E diele, 28.04.2024, 10:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Njazi Peqini: Shqipëria po thërret

E marte, 02.07.2013, 06:44 PM


SHQIPËRIA PO THËRRET

 

Nga: Njazi Peqini, NY, USA

 

U ça qielli,

U tunden malet,

Ranë trimat,

U çuan halet.

 

Se ç'u ngrit hajdutëria,

Kriminelet, batërdia,

Gjithë servilët, bashibozukët,

Cipë-plasurit dhe kopukët.

 

Në krye të vendit qelbësira,

(…me 300 e ca fytyra!),

Faqezi e i pacipë,

Ujk, gjarpër i pa shpirt.

 

Shqipërinë e shqeu fare,

S'i la dyer s'i la dritare,

Fustanellën se ç'ja grisi,

Ky farë pis pisi!

Flokët se ç'ja shkuli,

Mishin se ç'ja corri,

Ky fundrinë,farë hori,

 

Ku është populli, shqiptaria,

Nderi ynë dhe krenaria?

Si e lamë në dorë t'satrapit,

Në dorë të monstrës e të piratit.

Si po luajnë me ne k'to morra

Kërriçë gomerësh, zi si sorra?

 

Ngrihu pra, ti Shqipëri,

Në paç besë për perëndi,

Kapini, shtypini e digjini fare,

Këto fekale shqipëtare.

Tregoji botës shqipëri: -kush je?

-Je më e bukura në këtë dhe’.

./.

(NY, USA, pranverë, 2012)

-Per ZSh-në, 2  qershor 2013-



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora