E diele, 04.05.2025, 11:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël me vjersha nga Halit Bogaj

E diele, 21.07.2013, 08:52 AM


Halit Bogaj

 

CIKËL VJERSHASH

 

 

TY  TË RA

 

Ty të ra një tufë kurore

Madhështore

 

Ty të ra një gurë i çmuar

I amshuar

 

Ti e kishe një vegim

 

Inspirim

Që e mbaje  si kujtim

mallëngjim

 

Ti na bëre kurreshtarë

Si shqiptarë

 

Ti na jepje plot fuqi

Për rini

Për gëzime për atdhe

Dhe  ardhmëri

 

E PRISTE KOSOVA

 

E priste Kosova e kohës së re

Ta bënte atë që bëri për ne

T’na shpiente përpara

Në rrugët e mbara

E pritëm burrin

Që bëri Flamurin

Plot hijeshi

Për shtetin e ri

Vinte Profeti

Nga toka nga deti

Na jepte durimin

Që solli premtimin

 

E DI NJË KULLË

 

E di një kullë

Ku Isë Boletini kishte fjetur një natë

Ku Bacë Osmani si i vogël

I kishte bërë kafe

Nën hijen e asaj kulle

Shpeshherë kam qëndruar

Epopetë tona duke i kujtuar

VLORË 2012

 

Njëqind vjet Pavarësi

 

Njëqind vjet Pavarësi

Me Kosovën në liri

Që nga Vlora në Prishtinë

Kemi lidhur Shqipërinë

 

Që nga lind e perëndon

Udhë e kombit na bashkon

Në çdo vend e çdo takim

Atdhetarët kanë gëzim

 

Përkujtohen trimat tanë

Porosinë që na e lane

Bashkarisht e dorëpërdore

Të arrijmënë fitore

 

NJË DITË ERDHE

 

Një ditë erdhe

Nëvargjet e mia

Më solle kujtime

Që nga rinia

 

ISA BOLETINIT

 

Ti ke mbetur i paprekur

I pamposhtur i pavdekur

Gjeneral

Ti ke mbetur nëpër shekuj

Kolosal

Përgjithmonë xixë e strall

 

ALI PODRIMJA

 

Ike në misterin e jetës

Dhe shkove andej pari

Tek Adem Jashari

Te Rugova që ishit  si tre lisa të fortë

Që ju rriti Kosova

 

Kosova ishte gjak që s’u fal

Por edhe lufta juaj kushtuar asaj

Kurrë nuk u ndal

 

Poeti ynë Alëi

Ti ke mbetur përherë i dashur

Përherë i ri

 

Ii

 

Ti e ktheve botën mbarë

Të lexonte për shqiptarë

 

NËSE MË SHEH

 

Nëse më sheh të ngrysur

në mendime

 

Bindu se ato të takojnë ty

E shtrenjta ime

Nëse më sheh

me dorë tëngritur

Bindu se adhurimi im

 

eSHTEë shtuar

Edhe për kohën e shkuar

 

MË NË FUND

 

Më në fund edhe ne

U bëmë pjesë  e kohës së re

Tëlarë me gjak

Lirinë e patëm hak

Pritjet ishintëgjata

Stinët e thata

Dimrat plot acar

Veç për shqiptarë

 

ASNJËHERË

 

Asnjëherë nuk u lodhe

Së punuari për atdhe

O i madhi Promethe

Jeta jote ishte mbushur

Plo5t risi

Tek vrapoje e luftoje

Për liri

Bota mbarëtë shikonte

ME lakmi

Dhe çuditej me vullnetin

Që të jepte aq fuqi

Për armikun përherë ishte

Befasi

EDhe ai dëshironte

Pornuk mundej

Të vepronte sikur ti

 

Ty të patëm sidhuratë

Në errësirëntonë të ngratë

Por kur erdhinjë agim

Ike shkove dheuzhduke

Në amshim.

 

BEKIMIT

 

Ti gjurmon dhe shëtit

Nëpër shekujt plot me dritë

Ti na ngrite dhe na rrite

Krenarinë

Larg e cove dhe e çmove

Çerdhentënde

Dardaninë

Nuk e ndërrove asnjë shkrojnë

Të mbiemrit porosi

Që buronte nga lashtësia

E atdheut Shqipëri

 

JAN PALLAHUT

 

Një stuhi barbari

Ishte nisur nëçeki

Donte vendin

Ta pushtonte

Boheminë

Ta nënshtronte

 

Ajo vinte Nga Kremlini

Nga Lenini Nga Stalini

 

Jan Pallahu Djali i ri

Ndezi veten Për liri

 

DUA

 

Du viset që më flasin

Edhe krojet që buçasin

Dua male dru e gurë

Edhe fushat plot me grurë

Dua tokën legjendare

E përlotur me shumë varre

 

KUR TË PASHË

 

Kur  të pashë

Atë ditë në sheh

Binte shi me rrebeh

Me buzëqeshjen

Që dhurove

Zemrëntime

E pushtove

Duke ecur diçka flisje

Në vetëvete murmurise

 

PA TY

 

Pa ty ëndrra do të ishte

E vrarë

Shpirti acar

Jeta trishtim

Për unin tim



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx