Botës” ku:
“ Nga të
gjitha anët dheu më pëshpëriste me mijra
zëra
dhe
shpirtin e ndjeva të vinte si brumi në
magje”
Se :
“Lumi
kish ardhur dhe me brirët e vet u binte
këmbarëve
të urave.”
Gjithçka
është mbartëse e një ideje që gulshon
shpirtin e poetit. Përmes toponimitetit,
topografisë të vend- lindjes, njerëzve më të dashur, heroi lirik është në qendër, ku elementët
autobiografikë dalin në sipërfaqe si një arkë “Noeje” . Kjo lidhje e kujtimeve
fëminore , korracuar me një ego të fshehtë të autorit për dritën, mbrothësinë e të parit të fisit,
janë mozaikët ideorë të kujtimeve. Veta e parë e heroit lirik shkrihet me
vetorët e tjerë si integralitet natyror, ndaj dhe dritësira
vjen si një shumatore, si një dritësirë që s’shuhet kurrë. Në skajshmërinë
e shpirtit poetik si nga miniera fosforit shpërthejnë vargjet:
…“Tani do të jetoja atje lart, buzë udhës së reve
Buzë
greminave të qiellit
në
shpirtin e fisit tim, me shkallët e gdhendura
në
shkëmb,
me magjen
pellazgjike prej guri
dhe
yllësitë e bajameve që mbushin me dritë
kopshtet
e kujtesës.”
Që janë
rrëfime historike, epike, por dhe nocione të mbrame poslegjende. Një varg i
lirë, me tepër tingëllima muzikore, vendosur me mjeshtri në një solfezh
aliteracionesh , dhe pse i mungon me shumi rimimi ; permes një ndjeshmërie të
lartë, të një petku figurativ autori arrin të paraqitet në planin liriko-
balaidik me një peisazh të brendshëm shpirtëror. Ky kthim kah vetja, kah bota
shpirtërore e tejvluar nga zjarret e jetës , është një kthim permanent kah
realitetit. Ky kthim ndaj asaj që përmban majanë e qytetarisë, obligimet
mëmëdhetare, është më e pranishme edhe
tek vjershat “ Dita e fundit e kapidanit plak” , “ Ikja e arbëreshëve”, “Abedin
Madani”, “ Fterra “ , “ Tri vegimet” , ku veçohet lirizmi subjektivo-
patriotik, duke u marrë si frymëzim , si krijesë naïve e cila vjen atëhere kur
i gulshon shpirti, pa pyetur askënd. Autori në mënyrë direkte na jep
impresionet e kohës së diktaturës që ai përjetoi me bashkëvuajtsit,
bashkëbrezarët.
Lirizmi i
thekur për bregdetin Jonian, për ato vende “ ku i ka rënë koka” peshon rëndë,
si një mendim i pikëlluar në mes të një gëzimi të përgjthshëm flurorë.
Në
vjershat “ Odë e fëmijërisë për detin “, “ Saranda” , “ Anfora” sado jo madhore, në to ndjehet një lirizëm atdhetar,
ngrihen konturet e krijimit të një arti
të madh.
Në to, si
në poemat “ Qafa e botës” , “ Ati ynë që zbret në tokë” evidentohen lidhjet
ndërthurëse të elementëve epiko – mitik , me nismën e botës së brendëshme
subjektive. Duke nxjerrë në pah , lakuriqe, botën e brendëshme ( subkoshiencën e vet) , pasqyrimi i frymës
së kohës vjen si një meritë e vetë
krijuesit, si një e tërë e pandarë e një materie të materializur në një kohë
tjetër, pa humbur autencitetin e fillesës epike. Kjo dukuri si një substrakt i ri , mbisundon me elementët
epiko- lirik si një epope, por
dhe si
një dramacitet . Në to nuk del primare ngjarja si ndodhi , por mbi të gjitha
evidentohet njeriu, në një dramë shoqërore, ku hera herës plazmi epik plazmohet
me lirikën balaidike e dramaticitetin, duke depërtuar tek njera tjetra. Autori ka ditur me mjeshtri, në këto
digresione, të evidentojë vetëm elementët elementët poetikë të ngjarjeve, të
cilët përbëjnë dhe shuminë e lirizmit.
***
Bashkërendimet
e këtyre elementëve, vënia në epiqendër vetërrëfimin, bisedat që ai i bën me
veten , në konceptin tim përbëjnë dhe perlat lirike më të arrira që rrezojnë në
këto dy vëllimet më të fundit të jonianit Agim Mato.
Në një
analizë kritike që i bën Bjelinski forcës e kontributeve estetike që ka poezia
lirike, i porosit krijuesit:
“ Lirika
u jep gojë dhe fytyrë ndjenjave memece, i nxjerr ato nga burgu mbytës , i ngushtë, i krahasuar ne
ajrin e pastërt të jetës artistike, u dhuron atyre një ekzistencë të vetën” (
Bjelinski “ Artikuj Kritikë” Sh. B. Naim Frashëri Tiranë 1977.)
Në fakt
edhe sipas këtij domeni estetik , krijimi lirik, frut i një frymëzimi të
shumëpërpunuar , mund ta trondisë qënien e krijuesit. Qenia krijuese Agim Mato
i ka përjetuar që më parë tronditjet e
qenësisë psiqike, në afro 35 vjeçarë, ndaj dhe sot një lirizëm i tillë nuk e
pushton dot botën e brendëshme të krijuesit. Lirizmi i tij tashmë ka me vete
gjykimin , mendimin e thellë, ka balaidikën me dramaticietin e saj . Ai vjen jo
i menjëhershëm fluoreshent, as si ajo bora flokëmadhe, por vjen si një erë lulnaje , disi e ashpër, por që
pllenon frutet në pistilet e luleve të çelura. Ajo vjen e lindur në të gjithë
oborret, kopshtijet e zhvillimit të jetës
e të ndërgjegjes , në thellësinë e shekujve e ardhmërinë e epokave të
reja , duke krijuar subjektivitete të reja në gjirin e popullit me realitetet e
reja objektive.
Siç
vërejmë në poemat “ Qafa e botës” , poezitë “ Ikja e arbëreshëve” , “ Piktori”
, “ Dita e fundit e kapitenit plak” autori mbasi e ka rinjohur për 35 vite në
stoicizëm veten e tij merr tani lirisht dhe e bën të vetin ndonjë objekt që i
intereson. Në mënyrë indirekte , ai i
brumon poezitë lirike me maja të baladës dhe të odes. “ Objekti i odës – siç
thotë Bjelinski – edhe i marrë në vete mund të ketë interes substancial.
Pikërisht
edhe autori u merr atyre anën substanciale sipas referencave bjelinskiane , i
trazon në magjen e tij poetike, duke na dhënë diçka të veten ,një amalgamë të
re lirike. Kjo veçori e lirizmit atdhetar vjen nga poeti
di të “ pikturojë” fatin ekzistencial, i cili përmban në vetvete
shpresën për atdheun, vendlindjen e tij, dashurinë për një toponomistikë të
trashëguar Iliro – Albano –
Shqiptare, himnizimin e trimërisë të
Osman Takes, paraqitjen kinematike të skenave në vendbanimet ekstra shqiptare
si dhe artikulimi për ruajtjen e vazhdimësisë në një ombrellë kombëtare. Jo pa qëllim , ai njëherësh
si një “ Jashtë eklipsit” dhe “ Fundo”, me poezi të veçanta u ka kushtuar rëndësi njerëzve të afërt gjaknorë, por dhe
intelektualëve të dashur sepse ai e çmon punën dhe angazhimin intelektualo –
patriotik:
“ Bard i
lashtë që shtegtoje në kuvende poetësh
nuk e
kuptuam si na ike sërish drejt Francës
dhe le
pas shpine, siç e pate profetizuar
netët
ballkanike, valet, këngët , balladat.”
Sepse :
“Sikur ka
mijëra vjet që ne te kafe “ Riviera”
nëvend t
ë cigareve
këmbejmë
poezitë në gjuhët tona.
unë si
De Radë
ai si një
Kavafis.”
Fuqia e
fjalës artistike në këto vargje nga “ Fundo”
është shumë domethënëse në aspektin e një lirizmi tjetërlloj, sepse
autori e zgjedh fjalën duke i dhënë peshën e thirrjes të një patriotizmi të ndërsjelltë. Figurat artistike kthehen në
kushtrimore duke u mbingarkuar me elementë
jetësorë me të cilët kombi ynë ka
mbijetuar me këto fuqi ndjenjësore të mbinatyrshme duke e veshur atë me një
semantikë të fuqishme.
Duke qenë ekstrakte të një bluarje dhe triorimi 35 vjeçar , lirizmi konvergohet në
një përbashkësi sepse tematika dhe
përmbajtja e tyre, në një formë a tjetër stilistike, kanë një objektiv dhe
synim, ku rrëfimi lirik arrin qëllimin, e mendimtarinë e autorit.
Duke hyrë
në thellësinë e këtij qëllimi e mendimtarie të stivosur në palimpsestet e
vargjeve, lexuesi hyn në thellësitë e detit Jonian, e në këto thellësi shpalosen
kujtimet e të shkuarës si produkt i një supermetafore funksionale, e sigurisht
malli për gjithçka të tokës mëmë mund
indiferencën e erosit të sotëm prostituiv.
Marzhi
lirik në produktet poetike të Agim Matos, ndryshe nga simotrat, shpalosin
shqetësimin më tërë dramacitetin
identifikues të aktualiteteve
njerëzore të përjetuara dhe nga vetë autori , lidhur ngushtazi me transparencën
e ekzistenciales konstruktive, hera herës kur realiteti krijon paralele aty ku
frymon jeta me të gjitha mundësitë e saj.
Kjo
ekzistenciale, vjen si një sintagmë , me
ngjashmërinë e llogjikshme, me nocionet globalizuese , nga kontinentet e botës,
dhe si e tillë në modernitetin e saj, ky import mund të quhet dhe proces
zhvillimi por dhe një perspektivë postmoderniste e një lirizmi atdhetar. Në
këtë proces krijues shtrihen mardhëniet e përditshme që rrethojnë njeriun
global në subkoshiencën e bashkimit të gjithë racave pavarësisht se ku jetojnë.
***
Këto
relacione të kufishme dhe të pakufishme përbëjnë sot thelbin e të bërit poetikë
pa kufij etnikë. më qartazi, ndërkombëtarizimin e poetikës shqiptare , heqjen e” vizave” të vendosura nga estetika
gulagtike e soc – realizmit të “ ishujve të thesareve” që nuk ekzistonin kërkund. Në këto
relacione poezitë, poemat, nuk përfaqësojnë
më në vetvete vetëm një tabllo. Në konceptin e autorit nuk është thelbësore tablloja, sado
“Françisko Goja” ajo të jetë, por ndjenja që ajo të zgjon.
Çdo gjë
ngjan si në operën e Xhuzepe Verdit “ Aida”
ku situatat dramatike nuk kanë shumë rendësi në vetveten e tyre, por
ndjesitë muzikore , ajo korale e famshme që shpërthen nga gjoksi i koristëve,
përbën thelbësoren e shpirtit të personazheve.
E tillë
është dhe poezia “ Ode e fëminisë për detin” ku meterologu plak me duart që
zbon pulbardhat:
“ Tund kokën
e thinjur
Dhe
flokët e tij të gjata ngjajnë
si
erëmatës i përpiktë”
Ndërsa :
“
Ullinjtë e hirtë të shpateve kullosin si kuaj
dhe fari
me acetilen në mes të gjirit
na kujton
kandilet mbi kondizmat e shtëpive.”
Ndokush,
duke lexuar këtë vjershë, e shumë të tjera
si kjo, duke mos gjetur aty
apologji morale dhe aforizma filozofike mund të thotë: “ Ç’është kjo? Poezi!!!
Ndërsa ata që e kanë përjetuar shpirtërisht kripësinë e bëmat joniane në
vite, kjo lojë e forcave të natyrës me njeriun , u flet me një gjuhë më të
kuptueshme për të cilët :
“ Mbush
një grusht me guacka deti
………….
Si
Hamleti rri e kundroj
Këto
kafkëza të vogla
Llogore
të braktisura të luftës për ekzistencë.”
Ndaj dhe
ky tjetër lexues e ndjen “ gjëmimin misterioz” të detit, sepse një amforë me
zërin e saj mitik i thotë :
“ Poezisë
i pari un’ia kam prerë kërthizën,
Ndan
brigjeve të mia poetët
Nga
dhimbja e madhe klithën.”
Po të
evidentojmë me vëmendje amalgamat
artistike do të vemë re se poeti e modernizon lirizmin me dy arketipe, që në
dukje, ngjajnë si tradicionalë : me lirikën dhe baladën. Por lirizmi i tij vjen
paksa i ashpër, e poetizon baladën , kurse theksimi balaidik kap fortazi
lidhjen ndërmjet iluzionit dhe reales.
Mbarsur
me një figuracion të pasur,
shumëngjyrësh, herë herë dhe bodecian, që vë në
teh të mprehtë të gjykimit, dukuritë negative të një absurdi ndërklasor,
arrin të triorojë ndjesitë më hyjnore, pa mllefe.
Pas një fermentimi 30 vjeçar të një lirizmi disi të veçantë, nga deklaracionet që jemi mësuar të dëgjojmë nga “poetë oborrtarë” , poeti Mato arrin një koncentrim në struktura ideore, duke futur elementë modernë , novatorë në lirizëm , duke krijuar një identitet të fortë poetik dhe në këtë prizëm.
Dyrrah ,
qershor 2013
E –mail: Vladimir_muça @yahoo.com