E hene, 05.05.2025, 03:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Lamtumirë

E marte, 16.07.2013, 07:55 PM


Moj e mirë që del në shkallë

Pse i trajton mërgimtaret budall!

 

AGIM GASHI: LAMTUMIRË

 

Lamtumirë nënë e atdhe

Kësaj radhe ndoshta përgjithnji,

Me zemër të thyer mund të vendosi

Që te ju më kurr i gjallë mos të vi.

 

Më fal moj nënë e dashura ime

Që zemren keq sot Ty ta theva,

Para kohe u detyrova

Në mërgim i helmuar u ktheva.

 

Kish mbarue Kosova trime

Skishte ma hiq dashuri,

Veç urrejte e plot mashtrime

Mjerë e mjerë për Dardani.

 

14.07.13

Düren

 

Këto pak vargje shprehin mllefin tim për ndërprerjen e pushimeve për tu kthyer në vendin e shpresave, Gjermaninë bujare. Pas qëndrimit disaditësh, më 09.07.2013 u helmova.Spo tregoj se ku sepse dua të mbetet akoma anonim.Dyshimi:helmim i qëllimshëm.Po e them se është vetë dyshim. Neser mund të konstatohet se çfarë helmimi është ky i imi. Kinika e Aachenit duhet ta konstatoj patjeter. Peripetitë me mjekët privat dhe çmimet enoreme të kontrollimeve dhe barnat e shtrenjëta për ata që xhepat i kan të zbrazët, edhe te unë e bënë të veten që unë të mbetem pa asnjë cent. Në ambulanten e Lipjanit me plot bujari e mirëkuptim më priti Dr.Merita Bytyçi.Pothuaj se gadi u sherova nga fjalët e saja. Por helmimi rritej andaj detyrohesha të kerkoj ndihma tjera.Edhe miku im Dr.Murati me bashkëshorten Ramizen të cilen e kisha shoqe klase në tetvjeçaren e Janjevës më priten me shumë bujari.Poashtu edhe Dr.Banush Gashi i cili më dha edhe infuzione.Të gjitha barnat duhet ti bleja me para dhe të gjitha analizat e gjakut me para, por edhe kontrollimet. Mendoja dhe qaja se si po e kalon popullata e varfer e Kosovës me këto gjëra të cilat po e rjepin të smurin?

O Zot! Në Kosovë është vështirë sot edhe të vdiset!

Luftuam, derdhëm gjakun, u sakrifikuam, mbajtëm miliona vite burg, mija ranë në alltarin e liririsë për ditë më të mira, na dogjen e na poqen, na shaktrruan e përdhunuan....e sot të mos ketë një ilaq falas, kjo don me thënë se jemi vetërobruar me një diktatur të eger me njerz aq pa ndjenja saqë mund të quhen me njëmilion epitetete por atdhetar e shqiptar asesi.

Mu ka mbush mendja, e se di a është kështu, por partitë politike në Kosovë luftën kryesore e bëjnë me e marr pushtetin, jo për ta que atdheun në zhvillim por për ta vjedhë e shkretëru barbarisht. Këtë e vertetojnë edhe shumë intitucione ndërkombëtare.

Kur i shef në parlament se kah grinden e sa shahen, njeriu mendon se ka ndonjë opozitë. Unë jamë bindë se të gjithat merren vesh tinisht se cila me qenë në krye dhe ajo që merr kreun duhet tu lë teritore të caktuara për të vjedhë tjera partive.

Bile më erdhi shumë keq kur ndëgjova një këgë që nuk di kujt i dedikohej e që kishte titullin:

„O ma le Prishtinën, ta fali Kosovën“!

Sa më vjen keq!

14.07.13

Düren



(Vota: 5 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx