Kulturë
Eroll Sejdiu: Probleme gjuhësore në Preshevë
E hene, 22.07.2013, 07:11 PM
PROBLEME
GJUHËSORE NË SHKOLLAT E PRESHEVËS ME RRETHINË
Nga Eroll B. Sejdiu - Albanolog
Është shqetësues fakti se në shkollat tona ,
si në evidencë dhe në dokumentacione , nuk i kushtojnë fare rëndësi
drejtshkrimit të gjuhës sonë standarde.
Realizimi i plan-programit mësimorë dhe
formave tjera-Duhet: Realizimi i planit dhe programit mësimor si dhe formave të
tjera.
Kriteriumi i notimit të nxënësve- Kriteret e
vlerësimit të suksesit të nxënësve.
Pasqyra tabelare- Pasqyra tabelore.
Proçes- verbal- Procesverbal.
Mjetet audio-vizuele – Mjetet audio-vizuale.
Të regjistruar, meshkuj, femra, pozitiv
,negativ etj.- Të regjistruar, vajza, djem, me sukses pozitiv, me sukses
negativ etj.
Masat e marrura për të përmisuar suksesin-
Masat e marra për të përmirësuar suksesin.
Kontrollimi i mungesave, disciplinës dhe
vijimit të nxënësve- Kontrollimi i mungesave, i disiplinës dhe i vijimit të
nxënësve.
Drejtoria e shkollës i dëshiron nxënësve dhe
arsimtarëve pushim të këndëshëm- Drejtoria e shkollës u dëshiron nxënësve dhe
arsimtarëve pushim të këndshëm.
Lajmrim – Lajmërim
Njohtim- Njoftim
Të nderuar nxënës...- Të dashur nxënës...
Njohtohen nxënësit dhe arsimtarët...-
Njoftohen nxënësit dhe arsimtarët...
Realizus i planë- programës mësimorë–
Realizues i planit dhe programit mësimor.
Historiografija e kohës- Historiografia e
kohës.
Spjegim i mësimit- Shpjegim i mësimit.
Përmisimi i provimit të katërtë- Përmirësimi i
provimit të katërt.
Vetit e botës së gjallë- Vetitë e botës së
gjallë.
Me materjale të ndryshme- Me materiale të
ndryshme.
Gurve , maleve dhe shkëmbive- Gurëve, maleve
dhe shkëmbinjve.
Lumejt , liqejt dhe detrat - Lumenjtë ,
liqenet dhe detet.
Fotosinteza- proçes jetsorë- Fotosinteza-
proces jetësor.
Familja- faktorë me rëndësi në edukimin e
fëmiut- Familja-faktor i rëndësishëm në edukimin e fëmijës.
Hidrogjeni vetit e tij dhe përdorimi-
Hidrogjeni- vetitë e tij dhe përdorimi.
Basketbollë- ndalimet në basketbollë-
Basketboll- ndalimet në basketboll.
Ndarja teritoriale e Relievit- Ndarja
territoriale e relievit.
Njësija qëndrore- Njësia qendrore.
Pozita e fëmiut në shoqërin moderne- Pozita e
fëmijës në shoqërinë moderne.
Starti i ultë- Starti i ulët.
Mardhanjet e organizmave në mjedisin jetsor-
Marrëdhëniet e organizmave në mjedisin jetësor.
Funksioni zerro- Funksioni zero.
Sërbia dhe Mali Zi në luftën e parë botnore-
Serbia dhe
Materjalet elektroteknike dhe instalimi i
energjis elektrike- Materialet elektroteknike dhe instalimi i energjisë
elektrike.
Vijimi i nxënësve në shkollë është i rregulltë, por diciplina, sjellja e tyre duhet të përmisohet- Vijimi i nxënësve në mësim është i rregullt, ndërsa sjellja dhe disiplina e tyre, kërkon përmirësim.