E hene, 05.05.2025, 05:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Lefter Duraj: Baca Zeqir... dhe të tjerët

E enjte, 11.07.2013, 07:44 PM


BACA ZEQIR…DHE TË TJERËT

 

-Bashkebisedim nga larg, me Bacen, në NJ, USA, ose nje kartolinë per redaktorin e ZSh-së, mikun tim të paharruar Z. Lushaj-

 

Nga Lefter Duraj

 

…!

Kurrë s’u merzite duke na ndihmuar,

Ne më të rinjve per të na mësuar,

Zemra Jote e madhe s’u lodh një herë,

Veç puneve  t’shefave,dhe per të tjerë.

…!

 

I dashur Bacë!* Kujtimet na vijnë,

Per kohen që iku bashke me rininë,

Ne ishim te rinj në sektorin tonë,

Sytë i mbanim te Ju me pervojë.

 

Emri “Bacë” të shkonte, kete e dim,

Per ne të rinjte e kishte nje kuptim,

Ky emer jo per nga mosha te shkonte,

Se vetem pak vite nga ne të dallonte.

 

Arsyen e vertet me poshte  ta rrefejë,

O miku i vjeter,i ri mbetesh perhere,

Jo vetem per ne, por edhe per te tjere,

Ishe Bace-Djal,dhe je Bace ngahere.

 

…!

Te ju,o amerikane,ka shume shqiptare,

Por nje pyetje do j’u beje me pare,

Ç’emer ketij Njeriu do t’i vinit valle,

Që në halle të tjereve u gjendet pranë?

 

Edhe ju nderoni aty shume te tjere,

Me menyrat tuaja si tjeter here,

Ne memorje te njerezve duhet te mbene,

Se kane demostruar perhere ata vlere,

 

Po unë,o te nderuar,nuk kam të drejte?

Te kujtoje shoket njehere në ketë jetë?

Me vlerat e tyre edhe ata ndriçojnë,

Në vendin tone te vogel,ata rrezatojnë.

 

Si shume te tjere, me te miret kane ikur,

Se në vendin tonë ka shumë të babzitur,

Kembes i thone dore,pune s’dine te bejne,

Kur ndahen” thelat” rradhe nuk t’lene.

 

Të miret vuajne dhe perpiqen shume,

Per buken e gojes,djersa u shkon lum,

E sheh veten qe shkelesh me kembe,

Ndjehesh me i huaj, në Dheun tend !!

 

Kjo kohe e keqe na ndau per s’gjalli,

Dukesh i“lumtur”,por ta dime hallin,

Kurbeti të lodhi dhe floket t’i zbardhi,

Po te shkruaje Bacë,se na mori malli.

 

E di që burrave, mirë nuk ju vjen,

Kur fjalet si keto ne sy ua pecjelle,

Por me i vogel une gjithmone  jam,

Të rritem…,mësuar prej Teje kam.

 

…!

Ju edhe Nikolla, bashke me Minelan,

Na mbajtet si vella,me shume se vellan,

Ndoshta n’ate kohe, ne se kuptonim,

Pa Ju o Bacë,më veshtirë do kalonim.

 

Kurre s’u merzite duke na ndihmuar,

Ne më të rinjve per të na mësuar,

Zemra Jote e madhe s’u lodh një herë,

Veç punëve  t’shefave,dhe per të tjerë.

 

Dhe Perlati, ikur ca kohe me parë,

Sa herë na takonte si shokë të pare,

Brum i gatuar me shef Ilian pranë,

S’mund të rrish pa shkruar ca fjalë.

 

Si mund te harrohet Kosta profesori,

“Plumbi” ne liri, n’kraharor e mori,

Ne kete lloj “lufte” as vet nuk e di,

Nuk ju ndodhem afer,ne fatkeqesi!

 

Kete borxh ia kam ne kete dynja,

Sa te jete jeta s’di si me ja la.

Thone se burgu,burrit i ka hije,,

Arqiles-jo-besa…,jo-asnje fije !

 

…!

Te gjithe shokeve ,sa lezet u  kish fjala,

Trokisnim goten, ne ahengje e salla,

Dhe,kryesorja,, punes i benit ball,

E shihnim ,ndihmen Tuaj te bardhe.

 

…!

Nje here shef Ilia- m’dha detyre te nis,

Raportin e byrose  duhet te “qendis”,

Ethet me filluan qe aty ne salle,

Si do t’ja beja,ishte hera e pare !

 

Mos u merzit –me the,-hidhe dore te pare,

Me pas do shohim, nuk te leme ne balte,

C’lehtesim ndjeva nga kjo fjale e mire,

Sa u gezova per keta shoke si florinj.

 

…!

Sherbimi i pare me  Nikollen bashke,

I hutuar dukesha nga pritja e pare,

Energjik si Nikolla,them, s’kisha pare,

I perkushtuar,qe  puna te shkoj mbare.

 

Ne festa e ditlindje ,mire ta mendonin,

Pllakat e dyshemese,xixa ato leshonin,

Koleget dhe shefet,edhe me delikatese,

N’krahet e Nikolles vallezonin serbes.

 

Me kujtohet shkrimi i pare per gazete,

Mos kij merak- me the- se keto i di vet,

Mbi tavoline te zyres le punen e nisur,

Per te me ndihmuar,hic pa u besdisur.

 

E ndjeja veten sikur isha ne perralle,

Me kish pare fati,me shoke te rralle,

Mbledhur nga cdo ane, ketu ne Tirane,

Te gjithe punes,bashke i benim balle.

 

…!

Nje merak e kishe, per shoket e tjere,

Ku jane,sot-valle?Jashte, ne kurbet?

Nuk di ç’të të them per Minelan,

Ka” humbur”…, pa nam e nishan.

 

Sali Frangu, bashke me Agron Zeranë,

Ndodhen ne atdhe, brenda ne Tiranë,

Ketu Flamur Satka…, larg Ilir Çadrit,

Shume vite ju bene, matane oqeanit.

 

Shefat:- Neziri,bashke me Luan ,

Jetojne gjithnje mire,ketu ne Tirane.

Keta jane te sektorit,e per te tjeëe,

Do te rrefej…,por nje tjeter here.

 

…!

Kurre s’u merzitet duke na ndihmuar,

Ne më të rinjve per të na mësuar,

Zemra Jote e madhe s’u lodh një herë,

Veç punëve  t’shefave,dhe per të tjerë.

./.

*Baca=Zeqir Lushaj,ish kuader i KQ te Rinise,gazetar e krijues,tash sa vjet emigrant ne USA

*Te gjithe emrat e tjere ne kete vjershe,jane ish kuadro te KQ te Rinise rreth viteve 1975-1990.

(Nga libri “Kalenjen e kam me  vete”, per ZSh-ne 11 Korrik 2013)



(Vota: 32 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx