Kulturë
Ilir Muharremi: I panjohur
E marte, 16.07.2013, 07:10 PM
Ilir
Muharremi
I
panjohur
Do të
ndodh aty ku nuk ta merr mendja
E pa
pritura është e vërtet
Nëse
ndjehesh keq
Aq sa je
ndjerë keq
Do të
ndjehesh mirë
O i
panjohur që më flet
Më godet
më jep mendime
Unë nuk
belbëzoj i bindem
Ndoshta
duhet kështu kërkon
Vazhdoj,
vazhdoj marr frymë
Duhet të
vazhdoj
O i
panjohur përse je te unë
Përse
jemi bashkë
Frymëmarrje
mendim rrufe
Vazhdoj
zbrazëtinë për të arritur përmbushjen
Konstant
barazim
O i
panjohur poet filozof kërkimtar përgjigjesh që nuk gjinden
Nuk ka
lidhje
Mjafton
të jetosh o i panjohur
Ti më
dridh më jep ekstazë
I pavetëdijshëm
jam
Kështu
kuptoj më mirë të panjohurin
Ai më
detyron të shkruaj atë që nuk e dijë
Vazhdoj,
vazhdoj duhet të vazhdoj
I pa
njohur me botën absurde
Kontakti
na bënë më shumë absurd
Nuk jemi
absurd
Çdo
konflikt në mes nesh është absurd
Vret
egoizmin
Krijon
konfliktin
Kërkon
atë që nuk e gjen
Prapë nuk
e gjen
O i
panjohur shkreptimë
Prapë më
godet
Duhet të
flasë
Duhet të
jetoj
Duhet të
vdes
Me ty o i
panjohur
Ndoshta
nuk ke emër
Edhe nuk
duhet të kesh
Nuk
mjafton poezia
Për ta
treguar atë që nuk e kuptoj
Të dua ty
o i panjohur
Unë të paraqes si të njohur i panjohur