Kulturë
Resmi Osmani: Lakja shkon në votim
E shtune, 29.06.2013, 06:09 PM
Resmi
Osmani
Tregim
Nga cikli
“Koha e çudirave”
LAKJA SHKON NË VOTIM*
-Baba,ti
do të votosh pasnesër?- E pyeti Laken i biri.
-Si ta
thotë mendja? Të dielën Shqipëria vendos! Llauzi do të derdhet rrëke për të
hedhur votën. Emigrantët për këtë sebep po vijnë nga Filifistuni. Po Lakja, që
e ka te dera e shtëpisë, do të hiqet mënjanë për turp e faqe të zezë? Patjetër
duhet ta hedh votën time. E merr vesh apo jo: Shqipëria Vendos dhe unë jam
pjesë e kësaj Shqipërie! Pastaj, ne denbabaden, jemi me trashëgimi patriotike e
demokratë: Gjyshi i ndjerë,fanolist,babai,që u prehtë në paqe, partizan, e po
mor bir,gjaku nuk bëhet ujë!
I biri
shpesh nuk e kuptonte të atin,kur e kishte me shpoti e kur përnjimend, kur
ishte esëll e kur kishte rrëkëllyer ndonjë gotë e fliste çapraz.
- Të
pyeta se kushedi, ti ke kaq ditë që ke zënë dyshekun dhe mbase nuk ngrihesh
dot.
-Pse
gëzon babai që ka djem? Hë? Gjeni një karrocë invalidësh, ngrimëni hopa dhe me
‘të më çoni në qendrën e votimit. T’a shohë gjithë qyteti që Lakja bën detyrën qytetare, siç e kërkon demokracia. Posi!
* *
*
Ndryshe
nga ditët që e paraprinë, të kthiellta, plot dritë e të nxehtë përvëlues, me
netë që i ndrinte hëna e plotë, njëzet e tre qershori u gdhi i vrenjtur. Ca re të bardha puplore, si të
pambukta, kishin veshur tërë qiellin nga lindja e juglindja. Bënte më freskët
se të djeshmen, por shi nuk dukej se do të binte. Më pas retë u davaritën e
qielli u hap. Filloi vapa.
Djemtë e
Lakes shkuan në spitalin privat ”Zemra e Përdëllyer” dhe kërkuan
përkohësisht një Karrocë. Motra Anjeza,
kryeinfermierja, kur mësoi përse e donin çunat karrocën, u mallëngjye aq shumë
nga gjesti qytetar i Lakes, sa desh i rrodhën lot dhe ua plotësoi kërkesën.
Në
mëngjes, kur njerëzia ishin ende duke surbur kafet, në rrugët e lagjes, buçiti
sa drodhi ajrin daullja e Dull Jevgut. Dulla, zakonisht, delte për ditët e mira
dhe të dy Bajramëve, por sot kishte dalë për votimet. Bam, bam, bam daullja,
pastaj: “O milet,dëgjoni e mbani vesh
atë që do tu thotë Dulla: Të gjithë në votime! Votues të lagjes dilni
dhe shoqëroni,
Lakja u
vesh, vuri kasketën, por nuk u rrua. Mjekra e bënte të dukej më të vuajtur e
për të ardhur keq. U kujdes që në xhepin e vogël të xhaketës të vinte
trandafilin e bardhë. Karroca priste në oborr nën hijen e manit. Sheqerja vuri
në kokë një shami me hoja dhe në mes një përparse të qëndisur.Laken, që rënkonte
me ah e oh, e ulën në karrocë. Në dorë Lakja mori patericën, se mbase i duhej.
Në të
dalë të portës i priste shoku i halleve, Cufe Zavalli. Karrocën e shtynte djali
i madh, dy të tjerët dhe Sheqerja i shkonin pas, Cufja i rrinte anash. Nga
portat e gjitonëve, nisën të dalin e bashkohen me ta votues të tjerë, aq sa u
bë një vargan. Fëmijët, që u bashkuan me ‘ta, vërshëllenin e bënin potere.
Qentë e lagjes, të trembur nga zhurma e zallahia nisën të lehin, por karvani
shkonte përpara. Duke ecur,duke u shtuar,si ato rrëketë e ujit që mblidhen në
një vijë, arritën. Oborri i shkollës ku
ishin qendrat e votimit, ishte mbushur plot votues, që prisnin. Kur hyri në
portë karroca e Lakes dhe e shoqëruesve, u hap një koridor dhe, të pranishmit,
si t’i
Sakaq ia
behu gazetarja e njohur Olta Fusha e televizionit “Alfa &Omega” dhe
opratori. Olta ishte e bindur se ky ishte lajm I ditës dhe nisi menjëherë
ligjërimin, duke e mbajtur aq afër mikrofonin sa dukej sikur do t’a gëlltiste:
”Jemi duke transmetuar lajf, mbërritjen në qendrën e votimit, të bashkqytetarit
tonë Iliaz Doko, i njohur edhe si Lake Llullaja, që për të bërë detyrën e tij
qytetare, është ngritur nga shtrati dhe në një karrocë invalidësh, ka ardhur të
ushtrojë detyrën dhe përgjegjësinë e tij demokratike kushtetuese edhe në një gjendje shëndetësore
të rënduar. Le të shërbejë ky rast, të dashur shikues, si shembull frymëzues i
qytetarit model, për gjithë ata që ende nuk kanë vendosur të shkojnë në kutitë
e votimit!”
Fotografët
nisën të shkrepnin aparatet, fotografitë e tyre do të bënin xhiron e botës.
Fama e Lakes do të merrte dheun!
-Zoti
Doko, cili është mesazhi juaj për bashkqytetarët tanë?- Pyeti Olta.
-Rroftë
demokracia. Votoni,votoni,votoni…
Përsëri
duartrokitje dhe thirrje: ”
Sikletit
të Lakes i dha fund kryetari i KZ-së, i cili u tha se ishin të ndaluara
mitingjet dhe deklarimet. Përndryshe do të urdhëronte forcat e rendit të
ndërhynin.
Kur hynë
në korridorin e gjatë të shkolls, u ndanë. Për invalidët ishte përgatitur një
dhomë e veçantë, Laken e futën aty. Sheqerja me djemtë u ngjit në katin e dytë,
por edhe aty u ndanë se nuk dihet përse,
edhe të një familje ishin në qendra të ndryshme.
Aty nuk
kishte radhë. Lakja, serioz e i përvuajtur përshëndeti komisionerët, pastaj
vazhdoi protokolli: U paraqiti letërnjoftimin, firmosi në listë, i lyen gishtin
me bojë, i dhanë fletën e vulosur të
votimit dhe një djalë i sjellshëm, e shtyu karrocën në dhomën e fshehtë. Pasi
bwri shënimin, i thanë si ta paloste fletëvotimin që të dukeshin të dy vulat
dhe Lakja e hodhi në kuti.
Erdhi
djali i madh, që sapo kishte votuar dhe ata u nisën të dilnin. Sheqerja po
vonohej.
-Ngjitu
bir, shiko për tët ëmë, pse po vonohet?
Kur
erdhën, Lakja pa që Sheqeres i kishte ikur fytyra nga vendi dhe nuk pushonte së
shari.
-Ç’ke,ç’të
gjeti?
- Nuk
votova dot!
-Pse?
-Kërkuan
e kërkuan dhe thanë se nuk e kisha emërin në listat e zgjedhësve. Kur po
kërkoja emrin, erdhi një djalë I ri dhe më pyeti ”Mamaja e Turit je ti?”, ”
-E njeh
po ta shohësh?
-Zor ta
them,se kisha parë ndonjë herë.
“Të
lira,të drejta e të ndershme” mërmëriti Lakja.
Në të
dalë të portës, u kishin zënë pritë ca djem të rinj, me blloqe shënimesh dhe
diktofonë, që nuk duhet të ishin nga ai qytet. Pasi e përshëndetën Laken me të
tijtë, u thanë:
-Jemi të
eksit pollit. Ja edhe autorizimi. Nëse s’keni kundërshtim do t’u bëjmë ca
pyetje.
- Ç’është
ky Eksiq Polici? Edhe këtë kishim
mangut!
-Zotëri,
eksit polli,është pyetje pas votimi, për të parashikuar se kush ka
fituar.Deklarimi pas votimit nuk është i ndaluar.
-Paguani
gjë?
-Jo,zotwri.
-Pa pgesë
or mik,s’këndon as zogu!
-E
po,neise. Bëjini ato pyetjet.
-Për
cilën parti votuat ju?
-A,b,c,
ç,d, e………..Y,v,z,zh!
-Ç’farë
do të thotë kjo?
-Që
partia, gjendet brenda këtyre shkronjave të alfabetit të shqipes. Lista e
partive ishte sa një çarçaf.
-Ta themi
ndryshe, për cilin numur, 1,29,44,56, apo tjetër, mund të na e thoni?
-Posi
jo.Numri që votova është nga njëshi deri në gjashtëdhjet e katër! Aty midis
tyre është.
- Sipas
jush kush do t’i fitojë këto zgjedhje?
-Më i
miri.
-Dhe kush
është më i miri?
-Ai që e
ka mërzitur më pak popullin!
Intervistuesi
e falnderoi dhe u mundua ti shkruante të plota përgjigjet ngaqë mendoi se gjeti
subjektin e duhur për të shkruar një ese të hatashme:”Gjeniu popull” në gazetën
“Fakti” të Kol Bushgjokës.
Kur
arritën në oborrin e shtëpisë, Lakja zbriti nga karroca si të ishte atlet dhe i këputi asaj një shkelm, ajo u rrokullis
dhe qëndroi te muri i avllisë.
Cufes i
dolën sytë kallëp:
-
-Cufe,mos e lodh shumë mëndjen ,që të dish sa ka zanati, se plakesh para vakti! Detyrën e bëm, tashti na takon ta festojmë, - dhe i thirri Sheqeres,- na bëj pak meze, moj nikopqire dhe sillna një shishe t’ia thyejmë grykën, se na është bërë gurmazi eshkë!
Sheqerja
dukej shumë e mërzitur. Cufja e ngushëlloi:
-Për
kokën tënde, o Sheqere, mos u sëkëlldis se të ngrihet ai i shkretë tension e na
bën ndonjë hata, se demokracia do bëjë si të bëjë edhe pa atë votën tënde. Që
ta dish ti, ky panair kështu e ka: ca shesin,ca blejnë , ca vjedhin, disa
qeshin,të tjerë qajnë e një takëm bëjnë sehir! Kështu ka qënë si sot, si
qëmoti.- Përfundoi fjalimin e tij filozofik Cufja.
Lakja që
i kishte mbushur kupat, e bëri bromp me Cufen:
-Ja të
paça. Këtë radhë daltë për mirë se, kur zihen atllarët,shkelmat i hanë gomarët.
Besoj do të marrin atë që u takon, sa për ne ata që ishim ata do të jemi!
Televizioni
lokal po jepte lajmet. Sheqerja u thirri që të shihnin veten në ekran, por ata
se prishën rehatin, po u shijonte më shumë ajo gota nën hije të manit.
Qershor
2013.