| E marte, 02.07.2013, 06:55 PM |
NË ZËRIN E ARSYES
Nga: Bekri S. Murselaj
Libri me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”
i Adil Ollurit, botuar këto ditë hynë në radhën e tregimit shqiptar, si një zë
i arsyes, duke sjellë një tematikë të larmishme në vete.
Tematika në këtë libër me tregime, fuqizon arsyen e
shkrimit të tregimeve, duke bart një mesazh mjaft të rëndësishëm për jetën.
Tema e dashurisë, aktuales, e së kaluarës, e fatit
të rënd etj., e bëjnë këtë libër me tregime me një tematikë shumë interesante
ku gërshetohen problemet e jetës së përditëshme, duke fuqizuar ndjenja të
përziera në shpirtin e protagonistit. Mënyra e rrëfimit në tregime fut
lexuesin në botën shpitërore të protagonistit duke ndjerë temën brenda tregimit
si në jetën reale.
Në tregimet me temën e dashurisë aty dashuria
përjetohet, aq fuqishëm duke e mbushur jetëm me plotë lumturi të çastit, sepse
në këto tregime me këtë temë dashuria është vetëm e një kohe, sepse aty
gjithçka merr kahjen e humbjes së saj, pa dëshirën e dy protagonistëve kryesor.
Dashuria e përjetuar në këtë rast bëhet dashuri e
arsyes së pastër, por duke pasur para vetes pengesa të vazhdueshme.
Ajo përjetohet brenda personazheve herë si ëndërr
për të dashurën, herë si realitet në disa tregime, ndërsa në tregimin “Letra
e një ushtari të huaj” ku dashuaria jeton me mallin për njeriun e zemrës,
edhe pse në këtë rast i ofrohet një dashuri pa dëshirën dhe kuptimin e plot të
fjalës, në këtë rast dashuria e ushtarit udhëton diku tjetër, në kujtim të
dashurisë së vërtetë.
Zëri i arsyes, në këtë rast refuzon atë që i ofron
fati i tij i rënd, pra, dashuria në këto tregime të librit në fjalë është
dashuri e cila vetëm sa ndez shkëdiat e para e të saj, dhe pas një kohe humb
ajo duke i sjellë në një gjendje jo të mirë emocionale protagonistët në fjalë.
Protagonistët e përjetojnë rënd largimin e tyre nga
njëri-tjetri, me dëshirën, apo pa dëshirën e tyre, duke sjellë gjithmonë
emocion dhe shpresë për ditë më të mira.
Aktualja në tregimet e A.Ollurit, është temë që
protagonistët e tregimeve e kanë përjetuar në kohë të caktuar, duke u bërë një
përvojë, ku në tregimet e tij statusi i aktuales e merr karakterin e letrares,
duke e paraqitur jetën reale në tregim që në të vërtetë disa ndodhi kanë
ndodhur në jetën e përditëshme.
Dhënja e statusit aktuales në atë letrare ndodh psh
me tregimin “Shitja e kryqit” në këtë tregim
rrëfehet ndodhia e vitit 2004, ku tash tregimi atë ndodhi e bënë fakt real dhe
letrar, në mesin e shumë tregimeve tjera të cilat i kanë përjetuar
protagonistët.
Në këtë rast në tregimin në fjalë, koha reale merr
statusin e kohës universale, dhe forma e rrëfimit që
Pra, tema e tregimeve për një ndodhi të caktuar nga
jeta reale e mbush gjithë rrëfimin brenda tregimit me situata të cilat lexuesi
gjatë leximit i përkujton me një rifreski të kujtesës për atë ndodhi.
E kaluara e hidhur në librin me tregime “Shumë
rrugë dhe një rënie” të A.Ollurit, gërsheton në vete situatën e rënd që e
ka përjetuar populli nëpër kohë. Në tregimin “Tifozi” e kaluara rrëfehet
si një e kaluar që e mbush protagonistin e saj tifozin me ndjenja të përziera
ku më shumë mbizotron frika dhe parandjenja për një të papritur por që
njëherësh nga protagonisti i tij, e ndjenë në shpirt por pa e shafqur në asnjë
moment.
Këtu me këtë tregim e kalura e mbush lexuesin me
një rrëfim mallëngjyes ku ajo e kaluar në fillim përjetohet si shpresë e vetme
përkrahja dhe tifozëllëku e cila më vonë kthehet në kob të zi.
Ky tregim sajon një të kaluar që protagonistin e
saj e bënë të pathyeshëm, para gjithë asaj situate në të cilën gjendej ai dhe
familja e tij.
Ndërsa tema e fatit të hidhur, ndërlidhet në
tregimet e A.Ollurit, si një problem i përditëshëm që protagonistët e tyre e
vuajnë në mënyra të ndryshme psh te tregimi “Kthimi i babait” jeta e
rënd fati jo në anën e tyre, dhe shumë sfida që iu dalin protagonistëve para
vetes, e bëjnë protagonistin edhe më të fuqishëm, për t’i tejkaluar vështërsitë
në jetë.
Ku në këtë tregim jo vetëm që përballen ata
me fatin e rënd, por dhe sfidë për ta bëhet jeta në tërësi.
Ndërsa te tregimi “Plaku në qytetin e ngrirë”
fati e përcjellë deri në çastet e fundit protagonistin e tij, duke përshkruar
si një njeri të vuajtur dhe varfër i cili nuk mund t’i perballojë sfidave të
jetës.
Pra, libri me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”
i Adil Ollurit, hap një botë në vete me tematikën dhe stilin e rrëfimit,
duke pasuruar këtë zhanër letrar edhe më shumë.
(Autori është kandidat për titullin master në
Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë)
-Per ZSh-në, 2 Korrik 2013-