E hene, 06.05.2024, 02:08 AM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Flokëthinjurve emigrantë

E marte, 16.07.2013, 07:47 PM


Kostaq Duka

 

Flokëthinjurve emigrantë

-triptik-

 

Mos na bëni fajtorë

 

Padyshim

ëndrra jonë ishte aq e madhe

sa guximit për ta prekur atë

dikush i thirri aventurë, marrëzi.

 

Ne kohën

u munduam ta kthejmë pas

për një start të ri.

Së paku turma laramane

në lëvizjen rutinë  të na pranonte

si bashkudhëtarë të përhershëm të së përditëshmes.

 

Dhe mes turmës laramane ecëm….

Diku në fund.

Diku në mes.

Ndonjë  prej nesh

dhe aty ku fama buzëqesh.

 

Ne u dhamë  pas ëndrrës.

për të guxuam deri në marrëzi.

Nëse koha s’na mjaftoi

ju lutem mos na bëni fajtorë.

 

 

Liria

 

Të zhuritur për liri

lirinë fëmijve ua dhamë me tepri.

Ju gëzuam fluturimit të tyre në qiejt e rinj.

Edhe pse

shpesh veten  e gjetëm

në kthetrat e vetmisë.

 

 

E zakonshme

 

Kujtimet risjellim.

Herë pranë vatrës,

herë në verandë.

Atë që thamë dje

e  rithemi sot

dhe të nesermen në ngjyrim të ri.

 

 

Fëmijët

edhe pse na rinë përballë

me mendje  bredhin diku gjetkë.

Nipërit na përkëdhelin

edhe pse u dukemi si alienë.

 

Flokëthinjur,

hije rëndë,

të ngadaltë.

Me të shkuarën jetojmë

edhe pse e sotmja

si dado e mirë na ri pranë.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora