E hene, 29.04.2024, 01:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Nexhat Halimi

E enjte, 04.07.2013, 07:22 PM


Nexhat Halimi

 

fluturimi me fjalën

(në kujtim të Yllka domit)

 

pse ky lot zotIm ky mallëngjim ky shi

s`vritet kurrë ajo që veç është bërë ti

 

shi bie degës së var` të qershisë në sy

a s`u shua etje e tokës së lashtë me gjak

a s` çeli hiri yt në lule guri në çabrat

 

në muzikë shiu ik flakës së ëndrrës ereniku

e ti fluturon me dallëndyshet nga ylli

për ritëm të fjalës gjaku nga rikthehet

 

e kalliri yt i flokut valëvit për ballë

tiktak i dhembjes bie zemrës vërdallë

 

kujtim për maksin*

 

e bukur për vdekje kjo flutur e kujtimit

shpirti në qiri nga e pik gjakun e maksit

vdekur i ri prej etjes së trëndafilit

 

e fjala ky at i bardhë i çmendur nën hënë

tërë shkumë e pluhur i verdhë nga udhët

ther gjithësinë e ajo pik veten në gotë

për t`u përtërirë gjatë rrezes së  rrushit

 

stërkalë të kristalta bien qiellit mbi ulli

e dhembja flatron robërimin e vet mitik

ja mund ta zësh në aktin e daljes nga vetja

kuçedër nga përrallat nga godet qiellin me krye

të jetë çdo gjë e bukur për vdekje

 

njëmend fedora çdo gjë tjetër është asgjë

ëndërr që nuk mund të digjet në qiri

 

* kushtuar shkrimtarit e publicistit Maksut Shehu



(Vota: 152 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora