Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Vargje loti

| E premte, 19.07.2013, 06:52 PM |


Luan Kalana

 

VARGJE LOTI

 

Loti del nga sytë

por buron nga zemra.

vargu del nga shpirti,

por at' e pjell mendja.

 

Me rrënjët nga gjaku,

loti rjedh në faqe,

vargun e nxjer truri,

margaritar në molusqe.

 

C'të jetë derdhja e lotit ,

çelës mister pa mbarim,

sytë nga qepa kullojnë lot,

jo si lotë kur qeshim ?!

 

Trimat nuk lotojnë,

s'kanë burime  derti,

lotèt e nënave  lumë,

me to mbushet deti.

 

Nga gëzimi kur lind bebja,

para se të shohë botën,

të qarrat, tingujt  e para,

syçkë mbyllur nxjerr lotë..

 

Në vdekje njeriun e qajnë,

s'e ngrenë dot mbi tokë,

veç emrit dhe hirit  mbetet,

qajnë  strehët, derdhin lotë.

 

Bari  kur është me vesë,

s'nxjer ujin, pra derdh lotë,

në qiell kur del ylberi,

rrezet  ngjyrosen me lotë.

 

Keni dëgjuar kur thonë,

kur vdes njeri e bie shiu,

qielli qan si për të zonë,

ishte i mirë,shpirt njeriu.

 

Kapi një peshk në det,

qante si femijë, lotonte

e puthi, e lëshoi  në ujë,

në botën e lotëve t'notonte.

 

Siç rjedhin shkrojnat në letër,

nga kazani musht del rakia,

nga zjarri i shpirti të poetit,

pika-loti fjalët e dashuria.

 

Poezitë perla kur lexojmë,

penat gërvishtin  e vajtojnë,

minierë ari monumenti i lotit,

lotë mjalti të ngrira pikojnë...