E diele, 04.05.2025, 11:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Shahin Ibrahimi

E hene, 22.07.2013, 06:47 PM


Shahin Ibrahimi

 

Futbollistit të ri

 

Në fushë të ka ikur buzëqeshja

Shpesh të shohim të turpëruar

Me mankthin si përfundon ndeshja

Dhe luan tepër i nervozuar.

 

Mendo se të tjerët presin nga ti

Dhe kundërshtari si ti mendon

Kuptohu me shokët se ndjen kënaqësi

Përdore topin të të quaj padron.

 

Fytyra jote shpejt lexohet

Dëshirë për gol të tregon

Kalon koha përvoja shtohet

Në çdo ndeshje veten përmirëson.

 

Lëre fantazinë të gjezdisë

Përvojën fitoje duke u djersitur

Të hysh në zemrat e tifozerisë

Të krenohesh duke u duar trokitur.

 

Humbja provon shira të kalbur

Ashtu si gjuajtja nuk ka ngjyrë

Fito qetësinë të bëhesh i matur

Që në fushë të lëvizësh i lirë.

 

Me këmbët e tua do bëjsh emër

Si një yll që ndriçon mbi liqen

Na dhuro gola se të kemi në zemër

Nga gojët tona urimi për ty vjen.

 

 

Fëmi i menduar

 

I tulatur me sytë përdhe shikonte

Vallë ç`mendonte ai fëmi i zbathur,

Mendimi për të po më bironte

Se pashë trenin që ishte duke ardhur.

 

Me thikë marazi çdo gjë preu

Pëllumbat më kanë dhuruar miqësinë,

Vjedhurazi shikimin nga treni ktheu

Fytyra e tij tregonte mërzinë.

 

Si një statujë e brishtë e përhumbur

Me ëndrra flakur lëndinave,

Sa dhe lotët e kishin braktisur

Po i afrohej i bindur shinave.

 

I burgosur prej pamjes ngarkur

Kohë amnistije shpirti më mbeti,

Tashmë i thashë ti je burrërrur

Mjengullën e tillë se heq tërmeti.

 

Ai nuk ushqehej me frymën e ngrohtë

Veç në ëndërr mirrte bekimin e nënës,

Mëshira i ipte bukë të ftohtë

Më falenderoi me shikim mbreslënës.

 

 

Diploma.

 

Fisi dhe leku donte ti sillte pranverë

Por ky rezatim iu kthye në valë stuhie,

Librat dhe bankat i quante të mjerë

Kullota i fali pak sfont kaltërsie.

 

Nuk i dhanë dije, i falën diplomë

Atë nuk e ushqeu me ndjenjë shpirti,

Jeta e tundoi nuk i dha jehonë

Dhe e ardhmja dorë mbi të ngriti.

 

Në një tynel pa dalje e futi veten

Mendonte se kishte kode shpëtimi,

Ditët kalonin më shumë treste veten

Kaltërsisë qiellore i kërkonte mendime.

 

Dikur buzëqeshjet naive si filtrove

Brënda tyre shija ishte e tillë,

Farmakun e të sotmes do shijoje, por

Do ndjeheshe i qeshur si lule në prill.

 

Sot ti e varë atë në odë si relikë

Nuk e ushqeve me thirrjen e brëndëshme,

S`e vadite për fruta, por për sqimë

Ajo të dhuron melodi të pa këndëshme.

 

Vuajtja që të dhanë është tokë pa gardh

Se ti ke baba fisin, dhe nënë paranë,

Dëshira e tyre po të bren ngadalë

Se nuk e le zemrën, talentin të marrë.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx