Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Kush fitoi e kush humbi në këto zgjedhje parlamentare?
E enjte, 27.06.2013, 06:00 PM
Kush
Nga Elvi Sidheri
84
mandate për të majtën, 56 për të djathtën dhe rreth 57 e ca % vota për
koalicionin e majtë kompleksivisht në këto zgjedhje.
Ky qe
verdikti i pakundërshtueshëm i popullit sovran në këto votime që për fat të
Zotit sapo u mbyllën qetë dhe suksesshëm në Shqipëri.
Pra e
para dhe më e rëndësishmja që do theksuar, është se s’pati vonesa, incidente, kundërshtime
kokëforta, largqoftë protesta, dhunë, tenda model Hezbollahësh në sheshe
qendrore, sulme ndaj insititucioneve shtetërore e gjëra të ngjashme.
Njëra
palë fitoi, tjetra humbi, të tretët, pra FRD-ja e ish-presidentit Topi, tollumbacja
pseudo nacionaliste kuq e zi dhe deputetët e pavarur, s’hynë fare në sallën e
përfaqësuesve të popullit shqiptar, sepse ose s’morën vota mjaftueshëm, ose
ligji elektoral ua pamundësonte këtë gjë.
Kryeministri
i ardhshëm shpalli me tepër kulturë fitoren e tij dhe të së majtës shqiptare, lideri
i lëvizjes socialiste integruese, pra personi përgjegjës për sjelljen në
pushtet të PD-së në dy legjislaturat e mëparshme...dhe të PS-së tashmë, edhe ai
kremtoi me tejet të drejtë 16 deputetët e tij dhe nga ana e djathtë, kryeministri
në detyrë dha dorëheqjen nga çdo funksion i tij partiak, pasi atë shtetëror e
pati humbur me votë.
Të gjitha
këto fakte, mua të paktën, edhe duke qenë një i djathtë aspak entuziast me
rezultatin (për të tjera të pritshëm) zgjedhor, më lanë një lloj përshtypje të
mirë, që më bën të deduktoj se kushedi, edhe TRANZICIONI siç po duken bathët, do
ketë mbaruar për Shqipërinë tonë.
23 vite
të gjata dhe në shumicën e tyre, mjaft rropatëse për banorët e këtij vendi, gjithçka
e keqe, çdo prapambetje, çdo krim, çdo vjedhje, çdo vonesë, çdo mungesë, çdo
nuancë korruptive, të gjitha janë mbuluar nga veli i helmatisur i fjalës
“Tranzicion”!
E pra
more njerëz, more shqiptarë banorë të Republikës sonë 100 e ca vjeçare, tashmë
mos e lejoni më asnjë politikan që pretendon t’u përfaqësojë në qeveri, parlament
apo opozitë, që t’u shfajësohen me anë të fjalës sa magjike, aq edhe
vërtetë-fshehëse dhe manipuluese...”Tranzicion”!
Kjo
periudhë monstuoze historike, e cila pasoi ndryshimet demokratike të vitit
90-të, që realisht duhej të qe mbyllur në pak vite, na shoqëroi megjithë peshën
opresuese të mashtrimeve, dhunës, korrupsionit, keqpërdorimeve dhe mbetjes
prapa shumëkujt në Europë, për shumë më tepër kohë se ç’duhej ose ishte normale
të ndodhte për një vend të dalë nga Enverizmi Stalinist më i egër 45 vjeçar, siç
qe ky i yni.
“Iku vapa
me Gushtin”-thotë i mençuri popull...dhe sadoqë gushti efektivisht si muaj
veror nuk ka ardhur ende, kjo shprehje tanimë gjen vend me meritë, në kuadrin e
ri të situatës pas-zgjedhore në Shqipëri.
Domethënë
pra që me tranzicionin e flamosur, ikën ndoshta edhe shumë nga efektet dhe
pasojat e tij për vendin tonë, nga ato që të gjithë ne i kemi vuajtur në kurriz,
lëkurë e gjer në palcë në shumë raste.
Të mos
harrojmë ndërkohë, që tranzicioni nuk është një fjalë apo term amorf, por ai
përbëhet nga situata të shumta dhe mbi të gjitha njerëz që pikërisht karrocës, kalit
dhe trenit të tranzicionit shqiptar, i kanë hipur dhe kalëruar për plot 23 vjet,
duke i sjellë mjaft dëme ndoshta të pariparueshme këtij vendi.
Por ky
tranzicion na ka bërë po ashtu të lirë të flasim, sillemi e mendojmë apo
veprojmë siç duam dhe jo siç na thotë e urdhëron ndonjë Timonier i Madh
shqiptar me model Mao Tse Tungu, të besojmë ose jo në Zot, të dashurojmë kë të
na dojë qejfi, të rrimë apo të emigrojmë etj.
Vendi ynë
është bërë gjatë këtyre viteve një shtet më në fund jo-rural, me mbi 50%
popullsi urbane (shpesh me qytete të stilit brazilian, pra plot lagje
periferike “FAVELA” pa infrastrukturë dhe shërbime minimale për banorët), jemi
integruar në krah të Europës së Bashkuar dhe kemi zënë vend denjësisht në
aleancën më të madhe ushtarake demokratike të botës, pra në NATO.
Për ata
që kanë aq lekë sa të ndërmarrin ndonjë udhëtim në Perëndim, edhe viza s’u
kërkon kush dhe po ashtu vendi jonë disponon rrugë moderne (që pasi ndërtohen
askush nuk kujtohet t’i mirëmbajë dhe prandaj dëmtohen e rrënohen
kafshërisht-shqiptarisht dita-ditës), tunele male-çarëse, ndonjë port dhe
aeroport modern.
Por
megjithëse 23 vjet pas kalimit në demokraci, ende në Shqipëri investues
fantazmë lindorë (të cilëve dikush ua ka dhënë liçencën për të hyrë në tregun
tonë të majmë) mbifaturojnë klientët e heqin dritat, uji mungon, ka korrupsion
të përhapur, krim të shtuar, dhunë në familje, diskriminim ndaj femrës, gjakmarrje,
arrogancë të pushtetit kundrejt atyre që e kanë ngjitur në fron, shkëputje të
politikës dhe politikanëve nga elektorati që i voton dhe izolim të tyre brenda
kështjellës së kristaltë të shtet-pushtetit, ekonomi jashtë sistemit, taksa, çmime
në ngritje, njerëz që blejnë e hanë me lista, masakra të pandalshme kundër
natyrës, erozion bregdetar, betonizim, plehëra në çdo cep, sektor turistik ende
diletantesk dhe jo-vizionar, lidhje të dyshimta me regjimin autokratik
Erdoganist në Turqinë neo-otomane etj.
Nuk janë
pak pra si shenja këto, për të treguar se megjithë një punë kolosale të
qeverisë së djathtë me në krye PD-në (por edhe LSI-në tashmë sërish pushtetare),
ishte normale që zgjedhjet të humbeshin bindshëm.
8 vjet
janë shumë për një vend si Shqipëria.
Memoriet
e mbretërisë apo aq më tepër e 45 vjetëve të Shokut Enver dhe 200 petritëve të
tij, mjaft shqiptarëve u sjellin idenë e drejtë se pushteti i gjatë, nuk i bën
mirë vendit, ashtu si edhe vetë të zgjedhurve të popullit për të qeverisur.
Është e
qartë dhe nuk ka nevojë të heshtet, fakti se shumë përqind votues të rregullt
dhe besnikë të PD-së, kanë rrëshqitur qëllimisht jo majtas, por “qendras”...pra
nga ana e lëvizjes socialiste integruese, ish-partnere në qeverisje me të
djathtën.
Kjo nuk
është një tradhëti, cilido të ketë qenë shkaku i këtij fenomeni (blerje votash
nga 50 në
Mesazh që
thotë me shkronja të mëdha se BESNIKËRI të verbër nga votuesit e djathtë nuk ka
më dhe nuk do të ketë në të ardhmen!!!
Këtë t’a
kenë kuptuar paria e re e PD-së do të jetë shumë mirë sepse kështu edhe suksesi
do të kthehet mjaft shpejt ashtu si edhe era pas velave të anijes së të
djathtës shqiptare.
Ndryshe
punët e anës së djathtë, pra e të paktën 46% (në kohë normale, jo votash “dufi”
si rasti i fundit)...të popullsisë së Shqipërisë, nuk do të shkojnë mirë për ca
kohë.
Por unë
mendoj dhe them se ata që do të trashëgojnë jo vetëm bashkinë e Tiranës (40 e
ca % të ekonomisë shqiptare), por edhe kokën e Partisë Demokratike, mesazhin e
sinqertë të votuesve të tyre, tashmë e kanë kuptuar dhe sintetizuar siç duhet.
Elektoriati
i djathtë në Shqipëri, fundja është ai më liberali, i lëvizshmi, i
pakomandueshmi dhe moderni në këtë vend.
Është ky
elektorat i pari pra, që dha sinjalin se urdhërave të përfaqësuesve të tij
moskokëçarës në pushtet, nuk ua vë fare veshin dhe për më tepër, si formë
proteste, por edhe pragmatiste, gjen të udhës që kundrejt edhe ndonjë
shpërblimi (ekonomi tregu fundja, unë marr-ti jep)...të votojë një forcë
centriste të majtë, që ka qenë pjesë kyçe në qeverisjen e djathtë dhe që siç po
del tashmë, është treguar më e hapur dhe e përzemërt ndaj problemeve dhe
ankesave të militantëve dhe votuesve të djathtë, sesa të zgjedhurit dhe të
“besuarit” e vërtetë “demokratë” të kësaj shtrese.
I lumtë
Laçit, Mamurrasit, Paskuqanit, Kamzës, ndonjë qyteze në jug...që nuk u larguan
nga të qënurit të djathtë edhe në mënyrën e të votuarit.
Ndoshta
jo me humor, por ministri aktual i brendshëm, është i vetmi që ka kredenciale
elektorale që të paraqitet me duart plot në mbledhjet e ardhshme të kryesisë së
PD-së, pasi zgjedhjet në zonën e tij, vetëm ai i ka të fituara.
Të tjerët,
duke përfshirë edhe “atë” që unë dhe shumë të tjerë, mendojmë dhe dëshirojmë si
kryetar të Partisë më të madhe të djathtë, asaj që përmbysi sistemin kriminal
gjakatar monist, që integroi vendin sa në Europë, aq edhe në NATO, që
modernizoi infrastrukturën rrugore dhe shtetërore shqiptare, që fitoi dhe
qeverisi të plota 3 mandate, që u ngrit nga hiri pas kryengritjes së para 16
viteve, që i rezistoi me sukses sulmit tjetër para dy vjetësh, që i hapi
qytetarëve shqiptarë dyert e lëvizjes në Perëndim, të gjithë ata pra, duhet që
të shfaqen me kokë ulur, të pranojnë disfatën, leksionin që jo opozita e
deridjeshme, por vetë votuesit e tyre u dhanë duke u spostuar me vetëdije në
qendër për tek reformatorët e pasur dhe plangprishës të LSI-së...dhe të
nxjerrin përfundimet e duhura.
Me
njerëzit që mendojnë dhe kanë bindje të djathta pra, ore miq dhe zotërinj që
drejtoni Partinë Demokratike, nuk bëhen lojëra, sepse rezultatet janë të
dukshme!
Elektorati
i djathtë që deri dje, kur ishte i zhgënjyer ose me nerva, nuk dilte fare në
votime, tanimë është emancipuar dhe perëndimorizuar edhe më tej...dhe ka mësuar
që votën “e shenjtë” kur të tijët i sillen keq, arrogantshëm dhe
mosmirënjohshëm, t’a japi jo tek PS-ja e purpurt (aman shpëtuam edhe nga
dokrrat me “mavi” dhe “Nastradinë”)...urueshëm tashmë më moderne dhe social-demokrate
europianiste, sesa ish-komuniste e 1941-shit dhe anarkiste, por tek LSI-ja e
shekullit të 21-të, lëvizja e vetme vërtet europiane për nga të sjellurit dhe
vepruarit pragmatik me votuesit dhe qeverisjen, e cila nuk sheh as majtas apo
djathtas, por vetëm nga fitimi, suksesi dhe pushteti!
Sinjalet
e Mamurrasit para disa vitesh, Laçit dhe Kavajës në zgjedhjet e fundit lokale, por
edhe nja 40 mijë vota nga PD-ja për LSI-në në ato zgjedhje (120 mijë vota pati
LSI në 2011-ën, nga 82 mijë në 2009-ën dhe siç duket këto nuk ishin fare
dhuratë e qëllimshme elektorale e PD-së për aleatin e saj, por zgjedhje e qartë
e votuesve të djathtë qysh atëherë për këtë forcë politike)...nuk u përfillën
seriozisht nga askush.
Me këtë
rast, elektorati i djathtë, pasi u sigurua se nga kjo do të mbushte
përkohësisht edhe xhepat (“një votë-shumë euro” dhe ndonjë bast në llotosport, I-Pad
i ri, celular modern, pushime jashtë shtetit, bukë për të ngrënë, televizor a
kushedi çfarë tjetër)...vendosi që partisë së vet mospërfillëse, t’ia bënte të
dukshme dhe rrezatuese si drita e diellit, se i kishin kërcyer kacabujt!
Ku më
mirë se në Shkodër mund të vihej kjo dramë në skenë???
Qyteti që
nuk pyeti për shtypjen Enveriste, për masakrën e 2 Prillit, për revanshin e pas
97-ës dhe për harresën e qëllimshme (me pasojë skamjen totale të Shkodrës) të
praktikuar nga çdo qeveri e majtë gjer në 2005-ën.
Pra më
mirë se prej aty, kjo thirrje rizgjimi nga gjumi i ëmbël sa edhe marramendës i
pushtetit, për PD-në, nuk kishte sesi të vinte!
Dhe
thirrja erdhi dhe u bë ulurimë të cilën besoj se tani duhet t’a kenë dëgjuar
ata që janë përgjegjës për këtë punë e prej saj të jenë çuar pupthi nga vendi, në
mënyrë që të mos e lënë kohën të rrjedhi, sepse sfida të tjera e presin të
djathtën përpara.
Fakt i
kryer pra, është që e djathta ka kaluar me meritë kësaj rradhe në opozitë!
Dhe e
djathta, ka demonstruar se opozitën di t’a bëjë shkëlqyeshëm në Shqipëri!
Në kushte
tejet më të vështira se këto të sotmet, me 20 e ca deputetë siç pati dalë nga
zgjedhjet luftarake të vitit të mallkuar, apo me afërsisht sa ç’ka tani pas
zgjedhjeve të vjedhura me vendime arbitrare gjykate dhe duar “zyrtare”
kutimbushëse në mes të ditës në 2001-shin.
Opozita
2001-2005 shkëlqeu nga të bërit opozitarizëm edhe me
Diti të
përçante një të majtë tepër të fuqishme në numra, të hiqte nga posti zyrtarë të
lartë shtetërorë, ngriti mbështetësit e saj në këmbë, provoi në kuvend me fakte
makutërinë korruptive të asaj qeverie dhe më pas krijoi sinergjinë e duhur që
mundi të sjellë në pushtet sërish të djathtën.
Pra mua
numrat e PD-së (48-49) dhe nja 7-8 mandatet e PR-së dhe PDIU-së, nuk më
shqetësojnë as edhe njëçikë.
Opozitë
bëhet me argumenta, dëshirë, pasion, vullnet, qëndrestari, fakte, punë të
palodhur, gjendje pranë secilës ankesë dhe nevojë të votuesit tënd tradicional
së pari dhe kujtdo votuesi tjetër potencial tëndit, fjalë të besueshme që
godasin gabimet e antagonistëve politikë (jo “armiqve”, uroj të jetë zhdukur
tashmë ky term “i qelbur” nga përdorimi politik, pas fundit të Tranzicionit)...dhe
një angazhimi masiv për të modernizuar strukturën partiake të PD-së, nga koka e
gjer në zyrën e fundit të lagjes më të vogël të ndonjë qyteze shqiptare.
Është
Partia Demokratike dhe kreu e kryesia e saj e re, ajo që nevojitet të shkojë
sërish me përulje dhe dëshirë të mirë, pranë njerëzve, votuesve dhe militantëve
të saj...e jo anasjelltas!
Të
dëgjojë ankesat, nevojat, dëshirat, kërkesat, thirrjet dhe zhgënjimin që buron
fort prej tyre.
Të
kuptojë sesi dhe ku qëndrojnë çalimet dhe dështimet, se përse shumë të djathtë
zgjodhën një forcë centriste dhe moderne të majtë, në vend të së djathtës
tradicionale, që sidoqoftë aq shumë ka bërë për këtë vend, por që si rëndom
ndodh në Shqipëri, sërish u shkëput paturpësisht nga njerëzit e saj dhe flirtoi
pak si tepër me efektet haluçinante dhe akomoduese të një pushteti, i cili në
kushtet e demokracisë të cilën pikërisht të djathtët dhe PD-ja e sollën në
Shqipëri...të deh dhe të trullos, e më pas zgjimi nga kllapia për të djathtën, është
ky, 56 deputetë dhe 39 e ca % vota në rang vendi.
Kush
fitoi pra?
Sigurisht
kolaicioni i sajuar vonë nga të majtët.
S’mohohet
dot ajo që është mëse e dukshme.
Partia
Socialiste mbeti si një monolit shkëmbor, në kuotat e saj historike, pra tek 40
e ca % dhe me një mandat më tepër se në 2009-ën, pra me 66 deputetë (efekti FRD
ndoshta, që nja 30 mijë vota djathtas i ka marrë).
PBDNJ-ja
e Dules mezi e mori një mandat me kryetarin e saj, por nuk shëndriti aspak.
Ndër të
tjera vura re me kënaqësi që në Himarë, vetëm PS-ja ka mbi 41% të votave, që
kombinuar edhe me PD-në e parti të tjera shqiptare, kalojnë dukshëm partitë
shqiptare të minoritetit grek.
Por kur
flitet kodra pas bregut për pensione greke e njerëz të “shitur” në jug e
tjetërkund, do vënë re se “rastësisht”...edhe në zonën e Shkodrës, PBDNJ-ja, figuron
me 600 vota!!!
Malazezë
sipas Censusit të fundit, andej dalin nja 300 (dhe jo të tërë votues, se duke
llogaritur kalamajtë, pleqtë, nja 50% që si në rang rrethi nuk votojnë, 70 prej
tyre do e kenë hedhur votën), po të tjerët çfarë janë???
Meqë zona
e Postribës u përfol shumë këto ditë, sepse aty ku regjimi komunist ndërmorri
dhe kreu një nga krimet më makabre, duke shtypur kryengritjen e parë
anti-totalitare me dhunë të pashembullt, tani na pati fituar “demokratikisht” e
majta, sido që të jetë, edhe atje pashë se 12 veta votonin partinë shqiptare të
minoritetit.
Për të
qeshur apo për të qarë, nuk dua t’a komentoj këtë zhvillim!
Ndërkohë
edhe në Pustecin e sapo kthyer në emrin e origjinës, banorët sllavë të zonës
buzë liqenit piktoresk të Prespës, kanë votuar 65% partitë shqiptare, PS-në, PD-në,
LSI-në, PR-në, PDIU-në etj.
Përgjithësimet
në realitetin dhe shoqërinë shqiptare, nuk kanë vend mendoj.
Ajo që ka
fituar VËRTETË këto zgjedhje (heqim kapelen në shenjë respekti)...është
padyshim LSI-ja dhe askush tjetër!
Kjo
lëvizje e majtë moderne dhe centriste, ishte ajo që goditi në zemër pushtetin
klientelist dhe të korruptuar (sa edhe liberal, meritë kjo që i do njohur atij
njeriu) të qeverisë Nano në 2005-ën dhe ndihmoi fitoren e së djathtës atë vit.
Në
2009-ën luftoi fort kundër tentativës për eliminim të saj nga PS-ja me prirje
të forta për të qeverisur dhe fituar e vetme, ndërsa më pas me pragmatizëm hyri
në pushtet me PD-në duke u bërë pjesë e një zhvillimi unikal në historinë
moderne anti-bashkëpunuese të një Shqipërie ende të ndarë thellësisht në
llogore me partizanë e ballistë.
Qeverisi
sa mirë, aq edhe keq si edhe partnerët e saj të PD-së, teksa sollën bashkë
heqjen e vizave për në BE dhe dy muaj nga fundi, iku sërish majtas pranë PS-së.
Ka fituar
LSI-ja, ka përfituar nga aleanca dhe forca elektorale e LSI-së...PS-ja dhe ka
humbur si pasojë e zhgënjimit dhe dëshirës për t’i dhënë asaj një leksion të
mirë...nga votuesit e vet, PD-ja.
Shqipëria
ka fituar një kalim normal pushteti, PS-ja dhe lideri i saj një rast të rrallë
për të qeverisur të qetë, për t’u treguar liberalë dhe për të bërë realitet
shumë prej premtimeve të tyre, ashtu si edhe për të larë imazhin e
opozitarizmit të tyre shpesh të pakuptimtë, të dhunshëm, bllokues dhe pa
drejtim.
LSI-ja do
të përfitojë sërish makslimalisht nga të qënit pjesë themelore e pushtetit, do
të vërë në zbatim strategjitë e saj pro-biznesit dhe punësimit...si dhe po
ashtu do të mbajnë në punë shumë ish-kuadro ose votues pragmatikë të PD-së që
zgjodhën të votonin për të, por me siguri që gjatë këtyre viteve kjo lëvizje do
të tërheqë në anën e saj edhe mjaft simpatizantë dhe njerëz nga e majta e
përfaqësuar nga PS-ja.
LSI-ja do
të jetë edhe garantja e mos-uzurpimit total të shtetit nga forca e madhe
numerike e mazhorancës së re.
Qënia e
LSI-së afër PS-së ose PD-së, është indikatori që gjërat në Shqipëri kanë
ndryshuar.
Asnjë
prej partive të mëdha, përfaqësuesit e të majtës së vjetër dhe të re si dhe të
djathtës tradicionale dhe aktuale (larg e larg tek partizanë e ballistë
kthehemi)...nuk abuzon dot më me pushtetin, sado thellë të ketë fituar, sepse
njerëzit, pra shqiptarët kanë treguar se dinë të votojnë edhe dikë që partitë e
mëdha t’i kontrollojë dhe t’i kushtëzojë.
Shqipëria
ka evoluuar, për mirë do të thoja pra!
Të majtët
të shijojnë fitoren e parë pa revolucion qysh nga 1941-shi, të qeverisin mirë
dhe të mos bëjnë gabimet e tyre para 2005-ës ose ato të PD-së gjatë këtyre dy
mandateve.
E djathta,
më saktësisht PD-ja (se PR e PDIU i tejkaluan parashikimet me suksesin e
tyre)...të mbedhi veten, të riorganizohet, të zgjedhi liderin e ri, të afrohet
me votuesit e saj dhe të nisi opozitën moderne duke shfrytëzuar rastin e artë
që vjen nga kjo periudhë paqeje dhe refleksioni.
Zoti
Berisha, dje bëri një gjest madhor që PD-në e bashkoi dhe që mendoj se do të
evitojë luftën e brendshme mes eksponentëve të ndryshëm të lartë të partisë, lidhur
me kryesinë e ardhshme dhe përgjegjësitë e humbjes.
Ai njeri
sidoqoftë ishte në krye të lëvizjes së Dhjetorit 90-të, presidenti i parë i
demokracisë, dy herë kryeministër, çoi në fund tre mandate të plota dhe ishte
në krye të vendit gjatë çdo zhvillimi integrues të Shqipërisë.
Në 23
vjet bëri dhe një mori gabimesh, por edhe shumë të mira për këtë vend.
Por epoka
e tij, megjithë ngarkesën emocionale që tek shumëkush ajo ngjall, kaloi.
Ata që
qajnë e mallëngjehen për shkak të fjalimit të tij fundit, kanë të gjithë të
drejtën për t’a bërë këtë gjë.
Ndërkohë
kushdo na del të na përqeshi këto shfaqje përmallimi e ngashërimi njerëzor, duke
guxuar të kujtojë vdekjen e merhumit Enver në 85-ën dhe histerinë kolektive
ala-Kore e Veriut që pasoi atë ngjarje (të lumtur) për vendin
tonë...minimalisht IA FUT KOT!
Enveri
dhe regjimi i tij Titist si fillim, Sovjetik dhe Lejfenist kinez më pas, ishin
shëmbëlltyrat e një diktature mizore që nuk do të fshihet kurrë nga historia e
Shqipërisë, si një nga plagët më të thella e të përgjakura në trupin e popullit
të Shqipërisë.
T’u
thuash enveristë, militantëve të PD-së, atyre të djathtëve të vërtetë që në
shumicën e tyre jo vetëm që nuk kanë fituar asgjë materiale nga qënia në
pushtet e PD-së, por edhe rrjedhin pikërisht nga shtresat më të shtypura nga
regjimi komunist...kjo është diçka tejet pa shije, banale dhe e pashpirt!
Çfarëdo
thirrje miqësore nga e majta, drejt anës së djathtë të popullit, është normale
dhe shenjë e një përballje europiane me fitoren.
Nuk ka
fitues apo të humbur, fiton vetëm demokracia kur secili bën pjesën e tij.
Të thuash
që nuk kemi ardhur për t’iu ofenduar apo opresuar ore miq të djathtë, është
diçka për t’u vlerësuar, por asgjë e re, pasi demokracia këto gjëra i
parashikon dhe janë ABC-ja e sistemit pluralist.
Edhe
ndokush të donte të sillej ndryshe, nuk do ia dilte dot, sepse Shqipëria ka 23
vjet që të drejtën e mendimit ndryshe, fjalës dhe lirinë e shprehjes, qoftë në
pushtet apo opozitë, e ka fituar në mënyrë të pakthyeshme.
Është i
mirëpritur fjalimi paqëtues i krymininistrit të ardhshëm, fjalët e tij modeste,
thirrjet për maturi dhe përkorje ndaj militantëve të partisë së tij.
Ky është
normalitet, kjo ka rëndësi!