E diele, 04.05.2025, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Lamtumirë nënë

E diele, 21.07.2013, 08:50 AM


Shaban Cakolli

 

TË FITOJ SHQIPËRIA

 

Shqipëri,o  Nënë e madhe

Paske pasur,shumë Hambare

Të kullosnin,grek e sulltana

dhe do nga djemët,që lindi nëna

 

Eh,sa të kullosnin osmanlia

dridhej populli nga uria

hanin grekët e romakët

të pacipët matrazapët

 

se që i ngrisnin turinjët

meshtarët,priftërinjët

helmuesit,gjarpërinjët

të ndëshkonin me tatim e fe

të rrëzuan për dhe

 

Shqiptari nuk pranoj kurrë robërim

Por i duhej prirës dhe kushtrim

 

E fati qëlloj me ne

ishte një prijës i  zjarrt për Atdhe

I madhi Skënderbe

kokat turqëve ua pati pre

 

Pas tij prinë djalë pas djali

pushtuesëve kurrë luftën súa ndali

deri te  Ismail Qemali

Për bashkim,luftën se ndali

 

Pas këtyre sakrifica e vlerash

lindi një shtet bunkerash

i veshur me petk të varfërimit

me ide të carit e Stalinit

 

Lavde thurnin nga nëntoka

Shqipërinë e ndanë në copa

e kurthe i bënin  vëllaut

për hirrë të grekut e shkjaut

Kështu lëngoj Shqipëri nënë shkreta

deri në vitet e 90-ta,

të ngrirë nga ndarjet,skamja e uria

thanë po vjen demokracia

U hodhën në këmbë shumë sorollap

me gënjeshtra mbi popullin bënë jotak

thonin jemi demokrat

 

Premtuan parajsë,vend pa të meta

nuk kishin ndryshuar,veq ndërronin xhaketa

ato xhaketat me yll,në dry i kishin mbyllë

vishnin xhaketa të kuqe,rrinin nëpër kolltuqe

populli i uritur,disa refugjatë,tjeret në burgje

 

Betoheshin do të ndërtojmë Shqipërinë

e së bënin  as ndonjë uzinë

popullit  nuk i ndaleshin haraqet

krerët vazhdonin mandatet

Shaheshin në parlament e kuvend

popullit i shitshin mend

rraheshin si kalamajt

të ndarë në të djathtë e të majtë

 

Eh,Shqipëri,nënë Shqipëria

populli vuan,e gëzon paria

thuaj djemave,prekne kokën

kush gënjen,mos i jep  votën

 

Njëqind vjet,shtet po kremtohesh

mbete e vockël,nuk po shtohesh

nëse don të ndritësh e të rritesh

zgjidh më të mirët,bijët e shqipes

 

Veq kërkoj,se shumë i ke

Si ka ditë me lindë ky dhe

si të madhin  Kadare

Ke do të mira,që gufon trolli

mund i gjenë te Devolli

që si trembi as Anadolli

shumë të tjerë sikur Agolli

 

burra  të shejtë,koka intelektuali

ka Shqipëria  djalë pas djali

janë të rrebtë sikur shkëndija

me ta do fitoj  Shqipëria

 

 

LAMTUMIRË NËNË

 

Lamtumirë nënë

po iku,unë biri yt

sa më vjen rëndë

Po shpirti,më ka ardhë në fyt

 

Lamtumirë vëllezër

e të dashur miq

 

për hirrë të kafshatës

duhet  të ikim,të ligj

 

Idashuri atdhe

kurrë nuk  të kthyam shpinën

Ishim përbetuar ne

të ndjekim katilen

 

Të zinjët e ullirit e hoqëm

e kurrë nuk u ngopëm

 

Qëndruam në skamje e uri

vetëm për pak Liri.

 

Gjaku i  të rënëve gufoj

 

ja lirinë ua pruna

 

asgjë nuk ndryshoj

na mungon buka e puna

shpirti na ka ardhë te hunda

 

nuk na ndihmoj shkolla,as grykëholla

sdi çka po ndodhë

nga skamja,jemi lodhë

 

Digjemi si urnë

për një vend punë

për një kafshatë

ikim refugjatë

 

Eh,jemi të fortë si lisa

kalojmë kufij pa viza

me ne tregëtojnë sllav e rumun

nuk na duan askund

 

Jemi një grumbull Rini

botën e kemi marrë në sy

shkojmë,s´dijmë nga jemi nisur

na shpërndau ,kjo varfëri e krisur

 

Edhe sa kohë

edhe sa vjet?

I duhen shqiptarit

të mos braktisë,vendin e vet????



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx