E shtune, 27.04.2024, 08:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Vilson Culaj: Tragjedi e dyftyrësi historike

E diele, 30.06.2013, 06:40 PM


Vilson Culaj

 

KATËR POEZI PËR TRAGJEDI E DYFYTYRESI HISTORIKE

 

 

MINI BALADË

 

Me ke shoqëruar gjate këngës

por vargjet mi ke ndryshuar

je pjesëtar i këngës sime

Jo kurrë titulli i saj

Historia mallkon

Dhe maskat bien

 

I panjohur nga vetvetja

I pranuar pak nga bota

CONI prill 1996

 

 

IKËM NGA E VERTETA

 

Vuajtjet po na ndjekin një nga një

Rruga na është humbur

Te vërtetën nuk e kemi si te paret me nuk jemi

Rrugën e kemi shtrembëruar

Pishtarin nga dora e kemi lëshuar

Rrezet e diellit s’po mund ti shohim

Për ne janë shume te forta

Të vërtetën se duan

Dhe as se njohim

Përkrahje kërkojmë

Por nuk dimë se kujt ti drejtohemi

Idhujt na kane kapluar

Zotin nga vetja e kemi larguar

Emrin e kishte INRI

Ç dokujt i tregoj te vërtetën

E humbëm vetveten

Me tregtar e zëvendësuam

Mallkimet na kane mbuluar

Rrugën na ka trupuar një djall

Tani shume gjera i kemi mall

CONI marr nga libri im ,, TINGUJ TE PADEGJUAR’’ 1998

 

 

AUTOPORTRET

 

I lashtë para se te fillonin shkrimet

Gjurme aq sa le Laraska ne balten e vjeshtës

Trimëri vetëm mbas sakrifikimit te tjetrit

Zotëra shume ne krye me tregtar

Dikur një

Sot dy

Njeri nga ta mbikohore

Tjetri veç historik

Lavdi periodike

Vete një herë shtëpi

Njohës i paket i te kaluarës

Tani fëmijë

,,NDER TE PARET’’

Tani vetëm i lashte

Të lutëm

SHPETO VETVETEN

Nga ,, TINGUJ T EPA DEGJUAR ‘’ 1998

 

 

GJINI E BUKUR NË KOHË ERRËSIRASH

 

Ah... sa gjini bukur jeni

Vetëm si lloj për t’ju shikuar

Me maska skena duke luajtur

Qe nga teatrot Antike

Me pamje te qengjit

Me thike prapa shpine qëlloni

Ju për te jetuar

Unë te vdes

Për te mos mbetur me dëshmitar

Qe marrëzitë tuaja ti tregojnë

Dhembet tuaj te ujkut

Ne gjak te pafajshmeve ngulitur

Për te mos mbetur me histori

Qe unë dhe ti te vdesim

Por varr se paku unë do te kem

E dëshmitar do te jem

Për dje

Per sot

Por me kot

,,LAVIRJA 24 PLAGËT E CEZARIT TI SHKAKTON’’

VETEM NJERA PREJ TYRE TE VARRI TE ÇON

 

CONI 1998



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora