E diele, 04.05.2025, 08:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Buka e Gollakut

E hene, 22.07.2013, 07:37 PM


Demir KRASNIQI :

 

BUKA E GOLLAKUT

 

Më ka rritur nëna

Në djepin me kashtë ,

Ajo më ka mësua

Vendin tim me e dashtë !

 

Më ka rritur  nëna

Me qumësht    kajmakut  ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Gollakut !

 

Më ka rritur  nëna

Me bukë t’ kallamboqtës ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Kosovës !

 

Më ka rritur nëna

Me ujë të Malësisë  ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Shqipërisë !

 

Më ka rritur  nëna

Me  fllad të lendinës ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Prishtinës !

 

Më ka rritur  nëna

N’ djep të trapazanit   ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Gjilanit !

 

Më ka rritur nëna

Me  djersën  e trupit  ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Shkupit !

 

Më ka rritur nëna

Në djepin e sanës ,

Prandaj këngët e mia

Ia këndova Tiranës !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx