Kulturë
Armela Hysi: E vyer si lutja
E shtune, 06.07.2013, 05:55 PM
Në
përshëndetje të ardhjes së aktores së madhe shqiptare në Athinë
Armela
Hysi
e vyer si
lutja
Artistes
së Popullit Margarita Xhepa
shqisat
tona mbërthyer me etje pagane vorbulluese
kohës së
ndalur
ballit të
fildisht që lëmoi Pigmalea
feksjes
së plogësht të skenës Afërdita dhuron gjallnim.*
Teatri
dashuron oshtimën drithëronjëse
nga kurmi
i bardhë i Galateas që ngjallet çdo ditë nga fillimi.
minimalizëm
thith objektet që mbufatin egërsinë tonë
si
peripecia e errët e vdekjes – duartrokitje parfulluese
kith
ndjenjash e përkulje e thellë respekti.
ca duar
mistike që tërheqin buzët të buzëqeshin
fotone
hedhin mbi bebëzën e paduruar.
kacavirrju
pëshpërimës brenda tëmthave
asgjë
s’është më e vyer
se
frymëmarrja e flaktë
në trupin
si mblatës prej balte të qetë pritjeje.
dhjetor
2010
*sipas Ovidit