Kulturë
Aristotel Mici: Requiem për Lame Kodrën
E premte, 19.07.2013, 07:44 PM
POETI REBEL
Requiem për Lame Kodrën
(19 korrik 1900 - 12 qershor 1971)
Nga Aristotel Mici
Në
poezinë shqiptare emri i Lame
Kodrës qe si një meteor që ndriti vetëtimë dhe u zhduk në kohë. Për
disa dekada ai u mbulua nga mjergullnaja politike për t`u riparë si shkëndi
poetike qysh me agimin e
demokracisë.
E
mbaj mend emrin e tij letrar që në
fëmijëri, kur lexoja në librin e klasës së kartërt fillore poezinë
“Si e Dua Shqipërinë”. Më 1947, kur fillova shkollën unike në Fier, në
librat e antologjive gjendeshin edhe vjersha të Lame Kodrea si edhe proza poetike “Zgalemi” e Maksim Gorkit e
përkthyer prej tij.
Pak
me vonë doli në qarkullim nje liber teoriko-letrar për të rinjtë adoleshentë të
shkollave me titull “Elementët e
Më
thërret, o moj fortunë,
Edhe
unë jam si ti,
Zjarrin
e luftës kam në gji.
………………………….
Me
tërbim do sulem unë
Si
edhe ti, o moj furtunë.
Atë
kohë në pushimet verore të shkollës, gjeta
rastësisht librin me titull “Vjersha” të Lame Kodrës botuar më 1945
dhe nisa ta lexoja. Me një herë me ra në sy se poezia “Furtuna”
ishtë e dyta dhe e mora vesh se kush e
Pastaj,
as Lame Kodra, as poezitë e tij nuk po
dukeshin gjekundi. Vetëm se kur beheshin
zjarre partizanë me nxenës të shkollave
dhe të rinj, ndonjë nga ata që pat qenë partizan, këndonte duke ua
mësuar të tjerëve si këngë:
Natë
e errët mbi Shkumbin,
Mbi Bujanë.
Dhe mbi Vjosën
Vale-turbull
Anembanë.
Jashtë akull e fortunë,
Bora det:
O! sa dimmer i tërbuar
Ky sivjet.
Jashtë lufta mortje madhe
Kudo zjen:
Sipër maleve të l;arta
Në derven.
Bubullojnë kudo topi,
Batareja:
Buzë Vjosës, nga
Tomorri.
Nga Dumreja.
I këndonin njerëzit ato vargje poetike
pa e ditur fare nga kush qenë shkruar.
Ndër kohë, si pasojë e
gjallërimit të luftës së klasës, nëpër shkolla, në orët e mësimit të historiës,
filloi të flitej për një devijim nga
udha e partisë. Dhe ky deviator ishtë një profesor, Sejfulla Malshova, që
Nisi të dukej atëherë
një dualizëm për përsonalitëtin e
poetit Lame Kodra. Nga një anë ai ish Tirteu i Luftës Çlirimtare për liri, “I njohur si
“Poeti Rebel” për arsye të poezive të tij luftarake shumë të fuqishme, të
cilat Noli i ka cilësuar si poezi të frymëzuara me zjarrin e shenjtë.”[2]
Nga ana tjetër, ai
komentohej me emrin e vertetë të
lindjes, Sejfulla Malshova, opportunist i djathtë, nje person anti-parti.
Ky sulm fjalësh ndaj
tij buronte nga shkaku se ai
Le të shikojmë konkretisht se si e kujton
diskutimin e Sejfulla Malshovës në
Plenumin e Beratit Pandi Kristo[3], ish pjesëmarrës në atë Plenum:
“Plenumi i Dytë i K.Q.
të PKSH u mblodh në Berat nga 23 deri 27 Nëntor, 1944.”
“ Sejfulla Malshova
deklaroi në Plenum se “Enver Hoxha, ndonëse
është konsideruar si shembulltyra e sukseseve tona të LANÇ-it e të PKSH, në të vërtetë eshtë
sinteza e gabimeve të tyre”. Me poshtë ai do të vazhdonte me guximin e tij proverbial:
“Sektarizmi jo vetëm në
Parti, po edhe në ushtri degjeneroi
gradualisht në terror dhe s` është aspak e çuditshme se si ky terror degradoi në
krim, madje në krim të organizuar”.
Sejfullai i mënçur
nuk do të ngurrontë të proklamontë me guxim në Plenumin e Beratit,
madje, edhe dy vjet me vonë, kur do ta përjashtonin nga Byroja Politike e K.Q.
– se “po vazhduam me këtë mënyrë do të
kthehemi shume shpejtë në një klikë, madje në një klikë vrasësish.”[4]
Kritika e këtij profesori të filozofisë qe një vision
profetik i politikanit Sejfulla Malshova, gjë që e vërtetoi koha për
disa dekada.
Në vend që udhëheqja
kolegjiale e Partisë t`i merrte në konsideratë vërjetjet e bëra nga ai, e
ndëshkoi atë, pra dënoi Sejfulla Malshovën.
Qysh atëherë Poeti
Rebel nisi ta ndjentë veten vetëm..
Lidhur me masat ndëshkimore ndaj politikanit Sejfulla Malshova,
shkrimtari Naum Prifti në artikullin
“Demokrati i Kryqezuar” ka shkruar se shumë nga “ata që guxuan ta kritikonin Enver Hoxhën në Plenumin e Beratit, e pësuan
më vonë nga prapaskenat… I pari e pësoi
intëlektuali i formuar Sejfulla Malshova” [5]
Dhe kur shkruajmë togfjalshin “intelektual i formuar” kemi para sysh një
personalitet erudit, që njihte mirë botën Perndimore si edhe atë Lindore.
Sejfulla Malshova, pasi kishte pwrfundua
kolegjin e Shwn Adrianit nw Shwn-Mitwr (Kalabri),
Me rikthimin e Ahmet
Zogut në pushtet, Poeti emigroi në Francë
e më pas më BRSS ,më 1925. Vajtja e
Sejfulla Malëshovës, alias Lame Kodrës
në BS nuk do parë si prirje drejt
aventurës bolshevike, po si synim, për të gjetur opsione të mundshme në rrugën
e përpjekjeve për liri dhe
demokraci Atje, në
Rusi, në Leningrad (Petërburg) kreu
studimet e larta dhe u bë professor i filozofisë.. Pas kësaj dha lëndët
ekonomi politike dhe materializmin dialektik në Institutin e Ekonomisë Popullore “Plehanov”, ndër kohë u
bë dhe bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Filozofisë të Alkademisë së
Shkencave të Bashkimit Sovjetik. U pranua anëtarë i Partisë Komuniste të BS, po
më 1932 u perjashtua si buharinist.
Më 1939 u dërgua në
Francë nga Kominterni dhe jetoi në
Me atë bagazh kulturor dhe me aq
përvojë të gjërë politike, Lame Kodra
kthehet në Shqipëri, në korrik të vitit 1943, në zjarrin e Luftës Çlirimtare
kundër pushtuesve nazifashistë. Ai erdhi në atdhe me aureolen e njeriut të ditur duke dhenë me
poezinë e tij kushtrimin çlirimtar. Jo me kot shoket bashkeluftëtare qe e
rrethonin e therrisnin professor[8].
“Ai kishtë nje përgatitje me të madhe teorike dhe praktike nga të gjithe
komunistët shqiptare dhe keshilltaret jugosllave të marre se bashku”[9],-
shkruan në librin e saj për Shqipërinë Nina Smirnova.
Në të njejtën kohë , si poet dhe si politikan Lame Kodra ishtë demokrat
progresiv. Sipas gazetarit dhe poetit
Anton Çefa, ai ish nje “komunist
idealist, qe i rrihtë zemra për
transformime të thella shoqerore në dobi të shtresave të gjera popullore; ai iu
kundervu qe në krye të heres diktatures.[10].
Si politikan me shpirt e bindje
demokratike ky intelekrtual i lartë kërkonte
qe Shqipëria të kishte marredhenie të dyanëshme: të lidhej jo vetëm me B.S.,
por edhe me Përendimin.
Ky do të ish “mëkat”
tjetër i Prof. Sejfulla Malëshovës. Kjo ide ishte tejet e guximshme. Direkt ose
indirekt profesori i filozofisë dhe
politikës shqiptare, kërkonte të paktën për Shqipërinë, të hapej ajo që Winston Churchill e quajti më 1946, “përde
e hekurt, qe shtrihej nga Baltiku deri na Adriatik”(From the Baltic to the
Adriatik, an iron curtain has descended[11]”)
Dëshira liridashëse dhe
shpirti democrat po e tundonin Poetin Rebel. Ai po luante me zjarrin. Nuk u
mjaftua me kritikat në Plenumin e Beratit për Komandantin, po ja tani dhe pikëpamja oportuniste, anësimi, nga Perëndimi . Me një fjalë, pa e zgjatur, ishte deviator
i djathtë. Vetëm keto do të ishin të mjaftueshme për ta anatemuar si person
antiparti e armik i popullit, ashtu si u vendos nga Byroja Politike me 1947.
Natyrisht, mbas këtyre
etiketimeve, profesor Sejfulla
Malshova nuk e kishte më vendin as në udhëheqjen e Partisë, as në
qeveri. Mëkatet e tij ishin aq të rënda,
sa që për atë nuk mund të gjendej dot punë as si studius në një institution, as
si përkthyes e as të paktën si korrektor letrar në një ent botues. Ai mund t` i
lantë “ mëkatet” vetëm duke zbritur në terren.
Po Zeusi lartë dhe ithtarët e tij poshtë e kishin gjetur, më në fund vendin më të përshtatshëm për të,
pas atij internimit trevjecar në në Ballsh, e çuan magazinier në depot e ndërmarrjes së grumbullimit në Fier, ku
duhej të kudesej edhe për gurët e kandarit.
Rrethi i Fierit ish i
madh dhe
Me emrin e dytë, me
pseudonimin e tij, ai do të njihej në fushën e letrave..
“…..Nuk do të më
tret dheu, në se ti, im Zot Noli, dhe ti
Lamja[12] im i vogël
dhe gjithë ata që ë quajnë veten shqiptarë, nuk do ta çojnë kufomën time
të tretet në tokën mëmë……Mbyll sytë se ju i nderuar Noli dhe ju të nderuar
Shqiptarë e ti Lamja im i vogël në Paris do të ma kryeni këtë detyrë.[13]
Dhe ja pra, ky
personalitët, ky intelektual aq i
formuar e i brumosur me valët e luftës
për liri e demokraci, i mirënjohur nga Noli dhe Konica qysh kur, …
ca më vonë, në kohën e demokracisë proletare, rreth
vitëve ‘60, qe caktuar
nga udhëheqja a Partisë të mbartëte gurët e kandarit
Në ato vite, kur jetoja
në Fier, për të vajtur në gjimnaz , shpesh merrja rrugën me kalldrëm, që ndodhej midis
bibliotëkës dhe depove të Grumbullimit. Tek ecja në atë udhë, disa herë pata
rastin të shikoja me zemër të lenduar
Poetin Rebel, kur shkonte kokëulur me një kapele me shapkë.. Ikte nga dalë drejt
axhusterisë, duke mbajtur në dorë trastën e zgjyrosur me gurët e kandarit.
Sa kisha dashur në vitët e para
të rinisë time ta kisha njohur autorin e
atyre vjershave , siç ishin: “Poeti
Rebel” dhe “Si e dua Shqipërinë”dhe ja tani
e kisha aq pranë. Ndërsa e vështroja si të lodhur, në mendje më
shungullonin vargjet e tij që i dija
përmëdsh qysh nga femijëria:
Unë e dua Shqipërinë
Që nga Shkupi në Janinë,
Ku një popull derë-zi
Heq e
vuan në robëri,
Unë e dua
Shqipërinë
Si një revolucionar.
Dhe ashtu, me ato vargjet në mendje, ndërsa ai ikte në punë të vet, unë
shkoja drejt shkollës, një pjesë e së
cilës qe përshtatur për auditoret e Filialit të Universitëtit, ku jepja lëndën
e letërsisë së huaj. Kapitulli i parë
fillonte më mithologjinë antike. Ecja
si me një brengë dhe në kokë më vërtiteshin trimëritë dhe
përplasjet e perëndive të botës qiellore
të Olimpit. Po duke pasur para syve
pamjen e rënduar të Poetit Rebel, mendimet më largoheshin
nga motivet e mollës së grindjes dhe përqendroheshin të denimet mizore të
Zeusit. Me fanepsej Prometheu i Lidhur në një shkëmb të Skithisë,
i dënuar se
Jo më kot shumë lexues e njihnin
Lame Kodrën si Poet Rebel. Shkas për
këtë ishte edhe poezia me të njëjtin titull, që autori do ta vendoste në fillim të librit të tij me titull
“Vjersha” me 1945.
Heroi lirik i kesaj poezije do të
ish alter-egoja e vet poetit, i cili
i ka dalë për zot vegjëlisë, duke i shpallur luftë skllavërisë. Me këtë poezi,
që autori e botoi për së pari në gazetën
“Liria” në Amerikë, më 1941, Poeti Rebel, i mbrujtur me idetë e revolutionit demokratoik, jep kushtrimin anë e mbanë atdheut”
Anë e mbanë Shqipëria
Le të mblidhet,
Na palate tirania
Le të dridhet.
Në kuptimin e jetës sociale poezia
e Lame Kodrës të kujton deridiku idetë
demokratike të poezisë së Fan Nolit. Lidhur me këtë kuptim poeti Bardhyl Londo
vë re
se
Lame Kodra “nuk i shpëtoi dot deri në fund ndikimit të poezisë noliane, poezi që
duket me një herë e ka pasur shumë për zemër”.[14]
Noli
dhe Lame Kodra nuk ishin të një moshe, po ata të dy ishin poet të një ideali.Që të dy
ishin përkrahës të ideve republikane,
kundërshtarë të regjimit monarkist. Të dy qenë të brengosur për jetën e gjithë
popullit shqiptar, që ish:
Anës
detit i palarë,
Anës
dritës i papare,
Pranë
sofrës i pangrënë
Pranë
dijës i panxënë….
Të
dy, Noli e Lame Kodra, ishin të brengosur për popullin
“Se e shempnë derbederët
Mercenarët e bejlerët” ….
Kjo ishte gjendja
social ekonomike që pasqyronte poezija e Nolit dhe për të ndryshuar këtë
situatë ngrihet heroi lirik i Poetit
Rebel:
Jam rebel e jam hajdut [15]
Edhe mburrem;
Kundër beut edhe fronit
Unë turrem.
I kam dalë për zot unë
Vegjëlise,
Edhe luftë i kam
shpallur
Skllavërisë.
Si dishepull i Nolit, Poeti Rebel
është kundër sundimit të bejlerëve, që favorizuan “tiranin qe krrusi atdhenë”..Ashtu si Noli edhe ai eshtë kunder çdo
tirani dhe sundimi monakist. Rgjimeve monakiste historikisht u
“Qeveritë evropiane janë monarkiste. Ato janë mbështëtur në parimin që një
pakicë njerezish kanë dhantinë e shenjtë të shtypin shumicën. Kurse sistemi republican
amerikan nën kupton prishjen përfundimtare të kodeve feudale e të
autoritarizmit mbretëror”[17].
Për ironi të fatit historik në
Shqipëri, në kundërshtim me idenë e republikanizmit demokratik të Thomas
Jeffersonit, jo me 1804, por më 1924, rrëzohet qeveria demokratike e
Fan Nolit, për t`u zëvendesuar me monarkinë gjysëm orientale, për monarkun e
së cilës vetë përkrahësi i saj, Eqrem
Bej Vlora, shkkruan në kujtimet e
tij se mbreti “në atë shkollë turke në
Stamboll, të kohës së Sulltan Abdyl
Hamitit, kishtë mësuar sjellje dhë mënyra
të foluri, të cilat i kishin dhënë
“oborrit” të Zogut vulën e një Sulltani në miniaturë”[18].(
nga libri ”Kujtime” f.260) . Edhe studiuesi
amerikan Julian Ameri do të jepte më pastaj afërsisht të njejtën konstatim: “Qysh në moshë të re Zogu absorboi
principet e qeverisjes orientale”.[19]
Lame Kodral,si përfaqesues i ideve
republikane, ashtu si e thotë edhe vet, si poet revolucionar, është realisht në anën e shtresave të gjera popullore..
“Si shkrimtar i ndijshëm
atij i vjen keq kur shikon
varfërinë e skajshme të fshatit shqiptar:
Ku del bujku që me natë
Me parmendë dhe me
shat,
Mbjell e korr me djell,
me hënë
Dhe s` ka bukë për të
ngrenë.
Heroi lirik i Lame Kodrës, Poeti
Rebel, brengoset edhe për jetën me
mundime të njerzëve në qytët:
Ku nallbani e samarxhiu,
Mjeshtri, kallfa e kallajxhiu,
Krrusen ditë e krrusen natë,
Që të hanë bukë thatë;
Ku hamalli nëpër skela
Ngarkon hekur e varela,
Këmbë-zbathur,
bythë-çjerrë:
Punon vetëm për të
tjerë.
Si përfaqësues i popullit të thjeshtë në fshhat e në qytët, Poeti Rebel kërkon të futet në jetën politike, jo për të përfituar grada dhe pozita shtetërore si një pushtetar i etur për t`u pasuruar me cdo kusht, por si një idealist, që dëshiron mbi të gjitha triumfin e demokracisë së vërtetë. Poeti Rebel është larg interesave të nje politikani, që synon pallat më shumë kate në kryqytet dhe nje vilë në mal e një tjetër në bregdet Duke qenë i prirur nga motivet e një demokracie popullore, Poeti Rebel shkruan:
S` kam çiflik e s` kam pallate ,
S`kam dyqan me katër pate;
Për një stan në
Trebeshinë,
Për kasollen në
Selisht,
Për dy ara në Zallisht.
Nga këto vargje kuptohet lehtësisht se kemi të
bëjmë me një patriot e demokrat të ndershëm, i cili e do mbarë Shqipërinë dhe
popullin shqiptar si poet me zemër të dhembshuruar.
Ndikimi i poezisë noliane te Lame
Kodra duket edhe më shumë te
poema “Klithmë e Dragobisë.” Që të dy
poetët , si patriotë të shquar janë thellësisht të prekur nga vrasja e
Bajram Currit.
dragoi i Dragobisë/ Trim tribunë` i
vegjëlisë”; “Legjendar Ate po rritësh “/Dithiramb i Dragobise”,Lame Kodra e kthen
simbolikisht shpellën e Dragobisë në një altar patriotik të atdhetarisë:
Vetë shpella si tërmeti
Oshetin:
Plaku i malevet ka dale
Sokëllin.
Jehona
e thirrjes së Plakut të Maleve bën të
mblidhen gjithë herojtë e lavdishëm të atdheut. Me anë të nje animizimi të
elementëve të natyres, poeti përfytyron se gjithe vendi rreth e qark, vetë
shpella, gryka e male po buçasin, kur gjithë trimat, dëshmorët heronj po kelthasin..
Ajo klithmë është kushtrimi që vjen e përhapet nga malet në të gjithe
Shqipërinë . Me këtë rast le të kemi
parasysh se poema është shkruar në janar
të vitit 1941 dhe është botuar në
gazetën “Liria” në Amerikë më 1942. Është koha kur vendi qe pushtuar
nga fashizmi italian, prandaj Poeti
Rebel frymëzohet nga thirrja e Plakut të
Maleve në Dragobi, duke dhënë kushtrimin
luftarak: “Luftë zgjedhës Shqipëri,/ Ngreu
popull me
flamur për liri”. Është me intëres
të përmendim se kjo poemë e Lame Kodrës u këndua nga
shumë formacionë të ushtrise partizanë, pa qënë e kompzuar nga
ndonjë muzikant profesionist. Kompzitor
i saj qe popuilli, që e gjeti të pëlqyshme në ato vitë të luftës kundër
pushtuesit të huaj, se çdo strofë e
varg i poemës qenë të frymëzuar nga ideja e kushtrimit çlirimtar.
Luftëtarët e thjeshtë liridashës shikonin me intuitë se shpirti i poetit nuk vargëzon, po këndon:
“Këng` e tij, trumbetë lufte
Tjetër
anë që e bënte të këndueshme këtë poemë,
përveç fjalëve metaforike edhe shprhjeve të tjera të figurshme, përveç vetëvetishmërisë së
vjershërimit popullor, është edhe vendosja mjeshtërore e fjalëve sipas elementëve të sintaksës poetike si
epitëti, intonacioni, theksi emocional,
përsëritja poetike, e anafora .
Le të shikojmë qoftë edhe me
pak shembuj disa nga këto dhanti poetike në vargjet e
Lame Kodrës, siç mund të jenë epitetet
me fjalë të përngjitura (fjalë kompozitë), me të cilat fjalë autori
kërkon të krijoj përshtypje te lexuesi:
“Botë e ngratë e zorrë-thatë ; Vjosa valë-turbull; Lufta mortje-madhe, trimat zemër-gurë
e duar-hekur.”
Ndonjëherë epiteti me fjalë të përbërë
(kompozitë) përforcon efektin emocional
të epitetit me fjale të thjeshtë,
ashtu si e shikojmë tek një strofë që përkujton poetin Naim Frashëri:
Ja nga brigjet e Tiranës
Del Naimi:
Dyll i verdhë,
sy-shkëlqyer
Nga mejtimi.
Pyetja retorike është pjesë e ligjërimit
në vjershërimin e Lame Kodrës, duke e pyetur poetikisht lexuesin ai hyn me shumë
në ndërgjegjen dhe në zemër të tij,
sikur e bën shok me emocione të përbashkta, e fton atë si bashkebisedues.:
A ke degjuar si kercet rrufeja ?
A ke degjuar si buçet vullkani?
Nje nga kerkesat e sintakses
poetike, e preferuar për Lame Kodren, është edhe anafora , ose
fillimi i vargjeve me të njejtën fjale:
Kudo gjëmuan buja e brohoria,
Kudo valoi flamuri madhështor .
* * *
Larg atdheut, si emigrant politik,
Lame Kodra mendjen do ta kishte gjithnjë te Shqipëria. Duke dëshiruar një
Shqipëri të lirë dhe demokratke , ai dëshpërohet kur merr vesh për traktatet e
qeverisë shqiptare me qeverinë fashiste të Benito Mussolinit,
traktate, qe u firmosen në vitin 1926 dhe 1927. I revoltuar nga kjo politike e
nënshtrimit ndaj Italisë, Lame Kodra do të botonte në gazetën Sazani, me 1938, poezinë Vlora, me vargjet e së cilës, ndërsa
evokon heroiznin e Luftës së Vlorës, poeti jep alarmin për të shpëtuar Shqipërinë nga agresioni i mundshëm i Mussolinit:
Kuçedr` e Romës, veshur në çelik;
Dhe këmbë-kryq
pastaj mbi fron të mbretit
U shtrua në Tiranë[21]
ky armik.
Për Poetin Rebel ishte më se e
qartë se agresioni ekonomik i Italisë si edhe propaganda pro fashiste
paralajmëronin agresionin e mundshëm të
ushtrisë mussoliniane në Shqipëri. Atëherë Poeti Rebel, përmes një
eksklamcioni, jep kushtrimin për
mbrojtjen e atdheut:
O male e fusha, rrotull
e vërdallë,
Kudo filloni luftën për
liri,
Rroke flamurin, prap e
dil në ballë
Vlor` o moj Vlorë, sulu
përsëri.[22]
Direkt, ose indirekt vjersha “Vlora “ e Lame Kodrës ishtë një
paralajmërim i thënë në mënyrë
profetike për atë qe do të ndodhëte një
vit më vonë më 7 Prill 1939. Kushtrimi i
kësaj poezie do të ishtë parathënia poetike e Luftës Çlirimtare, që do të bënte
populli shqiptar kunder okupatorve të huaj.
Kjo Luftë ishtë arsyeja për të cilen Lame Kodra do të kthehej në Atdhe.
* *
*
Më
1921 në gazetën “Diell”, në
Amerikë, Lame Kodra do të botonte pozinë e parë me titull “Praku”. Nga leximi i
vargjeve të poezisë kuptohet se fjala
“Praku” simbolizon udhëkryqin e një trimi, i cili duhet të zgjedhë ose një jetë
me luftë e me mundime për liri, ose nje
jetë të qetë e pa trazime e me begati. Përtej
“prakut” është bota e re, bota e
lirisë, përketej është bota e vjetër, bota e robërisë. Nga një hon i thellë
Bibliografi
Anton
Çefa: “Disidencë fisnikë “
Bardhul
Londo: Parathënie e librit “Vjersha” të L. Kodrës, Shtëpia botuese “E. Çabej”,
Tiranë, 1994 .
Bernd
Fischer:: “Balkan Strongmen” ,
Eqerem
Bej Vlora: “ Kujtime” II, Shtëpia e librit dhe komunikimit,Tiranë, 2001.
Faik
Konica: “Vepra”, Shtëpia botuese, “N.
Frashëri”, 1993.
Gazeta Panorama, 28 qershor 2003.
James
Davidson, “The American Nation”, Prentiche Hall inc, Nëw Jersay, 12986
Julian
Amery: “Sons of the Eagle”,
Karl
(Carl) Sundel, “Four Presidents”, Sun Publishing,
Naum
Prifti: Gazeta Illyria, “Demokrati i
kryqezuar”, 6 Maj, 2004, në Amerike.
Nina
Smirnova:” Historia e Shqipërisë përgjatë sh .XX”, Botimet ideart, Tiranë, 2004
Sterjo
Spasse: “Elementët e para të Teorisë së Letërsise”, Ndërmarja shtëtërore e
Botimeve, Tiranë,1954
[1] Nga libri “Elementet e
[2] Nga Anton. Çefa: “Disidencë
fisnike…” “
[3] I kujtojmë lexuesit se P. Kristo në këtë kohë ish përkrahës i grupit të Koçi Xoxes, i cili mbështeste vijën e politikës së Titos, që synonte përfshirjen e Shqipërisë si republikë të shtatë në Federatën Jugosllave. - B. Fisher, “Balkan Strongmen”, p.243
[4] Gazeta “Panorama”- 28 qershor, 2003
[5] Nga Naum Prifti: “Demokrat i Kryqezuar”,
[7] Komiteti Ncional Revolucionar (KONARE) ishte organizate politike e demokratëve shqiptarë antizogistë, që kishin marrë pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe që pas shtypjes së këtij, ishin mërguar jashtë ardheut. Kjo organizatë ishte themeluar më 25 mars 1925 në Vjenë dhe kishte qysh në fillim për kryetar Fan Nolin.
[8] Edhe Enver Hoxha me Koçi Xoxen në letrën e tyrë informative dërguar Udhëheqjes Sovjetike më 1947 e quajnë professor, kur shkruanin se ”në përbërjen e Byros Politike te K.Q. u fut dhe ideologu i restaurimit të kapitalizmit në Shqipëri, Profesor Sejfulla Malëshova”, Marrë nga “Gazeta Shqiptare”, 14 – 4 - 2010
[9] Nga Nina Smirnova, “Historia
e Shqipërisë përgjatë sh. XX”, Botimet Ideart,
[10] Nga Anton Çefa: “Disidencë fisnike…” , “
[11] James Dvidson, “The American Nation”, Prentiche Hall Inc, New Jarsey- 1986
[12] - Lamja : nenkuptohet Lame Kodra, pseudonimi i Sejfulla Malshoves.
[13] Faik Konica, Vepra,
[14] Bardhul Londo: libri “Vjersha”, i Lame Kodres, Shtëpia Botuese “E.Çabej”, Tiranë, 1994, f.11
[15] Këtu fjala “hajdut” ka
kuptimin e kacakut, ose komitit, që
[16] Karl (Carl) Sundel: Four
Presidents, Sun Publishing,
[17] Karl (Carl) Sundel: i njejti liber ne te njejten faqe.
[18] Eqerem Bej Vlora, “Kujtime”, v. II, Shtëpia e Librit dhe Komunilimit, Tiranë, f.260.
[19] Julian Amery, “Sons of the
Eagle”.
[20] Më 1920, me Luftën e Vlorës, forcat italiane e lanë Vlorën, po mbajtën ishullin e Sazanit
[21] Shumë specialistë italianë, ushtarakë dhë civil kishin ardhur me mission në Tiranë
[22] Sulu si në luftën e Vlorës