E diele, 28.04.2024, 08:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Intervistë me Emin Dautin

E marte, 02.07.2013, 06:55 PM


INTERVISTË  ME EMIN  DAUTI   KRYETAR I SHOQATËS KULTURORO ARTISTIKE SHQIPTARE “SHQIPONJA“ NE LINDAU ( BODENSEE) TE GJERMANISË

Intervistoi : Ramiz Dërmaku

Zemra Shqiptare : Kush është z. Emin Dauti ?

Atdhetari Emin Dauti , ka  lindur me 12.07.1972 në fshatin Shtupel të komuna e Klinës. Rrjedhë prej një familje të mesme fshatare por e djegur për lirinë  dhe  çëshjten kombëtare. Shkollen fillore dhe të mesme - gjimnazin i kreu në vendlindje. Me profesion është teknik i Maqinerisë. Edhe ky si shumë bashkëkombas tanë për shkakë të gjendjes së vështirë politike dhe luftës që zhvillohej në Kosovë me lot në sy u largua nga Kosova dhe morri rrugën e gyrbetit. . Pasë sakificave të shumëta që përjetoi gjatë rrugës arriti në Gjermani . Emin Dauti, është pa dyshim njëri ndër aktivistët më të mirë të këtij lokaliteti. Ai momentalishtë është kryetarë i SHKASH   “ SHQIPONJA“, në qytezën Lindau të Gjermanisë. Ditë më parë mërgimtarët e qytezës Lindau me rrethinë  kishin dy festa; SHKASH“ Shqiponja“, dhe Shkolla Plotsuese Shqipe “SHQIPONJA“, kremtuan  njëvjetorin e themelimit  dhe sukseset e arrituara gjatë kësaj periudhe. Ne morrëm pjesë në atë kremte dhe mbetëm të kënaqur me punën dhe suskeset e“SHKASH““Shqiponja“ dhe të punës së suksesshme të shkollës plotsuese shqipe. Ajo që dua të cekë që në fillim ishte mikëpritja e mysafirëve nga kryesia e shoqatës, uniteti i kryesisë së shoqatës, dhe shumë e shumë tjera

Zemra Shqiptare : Kur është formuar,dhe çka ju shtyri ta formoni Shoqatën Kulturoro-Artistike Shqiptare “ Shqiponja“?

Emin Dauti: Duke e parë se mërgimtarët tanë fundin  e javës po e kalojnë rrugëve, lokaleve të ndryshme .., dhe  fëmijët e tyre po  rriten ..,, por edhe po  asimilohen, unë me disa shokë pasë bisedave të gjata, iu përveshëm punës për relizimin e detyrave që ia kishim dhënë vehtit. Filluam bisedimet intenzive  me palën gjermane, për hapjen e shkollës plotsuese shqipe dhe forimin e ShKASH-re“SHqiponja“ dhe pasë bisedave të  shumëta që zhvilluam me palën gjermane ia arritëm qëllimit me 11.03.2012,  që ta formojmë Shoqatën Kulturoro Artistike Shqiptare, (SHKASH) dhe e pagëzuam me emrin “SHQIPONJA“,si dhe hapjen e shkollës plotësuese shqipe me të njejtin emër. FORMIMIN

Shoqata Kulturore Artistike Shqiptare“Shqiponja-li e.V.“ me seli në Lindau(Bodensee)

?sht? Shoqate apolitike, dhe si  qëllim kryesor i ka vu vetit ti bashkoj mërgimtarët tanë ne këtë lokalitet. Sepse dhembja dhe malli për Kosovën, të djegë e të shkatrron.

Zemra Shqiptare: Cilat janë objekivat kryesore të Shoqatës“Shqiponja“ ?

Emin Dauti:  SHKASH “SHQIPONJA“ ka nxjerrur katër objektivat/strategjisë për bashkatedhetaret e Diasporës. E  këto janë:

1. Ruajtja e identitetit, historin ,gjuhen, kulturen dhe shtimin e dashuris ndaj atdheut.

2. Synimi dhe Krijimi i kushteve për të rinjtë e diasporës, qe t? ken? mundësi të zhvillojnë aktivitete të ndryshme: kulturore, sportive, muzikore, .., në vendet ku jetojnë.

3. Furnizimi me material shkollor (Librat),dhe financimi i m?suses-it.

4. Integrimi i mërgimtarëve tanë ne të gjitha strukturat duke filluar nga shkolla, vendet e punës, dhe ti gëzojnë të drejtat e tyre edhe shqiptaret në shtetet ku jetojmë dhe veprojmë.

Natyrisht, për arritjen e këtyre objektivave është shumë e rëndësishme që Ministrina e Diasporës s? Kosov?s,

t? na ndihmojë ne si inciator/aktivistë të Shoqatës që të realizohen  këto objektiva sam ë parë.

Kjo strategji nuk mund të realizohet, pa ndihmën  e Ministrisë se Diasporës s? Kosov?s.

Zemra Shqiptare: Si e pritën mërgimtarët formimin e Shoqatës ?

Emin Dauti: Mërgimtarët tanë ishin po ata që ne na nxitën që të marrim këtë iniciativë dhe të formojmë Shoqatën Kulturoro Artuistike Shqiptare“ SHQIPONJA“,  deklaron kryetari i shoqatës z. Emin Dauti; Ja shikoj të  gjitha këto gjëra ushqimore,, flamujë, çarshaf, pije, lëngje, specialitete të kuzhinës shqipëtare i kanë përgatitur mërgimtarët tanë. Ata janë në gjendje të bëjnë çdo gjë pa u dhimbsur koha e leku për funksionimin e shkollës plotsuese shqipe dhe shoqatës“SHQIPONJA“.

Zemra Shqiptare: z. Dauti, ju lutëm na tregoni se sa anëtarë aktivë ka Shoqata, dhe na trego për aksionet që keni kryer që nga dita e themelimit e deri më sot ?

Emin Dauti: Momentalishtë SHKASH“SHQIPONJA“ numëron mbi 30 anëtarë. Si detyrë kryesore e shoqatës sonë ishte Hapja dhe funksionimi i shkollës plotsuese shqipe, ne mënyrë që ti mbrojmë fëmijët tanë nga asimilimi, tua shtojmë dashurinë ndaj atdheut, , historisë, kulturës, traditave tona dhe në fund si qëllim final mësimi i alfabetit të gjihës shqipe.

Zemra Shqiptare: Sa e keni mbështetjen e Institucioneve tona, konkretishtë të Konsulatës së Republikës së Kosovës në Shtuttgartë. A ju ka vizituar ndonjë përfaqsuesë .., ministër, personel konsular .., deri më tani ?

a). Mbështetje morale dhe materiale nga Konsulata e Republikës së Kosovës së Shtuttgartit,

b). Mbështetje morale dhe materiale nga Konsulata e Republikës së Kosovës në Berline,

c). Po, për perurimin e Shkolles dhe shoqates, me.01.05.2013.përfaqsuesi  te Ministëris dhe te Konsulatës së Republikës së Kosovës nga Shtuttgarti,( arritën me vonesë)

Zemra Shqiptare : Na tregoni se çfarë marëdhënje keni - kryesia e Shoqatës “Shqiponja“ , me palën vendëse -gjermnanët ?

Emin Dauti: Ne si Shoqate e re kemi mardhënje te mira me instucionet gjermane. Po edhe ju ishit prezentë në kremtimin e njëvjetorit të SHKASH“Shqiponja“ dhe njëvjetorin e punës së suksesshme të shkollës shqipe,“Shqiponja“.

Zemra Shqiptare : A keni pengesa dhe vështirësi gjatë , punës, aksioneve ç’ofshin ato materiale, arsimore, humanitare ..,etj ?

Emin Dauti: Kur është nevoja të ndihmohet ndonjë, institucion, shoqatë, apo aksion humanitar, mërgimtarët tanë  disa hezitojnë të derdhin mjete materiale .

Zemra Shqiptare: Cilat janë planet e SHKA“Shqiponja“ për të ardhmen ?

Emin Dauti : SHKA „Shqiponja – Li e.V.“ ka Konceptin /Strategjin p?r vitin 2013.

Kjo strategji synon qe bashkatdhetar tan? të integrohen m? të drejta të barabarta në shtetet ku jetom dhe veprojm, pa u asimiluar tërësisht.

Zemra Shqiptare: A do të ishte më mirë që në diasporë, të shuhet aktiviteti i partive ?

Emin Dauti: Mua personalisht, por edhe si kryetar i Shoqatës Kulturoro Artistike Shqiptare“Shqiponja“  është që të gjithë të jemi s’bashku, funksionimi i partive politike në diasporë duhet të jetë uniteti dhe kur është në pyetje çështja kombëtare të jemi të gatshem ta ndihmojnë njëra tjetrën.

Emin Dauti.

Zemra Shqiptare : A mendoni se mërgimtarët tanë në diasporë janë të gatshëm ta ndihmojnë Atdheun- Kosovën.., cili është mendimi i juaj ?

Emin Dauti: Mendimi i im personal dhe si Kryetar i Shoqatës është, që ne të jemi të bashkuar me njëri tjetrin dhe kur është nevoja ti pergjigjemi atdheut.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora