E shtune, 27.04.2024, 12:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Eduard Dilo: Zeusi shqiptar në gjuhën shqipe

E enjte, 27.06.2013, 07:50 PM


Zeusi shqiptar në gjuhën shqipe

Nga Eduard M. Dilo

Poeti është krijuesi që gjithmonë i ka parë gjërat e botës, natyrën, universin, fenomenet, jetën dhe vdekjen, me një këndvështrim tjetër. Madje edhe vetëveten e kundron si një novator që tenton të shohë dhe të zbulojë përfytyrime e fjalë që s’i ka thënë kush tjetër para tij. Jo çdokush prej nesh mund të krijojë vargje me një ngarkesë të këtillë emocionale: “Për Qiell e për Dhe, betohet Gegëria,/ Për ata sy dielli që vetë i lodhur, betohet Toskëria.”, kur “Fëmijët prindërve filluan t’iu gjasojnë,/ Dhe këngët nëpër Tokë filluan të udhëtojnë.”

Në kuadrin e disa poezive të shoqëruara me fotografi, autori vjen para nesh me interpretimin mitologjik të traditave tona të lashtësisë pellasgjike dhe iliro-shqiptare: “O Zeus, Zot i Qiellit dhe i Tokës”, apo: “Statujën time gjigande në Berat ta ngrini,/ Dhe Tomorrit të lartë Mali i Zeusit t’i thoni!/ Nga mali i Tomorrit dua të hedh vetëtimat e mia,/ Dhe ta marrë vesh gjithë bota mbarë,/ Se unë jam Zeusi, Zëri i së Vërtetës,/ Drita juaj jam unë, Zeusi Shqiptar!”.

Në kuadrin e vëllimit të parë të tij (“Zeusi shqiptar”, Amanda Edit, Bukuresht 2013), Arben Dulaj na ofron një periudhë multimilenare të ekzistencës shqiptare në botë: “Krah për krah perëndive e burrave  ato qëndrojnë me hijeshi,/ Në fronët që ato hypën treguan mënçuri, trimëri, finesë e zotësi,/ Rea, Hera, Hestia, Demetra, Afërdita, Teuta, Bubulina e Zana të tjera,/ Nënë Tereza, kjo paqësore e Shenjëtore trashëgiminë Tuaj lartëson.” Këshilltar editorial i librit të tij është Ilia M. Dilo nga Greqia, ndërsa reçensentë: Dedë Preqi nga Zvicra dhe Ramiz Dërmaku nga Gjermania. Fati i tij është guximi për të debutuar me një përmbledhje vlerash të bukura, që dëshmojnë se kemi të bëjmë me një poet të veçantë e të talentuar. Pas vëllimit të parë, i suksesshëm në të gjitha pikëshikimet, Arbeni do të joshë vëmendjen e lexuesit edhe me krijime të reja.

Autori u lind në Fier më 2 Gusht 1961. Rrjedh nga  një familje patriotike. Ka mbaruar tetëvjeçaren në Levan të Fierit dhe shkollën e mesme Industriale "Petro Sota" në Fier. Në poezitë e tij me vlera të pakontestueshme, përveç imagjinatës është i theksuar sinqeriteti, humanizmi, dashuria ndaj njeriut dhe ndjenja patriotike. Arbeni ka imagjinatë, dhe imagjinata e tij e bujshme është për t’u përshëndetur: “Kënga me forcë magjike të bën për vete,/ Gjaku me shpejtësi qarkullon, zemra nga vendi lëviz,/ lotët dalin me mallëngjim dhe murmurisin pa smirë,/ Çfarë mrekullie ke bërë, moj nëna natyrë!”/ Dosja e jetës për të përfaqëson një mrekulli ritmike: “Kur je i pa qartë ajo të qartëson,/ duhet krijuar për të mos vuajtur më vonë.”

Arben Dulaj është një shpirt i frymëzuar, prezent me vargje te Zemra Shqiptare, si dhe në antologjinë e përbashkët “Vargu në përjetësi” (Bukuresht, 2013). Shqiptarët sipas tij janë një flakë e gjallë që s’mund ta shuajnë shekujt:  “Afër yjeve, pranë Diellit, afër brigjeve,/ Pranë lartësive, afër dijeve,/ Pellazgët dhe Yllarët i gjeta,/ Në këto vende me bukuri e dituri të rralla.” Shkrimtari, sipas autorit, ëndërron për famën e librit të tij, shkëncëtari ëndërron për çëlësin që të shpie në përjetësi. Mërgimi, malli ndaj vendlindjes dhe atdheut  janë  subjektet elementare të lirikës së tij. Pas tyre, apo para tyre pasojnë nderi dhe dinjiteti, lashtësia dhe aktualiteti. Ka edhe shumë mendime kritike për vargjet e botuara në librin e tij të parë, për të cilin do të shkruajnë ata që do ta shfletojnë. Kohëve të fundit, autori jeton dhe krijon në Jaksonville, Florida.

Arben Dulaj në antologjinë Vargu në përjetësi

Ballina e librit Zeusi shqiptar



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora