| E marte, 16.07.2013, 07:47 PM |
Kostaq
Duka
Flokëthinjurve
emigrantë
-triptik-
Mos na bëni fajtorë
Padyshim
ëndrra
jonë ishte aq e madhe
sa
guximit për ta prekur atë
dikush i
thirri aventurë, marrëzi.
Ne kohën
u munduam
ta kthejmë pas
për një
start të ri.
Së paku
turma laramane
në
lëvizjen rutinë të na pranonte
si
bashkudhëtarë të përhershëm të së përditëshmes.
Dhe mes
turmës laramane ecëm….
Diku në
fund.
Diku në
mes.
Ndonjë prej nesh
dhe aty
ku fama buzëqesh.
Ne u
dhamë pas ëndrrës.
për të
guxuam deri në marrëzi.
Nëse koha
s’na mjaftoi
ju lutem
mos na bëni fajtorë.
Liria
Të
zhuritur për liri
lirinë
fëmijve ua dhamë me tepri.
Ju gëzuam
fluturimit të tyre në qiejt e rinj.
Edhe pse
shpesh
veten e gjetëm
në
kthetrat e vetmisë.
E zakonshme
Kujtimet
risjellim.
Herë
pranë vatrës,
herë në
verandë.
Atë që
thamë dje
e rithemi sot
dhe të
nesermen në ngjyrim të ri.
Fëmijët
edhe pse
na rinë përballë
me
mendje bredhin diku gjetkë.
Nipërit
na përkëdhelin
edhe pse
u dukemi si alienë.
Flokëthinjur,
hije
rëndë,
të
ngadaltë.
Me të
shkuarën jetojmë
edhe pse
e sotmja
si dado e
mirë na ri pranë.