Kulturë
Luan Kalana: Vargje loti
E premte, 19.07.2013, 06:52 PM
Luan
Kalana
VARGJE
LOTI
Loti del
nga sytë
por buron
nga zemra.
vargu
por at' e
pjell mendja.
Me
rrënjët nga gjaku,
loti
rjedh në faqe,
vargun e
nxjer truri,
margaritar
në molusqe.
C'të jetë
derdhja e lotit ,
çelës
mister pa mbarim,
sytë nga
qepa kullojnë lot,
jo si
lotë kur qeshim ?!
Trimat
nuk lotojnë,
s'kanë
burime derti,
lotèt e
nënave lumë,
me to
mbushet deti.
Nga
gëzimi kur lind bebja,
para se
të shohë botën,
të
qarrat, tingujt e para,
syçkë
mbyllur nxjerr lotë..
Në vdekje
njeriun e qajnë,
s'e
ngrenë dot mbi tokë,
veç emrit
dhe hirit mbetet,
qajnë strehët, derdhin lotë.
s'nxjer
ujin, pra derdh lotë,
në qiell
kur
rrezet ngjyrosen me lotë.
Keni
dëgjuar kur thonë,
kur vdes
njeri e bie shiu,
qielli
qan si për të zonë,
ishte i
mirë,shpirt njeriu.
Kapi një
peshk në det,
qante si
femijë, lotonte
e puthi,
e lëshoi në ujë,
në botën
e lotëve t'notonte.
Siç
rjedhin shkrojnat në letër,
nga
kazani musht del rakia,
nga
zjarri i shpirti të poetit,
pika-loti
fjalët e dashuria.
Poezitë
perla kur lexojmë,
penat
gërvishtin e vajtojnë,
minierë
ari monumenti i lotit,
lotë
mjalti të ngrira pikojnë...