| E marte, 02.07.2013, 06:55 PM |
INTERVISTË ME EMIN
DAUTI KRYETAR I SHOQATËS
KULTURORO ARTISTIKE SHQIPTARE “SHQIPONJA“ NE LINDAU (
Intervistoi : Ramiz Dërmaku
Zemra Shqiptare :
Atdhetari
Emin Dauti , ka lindur me 12.07.1972 në
fshatin Shtupel të komuna e Klinës. Rrjedhë prej një familje të mesme fshatare
por e djegur për lirinë dhe çëshjten kombëtare. Shkollen fillore dhe të
mesme - gjimnazin i kreu në vendlindje. Me profesion është teknik i Maqinerisë.
Edhe ky si shumë bashkëkombas tanë për shkakë të gjendjes së vështirë politike
dhe luftës që zhvillohej në Kosovë me lot në sy u largua nga Kosova dhe morri
rrugën e gyrbetit. . Pasë sakificave të shumëta që përjetoi gjatë rrugës arriti
në Gjermani . Emin Dauti, është pa dyshim njëri ndër aktivistët më të mirë të
këtij lokaliteti. Ai momentalishtë është kryetarë i SHKASH “ SHQIPONJA“, në qytezën Lindau të
Gjermanisë. Ditë më parë mërgimtarët e qytezës Lindau me rrethinë kishin dy festa; SHKASH“ Shqiponja“, dhe
Shkolla Plotsuese Shqipe “SHQIPONJA“, kremtuan
njëvjetorin e themelimit dhe
sukseset e arrituara gjatë kësaj periudhe. Ne morrëm pjesë në atë kremte dhe
mbetëm të kënaqur me punën dhe suskeset e“SHKASH““Shqiponja“ dhe të punës së
suksesshme të shkollës plotsuese shqipe. Ajo që dua të cekë që në fillim ishte
mikëpritja e mysafirëve nga kryesia e shoqatës, uniteti i kryesisë së shoqatës,
dhe shumë e shumë tjera
Zemra Shqiptare : Kur është
formuar,dhe çka ju shtyri ta formoni Shoqatën Kulturoro-Artistike Shqiptare “
Shqiponja“?
Emin
Dauti: Duke e parë se mërgimtarët tanë fundin
e javës po e kalojnë rrugëve, lokaleve të ndryshme .., dhe fëmijët e tyre po rriten ..,, por edhe po asimilohen, unë me disa shokë pasë bisedave
të gjata, iu përveshëm punës për relizimin e detyrave që ia kishim dhënë
vehtit. Filluam bisedimet intenzive me
palën gjermane, për hapjen e shkollës plotsuese shqipe dhe forimin e
ShKASH-re“SHqiponja“ dhe pasë bisedave të
shumëta që zhvilluam me palën gjermane ia arritëm qëllimit me
11.03.2012, që ta formojmë Shoqatën
Kulturoro Artistike Shqiptare, (SHKASH) dhe e pagëzuam me emrin “SHQIPONJA“,si
dhe hapjen e shkollës plotësuese shqipe me të njejtin emër. FORMIMIN
Shoqata
Kulturore Artistike Shqiptare“Shqiponja-li e.V.“ me seli në Lindau(Bodensee)
?sht?
Shoqate apolitike, dhe si qëllim kryesor
i ka vu vetit ti bashkoj mërgimtarët tanë ne këtë lokalitet. Sepse dhembja dhe
malli për Kosovën, të djegë e të shkatrron.
Zemra Shqiptare: Cilat janë
objekivat kryesore të Shoqatës“Shqiponja“ ?
Emin
Dauti: SHKASH “SHQIPONJA“ ka nxjerrur
katër objektivat/strategjisë për bashkatedhetaret e Diasporës. E këto janë:
1.
Ruajtja e identitetit, historin ,gjuhen, kulturen dhe shtimin e dashuris ndaj
atdheut.
2. Synimi
dhe Krijimi i kushteve për të rinjtë e diasporës, qe t? ken? mundësi të
zhvillojnë aktivitete të ndryshme: kulturore, sportive, muzikore, .., në vendet
ku jetojnë.
3.
Furnizimi me material shkollor (Librat),dhe financimi i m?suses-it.
4.
Integrimi i mërgimtarëve tanë ne të gjitha strukturat duke filluar nga shkolla,
vendet e punës, dhe ti gëzojnë të drejtat e tyre edhe shqiptaret në shtetet ku
jetojmë dhe veprojmë.
Natyrisht,
për arritjen e këtyre objektivave është shumë e rëndësishme që Ministrina e
Diasporës s? Kosov?s,
t? na
ndihmojë ne si inciator/aktivistë të Shoqatës që të realizohen këto objektiva sam ë parë.
Kjo
strategji nuk mund të realizohet, pa ndihmën
e Ministrisë se Diasporës s? Kosov?s.
Zemra Shqiptare: Si e pritën
mërgimtarët formimin e Shoqatës ?
Emin
Dauti: Mërgimtarët tanë ishin po ata që ne na nxitën që të marrim këtë
iniciativë dhe të formojmë Shoqatën Kulturoro Artuistike Shqiptare“ SHQIPONJA“, deklaron kryetari i shoqatës z. Emin Dauti;
Ja shikoj të gjitha këto gjëra
ushqimore,, flamujë, çarshaf, pije, lëngje, specialitete të kuzhinës shqipëtare
i kanë përgatitur mërgimtarët tanë. Ata janë në gjendje të bëjnë çdo gjë pa u
dhimbsur koha e leku për funksionimin e shkollës plotsuese shqipe dhe
shoqatës“SHQIPONJA“.
Zemra Shqiptare: z. Dauti, ju
lutëm na tregoni se sa anëtarë aktivë ka Shoqata, dhe na trego për aksionet që
keni kryer që nga dita e themelimit e deri më sot ?
Emin
Dauti: Momentalishtë SHKASH“SHQIPONJA“ numëron mbi 30 anëtarë. Si detyrë
kryesore e shoqatës sonë ishte Hapja dhe funksionimi i shkollës plotsuese
shqipe, ne mënyrë që ti mbrojmë fëmijët tanë nga asimilimi, tua shtojmë
dashurinë ndaj atdheut, , historisë, kulturës, traditave tona dhe në fund si
qëllim final mësimi i alfabetit të gjihës shqipe.
Zemra Shqiptare: Sa e keni
mbështetjen e Institucioneve tona, konkretishtë të Konsulatës së Republikës së
Kosovës në Shtuttgartë. A ju ka vizituar ndonjë përfaqsuesë .., ministër,
personel konsular .., deri më tani ?
a).
Mbështetje morale dhe materiale nga Konsulata e Republikës së Kosovës së
Shtuttgartit,
b).
Mbështetje morale dhe materiale nga Konsulata e Republikës së Kosovës në
Berline,
c). Po,
për perurimin e Shkolles dhe shoqates, me.01.05.2013.përfaqsuesi te Ministëris dhe te Konsulatës së Republikës
së Kosovës nga Shtuttgarti,( arritën me vonesë)
Zemra Shqiptare : Na tregoni se
çfarë marëdhënje keni - kryesia e Shoqatës “Shqiponja“ , me palën vendëse
-gjermnanët ?
Emin Dauti:
Ne si Shoqate e re kemi mardhënje te mira me instucionet gjermane. Po edhe ju
ishit prezentë në kremtimin e njëvjetorit të SHKASH“Shqiponja“ dhe njëvjetorin
e punës së suksesshme të shkollës shqipe,“Shqiponja“.
Zemra Shqiptare : A keni pengesa
dhe vështirësi gjatë , punës, aksioneve ç’ofshin ato materiale, arsimore,
humanitare ..,etj ?
Emin
Dauti: Kur është nevoja të ndihmohet ndonjë, institucion, shoqatë, apo aksion
humanitar, mërgimtarët tanë disa
hezitojnë të derdhin mjete materiale .
Zemra Shqiptare: Cilat janë planet
e SHKA“Shqiponja“ për të ardhmen ?
Emin
Dauti : SHKA „Shqiponja – Li e.V.“ ka Konceptin /Strategjin p?r vitin 2013.
Kjo
strategji synon qe bashkatdhetar tan? të integrohen m? të drejta të barabarta
në shtetet ku jetom dhe veprojm, pa u asimiluar tërësisht.
Zemra Shqiptare: A do të ishte më
mirë që në diasporë, të shuhet aktiviteti i partive ?
Emin
Dauti: Mua personalisht, por edhe si kryetar i Shoqatës Kulturoro Artistike
Shqiptare“Shqiponja“ është që të gjithë
të jemi s’bashku, funksionimi i partive politike në diasporë duhet të jetë
uniteti dhe kur është në pyetje çështja kombëtare të jemi të gatshem ta
ndihmojnë njëra tjetrën.
Emin
Dauti.
Zemra Shqiptare : A mendoni se
mërgimtarët tanë në diasporë janë të gatshëm ta ndihmojnë Atdheun- Kosovën..,
cili është mendimi i juaj ?
Emin
Dauti: Mendimi i im personal dhe si Kryetar i Shoqatës është, që ne të jemi të
bashkuar me njëri tjetrin dhe kur është nevoja ti pergjigjemi atdheut.