Kulturë
Thanas Todhe: Endëra ime
E hene, 22.07.2013, 06:03 PM
Thanas
Todhe
ENDERA
IME
Endëra
ime
Endur si
re e bardhë kontinenteve
Nuk gjete
kurrë qetësi
Dikur
ngjitur brezareve pa kuptim
Brezaret
nuk donin ëndëra
Brezaret
kërkonin lodhje
mundim
Si tis i
hollë Rivjerës së lakmuar
Po detin
nuk e pe...e as të pa
Rivjera
kërkonte lluks..
lluks edhe para
Zvarritur
maleve erë trëndelinë
(Po kë
nuk dehu kjo aromë)
Malet
janë fyer e
turpshëm ulin kokën
I le për
jetë më të mirë.
Endëra
ime e bardhë
Sa larg
ke shkuar?
Nuk po të
shoh,
nuk po të shoh
Më thanë
ke zbritur horizontesh mavi
Mpleksur
demonësh sterrë si nata
Mes
zhelesh,smogut
Qytetesh
zhurmë plot
Më thanë
ke humbur bardhësi
Më thanë
po tretesh nëpër botë..
Ashtu u
duket ,miqt' e mi
S'është
ëndëra ime
kini gabuar
Të tjera
re stisin shtërngatën
Të
errëtat re sjellin stuhi
Kini gabuar miqt'e mi
Kokën
mbështetur mbi jastëk
Si gur
fytyra zbardh
Me sy të
ngrirë vështroj në lartësi
Tek ëndra
e bardhë kërkoj pak qetësi
Të shuhem
dua atje lart
Horizonteve Globit kalëruar
Mbi retë
e bardha përjetësisht
Mbi
ëndrën e pa realizuar.