Kulturë
Ilir Muharremi: Propaganda artistike
E diele, 21.07.2013, 09:00 PM
Propaganda
artistike
Nga Dr. Ilir Muharremi
Propaganda
shërben si qëllim që identifikohet si i vetmi burim vlerash, imazhesh, madje
edhe njohurish që shpalos idenë e cila fuqizohet mbi të vërtetën e vetme krahas
arsyetimeve. Pse gjithnjë propaganda arrin ta bind masën, krijon besueshmërinë
dhe fiton logjikën? Njerëzit, shpejt e gëlltitin propagandën i besojnë
informacioneve të pabaza, aspak të logjikshëm, pa argumente, ngaqë fjala e
artistëve për veprat e tyre ngritët në superlativ. Besimi në më të bukurën, më
të madhërishmen, në renditjen e frontit të parë, shndërrohet edhe si sëmundje
fiktive ndaj artistëve individë. Doemos, ata përpiqen, të dominojnë tregun pa
çelësin e duhur, pa ëmbëlsinë e veprës, pa mesazhin universal-global,
kuptimplotë, vetëm e vetëm të jenë të parët dhe më të mirët. Veprat artistike
janë të heshtura, por në thellësi mjaftë të zhurmshme, nëse vërtet arrin
evolucionin dhe ngacmimin. Ato nuk dinë të flasin për vetën, por, vetëm të
prezantojnë sinqeritetin. Krijuesit e
tyre, gjithnjë përpiqen t’i përdorin si arma neutrale në vetvete. Tash në këtë
kohë, është vështirë të propagandohet një pikturë, poezi, dramë, film, ngaqë
informacioni për arritjen e krahasimit në mes prezantimit të veprës, arrin me shpejtësi
të madhe. Të gjitha jo vlera, fundosën apo i distancon koha.
Është
vështirë të përcaktohet saktë, mirëpo sipas disa të dhënave thuhet se: fjala
propagandë vjen nga një grup kardinalësh katolik “Congregatio de Propaganda
Fide” (Kongresioni për propagandën e Besimit). Fjala “Propagandë” dalëngadalë
filloji të identifikohej si përpjeke për të prezantuar dhe përhapur bindje.
Mirëpo, nëse kjo dukuri zhvillohet në art atëherë reflektimi pengon, stagnon të
menduarit korrekt, dhe bëhemi pjesë e egoizmit të rrejshëm artistik, i cili në
esencë ka shkatërrimin dhe thellësinë e humnerës artistike. Propaganda, në
esencë ka gënjeshtrën, madje shumë artistë, me plotë bindje reklamojnë çmimet,
prezantimet e veçanta, duartrokitjet e rrejshme, vlerësimet të cilat aspak nuk
janë ashtu si interpretohen. Shpesh këtë mediokër artistësh, përdorin edhe
emocionet dhe lojëra të ndryshme si vendimtare në përpjekjet për t’i mbushur
mendjen opinionit. Këta artistë në shumtën e rasteve përdorin edhe
përgjithësimet që kanë për qëllim mbështjelljen e fakteve të rëndësishme rreth
problemeve kryesore. Sot tregu artistik është i madh.
bombarduan
qytetin republikan të Guernikës, duke vrarë qindra civil. Pikaso pohonte se
Guernika përmban një apel të qëllimshëm drejtuar popullit, pra një sens të
qëllimshëm propagandistik. Këtu dukshëm vërehet se arti ka ndikim real mbi ngjarjet, gjë të cilën
asnjë krijues nuk e paraqet tek ne. Pikturat nuk duhet të krijohen për të
zbukuruar muret e apartamenteve, por për të protestuar në shenjë revolte ndaj
padrejtësive. Guernika është një instrument lufte për të sulmuar dhe për tu
mbrojtur nga armiku. Pikaso nuk donte ta shpjegonte Guernikën edhe pse si vepër
është pa e pakuptimtë. Mjafton të dimë
se kali përfaqëson njerëzit, demi mizorinë dhe errësirën. Në të majtë të
pikturë demi vërshon, i pacenuar, ndërkohë që një grua ka vënë kujën me duart
mbërthyer mbi fëmijën e saj të vdekur. Një ushtar gjendet i vdekur për tokë dhe
sipër tij kalin e kanë qëlluar. Në të djathtë, një fytyrë e tmerruar shikon
jashtë një dritareje. Një grua përpiqet të largohet me vrap, ndërkohë që një
tjetër bie, duke ulëritur, nga një shtëpi që digjet. A nuk mjaftojnë këto skene
për të propaganduar luftën e cila bëhet në të padrejtë? Andaj, propaganda
artistike gjithnjë do mbart emblemën e përjetësisë.